Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233
|
KONKURS I BBC-së
Eseja e shpërblyer transmetohet në valët e BBC-së në shqip
Në kuadrin e serialit Auditorium, BBC në shqip shpall një konkurs për ese radiofonike.
Tema
Një dritare nga e ardhmja ime
Shkruani mbi jetën tuaj, vendin ku jetoni, cila është e veçanta, çfarë ju bën përshtypje më shumë, si e shihni të ardhmen tuaj.
Çmimi
Një javë kurs kualifikimi pranë BBC në Shqip në Londër.
Ç’është eseja radiofonike?
Eseja radiofonike është një pjesë e shkruar për radio ku autori flet në vetën e parë për një ngjarje, çështje, që i ka lënë mbresë. Eseja është rrëfim personal drejtuar dëgjuesve të radios. Mund të botohet edhe si pjesë e shkruar.
Sa e gjatë mund të jetë eseja?
Për radio zakonisht shkruhet shkurt. Një ese radiofonike mund të shkojë deri në 4 minuta.
Kush mund të marrë pjesë?
Konkursi është i hapur për të gjithë studentët e Universiteteve pavarësisht nga dega që studiojnë, nëse janë të moshës mbi 18 vjeç.
Unë nuk studioj gazetari
Konkursi ka si synim të zbulojë talente të gazetarisë radiofonike - jo të gjithë ata që punojnë si gazetare kanë studiuar gazetari. Përvoja në fusha të tjera të jetës është e vyer në gazetari.
Si mund ta dërgoni?
Esenë mund ta dërgoni të shkruar në adresat:
BBC
Rruga Brigada e VIII,
Ndërtesa nr.2, kati 2, ap 3,
Tiranë
BBC
Ramiz Sadiku 16/5
Prishtinë
BBC
Porta Bunjakovec A3 1/1
1000 Shkup (Skopje)
ose me postë elektronike në adresën albanian@bbc.co.uk.
Së bashku me esenë duhet të dërgoni edhe provë se jeni student.
Konkursi do të ketë dy faza.
Në fazën e parë do të përzgjidhen një numër i caktuar shkrimesh/ese që juria mendon se e meritojnë të kalojnë në fazën e dytë. Në këtë fazë personat e përzgjedhur do të kontaktohen nga BBC në shqip dhe do të ftohen ne studiot e saj për ta regjistruar esenë. Juria do ta marrë vendimin përfundimtar në bazë të aftësive jo vetëm për të shkruar por edhe për ta “rrëfyer” esenë në radio.
Disa nga esetë do të botohen edhe në faqen e internetit të BBC-së në Shqip në www.bbcalbanian.com
__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|