Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Psikologjia > Hipnoza........ Vlerësimi i Temës: 3 votime, mesatarja 3.67.
Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Aljohin
Mjek. Psikiater.

Regjistruar: 08/07/2003
Vendbanimi: Padova
Mesazhe: 576

Hipnoza........

Mendova ta hap kete teme sepse nga eksperienca personale kam nxjerre qe informacioni mbi kete argument pervec se eshte i paket i ngjan me shume nje disinformacioni. Hipnoza ne pergjithesi eshte e mbuluar nga nje veshje miti, kjo gje edhe midis studenteve te psikologjise. KAQ.
Duke mos ditur se ca i intereson gjitheseicilit ( ne se i intereson, ne rradhe te pare ) nuk dua te flas me shume "neper te" duke ftuar cdo te interesuar te drejtoje ( jo vetem ne drejtimin tim, vetkuptohet ) pyetjet qe i lindin ( apo qe e mundojne ). Normalisht une personalisht jam shume larg te qenit nje ekspert ne kete fushe, por do te isha i lumtur t'i sherbeja ne ndonje fare menyre ( jo vetem me pergjigje, por mbase edhe duke shkembyer ide, mbase edhe me vete faktin qe hapa kete teme ( keshtu te tjeret me me njohuri se mua te mund te shprehin edhe ata mendimin e tyre )) cdo te interesuari.
Ketu po shtoj gjithashtu edhe ndonje adrese per te interesuarit ( ne heshtje ( jo vetem per ata vetekuptohet )).
www.neurolinguistic.com
http://www.hypnos.co.uk/freedown.htm
http://easyweb.easynet.co.uk/~dylan...ganic/index.htm

Shijojeni....

__________________
"I believe there are more instances of the abridgement of the freedom of the people by gradual and silent encroachments of those in power than by violent and sudden usurpations." James Madison

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 17 Korrik 2003 21:26
Aljohin nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Aljohin Kliko këtu për të kontaktuar me Aljohin (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Aljohin't! Kërko mesazhe të tjera nga: Aljohin Shto Aljohin në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Aljohin në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

teme shume interesante. personalisht ndoshta kam pare shume filma dhe ideja ime per hipnozen eshte paksa artistike prandaj nese mundesh jam shume kurioze te di cfare eshte konkretisht, nese eshte nje veti e fituar apo e lindur ( mundet cdo njeri te hipnotizoje?) dhe perse sherben. si mund te hipnotizohet nje njeri dhe te jete ne gjendje te kujtoje gjert qe jane te fshehura ne subkoshiencen e tij dhe eshte e rrezikshme apo jo?

ne nje film kam pare qe nje psikiater permes hipnozes kishte zhdukur komplet personalitetin dikujt, kujtimet, kush ishte, etj etj.

flm per kohen

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 17 Korrik 2003 21:59
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Aljohin
Mjek. Psikiater.

Regjistruar: 08/07/2003
Vendbanimi: Padova
Mesazhe: 576

1. ( Cfare eshte konkretisht? ) Hipnoza eshte nje gjendje psikologjike e karakterizuar nga nje hiperfokusim ( perqendrim shume i larte ) ne nje ide apo realitet te brendshem dhe nga nje shkeputje dhe indiference ndaj ambientit te jashtem ( ketyre gjerave do t'u kthehemi vazhdimisht keshtu mos u shqeteso ne se nuk i ke shume te qarta qe tani ). Si te gjitha gjendjet psikologjike eshte dinamike ( e ndryshueshme ne kohe ) psh. nje njeri mund te hyje ne nje gjendje te thelle hipnoze dhe pak nga pak ( ne se lihet i qete, pa sugjestione ) te kaloje ne gjendje me pak te thella derisa te dale nga hipnoza ( apo ta zere gjumi ). Ketu duhet te sqarojme qe gjumi i zakonshem nuk ka te beje fare me hipnozen megjithese kur hipnotizojme ne pazientit mund t'i themi fli...fli...fli... ( e bejme kete thjesht per te arritur nje gjendje sa me te qetesuar dhe sa me te shkeputur nga ambienti i jashtem apo nga tensionet ).
Psikika jone eshte e perbere ( sic mud ta dine shume veta ) nga vetedija dhe pavetedija. Ne momentet e jetes se perditshme vetedija kontrollon pjesen e aktiviteteve tona te vullnetshme ( psh. leviz krahun e djathte ( ne se ne duam ta levizim )) dhe gjithashtu filtron shume nga impulset qe vijne nga pavetedija. Kur ky kontroll bie ( konsiderueshem ) dhe ne jemi akoma zgjuar ( dmth jo ne gjumin tradicional qe njohim ne ) fillojne te verifikohen disa dukuri karaktreristike te kontrolluara tashme ( konsiderueshem ) nga pavetedija. Kjo gjendje quhet TRANS ( apo gjendje TRANSI ). Dhe i gjithe procesi qe ka cuar ne arritjen dhe mbajtjen e kasaj gjendje quhet hipnoze, e cila mund te ndahet ne auto-hipnoze ne se e ka bere vete individi i hipnotizuar dhe ne hetero-hipnoze ne se e ka bere nje individ i ndryshem nga ai i hipnotizuar.

__________________
"I believe there are more instances of the abridgement of the freedom of the people by gradual and silent encroachments of those in power than by violent and sudden usurpations." James Madison

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 18 Korrik 2003 20:54
Aljohin nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Aljohin Kliko këtu për të kontaktuar me Aljohin (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Aljohin't! Kërko mesazhe të tjera nga: Aljohin Shto Aljohin në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Aljohin në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Aljohin
Mjek. Psikiater.

Regjistruar: 08/07/2003
Vendbanimi: Padova
Mesazhe: 576

Normalisht kjo ishte per ti thjeshtesuar nja cike gjerat se sic e thashe me lart transi nuk eshte vetem i karakterizuar nga nje renie e kontrollit te vetedijes se ndryshe do te ishte nje gjume i zakonshem por gjithashtu nga nje perqendrim i larte ne nje ide apo realitet te brendshem, psh. individi eshte i perqendruar shume ne ngritjen e krahut te tij te djathte dhe krahu ngrihet ne menyre te pavullnetshme, individi eshte i perqendruar se krahu i tij eshte i ngrohte/i ftohte dhe krahu i tij behet i ngrohte/i ftohte.
Ketu shohim qe dukurite qe realizohen nuk jane vetem proceset e vetedijshme qe tani kryhen me ane te pavetedijes por edhe vete proceset e pavetedijshem ( autonom ) te cilet tani mund te kryhen duke komanduar pavetedijen. Pra hipnoza eshte edhe nje rruge hyrje per ne pavetedije ( per ta ndikuar ate ).
Normalisht qe tema eshte shume shume e gjere, por une po ndalem ketu per kete pyetje per te mos ngaterruar me shume se sa te shtjelloj gjerat. Gjithnje e me shume gjerat do te behen me te qarta vete ( me kalimin e kohes ).
2. ( Eshte nje veti e fituar apo e lindur? ). Eshte nje veti, por me shume eshte nje veti e te hipnotizuarit se sa e hipnotizuesit. normalisht kushdo mund te mesoje te hipnotizoje, por jo te hipnotizoje kedo. Meqe njerezit jane te ndryshem nga ana psikike ( si biologjikisht edhe nga ana e eksperiencave te jetes ) atehere edhe kundrejt hipnozes ata do te paraqiten te ndryshem. Do te kete njerez me te prirur ( me responsive ) dhe njerez me pak te tille. Normalisht qe meqe sic thashe me lart ketu hyn edhe ana biologjike ( gjenetike ) kjo "veti" ( prirje ) do te jete pjeserisht e lindur por eshte dicka qe mund edhe te fitohet ( mesohet ).

__________________
"I believe there are more instances of the abridgement of the freedom of the people by gradual and silent encroachments of those in power than by violent and sudden usurpations." James Madison

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 18 Korrik 2003 21:11
Aljohin nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Aljohin Kliko këtu për të kontaktuar me Aljohin (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Aljohin't! Kërko mesazhe të tjera nga: Aljohin Shto Aljohin në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Aljohin në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Aljohin
Mjek. Psikiater.

Regjistruar: 08/07/2003
Vendbanimi: Padova
Mesazhe: 576

3. ( Perse sherben? ) Sherben per cdo lloj gjeje qe mund te te vije ne mend ( gati cdo lloj gjeje ) dhe te cilat une ( dhe jo vetem une ) nuk mund t'i parashikoj te gjitha, te gjitha perdorimet qe mund te kete ( si tani edhe ne te ardhmen ). Por une mund te them perse duhet te sherbeje per mendimin tim. Duhet te sherbeje per te ndihmuar njerezit si nga ana shendetsore ashtu edhe nga ana psikike. Duhet te sherbeje per ata qe kerkojne me shume nga vetja ( ndertimin e vetvetes ) si dhe per ata qe kerkojne ta njohin me shume veten. Ketu sa per te pasur nje ide mund te them qe vetem aplikimet ne shendetesi jane te pafundme...qe nga kurimi i kancerit dhe deri tek nje anestezi lokale banale.
4. ( si mund te hipnotizohet nje njeri dhe te jete ne gjendje te kujtoje gjert qe jane te fshehura ne subkoshiencen e tij dhe eshte e rrezikshme apo jo? ) Sic thashe me pare hipnoza eshte edhe nje rruge hyrje ne pavetedije dhe keshtu ne mund te ndikojme ( dhe te nxjerrim nga ajo informacione ) shume me teper se me ane te vetedijes ( se ne nje gjendje normale ).
Per te ditur se si mund te hipnotizohet nje njeri mjafton te hapesh ato adresat qe kam vene me siper. I kam zgjedhur enkas sepse jane nga adresat e pakta ku permbahen manuale hipnoze dhe auto-hipnoze ( falas ) dhe shume artikuj te tjere ( po falas ).
Hipnoza eshte e rrezikshme ne se nuk behet nga nje ekspert apo duke mos qene ekspert kerkohet shume me ane te saj ( psh. te trajtohen semundje mendore ). Ne pergjithesi eshte e sigurte por ka raste qe ne duart e ndonje jo-eksperti i cili futet ne gjera qe nuk i takojne ( sepse ne se nje jo-ekspert kufizohet vetem te te fute ne gjendjen e TRANSIT ( pa asnje lloj trajtimi te vecante ) apo mund te te jape disa lloj sugjestionesh banale ( psh. ti ndihesh e gezuar, mire dhe e lumtur ) mund te them se kjo eshte e parrezikshme, por ne se hyn ne metoda qe nuk i njeh apo sugjestionet jane te komplikuara dhe vete ai nuk e di se ku po futet kjo do te thote qe ai rrezikon shume te humbase dhe humbja do te thote shume probleme te tjera per pazientin te cilat ai nuk i merr vesh) atehere eshte e rrezikshme.
Po ashtu eshte e rrezikshme ne duar me qellime jo te mira.

__________________
"I believe there are more instances of the abridgement of the freedom of the people by gradual and silent encroachments of those in power than by violent and sudden usurpations." James Madison

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 18 Korrik 2003 21:34
Aljohin nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Aljohin Kliko këtu për të kontaktuar me Aljohin (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Aljohin't! Kërko mesazhe të tjera nga: Aljohin Shto Aljohin në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Aljohin në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Aljohin
Mjek. Psikiater.

Regjistruar: 08/07/2003
Vendbanimi: Padova
Mesazhe: 576

4. ( ne nje film kam pare qe nje psikiater permes hipnozes kishte zhdukur komplet personalitetin dikujt, kujtimet, kush ishte, etj etj. ) Teorikisht kjo mund te ndodhe por di qe eshte shume e veshtire. Personaliteti do pune te ndryshohet por edhe qe te zhukesh te gjitha kujtimet nuk eshte shaka. Nuk mund te jap ndonje mendim me te detajuar se kaq ( sorry ).
Shpresoj te jesh sqaruar sadopak ne lidhje me hipnozen, por normalisht mos prit t'i kesh te gjitha te qarta qe ne fillim sepse eshte nje teme shume e gjere dhe shume e parrahur. Per cdo pyetje.......tema per kete eshte.......

__________________
"I believe there are more instances of the abridgement of the freedom of the people by gradual and silent encroachments of those in power than by violent and sudden usurpations." James Madison

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 18 Korrik 2003 21:41
Aljohin nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Aljohin Kliko këtu për të kontaktuar me Aljohin (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Aljohin't! Kërko mesazhe të tjera nga: Aljohin Shto Aljohin në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Aljohin në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ENISS
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 28/12/2002
Vendbanimi: AL
Mesazhe: 251

Hipnoza ka qene nje objekt debati e polemikash te shumta. Eshte ca e veshtire ta shpjegosh konkretisht si dukuri por ne pergjithesi mendohet si nje gjendje e ndryshuar e vetedijes.
Keto vitet e fundit specialiste te ndryshem, mjeke, psikiater, psikologe e sugjerojne hipnozen si mjekim. Mjekimi i semundjeve me ane te hipnozes mund te lehtesoje dhimbjet gjate lindjes, te zevendesoje anestezine, te kuroje dhemjet e kokes, te te ndihmoje te lesh duhanin, drogen, te permiresoje procesin e kujteses dhe te studimit....
Nje pyetje e kisha sepse jam e paqarte... A mendoni se Hipnoza ka nje fare lidhje edhe me magjine? Me ka lindur kjo pyetje pasi kam lexuar se efektet e hipnozes arrijne deri ne veprime e qendrime te mbinatyrshme... Nese ka njeri dijeni apo ndonje argument lidhur me kete, te na e shkruaj e me pas kam dhe une dicka per te shtuar...

See ya

__________________
I believe in the sun even when it is not shining.
I believe in love even when not feeling it.
I believe in God even when He is silent.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Korrik 2003 19:59
ENISS nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ENISS Kliko këtu për të kontaktuar me ENISS (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të ENISS't! Kërko mesazhe të tjera nga: ENISS Shto ENISS në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ENISS në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Aljohin
Mjek. Psikiater.

Regjistruar: 08/07/2003
Vendbanimi: Padova
Mesazhe: 576

Ka shume njerez qe mendojne se ne gjendjen e hipnozes mund te ndodhin dukuri paranormale ( ka edhe shume qe nuk mendojne keshtu, ama ). Nuk di te kete studime te qarta mbi kete pike keshtu qe te mund te kene arritur ne nje perfundim pak a shume shkencor. Por ne nje liber-permbledhje te punimeve paranormale ( perfshire eksperimentet dhe studimet mbi kete fushe ) qe kam lexuar nuk kam hasur ndonje punim ne lidhje me hipnozen. Eshte nje fushe shume joshese dhe tek njerezit qe besojne se hipnoza ka lidhje me dukurite paranormale mund te me shtoni edhe mua

__________________
"I believe there are more instances of the abridgement of the freedom of the people by gradual and silent encroachments of those in power than by violent and sudden usurpations." James Madison

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Korrik 2003 20:14
Aljohin nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Aljohin Kliko këtu për të kontaktuar me Aljohin (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Aljohin't! Kërko mesazhe të tjera nga: Aljohin Shto Aljohin në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Aljohin në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ENISS
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 28/12/2002
Vendbanimi: AL
Mesazhe: 251

Question

Cdo te thuash me dukuri paranormale Aljohin?
Dhe e dyta, nese ke dhene ndonje pergjigje dhe se kam marre vesh pak me siper, lidhur me gershetimin e hipnozes me magjine, apo ske dijeni?

__________________
I believe in the sun even when it is not shining.
I believe in love even when not feeling it.
I believe in God even when He is silent.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Korrik 2003 20:19
ENISS nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ENISS Kliko këtu për të kontaktuar me ENISS (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të ENISS't! Kërko mesazhe të tjera nga: ENISS Shto ENISS në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ENISS në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Aljohin
Mjek. Psikiater.

Regjistruar: 08/07/2003
Vendbanimi: Padova
Mesazhe: 576

1. Paranormale? A e ke pare x-files? Nejse ke te drejte se ne fakt libri qe kam lexuar ka qene kryesisht per parapsikologjine por permblidhte edhe dukurite paranormale ne pergjithesi ( ato me te dokumentuarat ). Me paranormale doja te permblidhja dukuri qe nuk mund te shpjegohen nga lidhjet shkak-pasoje qe ne njohim deri tani ( normalisht eshte nje perkufizim shume i paarrire, por do mundohem ta shpjegoj me disa shembuj ) psh. operacionet me duar te filipinasve, magjia e zeze, telepatia, shfaqjet e fantazmave, pervoja jashte trupit ( OBE ), psikokinezia etj....
2. Per lidhjen e hipnozes me magjine ( duke e futur magjine tek nje dukuri paranormale ) doja te thoja se nuk ka per mendimin tim punime serioze ( dhe studime te tilla ) qe te merren parasysh per ta diskutuar kete teme, keshtu qe i vetmi diskutim qe mund te bejme eshte ne ate se ca ne besojme.

smiles

__________________
"I believe there are more instances of the abridgement of the freedom of the people by gradual and silent encroachments of those in power than by violent and sudden usurpations." James Madison

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Korrik 2003 20:50
Aljohin nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Aljohin Kliko këtu për të kontaktuar me Aljohin (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Aljohin't! Kërko mesazhe të tjera nga: Aljohin Shto Aljohin në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Aljohin në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 15:40 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Psikologjia > Hipnoza........

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.