Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Futboll > Kampionati Shqiptar > Naftëtari. Rezultatet e larta sportive të Kuçovës
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Naftëtari. Rezultatet e larta sportive të Kuçovës

Skuadrat sportive të Kuçovës, me emrin “Naftëtari”, në disa sporte dhe veçanërisht në shah, volejboll apo futboll, kanë shënuar disa rezultate që une i quajta të larta, por shpesh ato kanë qënë edhe të bujshme dhe shtypi sportiv i kohës i ka quajtur herë “të pa pritura” herë “surprizë” e herë “të bujshme”.
Qëllimi im në këtë shkrim është që një seri nga këto rezultate ti grupoj sipas viteve dhe të jenë të evidentuara.
Le ti rendisim ato.
Viti 1946 ▬ Në kampionatin e dytë kombëtar të futbollit mbas çlirimit, mer pjesë për herë të parë edhe ekipi i futbollit të Kuçovës. Në xhironin B veç Kuçovës mernin pjesë edhe Vlora, Elbasani, Gjirokastra, Berati dhe Shijaku. Kuçova qysh në kampionatin e saj të parë shënon rezultate interesante. Fiton me Beratin 4 - 2, Elbasanin 3 - 2 dhe barazon me Gjirokastrën 2 - 2 dhe Shijakun 2 - 2.
Përbërja e skuadrës së Kuçovës është:
Portjerë: Dante Panareze, M. Xhako, M. Poshnjari.
Mbrojtësa: Piti, Zajmi, Halilaj, Dervishi.
Mesfushorë: Hafëzi, Hazizaj, Ryli, Hoxha, Selenica.
Sulmuesa: Haxhiu, Koralis, Prendi, Sulejmani, Zajmi, Valle, I. Hoxha, Çamuku, Llazi, Selami.
▬ Në këtë kampionat dy futbollistë të Kuçovës: Spiro Valle dhe Ibrahim Hoxha, renditen në listën e golashënuesave më të mirë të kampionatit.

Viti 1953 ▬ Ekipi përfaqësues i Kombinatit të Naftës Kuçovë zë vendin e parë në spartakiadën e qëndrave industriale e minerale të Shqipërisë dhe mer flamurin e spartakiadës. Spartakiada u zhvillua në Tiranë më 27-31 maj 1953 ku morën pjesë 11 ekipe me 313 pjesmarës.
▬ Ekipi i të rinjve të Kuçovës në futboll mer pjesë në kupën e K.Q. të B.R.P.SH. Fiton dukshëm me Beratin 4-1, Përmetin 3-0 dhe Lushnjen 3-0. Del në finale me Shkodrën me të cilën humbet 0-1 dhe zë vendin e dytë në kupë.

Viti 1954 ▬ Ekipi përfaqësues i Kombinatit të Naftës Kuçovë fiton për të dytin vit flamurin e spartakiadës të punonjësve të industrisë e minjerave të Shqipërisë. Spartakiada u zhvillua në Tiranë më 23-27 qershor ku morën pjesë 11 ekipe me 240 sportistë.
Viti 1955
▬ Ekipi i Kuçovës fiton për të tretin vit flamurin e spartakiadës së punonjësve të minjerave të Shqipërisë. Spartakiada u zhvillua në Kuçovë më 1-4 qershor.

Viti 1957 ▬ Në ndeshjen zyrtare të kategorisë së dytë në K.K. të futbollit midis skuadrës së Lushnjes dhe Kuçovës (në Lushnje), në një teren të rënduar nga shiu sulmuesi i Kuçovës Mihallaq Xheka me një gjuajtje “bombë”, godet shtyllën e portës të mbrojtur nga ekipi i Lushnjes dhe për habin e të gjithë të pranishmëv, thyen shtyllën vertikale dhe shkatëron portën. Me të vërtetë një rast i rrallë që ka patur vend për në librin GINES.
▬ Duke marë pjesë në kupën e Bashkimeve Profesionale të Shqipërisë, ekipi i futbollit të Kuçovës fiton me rezultatin 3-1 me ekipin e Korçës.

Viti 1961 ▬ Ekipi i të rejave të Kuçovës në volejboll (femra), në kampionatin kombëtar që u zhvillua në Korçë, në muajin tetor, shpallet kampion i vendit. Ky ekip përbëhej nga këto të reja: Sofika Sotirllari, Eleni Zoga, Dolora Qyrana, Vojsava Muça, Paqyze Salla, Elsa Puka. Trajner Niazi Shehu.

Viti 1964 ▬ Ekipi i femrave të Kuçovës në volejboll, debuton në kampionatin kombëtar të kategoris së parë. Megjithëse debutues shënon disa rezultate të mira. Fiton me Kukësin 3-2, Korçën 3-2, Lushnjen 3-1 dhe 3-2, si dhe me Universitetin 3-0.
▬ Në kupën e Republikës në futboll, në fazën e parë, skuadra e Kuçovës, eleminon Përenjasin me rezultatin e thellë 6-0

Viti 1965 ▬ Në kampionatin kombëtar të volejbollit për femra, ekipi i Kuçovës fiton : me Korçën 3-1 dhe 3-2, me Universitetin 3-2, me Shkodrën 3-0.

Viti 1968 ▬ Në K.K. të kategorisë së dytë në futboll, ekipi i Kuçovës në grupin e vet zë vendin e parë dhe ngjitet në kategorinë e parë . Shënon disa rezultate të thella : me Ersekën 3-0, me Përmetin 4-1, me Sarandën 4-0, me Librazhdin 4-0 dhe 5-0, me Delvinën 5-0, me Tepelenën 7-0.

Viti 1969 ▬ Në muajin qershor - korrik organizohet në Kuçovë kampionati kombëtar i shahut për të rinjtë. 16 vjeçari Llambi Qëndro i Kuçovës i mposht të gjithë konkurentët dhe shpallet kampion i vendit.
▬ Në muajin korrik, Federata Shqiptare e Futbollit organizon kupën “Pionieri” për kategorin e parë dhe të dytë. Pionierët e Kuçovës në kategorinë e dytë fitojnë në grup me Korabin 5-0 dhe Kastriotin 3-0. Në finale fitojnë me 24 Maji 2-1 dhe bëhen fitues të kupës “Pionieri”.
▬ Në muajin nëntor zhvillohen takimet finale për K.K. të shahut. Në përfundim i riu Llambi Qëndro i “Naftëtarit” mer dipllomën për rezultate më të mira me mjeshtrat dhe k/mjeshtrat të cilëve u mori 3.5 pikë nga 6 të mundëshme.

Viti 1970 ▬ Në muajin korrik zhvillohen në Korçë takimet për kampionatin kombëtar të të rinjve në shah. Llambi Qëndro i “Naftëtarit” i mposht të 18 shahistët e ardhur nga 13 rrethet e vendit dhe shpallet kampion i vendit për të dytën herë rradhazi.

Viti 1974 ▬ Në sezionin futbollistik 1973-1974, “Naftëtari” i Kuçovës debutues në kategorin e parë, shënon disa fitore që u quajtën “të pa pritura”.
= Fiton në Durrës me rezultatin 2-0.
= Mposht “Vllazninë” në Shkodër 2-1 me një lojë befasuese për të gjithë ata që asistonin në këtë takim. Në këtë sezion, në përfundim “Vllaznia” shpallet kampione e vendit.
= Fiton me “Skëndërbeun” në Korçë 1-0.
= Në Kuçovë fiton me “Dinamon” 1-0 dhe “17 Nëntorim” 1-0.

Viti 1975 ▬ Në sezionin futbollistik 1974-1975 “Naftëtari” fiton në Kavajë kundër “Besës” me rezultat të pastër 2-0.
▬ Në Shqipëri vjen ekipi B i Kinës në futboll për dy ndeshje miqësore ndërkombëtare, në Shkodër me “Vllazninë” dhe në Tiranë me “Partizanin”. Në këto takime ekipi kinez nuk humbi asnjë ndeshje. Mbas këtyre dy takimeve ai u ndesh me “Naftëtarin” në një ndeshje të pa planifikuar më parë. Kinezët u gjëndën të befasuar nga loja e naftëtarëve prej të cilëve edhe u mundën me rezultatin 2-3.

Viti 1976 ▬ Në sezionin futbollistik 1975-1976 “Naftëtari” fiton dy herë ndaj “Luftëtarit”: në Gjirokastër 1-0 dhe në Kuçovë 4-2.

Viti 1977 ▬ Në kupën e gazetës “Sporti” (futboll), “Naftëtari” duke mundur bindshëm Gramozin 4-1 dhe Skraparin 6-0, zë vendin e parë në grup. Në gjysëm finale mund Pogradecin 4-1.
▬ Në muajin korrik organizohet K.K. i shkollave sportive. Në grupin e vet shkolla “8 Nëntori” që përfaqësonte Kuçovën, duke lënë mbrapa “Partizanin”, “17 Nëntorin”, Gjirokastrën, Vlorën, Durrësin dhe Patosin, zë vendin e parë.

Viti 1978 ▬ Në sezionin futbollistik 1977-1978, “Naftëtari” në kategorin e dytë shënon disa rezultate të thella: me Përmetin 3-1, Tepelenën 4-0, Pogradecin 4-0, Himarën 6-0.
▬ Në kupën e Republikës në futboll ndër 16 skuadra (14 të kategoris së parë dhe dy të kategoris së dytë) “Naftëtari” zë vendin e pestë duke eleminuar “Partizanin” 1-1 dhe 1-0, “17 Nëntorin” 1-1 dhe 0-0 (me penallti 4-3) dhe Korçën 0-0 e 3-1

Viti 1979 ▬ Në përfundim të K.K. të futbollit në kategorin e parë (sezioni 1978-1979), Vladimir Skuro i “Naftëtarit” me 11 gola të shënuar, renditet ndër golashënuesit më të mirë të kampionatit.

Viti 1980 ▬ Në K.K. të futbollit në kategorin e parë (sezioni 1979-1980), “Naftëtari” shënon disa fitore të suksesëshme. Fiton në Vlorë 3-2, në Korçë 2-1 e në Fier 2-1. Po ashtu fiton në Kuçovë me “Partizanin” 1-0, me Kavajën 2-1 dhe Elbasanin 2-1.
▬ Në përfundim të këtij kampionati Vladimir Skuro me 10 gola dhe Aleksandër Koçi (të dy të “Naftëtarit”) janë në listën e golashënuesve më të mirë të kampionatit.

Viti 1981 ▬ Në K.K. të kategoris së parë në futboll (sezioni 1980-1981), “Naftëtari” fiton në Vlorë 2-1, në Durrës 1-0 dhe në Kuçovë me “Partizanin” 1-0 (kujtojmë që “Partizani” në përfundim të kampionatit shpallet kampion) dhe “Vllazninë” 3-0.
▬ Në përfundim të këtij kampionati Vladimir Skuro dhe Aleksandër Koçi përsëri në listën e golashënuesve më të mirë të kapionatit.
▬ Në përfundim të ndeshjeve për kupën e Republikës në futboll (qershor 1981) “Naftëtari” zë vendin e 6-të duke eleminuar “Partizanin” 0-1 dhe 3-1 si dhe “17 Nëntorin” 2-3 dhe 3-0.

Viti 1982 ▬ Në sezionin futbollistik 1981-1982 “Naftëtari” fiton me “Partizanin” (pretendent për titull) 2-0 dhe Durrësin 3-1.

Viti 1983 ▬ Në sezionin futbollistik 1982-1983 “Naftëtari” fiton me “Flamurtarin” e Vlorës (pretendent për titull) 2-0, me Durrësin 2-0 me Elbasanin 3-0, me “Tomorin” e Beratit 3-1.
▬ Në këtë sezion , Aleksandër Koçi i “Naftëtarit”renditet i dyti në listën e golashënuesve më të mirë të kampionatit, me 12 gola
▬ Ekipi i të rrinjve të “Naftëtarit” në këtë sezion (kategoria e parë), fiton me “Apolloninë” 2-0, me “Tomorin” 3-1 dhe me “Partizanin” 4-1

Viti 1984 ▬ Në sezionin futbollistik të kategoris së parë 1983-1984, “Naftëtari” arin disa fitore të bujshme. Fiton në Tiranë me “Partzanin” me rezultat të thellë 3-0. “Partizani”, pretendent për titull, me emra të dëgjuar si: P. Musta, S. Starova, G. Tomori, A. Ahmetaj, I. Lame, N. Ocelli, H. Lika, që sapo ishin kthyer nga Gjermania në përbërje të përfaqësueses së vendit (përfaqësuesja jonë kishte humbur me Gjermaninë 1-2 , por kishte zhvilluar një ndeshje mjaftë të mirë), u detyrua të thyhet keq nga “Naftëtari”.
Po ashtu fiton në Berat 1-0 dhe në Kuçovë me “17 Nëntorin”(pretendent për titull) 2-1, me “Partizanin” 2-1, me Kavajën 2-1.
▬ Aleksandër Koçi i “Naftëtarit” përsëri në listën e golashënuesve më të mirë të K.K. të futbollit.
▬ Ekipi i të rrinjve të “Naftëtarit” në sezionin futbollistik 1983-1984 zë vendin e pestë dhe shënon disa rezultate të thella. Fiton me “17 Nëntorin” 3-1, “Skëndërbeun” 3-1, “Shkëndin” 4-0, “Besën” 4-0.

Viti 1985 ▬ Në sezionin futbolliatik 1984-1985, “Naftëtari” fiton me “Dinamon” (pretendent për titull) 1-0, “Partizanin” (pretendent për titull) 1-0, “Flamurtarin” e Vlorës 3-1, Elbasanin 2-0.

Viti 1986 ▬ Në sezionin futbollistik 1985-1986, për kategorin e parë , “Naftëtari” fiton me “Vllazninë” 1-0, “Apolloninë” 4-3, “Luftëtarin” e Gjirokastrës
3-0, “Labinotin” e Elbasanit 3-0.
▬ Në përfundim të këtij sezioni futbollistik, dy futbollistë të “Naftëtarit”: A. Koçi dhe G. Gega janë në listën e golashënuesve më të mirë të kampionatit.
▬ Në përfundim të ndeshjeve për kupën e “Organeve të shtypit” në futboll (gusht 1986) “Naftëtari” renditet i treti mbasi fiton me “Flamurtarin” 3-2, “Apolloninë” 2-1, “Dinamon” 3-1 dhe “Partizanin” 2-2 (me penallti).

Viti 1987 ▬ Në K.K. të volejbollit për të reja ekipi i “Naftëtarit” në Kuçovë i mund të gjitha ekipet: Valbonën 3-1, Partizanin 3-1, Dajtin 3-0, Yllin e Kuq 3-2, Traktorin 3-0, 17 Nëntorin 3-1, Korabin 3-1 Dinamon 3-2 dhe Skënderbeun 3-2. Ekipi i Skënderbeut që u shpall kampion pësoi vetëm një humbje, atë në Kuçovë.
▬ K.K. i kategoris së parë në futboll. “Naftëtari” mund “Partizanin” 1-0 (në përfundim të kampionatit “Partizani” shpallet kampion), “Vllazninë” (pretendente për titull) 1-0, “Dinamon” (pretendente për titull) 1-0, “Lokomotivën” e Durrësit 2-0, “Tomorin” e Beratit 2-0.

Viti 1988 ▬ Ekipi i të rejave “Naftëtari” në volejboll, zë vendin e tretë në përfundim të kampionatit kombëtar. Fiton me “Yllin e Kuq” 3-1, “17 Nëntorin” 3-0, “Valbonën” 3-0, “Skëndërbeun” (nën kampione e vendit) 3-1, “Traktorin” 3-1, “Lokomotivën” (kampione e vendit) 3-0.
▬ Në sezionon futbollistik 1987-1988 (kategoria e dytë), “Naftëtari” shënon disa rezultate të thella: me Përmetin 3-1, Tepelenën 3-1, Delvinën 3-0, Himarën 4-0, Ballshin 6-0.

Viti 1991 ▬ Ekipi i “Naftëtarit” në sezionin futbollistik 1990-1991, kategoria e dytë, fiton disa ndeshje me rezultate të thella. Me Rrogozhinën 3-0, Skraparin 4-1, Patosin 4-1, Selenicën 6-3, Prenjasin 4-0, Lezhën 7-2, Gramshin 6-0, Poliçanin 9-0.
▬ Në muajin tetor “Naftëtari” (kat. e dytë), bën një ndeshje të bukur (miqësore) me ekipin rumun”Otolul” të qytetit të Galatit. Ky ekip merte pjesë në kat. e parë në kampionatin rumun. Ndeshja përfundoi në barazim 2-2 dhe u gjykua shumë mirë nga gjyqtari ndërkombëtar kuçovas, Bashkim Hyskja.

Viti 1992[B/] ▬ Në sezionin futbollistik 1991-1992 (kat.e dytë), “Naftëtari” fiton me Tepelenën 4-2, Delvinën 3-0, Memaliaj 6-0.
▬ Në Kupën e Republikës në futboll (shkurt 1992), që u zhvillua me 48 skuadra në 8 grupe, “Naftëtari”zë vendin e parë në grup duke lën prapa “Dinamon”, Beratin, Peqinin dhe Rrëshenin.

[B]Viti 1993
▬ Në sezionin futbollistik 1992-1993 (kat.e dytë), “Naftetari” mund disa skuadra me rezultate të thella: Skraparin 5-3, Shijakun 3-0, Studentin 3-0, “Amaro Dias” 6-0.

Viti 1995 ▬ Në K.K. të kat. së dytë, “Naftëtari” mund Peshkopinë 4-2, Kuksin 3-1, Burelin 4-0.
▬ 20 mars 1995 ish futbollistit të “Naftëtarit”, Bashkim Sulejmanit (Baçi), i jepet titulli “Mjeshtër sporti” (mbas vdekjes)

Viti 1996 ▬ “Naftëtari” shënon disa rezultate të thella, në K.K.të kat. së dytë. Në futboll Fiton me Delvinën 3-0, Sarandën 4-1 dhe Përmetin 4-0.

Viti 1998 ▬ Në K.K. të kat. së dytë në futboll, “Naftëtari” fiton me Cërikun 3-0 dhe Pogradecin 3-0 dhe 5-2.

Viti 2000 ▬ Në një ceremoni të organizuar nga Bashkia e qytetit të Kuçovës, në muajin maj 2000, shumë sportistë të Kuçovës nderohen me tituj nderi.
a - Me titullin “Mjeshtër Sporti” 17 sportistë, midis të cilëve: Aleksandër Koçi, Vladimir Skuro, Tomor Duro, Andrea Zoto, Bezat Gjini, Enver Muka, Thanas Fili, Enver Hafëzi, Daut Hoxha, Fatmir Ismaili, Dashnor Dume, etj.
b - Me titullin “Mjeshtër i Merituar Sporti” - Bashkim Sulejmani (Baçi), mbas vdekjes.
c - Me titullin “Qytetar Nderi i Kuçovës”:
Niazi Shehu
Ali Hoxha
Hilmi Veleshja
Fiqiri Duro
Bashkim Sulejmani (mbas vdekjes)

Këto ishin disa prej rezultateve të larta të shenuara në sport nga ekipet e Kuçovës. Nuk pretendoj se i kam evidentuar të gjitha por mendoj se shumicën e tyre i kam nxjerë në pah.

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 12 Tetor 2003 05:29
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Keni Kliko këtu për të kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Keni't! Kërko mesazhe të tjera nga: Keni Shto Keni në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Keni në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 07:39 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Futboll > Kampionati Shqiptar > Naftëtari. Rezultatet e larta sportive të Kuçovës

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.