SmArTs_WAY
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 18/06/2006
Vendbanimi: Maqedoni
Mesazhe: 50
|
DËSHMI PËR EPËRSINË E ISLAMIT
Nuk po e smadhojmë as hiperbolizojmë këtë gjendje për të konfirmuar lartësinë e fesë sonë të qartë. Por, kjo është njëmendësi të cilën nuk e mohojnë as pabesimtarët. Këtë e pohoi çdonjëri evropian i cili udhëtoi në ato vende të largëta.
Ja, ne këtu po citojmë dëshminë e një prej udhëtarëve nga radhët e shkencëtarëve anglezë, kur thotë: "Vërtet, Islami është feja e cila e pastron tokën prej idhujve dhe idoleve. E ndalon flijimin e njeriut dhe ngrënien e mishit të tij. U garanton të drejta femrave, e kufizon poligaminë në një kufi të ligjshëm e të arsyeshëm. I forcon lidhjet familjare. Robi dhe i robëruari bëhet një prej anëtarëve të familjes, i hap atij shumë rrugë e dyer për shpëtim dhe liri. Moralin e përgjithshëm e pastron me forcën e themeleve të tij si namazi, zekati nderimi i musafirit dhe siguria e udhëtarit. Në zemra mbjell drejtësi objektivitetet e sinqeritet. Parinë e mëson se kanë detyra sikurse populli. E themelon ndërtimin e bashkësisë në baza të forta e të shëndosha. Tiranit i kërcënohet me hidhërimin e All-llahut. I dëmtuari dhe i varfëri vepërmirë ngushëllohen me mëshirën, shpërblimin e Tij dhe me lumturinë në botën tjetër.
Këto mirësi janë një pjesë nga begatitë e shumta të cilat gjithmonë e përcjellin Islamin me rastin e pushtimit të popuje të paqytetëruar".
Mund të citojmë edhe shumë dëshmi të shprehura nga evropianët objektivë, të cilët nuk kanë mundur ta fshehin të vërtetën, meqë e panë atë të dukshme dhe e provuan në udhëtimet e tyre. Na mjafton përmendja e një traktati të shkruar dhe të publikuar nga njëri prej fretërve anglezë, i cili ishte dërguar në Afrikë nga ana e Organizatës së themeluar në Londër për përhapjen e krishterizmit. Ai banonte dhe udhëtonte rreth njëzet vjet në qytetet e Magrebit, që gjenden pas ekuatorit, duke u orvatur për instruimin e fesë së tij në mesin e popujve zezakë.
Pas këtij mundi të dhimbshëm dhe përvoje të gjatë, pasi që e pa se popujt e këtyre viseve nuk po e pranojnë krishterizmin, ndërsa ata të cilët e pranonin, qoftë me vullnet apo me dhunë, paraqesin një grup shumë të vogël, nuk tërhiqen nga barbarizmi i vjetër, por bëhen më zi se që ishin, kurse Islami te ta po pranohet vullnetarisht dhe ata po i shndërron në popuj të shoqërueshëm dhe i edukon me një shpejtësi të pamundshme. Çështjen e kundroi nën prizmën e drejtësisë dhe njëmendësisë. E shkroi letrën e përmendur duke e shtruar në te këtë gjendje hollësisht. Pastaj, i këshillon evropianët që të punojnë për përhapjen e Islamit ndër popujt barbarë, nëse dëshirojnë nxjerrjen e tyre nga errësira dhe inkuadrimin e tyre në rrjedhat e kulturës e të qytetërimit. Dhe thotë se, Islami është shkaku i vetëm i shpëtimit të vendeve të largëta të botës nga politeizmi, idhujtaria, flijimi i njeriut në emër të idoleve, meqë krishterizmi nuk është i denjë për këtë çështje.
Kjo letër është e njohur dhe askush nuk ka mundur ta mohojë ate. Mirëpo, porosia e saj mbeti e shurdhër, sepse evropianët nuk e dëshiruan nxjerrjen e popujve barbarë nga barbarizmi, por qëllimi i tyre ishte dominimi mbi ta dhe administrimi i shtetit të tyre, aq më tepër, zhdukja e plotë e këtyre të mjerëve, siç ka ndodhur në Amerikë dhe siç po ngjet çdo ditë në ujdhesat e Paqësorit.
Nuk fshihet se evropianët kanë themeluar organizata të veçanta për përhapjen e fesë së tyre nëpër viset e largëta dhe kanë investuar mjete të mëdha për këtë qëllim. Shpeshherë i dërgojnë anijet e tyre me ushtarë dhe armë për furnizimin apo mbrojtjen e fretërve të dërguar atje. Megjithate krishterizmi është duke u përhapur shumë pak.
Në anën tjetër, Islami po zhvillohet dhe po përhapet vetvetiu nëpër vendet e botës dhe anëtarët e tij po shtohen dita-ditës.
Kjo është nga mirësia e Zotit tim! Lavdi i qoftë Atij që ka thënë: "Erdh e vërteta dhe u zhduk gënjeshtra..." (Kur'an, XIII: 81).
Sikur të punohej për përhapjen e Islamit siç po punohet për përhapjen e krishterizmit, Islami do të ishte fe universale në të gjitha ujdhesat e Paqësorit.
Në kohët e kaluara është bërë mund i madh për përhapjen e Islamit në Evropë. Këtë u orvatën ta bëjnë sunduesit e shtetit Osman në Lindje, Timurlenku në Veri, mirëpo numri i muslimanëve në këtë pjesë është shumë i vogël. Shumica e tyre kanë migruar aty gjatë çlirimit. Prej evropianëve më së shumti Islamin e pranuan shqiptarët, dhe boshnjakët të cilët fenë e vërtetë e pranuan nëpërmjet çlirimtarëve të shtetit Osman. Ata (boshnjakët) janë patriotë të përkryer, mirëpo numri i tyre nuk e kalon një milion e gjysmë.
Sa i përket kësaj në kohën tonë, përhapja e Islamit në kontinentin e Evropës është shumë e vështirë, sepse banorët e Evropës tash janë të ndarë në dy grupe. Grupi i besimtarëve dhe i jobesimtarëve. Sa u përket besimtarëve, ata janë fanatikë në krishterizëm dhe kanë urrejtje të madhe ndaj muslimanëve. Ndër të pafetë, dikush beson në një Zot e nuk beson në botën tjetër dhe në Shpalljen, dikush tjetër e mohon All-llahun e madhëruar; ndërkaq të gjithë janë kompaktë se Islami është feja më e drejtë dhe më e mirë. Megjithatë, ata mendojnë se nuk janë të nevojshëm për fe.
Për këtë edhe thamë se përhapja e Islamit në kontinentin e Evropës është e vështirë, madje edhe e pamundur.
Hulumtuesit janë pajtuar se feja e ardhmërisë në të dy kontinentet, të Azisë dhe të Afrikës, pastaj në ujdhesat e Paqësorit; do të jetë vetëm Islami, kurse krishterizmi do të jetë vetëm në Evropë dhe në Amerikë.
Disa udhëpërshkrues nga shkencëtarët rusë, kanë përmendur se Kina e gjerë do të shndërrohet në vend musliman, e pas një apo dy shekujve nuk (do të) mbetet asnjë grup i kinezëve, numri i të cilëve arrin në katërqind milionë, pa e pranuar Islamin. Sepse Islami atje po zhvillohet dita-ditës dhe muslimanët konsiderueshëm po shtohen.
Evropianët po frikësohen prej kësaj, sepse populli i Kinës ndonëse për nga numri është më i madh se çdo popull, madje numri i tyre e tejkalon numrin e përgjithshëm të popujve të Evropës; ata janë si barinj dhensh, sepse feja e tyre e tashme nuk është e përshtatshme për luftë, heroizëm, apo për qytetërim. Nëse e pranojnë islamin dhe e ndjekin fenë që i urdhëron për luftë, i përgëzon shehid nëse vdesin për fenë dhe atdheun e tyre. Kush do të mund t'i ndalte ata?!
Gjithashtu në Indi, ku qeveria angleze po i shfrytëzon të gjitha mundësitë që t'i krishterizojë banorët e saj, gjer më tash nuk i shkoi përdore ta krishterizojë asnjë musliman. Sa u përket politeistëve, nëse një bëhet i krishterë, një mijë e pranojnë Islamin. Islami po zhvillohet në Indi ashtu sikurse edhe në Kinë dhe vendet e tjera, ndonëse qeveria e Indisë është e krishterë.
Dije, Zoti të nderoftë, se numri i politeistëve në botë është më i madh se ai i muslimanëve dhe i ithtarëve të Librit (ebrejtë dhe të krishterët së bashku) kurse të gjithë ata janë të gatshëm ta pranojnë Islamin. Nëse të gjithë ata e pranojnë Islamin, është sikur atë ta pranojë mbarë njerëzimi.
Medoemos duhet të zhduket politeizmi, e të pastrohet toka prej pasojave të këqia të tij si janë: flijimi i njeriut, ngrënia e mishit të tij, shqyerja e grave kur u vdesin burrat dhe tradita të tjera.
Evropianët pasi mësuan se politeistët nuk e pranojnë krishterizmin ndërmorën zhdukjen e këtyre të mjerëve së bashku me fenë e tyre. I gjuajtën dhe i mbytën sikurse kafshët. Në vendet e tyre të zbrazëta sollën banorë nga Evropa (për t'i popullzuar ato), siç ndodhi kjo në disa ujdhesa të Pacifikut. Kjo, vërtet është tirani e madhe!
Nga ana tjetër, muslimanët kurrë nuk e dëshiruan shtypjen e vendeve të politeistëve e as mbytjen e tyre, por synimi i tyre ishte përhapja e Islamit ndërmjet tyre dhe zhdukja e politeizmit dhe jobesimit ndër ta. Andaj te ta muslimani është i dashur, e i krishteri i urrejtur.
Sikur të themelonim organizata për përhapjen e fesë tonë të qartë dhe të shpenzonim mjete për këtë qëllim, siç vepruan të krishterët, nuk do të mbetej asnjë politeist në botë pa e pranuar Islamin dhe të gjitha viset e Azisë dhe të Afrikës do të ishin vende islame.
Edhepse feja e All-llahut po përhapet pa përpjekje njerëzore, siç theksuam, megjithatë, meqë jemi të obliguar me xhihad - mendoj se e kemi për detyrë që të kontribojmë në këtë drejtim për përhapjen e dritës së islamit në pjesët e botës, që banorët e saj t'i shpëtojmë nga errësira e politeizmit dhe injorancës, madje, nga shkatërrimi; sepse nëse ata do të mbeteshin në këtë gjendje që janë, do t'i pushtonin evropianët dhe do t'i shkatërronin për t'ua uzurpuar vendet dhe pasuritë e tyre.
Ata, ndonëse janë injorantë, e kuptojnë këtë realitet, andaj dhe janë të gatshëm ta pranojnë Islamin nëse u bëhet i mundshëm komunikimi me ta dhe sugjerimi i tij. Sepse, ata e dinë se nëse e pranojnë Islamin do të shpëtojnë nga ky shkatërrim, ngase të krishterët nuk mund t'u bëjnë asgjë muslimanëve.
Nëse përpiqemi, suksesi do të jetë me ne, e nëse tregojmë mospërfillje, fatkeqësia do të bie mbi ne, sepse evropianët nuk e lënë punën pas dore, por japin çdo gjë prej vetes, posaçërisht në këto vitet e fundit dhe besohet se një ditë do t'i mbyllin dyert të cilat sot janë të hapura për zhvillimin dhe përhapjen e Islamit.
__________________
Islami, alternative e diteve te sotme
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|