Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Futboll > Kupa e Shqiperise > Kupa e Shqiperise
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

Kupa e Shqiperise

Kupa e Shqipërisë, nuk mund të mos jetë një eveniment i eklipsuar nga kampionati kombëtar. Në vendet me futboll të fuqishëm, vlera e kësaj veprimtarie është minimizuar me zgjerimin e Champions Leagues, por në vendet e vogla si Shqipëria përveç vlerës morale ky eveniment ka edhe vlerë materiale: fitimi i saj do të thotë pjesmarrje në Kupën Uefa dhe një shpërblim i konsiderueshëm ekonomik.
Në vendin tonë kjo veprimtari e ka ruajtur të gjithë vlerën, edhe sepse kampionati ynë deri më sot ka qenë, shumë pak i ngjeshur me ndeshje. Fakti që në shumë raste Kupën e ka marrë skuadra që ka fituar edhe kampionatin do të thotë se impenjimi ka qenë maksimal ndër vite.
Për herë të parë Kupa e Shqipërisë është zhvilluar në sezonin futbollistik 1938-39. Fituesja e saj e parë është S.K Tirana. Por kjo veprimtari është zhvilluar me ndërperje të ndryshme për arsye objektive. Vetëm nga viti 1970 Kupa e Shqiperise luhet rregullisht. Për herë të dytë Kupa është zhvilluar vetëm në vitin 1948 nga skuadra që aktualisht mban rekordin e këtij evenimenti, Partizani. Të kuqtë e kanë fituar plot 14 herë këtë trofe.
Nga viti 1948 dhe deri në 1961, kupa do të ishte një çështje e diskutuar mes Partizanit dhe Dinamos të cilat në atë kohë dominonin pa kundërshtarë edhe në kampionat. Dinamo mban rekordin e triumfeve rradhazi me pesë të tilla nga 1950 (një vit ky qe përkon me themelimin e këtij klubi), deri në 1954.
Në vitet 60-të S.K Tirana dhe Vllaznia kanë shtuar përpjekjet për të rivalizuar. Tirana thyen hegjemoninë e dy skuadrave të tjera kryeqytetase në vitin '63, ndërsa Vllaznia e bën të vetin për herë të parë këtë trofe vetëm dy vjet më pas. Gjeografia rritet në dekadat pasaardhëse pasi Elbasani fillimisht dhe më pas Flamurtari e bëjnë të tyre, të ashtuquajturën Kupa e Rupublikës.
Vitet 80 dhe 90-të Kupa do të diskutohet nga më shumë ekipe. Tirana dominon me tre trofe, ndërsa duket se ka përfunduar era e Partizanit dhe Dinamos. Gjithashtu dy here e fiton dhe Flamurtari. Në vitet 1990 trofeu do të jetë për herë të parë edhe në duart e Teutës dhe Apolonisë. Mijëvjeçari është hapur pikërisht me triumfin e durrsakëve, ndërsa në dy edicionet e fundit bardh e blutë e Tiranës kanë qenë fituesit e saj.

(Shkurtazi permbledhur historia e Kupes se Shqiperise. Sillni ketu çdo lajm, qe keni persa i perket ndeshjeve ose te rejave mbi zhvillin e Kupes se Shqiperise.)

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 23 Gusht 2003 07:20
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të i_lire Kliko këtu për të kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të i_lire't! Kërko mesazhe të tjera nga: i_lire Shto i_lire në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto i_lire në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

Shumë skuadra nuk dinë ende se ku do të luajnë

Kupa e Shqipërisë nis mes shumë pikëpyetjesh. Sot, nis zyrtarisht sezoni i ri futbollistik 2003-2004 me ndeshjet e turit të parë të Kupës së Shqipërisë. Megjithatë shumë dilema janë ngritur me fillimin normal të tij, pasi shumë skuadra janë ende enigmë, si dhe nuk dihen saktë fushat ku do të luhet. Sektori i garave jep alarmin për zhvillimin normal të turit të parë të Kupës së Shqipërisë. Shkak për këtë shqetësim të FSHF-së janë skuadrat që do të marrin pjesë në këtë tur, të cilat përgjithësisht janë ato të grupeve A2, B1, B2 dhe kategoria e tretë. Pikërisht këto të fundit, duket se nuk kanë kushtet më minimale për të zhvilluar një ndeshje futbolli dhe prej ditësh kanë shqetësuar sektorin e garave. Shefi Hitaj, lidhur me këtë çështje shprehet se shumë ekipe, që do të luajnë ndeshjet e Kupës, nuk kanë as fushë dhe as kushtet minimale të kërkuara nga FSHF-ja për zhvillimin e një ndeshjeje. Në këtë kategori futen pothuajse të gjitha skuadrat e kategorisë së tretë, madje dhe nga kategorive më të larta. Një shqetësim tjetër i sektorit të garave është mosparaqitja e ekipeve në ndeshjet e Kupës së Shqipërisë. Për këtë qëllim, Federata ka bërë gati një urdhër, që u është dërguar të gjitha skuadrave shqiptare në prag të sezonit të ri futbollistik, që starton sot më datë 20 gusht. "Nëse një ekip kushdo qoftë, nuk paraqitet për të zhvilluar ndeshjet e turit të parë të Kupës së Shqipërisë më datën 20 gusht, duhet t'i bëjë mirë llogaritë. Sipas rregulloreve të Federatës, ekipet të cilat mund të thyejnë vendimin, duke mos u paraqitur në fushën e lojës, në bazë të rregulloreve dhe vendimeve të komitetit ekzekutiv të FSHF-së, do të marrë dënimin shumë të rëndë", - është shrehur Hitaj. Dënimi mund të variojë nga një gjobë e rëndë e deri përjashtimin nga aktiviteti i sezonit futbollistik 2003-2004. Rreziku për dështimin e disa ndesheve të Kupës së Shqipërisë ekziston dhe vetëm dita e sotme do të tregojë realisht, nëse do të ketë ndeshje të anuluara apo jo.

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 23 Gusht 2003 22:30
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të i_lire Kliko këtu për të kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të i_lire't! Kërko mesazhe të tjera nga: i_lire Shto i_lire në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto i_lire në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

Gjyqtarët, short edhe për anësorët.

Në ambientet e stadiumit kombëtar "Qemal Stafa", sot në orën 13.00 do të hidhet shorti për arbitrat e javës së parë të kampionatit të 65-të shqiptar të futbollit. Sipas shefit të sektorit të garave, Hito Hitaj, përzgjedhja e arbitrave do të bëhet me short, si në sezonin e kaluar. Por, ndryshe nga sezoni i vjetshëm, së bashku me arbitrat kyesorë, do të përzgjidhen me short edhe ndihmësit për çdo ndeshje të grupit A1. E reja në këtë short është se tashmë, për të gjykuar në kategorinë e parë, do të jenë vetëm 22 arbitra të përzgjedhur nga komiteti ekzekutiv, ndërkohë anësorët janë 44. Po kështu, vëzhguesit do të vendosen nga sektori i garave, ndryshe nga sezoni 2002-2003.
Java e 1-rë: (23.08.2003)
Partizani - Vllaznia
Teuta - Shkumbini
Dinamo - Besa
Elbasani - Flamurtari
Lushnja - Tirana

Kupa e Shqipërisë, turi i parë, ndeshjet dhe gjyqtarët.

(Sot)
Cakrani-Apolonia (M.Sopjani)
Butrinti-Luftëtari (S.Velani)
Poliçani-Albpetrol (E.Sina)
Çlirimi-Erzeni (A.Gjeloshi)
Përmeti-Bylis (B.Muka)
Kukësi-Laçi (P.Ujka)
Korabi-Veleçiku (M.Metohia)
Frakulla-Naftëtari (Gj.Shyti)
Domosdova-Egnatia (R.Jashollari)
Burreli-Dajti (E.Peza)
Pogradeci-Maliqi (Y.Cufe)
Nacional-Iliria (A.Shkëmbi)
Gramozi-Skënderbeu (T.Latifi)
Tepelena-Delvina (A.Lulaj)
Rrësheni-Kastrioti (A.Beqari)
Fushëmbreti-Sopoti (V.Guranjaku)
Këlcyra-Memaliaj (J.Zyraj)
Albania-Ada (Q.Kaçi)
Gramshi-Cërriku (B.Breshenaj)
Melesini-Devolli (G.Duraj)

(Nesër)
Suçi-Besëlidhja (GJ.Selala)
Skrapari-Tomori (S.Bogdani)

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Modifikuar nga i_lire datë 23/08/2003 ora 23:51

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 23 Gusht 2003 22:34
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të i_lire Kliko këtu për të kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të i_lire't! Kërko mesazhe të tjera nga: i_lire Shto i_lire në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto i_lire në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
BUCS
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/07/2003
Vendbanimi: ???
Mesazhe: 1256

Fusha të papërshtatshme dhe terrene sportive të shkatërruara. Disa prej tyre me ujë e baltë edhe gjatë sezonit të verës. Këtë zbuloi Turi i Parë i Kupës së Shqipërisë që përfshiu të gjitha ekipet e vendit. Kjo u pa në Përmet, Skrapar, Butrint, Pogradec, Fushëmbret, Këlcyrë, Memaliaj, Poliçan si edhe në disa qytete e zona të tjera të vendit.

Mbarimi i tij nxorri në pah vlerat e disa ekipeve të veçanta dhe evidentoi mungesat e Federatës Shqiptare për terrenet dhe organizimin. Kështu skuadrat e Nacional dhe Fushëmbreti, megjithëse janë të panjohur për mjedisin tonë sportiv, përsëri bënë një figurë shumë të mirë duke arritur kualifikimin. Ndeshja Nacional-Iliria përfundoi 1-0, dhe me të njëjtin rezultat Fushëmbreti mundi ekipin e njohur të Sopotit. Ndërkaq janë kualifikuar 22 ekipe të cilat do të ndeshen së bashku në kuadrin e turit të dytë. Në këto ekipe bie në sy fitorja e skuadrave që tradicionalisht i kanë dhënë tonin futbollit shqiptar, por edhe skuadra të vogla dhe pa eksperiencë që treguan dëshirë dhe vullnet për fitoren. Ky tur do të luhet në datat 17 dhe 20 shtator. Por tani këtyre 22 skuadrave të kualifikuara i shtohen edhe 10 skuadrat e grupit A1, të cilat nuk morën pjesë në turin e parë paraeleminator. Kështu 22 skuadrat që u kualifikuan për në turin e dytë janë: Bylis, Besëlidhja, Tomorri, Egnatia, Luftëtari, Dajti, Pogradeci, Nacional, Skëndërbeu, Delvina, Kastrioti, Fushëmbreti, Memaliaj, Ada, Cërriku, Devolli, Albetrol, Laçi, Apolonia dhe Erzeni. Ndërkaq, nesër do të luhen ndeshjet e dyta të Kampionatit të 65-të të Shqipërisë.

__________________
un-Retired

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 29 Gusht 2003 21:13
BUCS nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të BUCS Kliko këtu për të kontaktuar me BUCS (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: BUCS Shto BUCS në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto BUCS në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Të mëdhatë e kampionatit do ta kërkojnë kualifikimin që në ndeshjen e parë
Kupa, "intermexo" e kampionatit

Sot, në të gjithë vendin, skuadrat të gjitha kategorive do të zbresin në fushën e lojës për të luajtur ndeshjet e para të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Në nisje të këtij turi do të jenë 32 ekipe nga kategoria e dytë, Grupi A2 si dhe 10 skuadrat e Grupit A1, që për herë të parë këtë sezon do të luajnë ndeshjet për Kupën e Shqipërisë. Të gjitha ekipet "e mëdha" do të luajnë përballë kundërshtarëve shumë të lehtë, ndërkohë që ekipet e kategorive inferiore, ndeshjet me skuadrat "e mëdha" mund t'i quajnë ngjarje të veçanta të këtyre zonave. Në këtë edicion të ri të kupës marrin pjesë për herë të parë disa skuadra, si FC Nacionali, Fushë-Mbreti, dhe ndonjë tjetër. Çiftet janë përzgjedhur sipas shtrirjes gjeografike, ku skuadrat nuk janë larguar shumë nga zona e tyre. Pothuajse të gjitha ekipet "e mëdha", që përpara ndeshjeve, janë shprehur se kualifikimin kanë ndër mend ta arrijnë që në ndeshjen e parë. Kjo pasi nuk kanë dëshirë të kenë probleme në ndeshjet e kthimit. Madje të gjitha ekipet "e mëdha" nisen si favorite për t'u kualifikuar për faktin e vetëm se forcat reale në fushë kanë diferenca shumë të mëdha. Skuadrat "e mëdha" i quajnë këto ndeshje në mesjavë më shumë një detyrim që duhet kapërcyer, pa humbur shumë energji. Kjo sepse shumë prej ekipeve në fund javë do të luajnë ndeshje të rëndësishme për javën e 4-t të kampionatit dhe më shumë mendjen e kanë te renditja. Ekipe të elitës, si Dinamo, kanë preferuar ta marrin seriozisht ndeshjen e Kupës së Shqipërisë, duke udhëtuar në Pogradec me shumë futbollistë titullarë, edhe pse disa prej këtyre të fundit kanë qëndruar në Tiranë për t'u përgatitur për derbin me Partizanin. Po kështu, Tirana, që edhe pse mund të mos dojë të luajë me formacionin bazë, detyrimisht duhet ta bëjë një gjë të tillë, pasi edhe stoli i bardhebluve është i formuar nga futbollistë që fare mirë mund të quhen titullarë te Tirana, por edhe te shumë ekipe të tjera. Për sa i përket ndonjë skuadre, si Partizani, ndeshja e Kupës së Shqipërisë do të shërbejë si test për ndeshjet e ardhshme, për të harmonizuar skemat dhe mënyrën e lojës. Nga ana tjetër, për të gjitha ekipet "e vogla", ky tur i dytë i kupës mund të quhet fare mirë edhe një shans i madh për t'u kualifikuar. Sot, në orën 16.00, ndeshjet e Kupës së Shqipërisë mund të quhen ndryshe edhe përballjet e "të mëdhenjve" me "të vegjlit". Këta të fundit, ashtu siç ka ndodhur edhe më parë, do të kërkojnë me gjithë shpirt e me zemër të fitojnë para sportdashësve të tyre, deri sa të mendojnë edhe për kualifikimin. Do të jetë e vështirë, pasi kundërshtarët janë shumë më lart me nivelin e lojës. Gjithsesi, vetëm rezultatet pas ndeshjeve do ta tregojnë nëse me të vërtetë ndonjë skuadër e vogël ka mundur ndonjë "gjigant". Për sa u përket 16 ndeshjeve të sotme për turin e dytë të Kupës së Shqipërisë, takime interesante mund të konsiderohen vetëm 3, ku mes tyre do të përballen ekipe të Grupit A1 dhe A2. Në ndeshje si Egnatia-Teuta, Naftëtari-Besa dhe Luftëtari-Bylis janë të garantuara surprizat, ku ndonjë ekip pretendent për fitimin e këtij trofeu mund të eliminohet.




Sot, turi i dytë i Kupës së Shqipërisë
Ja ndeshjet dhe gjyqtarët:
Cërriku-Tirana
I.Gashi (Durrës)
Fushë Mbreti-Partizani
Q.Koi (Durrës)
Ada-Vllaznia
M.Metohia (Lezhë)
Egnatia-Teuta
K.Meta (Tiranë)
Skënderbeu-Shkumbini
R.Jashollari (Pogradec)
Pogradeci-Dinamo
M.Sopjani (Lushnje)
Albpetrol-Flamurtari
A.Nase (Tiranë)
Devolli-Elbasani
Y.Cufe (Korçë)
Naftëtari-Besa
A.Lulaj (Vlorë)
Memaliaj-Lushnja
E.Sina (Fier)
Delvina-Apolonia
T.Latifi (Gjirokastër)
Tomorri-Çlirimi
P.Ujka (Shkodër)
Luftëtari-Bylis
A.Mua (Sarandë)
Kastrioti-Besëlidhja
B.Pashaj (Tiranë)
FC Nacional-Laçi
E.Peza (Tiranë)
Dajti-Veleçiku
E.Dobi (Durrës)

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealt_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 17 Shtator 2003 20:32
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Ndeshjet e kthimit luhen më datë 30 shtator 2003

Presidenti portokalli, entuziast për ecurinë e skuadrës në tri javët e para të kampionatit
Kumuria: Elbasani, "barrikadë" çdo kundërshtari
Presidenti i Elbasanit, Refik Kumuria, ka mbetur i kënaqur jo vetëm nga rezultatet që ka arritur ekipi i tij, por edhe nga loja që zhvilluan portokallinjtë në ndeshjen me Shkumbinin. "Po të punohet me këtë lloj përkushtimi, si nga futbollistët, ashtu edhe nga stafi teknik, e them me bindje se Elbasani do t'u hapë probleme skuadrave më të mira të kampionatit. E kemi nisur me këmbë të mbarë këtë fillimkampionati, çka tregon se jemi në rrugë të mbarë. Natyrisht, kemi ende shumë për të bërë në të ardhmen. Sidoqoftë, sido që të vijë puna, i qëndroj deklarimit tim se Elbasani do të mbetet deri në fund ekip me pretendime serioze. Në ekipin tonë luajnë lojtarë mjaft cilësorë, që do t'i kishte zili çdo skuadër. Interesant është fakti se të gjithë futbollistët po punojnë me përkushtim gjatë seancave stërvitore. Kjo, pasi ne, si financues të ekipit, ua kemi krijuar të gjitha kushtet për të zhvilluar një garë tepër profesionale. Mjafton të kujtojmë këtu faktin që problemet financiare të skuadrës janë zgjidhur në kohën e duhur dhe ndoshta më mirë se në çdo skuadër tjetër. Për rrjedhojë, marrëdhëniet me klubin, stafin drejtues dhe me financuesit po zhvillohen në rrugë institucionale. Askujt nuk do t'i shkelen të drejtat, sikurse çdo futbollist do të jetë përgjegjës për shkeljet që do të bëjë," - pohon Kumuria.
Me këtë rast, ai dëshiron të falënderojë stafin e trajnerëve dhe futbollistët për fitoren e fundit ndaj Shkumbinit. Njëherazi, Kumuria kërkon që seria e rezultateve pozitive të mos mbyllet me kaq. Me këtë, presidenti portokalli i ka lënë të kuptojë skuadrës së tij se, edhe në ndeshjen e radhës në trasfertë, me Vllazninë, pret nga Elbasani të paktën një pikë.


--------------------------------//////////////////////--------------------------


Apolonia-Naftëtari të shtunën në "Selman Stërmasi"

Dje, në sektorin e garave, është konfirmuar se ndeshja për javën e dytë të Grupit A2, Apolonia-Naftëtari, do të luhet të shtunën në stadiumin "Selman Stërmasi". Shkaku për këtë spostim të ndeshjeve të Apolonisë nuk është bërë publik nga drejtuesit e sektorit të garave, të cilët vetëm sa kanë informuar shtypin për këtë fakt. Gjithashtu, skuadra e Besës do të luajë po në stadiumin "Niko Dovana". Por, ndryshe nga kalendari, këtë herë ndeshja me Flamurtarin do të luhet të dielën, pasi të shtunën në atë stadium do të luhet ndeshja Teuta-

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealt_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 17 Shtator 2003 20:37
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Arrow

“Lumë” golash në Kupën e Shqipërisë

Përfundon turi i Kupës së Shqipërisë, ku nuk kanë munguar surprizat e shumta. Pas mbylljes së turit të parë të Kupës, ku morën pjesë 44 skuadra pa 10 ekipet e elitës së futbollit shqiptar, Grupit A1, dje kanë zbritur në fushë dhe këta të fundit në një aktivitet që ka përfshirë 32 skuadra në 16 ndeshje të zhvilluara. Këto ndeshje kanë prodhuar 12 fitore (6 për skuadrat vendase dhe 6 për skuadrat udhëtuese) dhe 4 barazime, ku dhe janë shënuar në total 46 gola. Ndërkohë që bie në sy fitorja e thellë e Partizanit në fushën e Fushë -Mbretit. Të kuqtë kanë mundur të marrin një fitore 8-2, që e bën Partizanin skuadrën e parë të kualifikuar për në turin tjetër, por për zyrtarizimin e së cilës do të pritet edhe formaliteti i ndeshjes së kthimit. Të kuqtë kanë luajtur më një skuadër të re në moshë, mes të cilëve ka pasur vetëm 4 nga lojtarët e formacionit parë. Ndërkohë që fitore të rëndësishme kanë arritur edhe bardhelutë, të cilët kanë mundur 3-0 Cërrikun, Vllaznia fiton në 2-0 në fushën e Ada-s, Teuta 1-0 në fushë e Egnatias, Lushja 3-0 në fushën e Memaliajt etj. Pas fitoreve të skuadrave të mësipërme të cilatë përfaqësojnë A1-shin në kampionatit shqiptar të futbollit, vërehet ndalimi i hapit të dinamos, 1-1 në Pogradec. Barazime 1-1kanë koleksionura dhe Skënderbeu-Shkumbini e Devolli-Elbasani. Takimet e kthimit do të luhen në më 30 shtator.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealt_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 18 Shtator 2003 21:14
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Dje janë luajtur 16 ndeshjet e para të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë
Turi i dytë i kupës, jo pa surpriza

Dje, në 16 fusha futbolli të qyteteve të ndryshme të Shqipërisë, është folur vetëm me gjuhën e këtij sporti. Këtë herë, kundërshtarët kanë ardhur nga kahe krejtësisht të kundërta, sepse skuadrave inferiore, të dala fitimtare nga turi i parë i kësaj veprimtarie kombëtare, u janë bashkuar edhe ato të Grupit A1. Nuk ka pasur shumë surpriza, kryesisht në rezultatet e fiksuara pas 90-minutëshave të parë të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë, por ka pasur bollëk golash e kartonësh. Rekordin e golave të shënuar në këtë "akt" të kësaj veprimtarie, për turin e dytë, e mban ndeshja Fushë-Mbreti-Partizani, ku janë shënuar plot 10 gola. Nga këta, të kuqtë kryeqytetas kanë realizuar 8 gola, duke ua lënë vetëm 2 herë kënaqësinë e prekjes së rrjetës së tyre vendësve. Gjithsesi, për Fushë-Mbretin, dje ka qenë një festë e vërtetë, sepse mysafire kanë pasur një skuadër me emër në futbollin shqiptar, Partizanin. Kësisoj, humbja ka dalë pothuajse në plan të dytë. Interesant duket barazimi i arritur në ndeshjen e luajtur në Pogradec, mes vendësve dhe Dinamos. Trajneri i bluve, Andrea Marko, ka pasur disa mungesa titullarësh në formacion, por edhe të tjerët që kanë luajtur nuk janë më pak të njohur. Ish-skuadra e tij, Pogradeci, ka arritur ta frenojë Dinamon në fushën e saj, duke i marrë një barazim 1-1 në ndeshjen e parë të këtij turi. I befasishëm ka qenë edhe rezultati i arritur nga skuadra e sapokrijuar këtë sezon, FC Nacionali. Kryeqytetasit kanë mposhtur skuadrën laçiane me pretendime në grupin A2, 2-0, në ndeshjen e parë të turit të dytë të kupës. Në këtë rrugë ka ecur edhe Luftëtari i Gjirokastrës, skuadër e cila ka triumfuar ndaj "superskuadrës" së Grupit A2, Bylisit. Gjirokastritët kanë shënuar dy herë në portën e miqve, duke e mbajtur të paprekur rrjetën e tyre. Në derbin e veriut, Ada-Vllaznia, kuqeblutë kanë fituar pa shumë sforcim ndaj fqinjve të Velipojës, 2-0, duke shënuar kështu suksesin e parë në këtë sezon të ri futbollistik. Po kështu, edhe kampionët në fuqi, bardheblutë, nuk e kanë pasur të vështirë të fitojnë ndaj modestëve të Cërrikut, 3-0. Sidoqoftë, duke i lënë paksa mënjanë rezultatet teknike të ndeshjeve të para të turit të dytë të kupës, vëren se konkurrenca nuk ka qenë edhe aq e vogël. Gjithashtu, është marrë një numër i konsiderueshëm kartonësh të kuq, pa llogaritur këtu të verdhët, çka tregon se kjo garë nuk është parë nga askush me syrin sa për të kaluar radhën. Madje, disa skuadra të kategorisë së dytë, duke pasur privilegjin e të luajturit në shtëpinë e tyre, kanë arritur t'i frenojë "të mëdhatë".
Gjithsesi, nuk mund të thuash se ndeshjet e kthimit do të jenë vetëm një formalitet, sepse asgjë nuk është përcaktuar në 90-minutëshat e djeshëm. Ka çifte që mbajnë brenda tyre mjaft enigma, për sa i takon skuadrës që do të kualifikohet për më tej. Të presim datën 30 shtator, kur do të zhvillohen ndeshjet e kthimit të turit të dytë të kupës, për të parë se kush do ta hedhë "lumin" për më tej.

Ada - Vllaznia 0-2
Ada: Prendi (Memeti 68'), Kulla, Bori, Preka (Luca 78'), Luka, A. Doçi, Nika, Pjetri, Leka, Salja, Kurti. Trajner: A. Pjetri
Vllaznia: Grima, Zmijani, Teli, Osja, Belisha, Sinani (Ahu 70'), Martini (Selmani 70'), Salihi (Mashi 70'), Cungu, Dibra, E. Doçi. Trajner: D. Haxhiosmanoviç
Shënues: Osja 3', Cungu 74'
Gjyqtarë: M. Metohia, T. Doda, N. Leka (Lezhë)
Karton i verdhë: Luka.
Gjergj Kola

Skënderbeu - Shkumbini 1-1
Skënderbeu: Ametlli, Drabaj, Bajrami, Xheka, Bajraktari (Lako 53'), Zylyftari, Zyla, Agolli, Bila, Ngjela, Amadaj (Fermani 60'). Trajner: D. Kushe
Shkumbini: Morina, Magani, Xhyra, Tafaj, Kaseja, Buna (Kosta 59'), Bylykbashi, A. Nexha (E. Nexha 77'), Pasha, Merxha, Robo (Gjata 66'). Trajner: L. Deliu
Shënues: Merxha 2', Ngjela 6'
Gjyqtarë: R. Jashellari, V. Angjo, A. Çela (Pogradec).
Leonard Trebicka

Pogradeci - Dinamo 1-1
Pogradeci: Lamçe, Fetollari, Kolonja, Larti, Çajku, Çobani, Çerepi (Shaho 85'), Apuar, Laçka (Çekiçi 64'), Abeshi (Sulçe 53'), Muska. Trajner: I. Medini
Dinamo: Gjika, Gallo, Dervishi, Kuluri, Arapi (Maho 63'), Poçi, Xhihani (Hoxha 55'), Dhëmbi, Ishka, Kaseke, Çipi (Peqini 46'). Trajner: A. Marko
Shënues: Ishka 27', Laçka 40'(11-m)
Gjyqtarë: M. Sopjani, D. Koreshi, N. Gjolena (Lushnjë)
Kartonë të verdhë: Abeshi, Fetollari, Dhëmbi, Peqini.
Pëllumb Starova

Egnatia - Teuta 0-1
Egnatia: Gjondeda, Sufaj, Bano, Ceko, Kote, Gjyla, Zeneli, Pustina, Bibali (Gaba 46'), Ymeri, Jakupi (Simaku 46'). Trajner: S. Branica
Teuta: Shehi, Zëre, Driza, Tetova, Kotomelo, Desouza, Kotja (Mançe 75'), Kumalo, Hasho (Bespalla 46'), Mancaku, Bërzezi (Begeja 46'). Trajner: V. Bici
Shënues: Mancaku 10' (11-m)
Gjyqtarë: K. Meta, L. Uka, H. Praga (Tiranë)
Kartonë të verdhë: Sufaj, Bano, Bespalla, Hasho
Karton i kuq: Begeja, Kote.
Ali Hallulli

Luftëtari - Bylis 2-0
Luftëtari: Miço, Shameti, Çoni, Miho (Bistri 70'), Mancaku (Gaxhaj 46'), Brahimi, Dhima, Sadikaj, Çenko, Braho (Dimo 46'), Muço. Trajner: A. Çulli
Bylis: Sinani, Rustemi, Asllani, Kaci, Noci, Devolli, Liçi (Gjondeda 67'), Shehaj (Ivanaj 67'), Nenaj (Muka 46'), Elezi, Bubeqi. Trajner: K. Mile
Shënues: Muço 38', 72
Gjyqtarë: A. Muka, Sh. Çiçaj, A. Kolonja (Sarandë)
Kartonë të verdhë: Shehaj, Gaxhaj, Shameti, Sadikaj
Karton i kuq: Devolli.
Sokrat Papadhopulli

Cërriku - Tirana 0-3
Cërriku: Hoxha, Kute, Çoku, Çengeli, Cenko, Sulejmani, Roseni, Elezi, Jordani, Agolli, Roxha. Trajner: L. Tona
Tirana: Hidi, Sina, Dabulla, Pinari, Tafaj, E. Bulku, S. Bulku, Agolli, Lici, Xhafa, Merkoçi. Trajner: S. Mema
Shënues: Merkoçi 40', 78', Tafaj 68'
Gjyqtarë: I. Gashi, I. Shima, F. Lame (Durrës).
Fatmir Popja

Fushë-Mbreti - Partizani 2-8
Fushë-Mbreti: Sadiku, Bajrami (Ziu 46'), Toçi, Sharra (Çarku 46'), Jorgji, Bilani, Çota (Canellari 50'), Lena, Myslihaka, Shëngjergji, Lumani. Trajner: B. Bashalliu
Partizani: Agolli, Ndreka (I. Allmuça 46'), Grizha, Çela, Metani, Pollozhani, Ballço, Bejzade (Pashai 46'), Abilio (Plaku 46'). Karioka, Hallaçi. Trajner: I. Spahiu
Shënues: Ndreka 8', Ballço 17', 44', Abilio 40', Karioka 42', 72', Plaku 50', Metani 53', Shëngjergji 23', Lumani 89' (11-m)
Gjyqtarë: Q. Koçi (Durrës), A. Bejra, B. Kadriu (Lushnjë)
Kartonë të verdhë: Jorgji, Çarku
Karton i kuq: Jorgji.
Fatmir Popja

Devolli - Elbasani 1-1
Devolli: Meraku, Shkëmbi, Dedaj (Bushi 58'), Maçolli, D. Bejleri, A. Bejleri (Meçani 46'), Azizaj, Xhambazi, Shirgu, Gjata, Sifo (Çezari 50'). Trajner: S. Meraku
Elbasani: Gogunja, Kasollja, Hoxha, Çapja, Dalipi, Roshi, Mehmetaj, Guranjaku, Albrahimi, Sejdini, Ajegba. Trajner: A. Sejdini
Shënues: Dalipi 26', Çezari 72'
Gjyqtarë: Y. Cufe, A. Kaçani, G. Lozhe (Korçë).
Alfred Mullai

Naftëtari - Besa 2-2
Naftëtari: Vashaku, A. Kanani, Isufi (Kotobelli 71'), Pashollari, Stoiçevski, Mile (Bako 46'), Dautaj, Ilia, Çekrezi, Rama (Rodi 34'), Blloku. Trajner: I. Gjyla
Besa: Osmani, Mergjyshi, Xhani, Bratja, Lorja (K. Bajaziti 71'), Lila, Romanishin, Kollçaku (Shima 67'), E. Xhihani, Kapllani, Kuli. Trajner: F. Sejdini
Shënues: Kapllani 23', Kollçaku 36', Çekrezi 72', A. Kanani 82'
(11-m)
Gjyqtarë: A. Lulaj, F. Hysomema, A. Muça (Vlorë)
Karton i verdhë: Lorja, Lila, Kuli
Karton i kuq: Kuli.
Erion Vrusho

Tomori - Çlirimi 1-0
Tomori: Dura, Fani, Lala (Arbri 46'), Hysi, Memlika (Gjata 46'), Muzhai, Kahremani, Hoxha, Dino, A. Hoxha, Gurguri (Iljazi 46'). Trajner: Th. Arbri
Çlirimi: Qefa, Adili, Sokoli, Ndoni, Zeqo, Kermezi, Dulaj (Morini 48'), Topi, Varfi (Dhamo 75'), Mullai, Koprenska (Ristani 52'). Trajner: Ll. Dushi
Shënues: K. Arbri 85'
Gjyqtarë: P. Ujka, A. Ymeri, S. Zeka (Shkodër)
Karton i verdhë: Ndoni, Dino
Karton i kuq: Ristani.
Rushan Dosti

Albpetrol - Flamurtari 0-2
Albpetrol: Halili, Hoxha, Jani, Mërtiri, Sule (Muça 75'), Halimi, Haxhiu, Ibrahimi, Goxhe, Okeke (Heqimi 60'), Gjoni (Yzeiri 58'). Trajner: P. Bifsha
Flamurtari: Dahriu, Lilo, Gjoni, Bega, Andoni (Taho 54'), Liçaj, Sinani, Bedini, Telhushi (Çerepi 65'), Serjani, Papa. Trajner: A. Bozhani
Shënues: Bega 30', Serjani 83'
Gjyqtarë: A. Nase, S. Bezhani, A. Shkëmbi (Tiranë)
Karton i verdhë: Sinani.
Arbër Emiri

Memaliaj - Lushnja 0-3
Memaliaj: Merdani, Ruçi, Hajdini, Çaushi (Todhe 10'), Harizi (Arapi 60'), Muçi, Dilaj, Manaj (Saka 55'), Avduli, Seferi, Halaj. Trajner: V. Bushi
Lushnja: Spaho, Bika, Nikolla, Sula, Renxa, Zhuli, Bardhi, Çela (Sefa 68'), Zheraldinjo (Kornea 70'), Mindev, Nora (Byzhyti 60'). Trajner: A. Cikleanu
Shënues: Nora 12' (11-m), 60' (11-m), Mindev 65'
Gjyqtarë: E. Sino, V. Troka, K. Ceka (Fier)
Karton i verdhë: Renxa, Merdani, Bilaj, Zhuli.
Roland Suli

FC Nacional - Laçi 2-0
FC Nacional: Ristami, Bega, Lena, Pëllumbi, Misko, Ceka, Nakolli (Sadikaj 46'), Lushi (Peshkëpia 58"), Ziri, Hamzaj, Bejollari (Hoxha 46") Trajner: G. Tomori
Laçi: Lekisi, Jakupi, Laska, Sallata, Hasani (Hysenaj 46'), Çapuni, Rexha, K. Faruku (Xhetani 46'), Kurti, Osuji, Lama (Xh. Farruku 46') Trajner: A. Maçi
Shënues: Çeka 16', Miska 45'
Gjyqtarë: E. Peza, G. Qirici, A. Akramaj (Tiranë),
Kartonë të verdhë: Bejollari, Lushi, Lekisi, Xh. Farruku
Karton i kuq: Rexha, Bega.

Kastrioti - Besëlidhja 2-1
Kastrioti: Rama, Deliu, Caca, Hasa, Sh. Rustami, R. Maloku (Beqaj 80'), S. Maloku, Tepelena, Hoxha (Tema 70'), Paqolli, Belbasi. Trajner: R. Ndreu
Besëlidhja: Ferhati, Hasani, Osmani, Prela, Perloshi, Abazi, Lika, Pjetrushi (Bruka 46'), Toma, Zenuni (Mallota 46'), Gjini.
Trajner: N. Lorenci
Shënues: Hasa 22', R. Maloku 67', Mallota 76'
Gjyqtarë: B. Pashaj, B. Banushi, A. Bardhaku (Tiranë)
Karton i verdhë: Abazi.
Nderim Goci

Dajti - Veleçiku 2-0
Dajti: Haka, Balla (Fuçia 46'), Matraku, Koli, Samarxhi, Zorba (Janina 40'), Malluta, Rama, Thanasi (Dervishi 46'), Zuna, Osmanlliu. Trajner: S. Bardhi
Veleçiku: Naka, Isufi, Muka, Zmijani, Pepa, E. Kraja, Hasani, Burgaj, E. Gerçi, Loka, Radohina (Çokaj 68'). Trajner: B. Duli
Shënues: Samarxhi 88', Malluta 90'
Gjyqtar: E. Dobi (Durrës)
Karton i kuq: Rama, Kraja.
N. Goci

Delvina - Apolonia 5-0
Delvina: Mujo, Zani (Muho 60'), Berberi, Kalo (Hamiti 86'), Pipiko, Çafa, Alinani (Bamiha 46'), Hasani, Janku, Mano, Yzeiri
Trajner: L. Beqiri
Apolonia: Dulla, Vrushi (Dervishaj 79'), Agolli, Vasi (Tole 67'), Zahaj, Myrtaj, Aliaj, Byzyka, Buzi (Bizvani 46'), Kaja, Gerço
Trajner: P. Mali
Shënues: Yzeiri 3', Kalo 35', Pipiko 47', Muho 72', Çafa 81'
Gjyqtarë: T. Latifi, B. Bejko, R. Shosha (Gjirokastër)
Karton i verdhë: Vasi, Gerço
Karton i kuq: Hasani.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealt_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 19 Shtator 2003 12:32
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Turi i dytë i Kupës së Shqipërisë

Ja ndeshjet dhe gjyqtarët:
Sot:
Dinamo-Pogradeci (1-1) (në "Selman Stërmasi")
A. Beqiri (Tiranë)
Lushnja-Memaliaj (3-0) (në Berat)
Sh. Balliu (Tiranë)

Nesër:
Tirana-Cërriku (3-0)
E. Dobi (Durrës)
Partizani-Fushë-Mbreti (8-2)
B. Breshanaj (Tiranë)
Vllaznia-Ada (2-0)
Gj. Selala (Laç)
Teuta-Egnatia (1-0)
E. Peza (Tiranë)
Shkumbini-Skënderbeu (1-1)
I. Ziraj (Kuçovë)
Flamurtari-Albpetrol (2-0)
E. Sina (Fier)
Elbasani-Devolli (1-1)
A. Gjeloshi (Lushnje)
Besa-Naftëtari (2-2)
Y. Cufe (Korçë)
Apolonia-Delvina (0-5)
E. Meçe (Vlorë)
Çlirimi-Tomori (0-1)
G. Duraj (Memaliaj)
Bylis-Luftëtari (0-2)
M. Sopjani (Lushnje)
Besëlidhja-Kastrioti (1-2)
A. Taullai (Tiranë)
Laçi-FC Nacional (0-2)
Q. Koçi (Durrës)
Veleçiku-Dajti (0-2)
M. Metohia (Lezhë)
(Në kllapa rezultati i ndeshjeve të para)

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealt_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 30 Shtator 2003 19:27
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Smile

Kualifikohen Dinamo e Lushnja, sot të tjerat

Janë kualifikuar për në turin tjetër të Kupës së Shqipërisë skuadrat Dinamo e Lushnja. Ky ka qenë verdikti që kanë dhënë dy ndeshjet e para të turit të Kupës të zhvilluara dje. Dinamo, në kuadër të ndeshjeve të kthimit të këtij turi, ka mundur në fushën e saj skuadrën e Pogradecit me rezultatin 1-0. Për blutë, e drejtuar nga trajneri Andrea Marko, ka qenë vendimtar rezultati i arritur në ndeshjen e djeshme, pasi në përballjen e parë me skuadrën e bregut të liqenit të njohur ishte mbyllur në barazim 1-1. Eshtë zhvilluar një ndeshje e një niveli jo të mirë, por gjithsesi ka dhuruar emocione. Golin e vetëm të këtij takim e ka shënuar Dalipi. Ndërkohë që po dje, ndeshja tjetër e zhvilluar ajo mes Lushnjës dhe Memaliajt. Në takimin e parë, skuadra e qytetit të Lushnjës kishte arritur në fitonte me rezultatin 3-0 dhe i ishte afruar shumë kualifikimit për në turin tjetër. Por një gjë e tillë nuk i ka mjaftuar lushnjarëve, të cilët e kanë shndërruar në një ndeshje “miqësore me një skuadër amatore”. Një goleadë e vërtetë ka karakterizuar këtë takim, i cili në fund të 90 minutave është mbyllur me rezultatin 10-0 në favor të skuadrës vendase. Lushnjarët me këtë fitore kanë konfirmuar edhe një herë formën e tyre të mirë dhe i janë bashkuar Dinamos për në turin tjetër. Ndërkohë që do të zhvillohen sot dhe ndeshje e tjera të Kupës së Shqipërisë, ku do të jenë të impenjuara dhe skuadrat e tjera të elitës së futbollit shqiptar si Vllaznia, Tirana, Teuta e Partizani. Përsa i përket ndeshjes së të kuqve, mund të thuhet se takimi i sotëm i tyre në Tiranë përballë Fushëmbretit do të jetë thjesht një formalitet, pasi duhet të kemi parasysh rezultatin e ndeshjes së parë 8-2 në favor të Partizanit.

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealt_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 01 Tetor 2003 14:07
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 21:12 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Futboll > Kupa e Shqiperise > Kupa e Shqiperise

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.