Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Shqiperia, traditat kulturore > Laberi te dua shume
Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
déjà-vu
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/02/2003
Vendbanimi: Tortoreto Lido
Mesazhe: 940

Laberi te dua shume

Te kerkojme te kuptojme nepermjet ketyre vargjeve ate qe rapsodi Feti Brahimi(Lapardha,Vlore) ka kerkuar te trasmetoje me fjalet e tij.

Laberia,toke e ashper ku shqipetari gjithnje eshte perpjekur te mbroje ekzistencen e tij me çdo kusht.Pjese e truallit shqipetar nga e cila kane dale shume nga figurat historike te denja per te hyre ne memorien e çdo njerit prej nesh.
Rapsodi duke himnizuar ate toke,kulturen,traditat dhe njerezit e saj, shprehet ne vargje duka na afruar me shume tek ajo. Vargje ne te cilat identifikohemi.Ju ftoj ne lexim....


Laberi te dua shume

Laberi te dua shume
si te gjithe Shqiperine,
ti je buke nga ai brume
ku rriten trimat e mire.

Midis grykes shkon nje lume
malet si kala te rrine,
mbi shkembijte e mbi rrathune
rritet bar dhe trendeline.

Fole shqiponjash ke qene
je dhe do mbetesh e tille,
sorkadhe permbi shkembinjte
flake dyfeku vetetime.

Per Gjoleken kane thene,
per Gjoleke mandile zine;
luftonte me palle ne kembe
shkurtonte pashe e vezire.

Ata burra hije rende
Zigur Lelo me Saline,
çepe gjatet dy pellembe
mbi italianet ç'u grine.

__________________
Voglio, avrò — se non qui, in altro luogo che ancora non so. Niente ho perduto. Tutto sarò. (Fernando Pessoa)

Modifikuar nga déjà-vu datë 26/10/2003 ora 17:24

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 26 Tetor 2003 16:41
déjà-vu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të déjà-vu Kliko këtu për të kontaktuar me déjà-vu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: déjà-vu Shto déjà-vu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto déjà-vu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
déjà-vu
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/02/2003
Vendbanimi: Tortoreto Lido
Mesazhe: 940

Laberia gryke e thelle

Laberia gryke e thelle,
Bore ne dimer diell ne vere,
Laberia lumi poshte,
me rreze deri ne Kote,
edhe pak ne Drashovice,
kompletohet ajo gryke
por qofte edhe ne Peshkepi,
eshte kufiri Laberi.
Ka lindur poet te ndjere,
qe i dhane krahines vlere,
njerezit qe kane haber,
japin vlere e marrin nder:
Tartar Zeka e Xhemil Duka,
ç'bente fjala,s'bente pushka.
ç'e do pushken kur ke fjalen,
fjala eshte shoqe me pallen,
Xhebro Gjika e Xha Selimi
si nje yll perkrah nje ylli,
si Stogoi e si Cipini
Matua thone,ish shume i miri.
Ka qene nje Perlat Hasani,
fjala e tij prese jatagani,
fjala e tij gjyle gjermani,
gjithe keta gure gjerdani,
ndrit mbi ta Ali Asllani.
Ata burra sot s'jane gjalle,
por shpirtin e kane ne fjale
Nderim paçin ne shekuj,
emri i tyre s'ka per te vdekur....

__________________
Voglio, avrò — se non qui, in altro luogo che ancora non so. Niente ho perduto. Tutto sarò. (Fernando Pessoa)

Modifikuar nga déjà-vu datë 26/10/2003 ora 17:19

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 26 Tetor 2003 16:53
déjà-vu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të déjà-vu Kliko këtu për të kontaktuar me déjà-vu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: déjà-vu Shto déjà-vu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto déjà-vu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
déjà-vu
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/02/2003
Vendbanimi: Tortoreto Lido
Mesazhe: 940

Krisma jote ne Paris

Djale,o djale,qe te rriti nena,
luanin me shtate zemra.
Avni Rustem Libohova,
s'tu tremb syri e s'tu drodh dora.

Krisma jote ne Paris,
ishte krisme e vegjelise,
qellove mbi tradhetine,
mbi Esat faqezine....

Malet u ngriten mbi male
u puqen me qiellin fare,
dhe deti me dallge shume,
perpiqej por s'bente gjume.

Kobure e Avni Rustemit,
buron nga shpate e Skenderit,
Vasil Laçi ne Tirane
i tha Perandorit ndal!!...

Kobure e Shqipes stafete,
trimat e mbushen me dhjete;
Keta jane trimat e nenes
qe te falin gjakun e zemres.

-------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Mbushe koburen dhjeteshe

Mbushe koburen dhjeteshe
djale i neneso!.....
Me barut e me urrejtje,
çave male,çave dete.
Avni Rustemi ku vete?!
Me tha shqipja ku te vete!
Esat Pashain e gjete,
brenda ne Paris e shkrepe,
tradhetar do te shpreblejte,
nena te denon me vdekje,
plumbat mbi kufar ia trete!

F.B Per Heroin Kombetar Avni Rustemi edhe ne gjume duhet te shkruaj e te ngrejè kenge,sepse ai ishte miku i halleve te medha te popullit tim.

__________________
Voglio, avrò — se non qui, in altro luogo che ancora non so. Niente ho perduto. Tutto sarò. (Fernando Pessoa)

Modifikuar nga déjà-vu datë 26/10/2003 ora 17:42

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 26 Tetor 2003 17:14
déjà-vu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të déjà-vu Kliko këtu për të kontaktuar me déjà-vu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: déjà-vu Shto déjà-vu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto déjà-vu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
déjà-vu
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/02/2003
Vendbanimi: Tortoreto Lido
Mesazhe: 940

Labi me qylaf ne koke

Labi me qylaf ne koke,
ka nje peshe mbi njeqint oke,
pa e pyesni çdo t'u thote,
e do shume kete toke,
ka dhene gjak e ka dhene kocke.
Opinga llastiku veshur,
me pallen mbi supe ngjeshur.
Me nje shark e me nje gune
fustanellen nene gjunje,
me sholle e shpatulla gjere,
i madh sa bota e tere.
Prane kerrabes mbajti pushken,
autoblinde e kishte mushken
qe nga historia e lashte,
erdhi labi neper flake
erdhi e ketu do jete,
me sot e me mijera vjet.

__________________
Voglio, avrò — se non qui, in altro luogo che ancora non so. Niente ho perduto. Tutto sarò. (Fernando Pessoa)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 26 Tetor 2003 17:33
déjà-vu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të déjà-vu Kliko këtu për të kontaktuar me déjà-vu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: déjà-vu Shto déjà-vu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto déjà-vu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
déjà-vu
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/02/2003
Vendbanimi: Tortoreto Lido
Mesazhe: 940

Legjenda e detit
(Otranto 1997)


Dy fjale do them ne kasete,
m'i prodhoi zemra vete.
S'mund te rri te bej sehir,
jam i gjalle s'munde te rri shtrire
mendoj se shpreh te verteten,
per ata qe humben jeten,
per ata qe humben shpresen,
per ata qe u prene besen.
Per ata qe u merziten,
per ata qe u tronditen,
per ata qe u rriten.
Per ata qe nuk gezuan,
per ata qe s'u martuan,
per ata qe humben gruan,
per shegen qe humbi ftuan.
Per ato qe humben burrin,
per ato qe humben nurin,
per ato qe s'u bene nuse,
u mbeten stolite ne sunduqe.
Kalamaket faqekuqe,
pa rritur buzet burbuqe,
qe paten nenat mbi supe,
u humben ne det tutje.
Per ato foshnja te njoma,
per ato gezimet tona.
Per ato lule limona
Qe s'blihen me napolona.
Per ato nenat e reja,
qe s'dinin ku i zu preja.
Per ata trima te flakes,
qe i lane shendetin plakes,
i thane mirupafshim nenes,
me te dridhurat e zemres.
Per ata qe pertej prisnin,
gruan,motren,farefisin,
i priten por nuk u sosen,
as vdiqen,as u varrosen.
I perpiu dallge e detit,
po thuaj per qejf te qejfit,
per ata qe mbeten gjalle,
dhe u trazuan me vale.
Por ata kush i shikoi,
i shikoi e nuk i besoi,
i shikoi e nuk lotoi,
i shikoi e nuk renkoi.
Per ata qe s'kane te prekur,
per ata qe s'kane te vdekur.
Per ate listen e gjate,
qe e dhane jeten nje nate,
te rinjte,femijet dhe grate,
me te shumtit qene vlonjate.
C'pate dore qe i fundose,
shtetin tend pse e zhylose,
ç'faj te paten hallexhinjte,
sidomos grate dhe femijte.
Si guxove i rrezove,
dhe pastaj nuk i ndihmove,
ah moj dora kriminale
nga u gjende sot ne halle,
e harrove sojen tende,
kur ishe ne keto vende??!!
Kur erdhen me okupime,
ne te mbajtem me therrime,
ne te lame dhe te androsem,
dhe kur vdiqe te varrosem.
Ne te dhame dhe buke dhe gjelle,
ne te dhame dhe mish ne helle,
ne te mbajtem ne shtepi brenda,
si djalin te qante nena.
Si te deshem dhe te deshem,
po tani si mund te heshtem?!
Gjene vete si e bere,
ashtu siç e lave ndere,
ashtu siç e njome thaje
gjynahun per vete mbaje.

__________________
Voglio, avrò — se non qui, in altro luogo che ancora non so. Niente ho perduto. Tutto sarò. (Fernando Pessoa)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 26 Tetor 2003 20:06
déjà-vu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të déjà-vu Kliko këtu për të kontaktuar me déjà-vu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: déjà-vu Shto déjà-vu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto déjà-vu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
déjà-vu
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/02/2003
Vendbanimi: Tortoreto Lido
Mesazhe: 940

Jam merzitur more shoke

Jam merzitur more shoke,
vraste mendjen bèjte plane,
ç'e dua une kete bote,
dhe plaka mu be xanxare,
ç'ke a plaç e te qellofte,
pse e ben kibet pas krahve,
sa here te kam thene si sote
mos i zgjat fjalet litare.
Une nje fjale e kjo kaposh,
kujt t'i qahem per dy halle,
mbeta ne qosh si prokof
me ka mbyllyr gojen fare.
Rri rehat a u terbofsh,
u bere si kembore mehalle.
S'ke fuqi qe te punosh,
mbete neper kembe te grave.
Moj plaka ime me rruash,
sa te desh qejfi me shave,
pleqeri a lanet qofsh
duar e kembe m'i thave.
Shakaja mos u mbarofte
plaku im eshte hane,hane.
Ma hodhe inatin poshte,
moj plaka politikane.

__________________
Voglio, avrò — se non qui, in altro luogo che ancora non so. Niente ho perduto. Tutto sarò. (Fernando Pessoa)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 26 Tetor 2003 20:20
déjà-vu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të déjà-vu Kliko këtu për të kontaktuar me déjà-vu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: déjà-vu Shto déjà-vu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto déjà-vu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
déjà-vu
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/02/2003
Vendbanimi: Tortoreto Lido
Mesazhe: 940

Moj e vogla hortojare

Moj e vogla hortojare,
moj e vogelo,moj e bukuro!
Pa dale,qendro,pa dale,
pse m'i shkon djalit per ane,
te te pyes moj nazemadhe
je fejuar a je beqare,
apo s'martohesh per fare?!
Futu moj lule ne valle,
une ti bihe cules dyjare,
ti kerce si nuselale.....

__________________
Voglio, avrò — se non qui, in altro luogo che ancora non so. Niente ho perduto. Tutto sarò. (Fernando Pessoa)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 27 Tetor 2003 17:55
déjà-vu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të déjà-vu Kliko këtu për të kontaktuar me déjà-vu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: déjà-vu Shto déjà-vu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto déjà-vu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
déjà-vu
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/02/2003
Vendbanimi: Tortoreto Lido
Mesazhe: 940

Ku e shkove djalerine

Ku e shkove djalerine,
Smahil Qemali me derte
ne Stamboll e ne Janine,
diplomat ne parlamente,
me pashallaret e vezir
ti mbi ta te thoshin lepe.
Ata mbillnin erresire
ti mbillje fidana jete.
Pse e le Perandorine,
dhe gjithe ato salltanete.
Une i lash dhe bera mire,
se jesh i plagosur per vdekje.
Ku e mbeshtete fuqine.
Ti s'pate top e dyfeqe.
Ne shpirt te popullit tim,
Ne Evropen qe shkelqente.
Cave dallge e suferine,
qysh i hodhe ne ato dete,
i hodha per Shqiperine
te ishte zonje me vete.
Ti more profeti yne,
Shqiperise simbol i mbete
per flamurin per lirine,
u gdhende ne monumente.

__________________
Voglio, avrò — se non qui, in altro luogo che ancora non so. Niente ho perduto. Tutto sarò. (Fernando Pessoa)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 27 Tetor 2003 18:18
déjà-vu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të déjà-vu Kliko këtu për të kontaktuar me déjà-vu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: déjà-vu Shto déjà-vu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto déjà-vu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
déjà-vu
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/02/2003
Vendbanimi: Tortoreto Lido
Mesazhe: 940

''Bilbili kenget pushoi''


Bilbili kengen pushoi,
Disa dite ne shtrat qendroi,
Dukesh sikur ish semure,
Por kete se thosh kurre.
Nuk perpiqej,nuk renkonte,
Dhimbje te medha duronte,
Me dhimbjet ishte mesuar,
vetem dhimbje kishte shkuar.
Tre çerek shekulli jete
E gjithe jeta nje termet,
E gjithe jeta qe nje drame
Drame qe nuk pati ane.
Buze lumit ne Vodice,
Atje ku kishte shtepite,
Atje ku sot jane ca gure,
Ku eshte pergjysem nje mur.
Ja atje lindi Bilbili,
Neper dega trendafili,
Pese zogj u rriten bashke
Si lule ne nje zambak.
Me i madhi Sheme Gjika,
Si shkemb i radhur nga Cika,
Alimeja dhe Nexhipi
bonjak u keputej shpirti.
Shemia iku ne Kuçove,
Per nje cope buke ne goje
Nexhipi ne ''Poliçel'',
Me Bilbilin shisnin tel.
Pak miser,pak buke,
dhe kjo pak s'u kishte duke,
Nexhipi mori plevit,
u semur e me su ngrit.
Kur filloi Lufta e Dyte
i mbyllen me kyç shtepite,
me luften e lidhen jeten
Dhe gjysma ne lufte u treten.
Ne Brigate te Peste Bilbili,
u plagos ne muaj dimri
dhe atje ne mal me bore,
E mbante kemben me dore.
Por nuk dinte kur te ndalet,
dite per dite kalonte valet.
Por nje dite se ç'u degjua,
Lajmin e shpuri nje grua,
Kish degjuar nje ze te vdekur,
qe ish gati per te vdekur.
Kur e gjeten kocke te tretur,
Po pse valle ç'e kishte gjetur??
Neper male kishte mbetur??
Bilbili ishte plagosur,
ne luften e armatosur,
Ne spital si u sherua,
dhe lufta sa u mbarua,
Filloi lufta me pune
Bilbili nuk bente gjume.
Nga nuk vajti e ku nuk shkoi
Dora e tij ku s'punoi.
Bilbili neper fabrika,
sa lind nje fillon e dyta.
Bilbili ne komitete,
por karriera si pelqente.
Karrierizmin e urrente,
bashke me te edhe shume vese.
I pelqente ne kanale,
i pelqente ne moçale
e donte jeten me halle,
e donte jeten me valle.
Donte bashke me punetore,
ta mbante kazmen me dore.
Dhe ashtu beri vertet,
me pune e shkoi nje jete.
Sa here u be thela,thela,
neper rruge e pasarela,
dhe sa dilte nga spitali,
Prape me energji si djali.
Prape i sulej Laberise,
Nenes qe i kishte dhene sisè.
Ne Terbaç e ne Vranisht,
Lapardha e Drashovice
Ne Knanine e ne Sherishte
Ku nuk i derdhi fuqite.
Shpinte uj e shpinte drite,
shpinte zemer,shpinte shpirt
Dhe asgje s'donte bakshish,
Vetem fshati mire te ish.
Dhe ne vitin e stuhise,
Nuk u mbyll brenda shtepise,
hipur mbi nje biçiklete
Rrahur si mali nga rete.
Duar djegur neper flake,
nuk e njohu jeta plak.
Ai s'rrinte dote pa pune,
boll i kishte dy ore gjume,
dhe nje kafe ishte shume.
Bilbili,bilbil i vertete,
shtatedhjet e gjashte vjeçe
i kishte fjala lezetè,
Neper dasma zijafete,
ne vaki ne halle jete.
Ke nuk bente per vehte,
ke nuk bente te qeshte,
ke nuk bente ta degjonte,
ke nuk bente ta mendonte,
ke nuk bente te mesonte,
ke nuk bente te punonte,
Ke nuk beri qe ta donte.
Lumthi ti o Bilbil Gjika,
qe nuk dije ç'ishte frika.
Burrat qe vdesin ne kembe
E zene vendin ne kenge.
E zene vendin ne valle,
Dhe behen baraz me male.
Ti do mbetesh i pavdekur,
Yll e drite ne te shkrepur.
Lavdi paç,qofsh i bekuar,
Punove per tu nderuar.
Nderi yt eshte nder Gjike,
Ti mbete Liber Epike.
Mbeti drite e nderi yne,
Brezat do te te lene kujtim.

__________________
Voglio, avrò — se non qui, in altro luogo che ancora non so. Niente ho perduto. Tutto sarò. (Fernando Pessoa)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 28 Shkurt 2004 21:26
déjà-vu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të déjà-vu Kliko këtu për të kontaktuar me déjà-vu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: déjà-vu Shto déjà-vu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto déjà-vu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ami-
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 19/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569

i Madhi Fan Noli ka shkruar keshtu:

O i Gjore mos harro Vloren
se ky faj lahet me gjak
veç nishanet dhe shiritat
kesaj pune i vene kapak...

__________________
Mendjet e mëdha diskutojnë ide, mesataret ngjarje, te voglat njerëz...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 28 Shkurt 2004 23:17
Ami- nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Ami- Kliko këtu për të kontaktuar me Ami- (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Ami-'t! Kërko mesazhe të tjera nga: Ami- Shto Ami- në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Ami- në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 03:19 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Shqiperia, traditat kulturore > Laberi te dua shume

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.