Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Diskutime Shoqërore > Miss shqiptarja ne UK,tenton te thyeje tabute e komunitetit shqiptar ne Angli
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
visi
Anetar i ri

Regjistruar: 01/10/2003
Vendbanimi: London
Mesazhe: 26

Miss shqiptarja ne UK,tenton te thyeje tabute e komunitetit shqiptar ne Angli

Spektakli qw do te thyej tabute e komunitetit shqiptar ne mbreterine e bashkuar

Për të parën herë vajzat shqiptare të Anglisë do të kenë rastin të provojnë emocionin që të krijon një skenë spektakli e konkretisht "skenës së bukurisë".Një aktivitet i iniciuar vetëm për të nxjerrë në pah bukurinë shqiptare pritet të realizohet së shpejti në Londër. Tashmë thuajse gjithçka është gati. Një numër i konsideruar vajzash shqiptare nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Mali i Zi me banim në Mbretërinë e Bashkuar i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së organizatores së këtij aktiviteti, i pari, në llojin e vet në Angli, që pritet të kthehet në traditë. Miss shqiptarja në UK është një aktivitet i pritur prej vitesh nga shqiptarët e Anglisë, ku do të rrezatojë bukuria e vajzave shqiptare. Një iniciativë e tillë ka patur shumë sukses edhe tek shqiptarët e Amerikës, Kanadasë, Italisë etj. Ajo që bie në sy është përkushtimi i organizatores Burbuqe Paçarada si dhe gazettes “ALBANIA”I vetmi organ I shtypit shqiptar ne Angli ku me optimizëm shprehen se ky do të jetë një aktivitet i përmasave të mëdha duke përfshirë të gjithë komunitetin shqiptar. “Trojet shqiptare kanë vajza mjaft të bukura ndaj ne duhet ti tregojm edhe komunitetit shqiptar se në Angli ka plot bukuroshe shqiptare që mund të përfaqësojnë Shqipërinë në aktivitete të shumta ndërkombëtare”. Duke dashur të shprehë edhe mirënjohjen e saj për të gjithë ata që janë bashkuar me idenë dhe inciativën e saj, Burbuqja nuk nguron të theksojë se mirëpret çdo bisnesmen apo shoqatë për të përkrahur këtë aktivitet të parë në llojin e tij në Angli. Në këtë spektakël nuk do të mungojnë të ftuarit surprizë, përsonalitete të shquara të artit, kulturës, sportit etj etj.Si ju duket nje iniciative e tille duke patur parasysh qe deri me sot jane bere disa tentativa dhe kane deshtuar.Mendoni se ky aktivitet do te thyeje tabute e komunitetit tone ne Uk?

__________________
Pse te mos kem gjithshka, kur nuk lodhen se kerkuari diçka.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 03 Qershor 2005 20:08
visi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të visi Kliko këtu për të kontaktuar me visi (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: visi Shto visi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto visi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
i/e paregjistruar
.

Regjistruar: 13/08/2004
Vendbanimi: .
Mesazhe: 1280

nuk e di nese i thyen dot tabute ne UK, po ktu ne USA qe eshte bere nuk ka thyer gje.
Ne fakt, konkurset e bukurise ketu ne USA (nga shqiptaret) me kane zhgenjyer. Organizimi ka qen pertoke, per mendimin tim dallohej qe ishte pune amatoresh. Konkurimi skandaloz. Ato te bukurat vertet nuk kualifikohen ndersa nje me "mik" ne "juri" fiton.
Gjithashtu pikerisht "tabute" e shoqerise tone ndalojne qe shume vajza vertet te bukura nuk lejohen nga priderit te konkurrojne, ndaj dhe organizatoret nuk jane ne gjendje qe te zgjedhin por pranojne ca u del para.
Nejse, i uroj suksese organizatoreve ne Angli, dhe shpresoj te mesojne nga gabimet e bera ktej nga ne.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 03 Qershor 2005 23:33
i/e paregjistruar nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të i/e paregjistruar Kliko këtu për të kontaktuar me i/e paregjistruar (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: i/e paregjistruar Shto i/e paregjistruar në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto i/e paregjistruar në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
visi
Anetar i ri

Regjistruar: 01/10/2003
Vendbanimi: London
Mesazhe: 26

ne fakt si njeri prej organizatoreve te ketioj spektakli e me konkretish prezantuesi mund te them se deri tani cdo gje po shkon OK.Ajo qe me shqeteson eshte pjesmarrja jo e shumte e vajzave e kjo ndoshta per shkak te mentalitetit shqiptar qe edhe pse jetojne ne nje kryeqytet europian mbetet i njejte.Shume vajza edhe pse shume te bukura ngurojne te paraqiten me gjithe deshiren e tyre pasi dicka i pengon ndoshta familja, ndoshta i dashuri etj faktore qe i kufizojne.
Persa i perket organizimit uroj qe te mos ndodhe ajo qe paska ndodhur ne U.S.A
Mesa si une asnje nga pjestaret e jurise nuk ka ndonje te njohur ne konkurim e mendoj se do do te beje qe juria te jete "transparente".
Uroj qe gjithshka te shkoje mire!
Pershendetje VISI LONDON

__________________
Pse te mos kem gjithshka, kur nuk lodhen se kerkuari diçka.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 04 Qershor 2005 00:25
visi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të visi Kliko këtu për të kontaktuar me visi (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: visi Shto visi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto visi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
shiba
Anetar i pa konfirmuar

Regjistruar: 24/02/2004
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 106

SHYQYR ME NE FUND

SEPSE NE SHQIPERI PO I SHOH VAJZAT SE SI PO SHKOJNE DEM KOT DHE ME VJEN SHUME KEQ SEPSE S'IA DINE FARE VLEREAT.
PO PSE MOR JAHU DUHET ME QEN JASHTE SHTETIT QE VAJZAT SHQIPTARE TE VLERESOHEN?
PASTAJ PER CFARE E KE FJALEN QE "DO THYEJNE TABUNE" , E DI TI CFARE DO TE THOTE TABU APO JO.
MUND TE SHPREHESH EDHE ME FJALE TE TJERA SEPSE TABUJA NUK ESHTE FJALE E PERSHTATSHME PER KETE TEME.TABU DO TE THOTE ME PAK FJALE "NORMA OSE LIGJE QE KANE VENDOSUR NJEREZIT SHUME KOHE ME PARE PER DISA ARSYE QE NUK KAM DESHIRE TANI TE TI THEM.

__________________
Pélqej até qé me pelqen mua,
Marr até qé dua uné,

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 08 Gusht 2005 17:55
shiba nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shiba Kliko këtu për të kontaktuar me shiba (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shiba Shto shiba në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shiba në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
wydra
y'know

Regjistruar: 10/10/2004
Vendbanimi: From Beyond
Mesazhe: 982

Re: SHYQYR ME NE FUND

Citim:
Po citoj ato që tha shiba
SEPSE NE SHQIPERI PO I SHOH VAJZAT SE SI PO SHKOJNE DEM KOT DHE ME VJEN SHUME KEQ SEPSE S'IA DINE FARE VLEREAT.
PO PSE MOR JAHU DUHET ME QEN JASHTE SHTETIT QE VAJZAT SHQIPTARE TE VLERESOHEN?



po pse o shiba, nqs nje vajze s'merr pjese ne konkurs bukurie, dmth shkon dem kot, eee?? Shume e thelle kjo vallaj

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 08 Gusht 2005 17:59
wydra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të wydra Kliko këtu për të kontaktuar me wydra (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: wydra Shto wydra në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto wydra në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
shiba
Anetar i pa konfirmuar

Regjistruar: 24/02/2004
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 106

JO NUK ME KUPTOVE.SHUME VAJZA QE KANE MERRE PJESE NE MISS KANE SHKUAR DEM KOT OSE NUK JANE VLERESUAR FARE OSE ME SAKTE KOT SA KANE MARRE PJESE.

__________________
Pélqej até qé me pelqen mua,
Marr até qé dua uné,

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 08 Gusht 2005 18:05
shiba nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shiba Kliko këtu për të kontaktuar me shiba (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shiba Shto shiba në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shiba në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
hirushja
Lule mos prekese

Regjistruar: 07/08/2003
Vendbanimi: Misterioze
Mesazhe: 1475

Ky titulli nuk ma mbush shume mendjen qe me ane te Misit do thyej Tabun e mentalitetit shqiptar sps do dali nje Mis ne Angli. Femra sot nuk ka nevoje fare te perdori bukurin si nje shenje per te ndryshuar mendimet e njerezve, thjesht ec me ate qe mendon. Me nje pikesynim ne jete dhe te mos shikoj se cfare thot tjetri apo tjetra.

__________________
The treasure in my mind is greater than any World Glory.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 19 Shtator 2005 01:57
hirushja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të hirushja Kliko këtu për të kontaktuar me hirushja (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: hirushja Shto hirushja në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto hirushja në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 01:17 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Diskutime Shoqërore > Miss shqiptarja ne UK,tenton te thyeje tabute e komunitetit shqiptar ne Angli

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.