Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Historia > Rilindja dhe Pavarsia e shqiptarëve dhe e Shqipërisë > Herojtë e kryengritjes greke të 1821 ishin arbërorë
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Herojtë e kryengritjes greke të 1821 ishin arbërorë

Dhjetra vjeçarë më parë mbizotronte pikpamja se arbërorët (arvanitasit) në Greqi janë një rracë e ulët. Këtë gjë e besonin dhe vetë arbërorët pasi nuk njihnin historinë e të parëve të tyre që kanë dhënë ndihmesë të pazëvëndësueshme për krijimin e shtetit Grek. Por për ta mohuar këtë vepër madhore, fillimisht iu mohua raca e gjuha arbërore (Shqipja) dhe pastaj u hodh baltë mbi figurat e tyre heroike duke i quajtur tradhëtare apo burgosur dhe biles shumë prej tyre u vranë në pabesi. Kështu ata politikanë dhe historianë grekë, që hodhën baltë mbi figurat e shquara arbërore të 1821, kërkonin që të pritnin rrënjët e pranisë arbërore në Greqi. Por nuk ia arritën këtij qëllimi dashakeqës, sepse jeta historike, politike dhe kulturore greke nuk ka kuptim pa egzistencën e rracës arbërore në Greqi. Është fakt që tashmë nuk mund të mohohet, edhe pse deri tani pjesërisht ishte fshehur, që 90 ndër 100 herojtë e kryengritjes së 1821 ishin arbëreshë, domethënë shqiptarë.

Që arbërorët mbajtën peshën kryesore të luftës Nacionalçlirimtare të 1812, përveç që ishin pjesa dërrmuese e popullit grek në perjudhat e kryengritjes, mund të shpjegohet edhe nga fakti që arbërorët ishin një popull luftarak, krenaria e të cilit nuk mund të toleronte poshtrimet e skllavërisë. Revolucioni i 1821, ishte kryesisht në themel vepër e arbërorëve të Epirit, Rumelisë, Moresë dhe e arbërorëve të ishujve të Hidrës, Specas, dhe Psaron. Populli arbëresh në çdo vend të Ballkanit që u ndodh, gjithnjë luftoi për të dëbuar çdo pushtues dhe përdhosës i tokës së tijë të shenjtë. Arbërorët janë krijuesit e çetave të komitëve nën pushtimin turk, që ruajtën jo vetëm vërtetin e mosnënshtrimit dhe liridashjes, por edhe traditat dhe konceptet e lashta, muzikën, vallet dhe këngën popullore të tyre.

Më 1647, konsulli i Francës në Athinë, Zhan Kird, vërtetoi se “Komitat e periferisë të Athinës, Atika aq edhe në More, janë të gjithë arbëreshë”. Arbëreshi kudo ku luftoi në Ballkan u nderua për heroizmin e tij si në Revolucionin e Aleksandër Ipsilantit në Moldavo-Vllahi. Arbëreshi luftoi për lirinë e Kretës, ku ra duke luftuar për liri arbërori Delvinjoti Haxhimihal Dalani dhe Mitro Biniari. Arbërorët luftuan tre shekuj më parë për lirinë e Qipros me në krye arbërorin poet Manoli Blesi, që ky poet përmendë në poezitë e tij të gjithë arbërorët e tjerë që luftuan në rrethimin e Lefkosisë.

Arbëreshët kudo që u ndodhën, largë zemrës së atdheut amë Shqipni, nuk e harruan atë. Një shembull është përpjekja më 1854 e Teodor Grivës me një bashkim të madh arbëror dhe djalin e tij Dhimitrin që marshuan në drejtim për çlirimin e Shqipnis, por që ky marshim dështoi me ndërhyrjen dashakeqe të fuqive perendimore dhe në veçanti të Francës. Më 1901-1907 gjeneral Riccioti Garibaldi, djali i heroit kombëtar të Italissë, Xhuzepe Garibaldi. Me rreth 1000 arbëreshë, dëshironte të zbarkonte në brigjet e Shqipnis për çlirimin e saj nga pushtuesit turq, por këto përpjekje dështuan si pasojë e ndërhyrjes së shteteve perendimore.

Kjo gjuha arbërishte
është gjuhë trimërie
e fliti Admiral Miauli
Boçari edhe gjithë Suli.

NIKOLLA KRIEZOTI (1785-185)

Nikolla Kriezoti është figura më e madhe revolucionare e Eubesë. Ka preardhjen nga fshatrat arbërore të Karistas. Revolucioni në Eube ishte ndeshje midis arbërorëve të krishterë dhe arbërorëve mysliman. Dhe, nëse nga ana e arbërorëve të krishterë shquhej Kriezoti, nga ana e arbërorëve mysliman shquhej Alizoti. Është gjithashtu fakt se veprimtaria revolucionare në Eube u kufizua në ato zona ku ka arbëror, d.m.th. në Eubenë jugore, në boshtin Halkidha-Kimi. Kriezoti mori pjesë në betejat më të rëndësishme të Rumelisë dhe të Eubesë, por pas çlirimit filloi ndjekja e këtij heroit, që u burgos, dhe përfundimisht u detyrua të vetë izolohet në Turqi, në Stamboll dhe në Prusha, ku vdiq. Ironia tragjike e tij, që gjeti strehim tek turqit heronj të 1821, pas çlirimit, ishte një rregull pikëllues. Përkundrazi, Alizoti mbeti në Eube dhe vdiq në pleqëri të thellë.

ATHANAS SKURTANIOTI (1793-1825)

Vetëdjegia e Thanas Shkurtaniotit në Shën Sotira të Mavromatisë së Thivës më 26,10,1825, ishte një ngjarje më heroike dhe tragjike të Revolucionit edhe në krahinën e Beotisë. Thanas Shkurtanioti ishte nga Dervenohori prej Shkurtës. Emri i tij i vërtet ishte Thanas Jaci (Jaci është shkurtes e Jorgjit). Që ditët e para të Revolucuonit në Beoti, Thanas Jaci bëhet prinjës i Dervenohorëve dhe tmerron turqit e Beotisë, të Atikisë dhe Poleponezit. Pak kohë më pas nga bëmat e fillimit kapedan Thanasi merr mbiemrin Shkurtanioti nga emri i vendëlindjes së tij. Më 1825 ai mbyllet me 70 trima në manastirin e Shën Sotirës të Mavromatit, duke përballuar 800 turq këmbësor dhe kalorës. Me vënien zjarr të Manastirit të gjithë luftëtarët arbëror do të vet flijoheshin duke u djegur të gjallë. Kjo ngjarje, kjo djegëje e së gjalli, zhyti në zi dhe dëshpërim gjithë Beotinë, sepse humbi një prinjës heroik, pa ndonjë shkak me peshë për tu flijuar në këtë rast.

KIÇO XHAVELLA (1801-1855)

Kiço Xhavella, në s’është më i rëndësishmi i fisit të madh Suljot të Xhavellave, është gjithë se si, më i rëndësishmi i Xhavellave që morrën pjesë në Revolucionin e 1821. Xhavella më i rëndësishëm cilësohet Fotoja, për të cilin (Kollokotroni) thoshte: “Marko Boçari nuk kapej, por Fotoja ishte përsosmëria”. Kiço Xhavella u rrit në Kofuz, ku ishin shpërngulur suljotët pas pushtimit të Sulit nga Ali Pasha. Më 1820 rikthehet në Sul pas tratativave të suljotëve me Aliun dhe shpallet kapedan në moshën 19 vjeç. Shkonte në Itali me detyrë të siguronte municione, por kur u kthye, Ali Pasha ishte vrarë dhe suljotët, u shkulën përse dyti nga Suli prej turqëve të Sulltanit. Xhavella shkon në Etolakanani dhe merr pjesë në të gjitha betejat e rrethinës, qoftë nën komandën e Marko Boçarit qoftë dhe vetëm. Kur Karaiskaqi u bë kryegjeneral i Rumelisë, Kiço Xhavella me suljotët e ndoqën pas, panvarsisht nga kundërshtimet fillestare. Më 1835 mbreti Othon e bëri nëngjeneral dhe Mbikqyrës i Përgjithshëm i Ushtrisë dhe adjutant të vet. Xhavella shërbeu si prekuror, kryegjeneral pas vdekjes së Karaiskaqit, ministër i mbrotjes më 1844. Më 1847-1848 ishte kryeministër. Vdiq më 1855 në Mesologgji. Luftëtarë të shquar nga fara e Xhavellave ishte i famëshi, Marko, Jorgji, Llamroja, Kosta, Ziguri etj.

ANDREA MIAULI (1769-1835)

Admirali i madh i 1821 lindi në Hidra më 20-5-1769. Ishte bir i Dhimitër Bokut me preardhje nga Eubeja. Nuk dihet me saktësi përse mori llagapin Miauli. Gjithësesi është faktë që në rini ishte pirat. Një herë një anije pirate malteze i mbytën anijen, babai i tij në vënd fjalëve ngushëlluese, e vuri përpara: “Mbaru që këndej, kjo është kasandi jot! Tjetër herë të më dëgjosh!”. Natyrisht që flisnin në gjuhën amtare arbërore si shumë heronjë të Revolucionit të 1821. Ishte tmerrsishtë serdeli, “kokë shqiptari” klasike, dhe përveç bëmave në beteja detare, i kushtoheshin një numër i madh historish me interes. Më 1827 drejtuesit e Revolucionit të 1821 do t’ua hiqnin Miaulit komandën e flotës detare dhe do t’ia jepnin aventurierit anglez Kohran, gjë që Miauli e pranoi dhe është ruajtur një letër e nënshkruar prej tij; (por ka dyshime që atë letër të mos ta ketë nënshkruar kurrë Miauli). Kryekomandën e ushtrisë toksore e hoqën nga duart e Karaiskaqit dhe ia dhanë aventurierit tjetër Xhorxh, dhe kështu me mënjanimin e dy arbërorëve të shquar, Miauli dhe Karaiskaqi, Revolucioni shkonte drejtë shuarjes. Gjerësa të kërkohej si e domozdoshme pjesmarrja e fuqive të mëdha europjane dhe nënshtrimi i Greqis prej tyre qysh atëhere e deri më sot. Miauli vdiq më 21, 7, 1835. Zemra e tij është ruajtur në një kuti argjendi në Ministrin Detare Greke.

TEODOR KOLLOKOTRONI (1770-1843)

“Plaku i Moresë” u lind më 3 prill 1770 poshtë një peme në Mesininë e vjetër. Gjithë jeta e Kollokotronit rrjedh midis arbërorëve, qofshi mysliman apo të krishterë. Kollokotroni ishte bërë vëlla me të krishterin, Marko Boçarin, dhe me një mysliman, Ali Farmaqin. Ushtarët e Kolokotronit ishin arbëror ose nga Morea, ose nga Çamëria. Epiteti Kolokotron është përkthimi i saktë i shprehjes arbërore “-Guri” dhe iu dha së pari gjyshit të tij, Janit. Mbiemri i vjetër është Çergjini, që edhe kjo është fjalë arbërore e përbërë nga fjala Çer = i zgjuar,djall me forcë mendje dhe nga emri i përhapur arbëror Gjin. Çer + gjin = Çergjin. Në shtator të 1833 Kollokotronine burgosin në Fregatën detare greke dhe kërkonin dënimin e tij me vdekje. Në kujtimet e tij Kollokotroni, me të drejtë do të thotë: “Më vunë 9 muaj burg, pa parë askënd, përveç gardianëve. Kaq muaj nuk e dija ç’ndodhte jashtë, kush vdes, kë tjetër kanë burgosur. Nuk e dija përse më kishin burgosur. Kurrë nuk besoja se do të arrinjnë në këtë shkallë të sajojnë dëshmitarë të rremë...”. Avokati mbrojtës Klonari - tha në fjalën e tij. “Deri kur zotërinjë gjykatës, do të vazhdoni këtë sulmim barbar? Deri kur përndjekja e pamëshirshëm kundër atyre që çliruan, i ngritën lavdinë dhe vazhdojnë t’i japin shkëlqim Greqisë..?” Kollokotroni pas daljes nga burgu u vra në pabesi si shumë heronj arbërorë të kryengritjes së 1821.

KOSTANDIN KANARI (1790-1877)

Zjarrëvënësi i anijeve, legjendar, bëmat e të cilit frymëzuan piktorë dhe poetë, grekë dhe të huaj të tjerë, lindi në Psara. Fisi i Kanarëve e kishte preardhjen nga Himara, që andej shkuan në Pragë, e në vazhdim, atje ku mërgonin shumë arbërorët në vitet e pushtimit turk, në Itali dhe konkretisht në Gjenovë. Nga Gjenova një degë e fisit shkoi dhe u vendos në Korsikë. Ikja e parë e Kanarëve nga Epiri mendohet të jetë rreth viteve 1320. Deri sot gjenden pasardhësit e atij fisi në Gjenovë dhe në Korsikë. Shumë prej Kanarëve kanë pasur tituj të lartë fisnikërie. Një emblemë nga prindërit e vetë zjarrëvënësit të famshëm që i përkiste parardhësit Korsikan Teodori Kanari është e njëjtë me emblemën e italianit të madh revolucionar Garlibarlit i cili ushtrinë e tij revolucionare përbëhej nga arbërorët e Italisë qëndrore. Pra dikush nga soji i arbërorëve Kanaras të Korsikës, tok me arbërorët e tjerë, nuk dihet për ç’ shkak u vendosën në shkëmbinjët e portit të Psarës dhe nga këtu Kanarët e kanë preardhjen zjarrëvënësi i anijeve. Bëma më e madhe e Kanarit është djegëja e Fregatës turke në portin e Hios më 7 korrik 1822. Kjo bëmë ishte në një mënyrë shpagimi i grekërve për shkatarimin e Hios dhe që pati kjo djegëje jehonë ndërkombëtare. Me djegëjen e Fregatës turke, u vranë rreth 2000 turq. Kanari u bë ministër dhe kryeministër i Greqis dhe vdiq në pleqëri të thellë në Kipseli të Athinës më 3-9-1877.

DHIMITRI PLLAPUTA (1786-1864)

Dhimitër Pllaputa, gjenerali i dashur i Teodor Kollokotronit, ishte bir i Kolë Pllaputës, që e nisi nga Trifilua më 1750 për të banuar në fshatin Palumba të Gordinias. Pallumbën e themeluan arbërorët me dyndjet e para të shekullit 15 me fise mbizotëruese Kolietë dhe Buetë. Pllaputasit ishin arbërorë të krishterë që kishin luftë të zgjatur me fqinjët myslimanë dhe bashkëfiset e tyre, Laljotët. Me gjithë se në ballë të prishjes së Lalës, Pllaputët dhe veçanërisht Dhimitër Pllaputa, ndihmoi arbërorët myslimanë që të braktisnin turqit bashkëfeas, të kalojnë nga Morea në Rumeli e në Epir, duke u ndeshur me Londeasit, për tu ruajtur besa, që i kishte dhënë ai dhe Kollokotroni arbërorëve moslemanë. I mbeti besnik deri në fund Kollokotronit dhe ndau me të mundimet e gjygjit të bujshëm dhe të burgut. Vdiq në korrik 1864 dhe u varros në Pallumba.

TEODOR GRIVA (1799-1862)

Gjenerali Teodor Griva, bir i Drako Grivës, e ka preardhjen nga fisi më i madh i arbërorëve në oborin e Ali Pash Tepelenës dhe në vazhdim mori pjesë në shumicën e betejave të Rumelis. Pas çlirimit u përzie me politikë dhe gjithë jeta që pasoi ishte e trazuar. Më 1854 bëhet prinjës i një bashkimi arbëror më të shumtit luftëtarë të 1821 ose bijtë e tyre dhe me djalin e vet Dhimitrin, marshojnë me qëllim që të çlirojnë Shqipnin nga turqit. Kjo lëvizje dështoi me ndërhyrjen e fuqive të mëdha perendimore dhe veçanërisht të Francës. Në vitet e më pasme i vë qëllim vetvetes rrëzimin e mbretërisë dhe themelimin e Republikës Presidenciale. Në tetor të 1862, me 7000 burra vjen nga Bomica në Mesogji duke shpërndarë autoritetet. Qeveria e përkohësshme në Athinë, dërgoi Venizelo Rufon dhe Emanuil Delijorgjin tu japin medaljen e gjeneralit, por ishte për vdekje në krevat ku vdiq nga pneumonia më 24-10-1862. Vëllai i vogël i tij ishte Aleks Kardhiqoti, që e morri këtë mbiemër nga Ali Pasha për burrërinë që tregoi në mposhtjen e Kardhiqit.

BUBULINA (1771-1825)

Bubulina është një nga figurat e grave më heroike të luftës së 1821. Prindërit e saj ishin nga Hidra, por ajo pas martesës së parë u vendos në Specë. Pas vdekjes edhe të burrit të dytë, Dhimitër Bubuli, më 1811. Bubulina iu kushtua çështjes së çlirimit të kombit, duke dhënë përveç kontributin e saj heroik, edhe pasurinë shumë të madhe që trashëgoi nga të dyja martesat. Fama për burrërinë e saj ishte kaq e madhe sa arrin deri në legjendë. Myslimanët arbëror të Greqisë së veriut e parafytyronin, veç trime, edhe të bukur. Kur, u vra në Arahona myslimani trim arbëror Mustabej Dangli Qafëzi, detarët e Specas e lajmëruan kështu;

Sihariq moj Bubulin
të suallmë Mustabejn Danglinë
Po t’ma kishit prur të gjallë,
un burr tim doja ta marrë.

Populli grek, i ndarë përpara Revolucionit të 1821 në të krishterë dhe mysliman, besonte në bashkimin kombëtar, që mendonte se kalonte përmes martesës së myslimanit më trim me trimen e krishter. Ishte maj i 1825, djali i saj, Jorgoja rrëmben për nuse Evgjeninë, vajzë nga fisi i Kuçiotëve. Që më pas nga debatet midis Bubulimës dhe Kuçiotëve një dorë e zezë do të shkrepi armën kundra Bubulimës, e cila mbeti e vdekur në vend.

MARKO BOÇARI (1790-1823)

Më i lavdishmi i farës suliote të Boçarëve, përtej bëmave të tij trimërore dhe për burrërinë por edhe për bukurinë na la trashëgim edhe një vepër, është fjala për të famshin ``Fjalor dy gjuhësh’’(greko-shqip) që orgjinali ruhet në biblotekën e Parisit. Ndihmoi Ali Pashën në rrethimin e Janinës prej turqëve dhe mandej, pas rënies së Aliut, vazhdoi betejat e tij në Rumeli me qëndër Mesologjin. Më 9 gusht 1823 Marko Boçari u vra duke luftuar e duke mundur ushtrinë e Mustafa Beut, pashai i Shkodrës, (që ishte arbëror mysliman) në Karpeni. Vite pas daljes heroike nga Mesologji, turkoegjyptjanët u përpoqën të poshtrojnë varrin e Markos, por arbërorët mysliman do t’ju mësyjnë dhe do ti pengojnë. Morën trupin e Markos dhe e varrosën me nderim heroik, një cermoni e thjeshtë ku Mustafa bej do të thoshte! E, more Marko të jesha trim si ti, por të mos kisha fenë tënde!,, E dashuronin të gjithë arbërorët mysliman dhe të krishter, dhe e adhuronin për burrërin dhe për bukurin e tij. Ali Pash Tepelena e quante “shqiponja samunivas” dhe arbërori musliman Arshi Hasani e krahasonte me profetin e muslimanëve Ahmet Ali. Jehona e zisë për vdekjen e tij arriti deri në ditët tona. Të tjerë Boçarë të shquar janë; Plaku Noti Boçari, Kosta, Kiçoja, Dhimitri, Jorgji.

GJEORGJI KARAISKAQI (1782-1827)

Bir legjendar i një murgesheje, kryelegjendar heroik i Rumelisë, është nga fara e Llalla-Jorgjit e Kënetës së Poshtëme. Djalë i Jorgji Llalla ishte Dhimitër Isko, që quhej dhe Karaiskaq dhe ishte nga ajka e trimave të Ali Pashait. Dhimitër Isko, pra, përdhunon Zoinë, e ve e Janaq Mavromatioti, e afërme e heroit arbëror Jorgji Baholla dhe e njohur e Ali Pashait, e cila, përpara apo pas përdhunimit u bë murgesh. Fruti i këtij përdhunimi, pra është Gjeorgji Karaiskaqi. Karaiskaqi ishte nga njerzit më të besuar të Aliut dhe përmbushi detyrat më delikate e të vështira. Në kryengritjen e Pasvanoglut e la vërtet të kapej rob enkas dhe u bë kështu pëcjellës i mesazheve midis Pasvanogluse dhe Aliut. Hyn tek Daifa të Kaçundonit që ta bindë të bashkëpunojë me Ali Pashën. Pas arestimit dhe ekzekutimit të Kaçundonit, merr krejt Daifinë dhe përfshin në forcat e Ali Pashait. I prin mposhtjes së rebelimit të Papathimio Vllahavës dhe vret me dorën e vet vëllanë e Papavllahavës, Dhimitrin. Vazhdon vijën e bashkimit kombëtar të Andruços dhe kjo i sjell shumë pësime në vitet e para të Revolucionit. Kur pa se gjithë Rumelia u thye nën Qutakun turk, u detyrua të japin leje të krijojë vëndëqëndrimin me forcat luftarake. Brenda pak kohe çliroi gjithë Rumelinë. Ishte në kulmin e forcës dhe të lavdisë. Por koka e tij ishte pjekur mjaftë për të rënë nga plumbat e tradhëtisë. E vranë, duke vënë gjithshka në rrezik, për të njëjtin shkak që vranë Odise Andruçon, më 22-4-1827.

ODISE ANDRUÇO (1790-1825)

Luani i Rumelisë Odise Andruço, ishte biri i të famshit kryekomitit Andrea ose Andruço Verushi, nga Livanti i Lokridhës. Ali Pash Tepelena, mik dhe bashkëluftëtarë i babait të tij, e morri pranë pas vdekjes së Andruços. Në oborrin e Ali Pashës, Odisea kishte të tillë pozitë që nuk e kishin as djemtë e Aliut. Ndihmoi Ali Pashën në të gjitha luftërat e tij kundra turqëve dhe kundra suljotëve dhe kardhiqotëve. Ishte frymëzuesi i Këshillit të Kapedanëve të Rumelisë që kishin qëllim bashkimin kombëtar pa dallim feje dhe mbështetej tek Ali Pasha në luftën e tij kundra turqëve. Këtë politikë Odisea u përpoq ta diktojë edhe pas vdekjes së Ali Pashë Tepelenës gjatë luftës kombëtare dhe kjo i kushtojë jetën dhe akuzën si tradhëtar. Ende nuk është kuptuar përse ajo politikë ishte politikë vërtet kombëtare dhe përse autorët moralë të vrasjes së Odisesë dhe pasardhësit e tyre qeverisin Greqinë me politikë të prapaskenave. Bëma që e bënë Odise Andruçon si figurë të 1821 është qëndresa e tij në Hanin e Gravias. Odisea kishte një mëndje politike dhe ushtarake të zgjuar që vlerën e tij e njihnin të gjithë kapedanët e Rumelisë, që e konsideronin udhëheqësin e tyre të natyrshëm. Gura, që u bë vegël e verbër në duart e mikropolitikanëve të 1821, e lidhi emrin e vet me vrasjen e heroit, që u bë një natë në Akropol, në burg ku e kishin mbyllur Odisean, lidhur me zinxhir. Shkuan shumë vite derisa të rehabilitohej figura heroike e Odise Andruços, sepse autorët moralë të vrasjes së tij e kishin paditur tradhëtar të atdheut. Tradhtia e tij ishte sepse donte bashkimin e grekërve të krishterë dhe myslimanë, kundra osmanëve turq.

Përgatitur nga Arben Llalla

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Modifikuar nga tresh datë 15/05/2004 ora 02:36

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 27 Nëntor 2003 22:36
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Klodel Kliko këtu për të kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Klodel Shto Klodel në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Klodel në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Dijedon
Anetar i ri

Regjistruar: 26/11/2003
Vendbanimi: Suedi
Mesazhe: 26

Nje pjese e bukur e heronjve te kryengritjes se Greqise vertet ishin arvanitas dmth arberor. Keta ishin pasardhesit e fshatareve dhe malesoreve arberor qe zbriten prej Shqiperise Jugore ne Greqi, sidomos ne Peloponez, Bioti e Atiqi! Keta heronj, dmth te '21-shit s'jane te vetmit heronj te Greqise me prejardhje arberore... Heronjte qe e mbrojten Greqine kunder turqve gjate shekujve XIV dhe XV si Theodhor Bohala, Krokondil Kladha, Dhoks Arberori, Centurjon Zaharia e shume te tjere te gjithe ishin arberor apo sic i therrasin vendasit grek, arvanitas!

Gjate okupimit turk ne Greqi, shume fshatar e malesor te Greqise iken per malet e krijuan ceta kryengritese qe vazhdimisht i qetesonin pushtuesit turq, u thirreshin 'klephtes' ose 'armatoles'. Sipas nje udhetari perendimor, te gjithe keto klefte e armatole dmth grupet kryengritese qe luftuan per clirimin e Greqise "ishin te gjithe pothuajse arberor..."!!!
Natyrisht kishte dhe vlleh e grek qe luftuan krahas arberoreve apo vetem si Thimio Vllahava qe ishte vllah... por shumica, dmth pjesa derrmuese ishin arberor dhe pr kete ka mjaft deshmi dhe dokumentacione... Fise arberore si bardhuniotet e laliotet vazhdimisht benin kryengritje. Pirat arberor vazhdimisht i plackisnin anijet turke. Me 1814 disa student grek e krijuan ne Odese lidhjen 'Filiki Hetairia' (Shoqeria e Miqve). Kjo e kishte si prioritet clirimin e Greqise nga zgjedha turke.

Kjo i detyroi ata te marrin kontakt me arberoret luftarak. Ne kete lufte prap arberoret dominuan, prap ata derdhen me se shumti gjak. Natyrisht qe kishte dhe grek autentik si Alexandros Ypsilantis apo patriarku Germanos etj... por pjesa derrmuese ishin arberor dhe kjo mund te shpjegohet nga fakti se pjesa me e madhe ishin ish-kryqngrites, pjesetar te klefteve dhe armatolleve qe sic tham me lart ishin ne shumice arberor!!! Analistja i permendi shume nga heronjte qe moren pjese ketu... Por ka dhe shume te tjere per te cilet mund t'iu tregoj nqs keni interes!?

Pos heronjve arvanitas kishte edhe luftetar nga vehte Shqiperia qe moren pjese, sic ishte Mustafa Qafzezi (me duket nga Shkodra) dhe te tjere. Mustafa Qafzezi vdiq per lirine e Greqise dhe po te mos kishte vdekur "do ta kisha marre per burre.." kishte than Las*****a Bubulina, luftetarja trimereshe dhe e paepur qe u be nje simbol per clirimin e Greqise!'

Nuk do t'iu pengoj me shume, nqs keni pyetje rreth kesaj teme une mund t'iu ndihmoj, ose iu ndihmon analistja e mencur...!
Pershendetje!

__________________
Jam shqiptar dhe krenar!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 11 Dhjetor 2003 23:46
Dijedon nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Dijedon Kliko këtu për të kontaktuar me Dijedon (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Dijedon Shto Dijedon në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Dijedon në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

KOLO-KOTRONI NGA CAMERIA

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re kolo-kotroni_cham.jpg
Ky file është shkarkuar 105 herë.

.

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 15 Maj 2004 02:38
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të tresh Kliko këtu për të kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: tresh Shto tresh në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto tresh në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

MARKO BOCARI 1788 SULIOT

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re marko.jpg
Ky file është shkarkuar 101 herë.

.

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 15 Maj 2004 02:44
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të tresh Kliko këtu për të kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: tresh Shto tresh në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto tresh në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

FLJALORI SHQIP-GREQISHT I MARKO BOCARI

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re simple_albanian-greek.jpg
Ky file është shkarkuar 101 herë.

.

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 15 Maj 2004 02:51
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të tresh Kliko këtu për të kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: tresh Shto tresh në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto tresh në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Jani Kapodistria nga Cameria me 8 Jannar 1828 behet governator i pare i Greqise

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re immagine.jpg
Ky file është shkarkuar 99 herë.

.

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 15 Maj 2004 02:54
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të tresh Kliko këtu për të kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: tresh Shto tresh në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto tresh në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Arvanitasit clirojne Trikalla me 1821

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re liberation_of_trikalla__by_arvanites_date_1821.jpg
Ky file është shkarkuar 93 herë.

.

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 15 Maj 2004 14:31
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të tresh Kliko këtu për të kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: tresh Shto tresh në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto tresh në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

BUBULINA

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re bubulina1111.jpg
Ky file është shkarkuar 91 herë.

..

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 15 Maj 2004 15:05
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të tresh Kliko këtu për të kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: tresh Shto tresh në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto tresh në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

ANDREA MIAULI (1769-1835)

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re miauli.jpg
Ky file është shkarkuar 88 herë.

.

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 15 Maj 2004 15:42
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të tresh Kliko këtu për të kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: tresh Shto tresh në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto tresh në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Hajdutët e Janinës

Si ne cdo revolucion, edhe ne ate grek te 1821 ka shume elemente te cilet ''pergatisin terrenin'' per nje revolucion te mevonshem e nje nder keta eshte edhe periudha e Hajduteve e shekujve 18-19 .S'jane te radhe rastet kur keta hajdute ndergjegjesohen dhe marrin pjese aktive ne revolucionin grek 1821 si dhe duke dhene jeten e tyre e kryer akte heroike.
Me poshte njihem me fenomenin e hajduteve qe ishte shume i perhgapur ne Ballkan ne shek e 18-19
tresh


“Apologjia” e hajdutëve të shekujve 18 dhe 19 në një kapitull për “Hajdutët” në librin dokumentaro-historik në proces të Irakli Koçollarit

Hajdutë dhe heronj. Në kohën kur rrëfimet e burrave për rininë e tyre nisnin me fjalët “Kur unë isha hajdut...” Ndërmjet viteve 1700 dhe 1800. Kur lëvizja më e madhe shoqërore ishte Lëvizja e Hajdutëve. Madje deri në Portën e Lartë. Atëbotë kur hajdutët i ngjanin Robin Hudit. Ngase ishin gjithaq fisnikë, bujarë dhe xhentëlmenë të vërtetë me femrat. Nuk janë përralla nga e kaluara. E thonë qindra-mijëra faqet e dokumentuara në arkivat turke, greke, angleze e franceze për hajdutët e Ballkanit, përfshirë edhe ato të Shqipërisë. Si dhe dhjetëra dëshmi shtegtarësh të huaj të kohës që i kanë ndeshur rrugës së tyre këta hajdutë, e i kanë përjetësuar në kujtimet, ditaret e shënimet e tyre të mëpastajme.
Ndërsa mijëra fakte të tjera flenë në arkiva, studiuesi Irakli Koçollari ka zgjuar disa syresh për të krijuar ndoshta kapitullin e parë kushtuar Hajdutëve në bibliografinë e librave shqip. Plot 152 faqe për Hajdutët e Ballkanit dhe të Shqipërisë. Si parantezë për një histori tjetër, atë të Policisë Sekrete të Ali Pashë Tepelenës, rinisë së të cilit nuk i ndahet nami i hajdutit. Sepse i tillë ishte në fillimet e udhës së tij Ali Pasha: një hajdut me nam. “Por pas emërimit të tij si armatoll në vendkalimet e Trikallës, ai nuk u soll më si bandit, por iu kushtua punës dhe detyrave me zell e vëmendje. Me një forcë prej 4000 shqiptarësh ai bëri zap tërë krahinat duke nënshtruar armatollët dhe kleftët, duke prerë kokat e udhëheqësve të tyre, shpërndarë bandat dhe duke i detyruar ata të marrin majat e paarritshme të maleve dhe të struken atje”, - shkruan Koçollari në kapitullin e parë të librit “Policia Sekrete e Ali Pashë Tepelenës”, “Hajdutët”, libër i cili pritet të dalë këto ditë në treg.

Hajdutët e Shqipërisë
Po ç’ishin këta hajdutë? Hajdutë në shqip, hajdukë në sllavisht apo kleftë në greqisht, këto grupe e njësi të armatosura të popujve të ndryshëm të vendeve ballkanike, qenë kthyer në heronj dhe simbol për shpresat e ëndrrat e ndrydhura për liri të këtyre popujve. “Ishin armiq të turqve, sepse ata ishin pushtues të trojeve të tyre dhe armiq të popujve dhe fesë së tyre”, - kështu shkruan Polmar për shpirtin e këtyre njerëzve. “Ishin romantikë, sepse ishin krenarë dhe synonin heroizmin, sepse ishin hajdutë me nam, sepse çmendeshin pas këngës dhe valles, sepse kishin një kod moral dhe mënyrë sjelljeje që buronte nga shpirti i madh, sepse ishin armiq të nënshtrimit, sepse ishin miq të të robëruarve, sepse ishin Robin Hudët e pyjeve të lira, admirues të guximit dhe miqësisë...” Këta qenë hajdutët, emri dhe fama e të cilëve ishte rritur dhe lavdia e përgjakur e tyre qe ngritur në zenit. Hajdutët që “populluan” trojet e Arbërisë, por edhe më gjerë, ato të Ballkanit, në dekadat e shekujve XVIII-XIX ishin të shumtë. Ato dhe bëmat e tyre mbushnin dokumentacionin zyrtar osman. Një pjesë e tyre gjendet e evidentuar në ditaret, shënimet dhe informacionet e botuara apo ende të pabotuara të diplomatëve të huaj, që punuan dhe u akredituan në këto anë... Një numër tjetër i madh gjendet i renditur në këngët dhe rrëfenjat popullore, në epikën dhe elegjitë e papërsëritshme të popujve ballkanikë apo gjer në ninullat e nënave, të cilat uronin dhe lusnin që krijesat e tyre në djepe t’u ngjanin dhe të bëheshin trima, të panënshtruar si komitët e famshëm... Por, një pjesë akoma më e madhe e tyre mbetet ende e panjohur dhe e pazbuluar, e paevidentuar kurrkund, e harruar apo anonime... Epopeja e bëmave dhe akteve tronditëse në këta shekuj ende nuk është zbardhur tërësisht. Vetëm një pjesëz e papërfillshme është cekur. Masa e madhe e nëntokës së tyre hesht, sepse janë mijëra radhorë defteresh osmanë që flenë në arkiva, me dhjetëra e qindra qarkore, urdhra-bujurdi të garnizoneve ushtarake, me mijëra dokumente të administratës së Ali Pashës që mbeten të pandriçuara, pa përmendur këtu materiale dokumentare të botuara apo të pabotuara prej kancelarive të vendeve fqinje. William More shkruante: “Legjenda e kurajës dhe sukseseve të banditëve shqiptarë krijoi një model për tërë brigandët e tjerë në Ballkan. Vlera e një banditi ishte mbështetur tek aftësitë e tij, në përdorimin e armës dhe shkallën e kurajës që ai shpaloste. Çdo formë e autoritetit qendror vështirësohej me përçmim dhe shpërfillej, ndërsa ashpërsia e individualizmit dhe kundërshtia ndaj autoritetit shtetëror përgëzohej. Por, ajo që është më e dallueshme, karakteristike tek banditët shqiptarë, qe dëshira e tyre për t’i mbajtur dhe ekspozuar armët”. John Hobhouse, bashkudhëtari dhe miku i ngushtë i poetit anglez Bajron, shkruante se “Pjesa më e madhe e kasolleve të tyre ishte e mbushur me sabra dhe pisqolla. Nuk mund të ndaj me siguri nëse ato i mbajnë për t’u dukur... apo për t’u mbrojtur nga bandat e hajdutëve, për aleancat që ata kanë me ta apo rebelime kundër Pashait dhe Portës...”

Ali Pashë Tepelena, nga gjiri
i hajdutëve, kundër hajdutëve

Në fillim ai vetë kishte qenë hajdut, por më pas do t’u kundërvihej atyre në kohën kur ata po sillnin rrëmete të frikshme në Ballkan dhe në Janinë e më tej në Greqi. Ali Pashë Tepelena e kishte ndryshuar rrugën e vet, kishte dalë në anën e ligjit, të cilin e vuri në vend me dorë të hekurt. Ja si e komenton studiuesi përgatitjen e këtij njeriu, që më pas do të shndërrohej në figurë historike e legjende, për të dalë në bregun e pushtetit: “Në këtë katrahurë ku derdheshin grupe komitësh dhe hajdutësh, hakmarrës dhe gjakësorë të të gjitha tipave dhe natyrave, në pashallëqe, ku ligj ishte antiligji dhe anarkia, në këtë klimë stuhish, shtrëngatash dhe të papriturash plot përgjakje, në këtë terren anarshie ku bridhnin e derdheshin si të tërbuar çeta të njohura e të panjohura brigandësh të regjur, kriminelësh ordinerë, piratë të pamëshirshëm, vrasës të pashpirt, pa shtëpi e prokopi, mashtrues dhe të kërkuar nga ligji, të cilët e kishin kthyer vendin në tokë të djerrë..., po avitej një hije e frikshme por e matur, eminenca pak e dukshme e një njeriu të çuditshëm, të frikshëm, mosbesues por tepër të vendosur... Ai çapitej nën një vështrim të vëngër, të frikshëm dhe kërcënues për të gjithë komitët, kusarët, hajdutët e të palëkundurit dhe të vendosurit që kërcënonin kohët, krahina e njerëz dhe ofronte një buzëqeshje mikluese për të gjithë të nënshtruarit, që prisnin autoritetin e një zoti mbrojtës dhe shpëtimtar... I tillë qe njeriu, i heshtur, pak i njohur dhe shumë i panjohur, por i vendosur në arrivizmin e tij gjer në kërcënim dhe sakrificë sublime. Ai do të ndeshej me burrat e patrembur, me kurajën e një të çmenduri; me të gjithë të pabesët me çmimin e pabesisë; me të gjithë të pamëshirët me instiktin e egërsisë; me të gjithë vrasësit profesionistë me makinën e barbarisë gijotinën dhe nenet e sheriatit të pashpirt; me të pabindurit me një hakmarrje të llahtashme proverbiale. I tillë duhej të ishte njeriu që bluante i menduar dhe guxonte të ndërmerrte këtë mision të pabesueshëm dhe gati të paarritshëm, këtë sakrificë në një botë të mbytur në krim, revoltë, mjerim dhe mister të pafund? I tillë duhej të ishte misionari që do të zbriste në këtë udhëkryq për të gjetur shtegun e lavdisë duke e ditur që kjo e fundit qe një mal sakrificash, dhimbjesh, plagësh dhe rënkimesh?”

Karakteristika
Hajdut dhe “Gentle Men”
“Një tjetër sjellje e veçantë... ka qenë ai virtuti i hajdutëve, gati-gati i pashpjegueshëm, i çuditshëm dhe për shumë të tjerë i pakuptueshëm, kujdesi dhe vëmendja që ata tregonin për femrat... E bukur apo e shëmtuar, e re apo plakë, myslimane apo kristiane, sidoqë të ishte ajo, për tërë anëtarët e bandës së hajdutëve, ajo apo ato, robinat qenë një objekt i shenjtë dhe i paprekshëm... Përmendet një rast i vetëm i një komandanti, i cili u vra nga trimat e tij, sepse kishte fyer një grua robinë, të cilin duhej ta trajtonte me korrektësi.”

Personazh
Hajdut dhe hero i revolucionit
“Ndër hajdutët shqiptarë më me nam të kohës dhe besnik i Ali Pashë Tepelenës ishte Odise Andruco, i ati i të cilit ishte nga fshatrat e bregdetit të Çamërisë ndërsa e ëma nga Preveza. “Vlerësohet të jetë një nga hajdutët më të njohur në harkun kohor të fundit të shekullit XVIII dhe fillimet e shekullit XIX. Ai i qëndroi deri në fund besnik Aliut, pasi kishte pranuar të futej nën komandën e tij. Pas vrasjes së Ali Pashës ai mori pjesë në betejën e Mesolongjit, në revolucionin për pavarësinë e Greqisë ku ra heroikisht dhe mbeti një prej heronjve të pavarësisë greke”.


marre nga shekulli

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 16 Qershor 2004 10:56
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të tresh Kliko këtu për të kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: tresh Shto tresh në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto tresh në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 23:10 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Historia > Rilindja dhe Pavarsia e shqiptarëve dhe e Shqipërisë > Herojtë e kryengritjes greke të 1821 ishin arbërorë

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.