Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Diskutime Shoqërore > Ja baronët shqiptarë të krimit, Cilat janë grupet më të fuqishme krimit
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Ben-SHkodrani
Hajdut-pulash

Regjistruar: 19/01/2003
Vendbanimi: Shkoder
Mesazhe: 58

Ja baronët shqiptarë të krimit, Cilat janë grupet më të fuqishme krimit

Ne gjithashtu kemi një mesazh për baronët e krimit: Ne e dimë apo do të zbulojmë së shpejti se cilët jeni. Qeveria ime, partnerët tanë evropianë ju janë vënë pas…". Kjo është një pjesë nga deklarata e papritur e ambasadorit amerikan në Tiranë e shqipëruar në rastin më të parë që atij i'u dha pas një ngjarjeje të bujshme siç është vlerësuar vrasja e shoferit të kryeprokurorit shqiptar. Por kush janë në të vërtetë baronët e krimit në Shqipëri apo më saktë bandat më të njohura të pasviteve '90?

"Hakmarrja Shqiptare për Drejtësi"
E bërë publike për herë të parë në vitin 1996 u konsiderua si një organizatë kriminale me karakter politik. Madje u tha se ajo u godit pak kohë para se të realizonte një atentat kundër presidentit të vendit në atë kohë. Këtij grupimi i'u atribuan një sërë grabitje bankash, vrasja e ish-drejtorit të burgjeve Bujar Kaloshi dhe hedhja në erë e supermarketit të VEFA. U arrestuan pothuaj të gjithë anëtarët e akuzuar. Të cilët fituan lirinë pas hapjes së burgjeve në vitin 1997 në një kohë kur gjykata ende nuk kishte shkuar te dhënia e vendimeve. Grupi vazhdon të mbetet ilegal edhe pas vitit 1997. Vetëm në vitin 2002 gjykata e faktit në Tiranë pezullon urdhër-arrestet për anëtarët e tij. Porse pak muaj më vonë gjykata e Apelit e rikthen grupin në ilegalitet. Nuk ka shumë të dhëna për linjën e veprimeve të saj dhe fuqinë reale. Kundërveprimi i shtetit ndaj bandës kohët e fundit është dukur inekzistent.

"Banda e rrugës së Durrësit"
E bërë e njohur pas ekzekutimit me antitank të Denis Ginës në vitin 1999. Tashmë mendohet të ketë një krah dominues të bandës. Pra një krah që ka triumfuar mbi kundërshtarët e vet të të njëjtit grup në një luftë të egër hakmarrëse. Konsiderohet një grupim me një fuqi të madhe ekonomie dhe mbështetje politike të të dy krahëve. Policia deri diku është munduar të mos lejojë të krijohet miti i paprekshëmrisë së kësaj bande. Pothuaj i ka pastruar të gjitha paratë në biznese të ligjshme dhe është lidhur me politikën.

"Bandat e Durrësit"
Ato mendohet të jenë disa dhe në veprim. Mendohet se ka gati një vit që të gjitha palët kanë vendosur një farë arëmpushimi solid midis tyre të kushtëzuar nga fuqia ekonomike e siguruar me anë të veprimtarive kriminale. Për bandat mund të thuhet tashmë se kanë ndarë qytetin në zona influence përfshirë edhe Shijakun. Konsiderohet se janë shumë të lidhura me politikën e të dy krahëve. Nuk janë shquar për egërsi ekzekutimesh. Gjenden në periudhën e pastrimit të parave në veprimtari të ligjshme dhe katapultimit në politikë.

"Banda e Fierit"
Mendohet të jetë një bandë ku kapërthehen një pjesë e mirë e linjave të drogës së llojit heroinë të ardhur nga Turqia. Në krye të saj është një personazh i njohur nga të gjitha strukturat e antidrogës në Shqipëri. Nuk dihet suporti i tij politik, veçse deri tani ka qenë i paprekshëm. Është duke pastruar paratë e pista.

"Bandat e Vlorës"
Konsiderohen pothu-aj të palexueshme, pasi të gjithë krerët e policisë të dërguar në Vlorë kanë qenë përzgjedhje të gabuara të politikës dhe jo profesionistë. Mendohet se vrasja e një eksponenti të njohur në Greqi para pak kohe e ka bërë akoma më të palexueshme pamjen. Gjithsesi mbeten një rrezik potent që pjell vrasje të dhunshme të cilat mbeten mister, të ngjashme me vrasjet e fundit në Tiranë.

"Banda e Beratit"
Është një grupim i fortë, ish-pjesë e Bandës së famshme të Beratit të vitit 1996. Më saktë një grupim që ka mbijetuar në sajë të lidhjeve me politikën dhe me struktura të policisë. Aktualisht nuk dihet shumë për aktivitetin. Mendohet se banda është në periudhën e pastrimit të parave të pista.


Mesazhi i Xhefrit sipas ...

SABRI GODO
President nderi i Partisë Republikane
"Deklarata paralajmërim për qeverinë" "Deklarata e ambasadorit amerikan në Tiranë, Xhemjs Xhefri, është një deklaratë serioze. Eshtë një paralajmërim i vërtetë dhe i qartë ndaj qeverisë shqiptare. E nëse do të lexojmë mes rreshtash, ashtu si duhet të bëjnë diplomatët, do të shohim se gishti është drejtuar drejt pushtetit, ku dhe është duke gjetur strehë krimi i organizuar. Krimi ka pasur terren në Shqipëri dhe nuk ka lëshuar ende asnjë pozicion, ashtu si me keqardhje ka vërejtur dhe ambasadori Xhefri. Ne duhet të dëgjojmë dhe të bazohemi në ato që thotë Xhefri sepse këto deklarata, janë në një farë mënyre konkluzione të nxjerra në bazë të studimve dhe të të dhënave të qeverisë së Shteteve të Bashkuara në bashëkpunim me qeveritë e vendeve evropiane. Ndaj duhet vepruar sa më shpejt pasi durimi i shqiptarëve është sosur".


BLENDI KLOSI
Ministër i Shtetit pranë Kryeministrit
"Duhet kontributi i të gjithë faktorëve"."Qeveria Shqiptare edhe në të ardhmen garanton partnerët ndërkombëtarë që ashtu siç ka bërë në 18 muaj duke goditur trafikun e qënieve njerëzore, nuk do të rreshtë përpjekjet për të goditur pa kompromis krimin e organizuar, korrupsionin dhe trafiqet e çdo lloji. Ne vlerësojmë inkurajimin në këtë drejtim dhe kërkojmë që përpjekjeve tona t'u bashkohen edhe faktorë të tjerë institucionale dhe shoqërorë për të realizuar goditjen e krimit të organizuar me drejtësi të organizuar. Ne mendojmë se kontributi i të gjithë faktorëve është shumë i vlefshëm për të arritur progres në këtë drejtim".


SHABAN MEMIA
Anëtar i komisionit parlamentar për rendin dhe SHISH-in
"Krimi bashkëpunon mesegmente të shtetit""Prej kohësh kemi folur se krimi në Shqipëri është duke sfiduar shtetin. Vetëm gjatë këtij viti kemi patur të paktën 10 vrasje të tipit mafioz të biznesmenëve deri tek shoferi i kryeprokurorit. Por probleme shumë shqetësuese mbeten trafiku i narkotikëve dhe qënieve njerëzore. Një problem ku nuk është vënë dorë mbetet regjimi i shkatërruar kufitar. Pothuaj 99% e drogave kapen nga shërbimet e shteteve fqinje. Nga ana tjetër strukturat e antikrimit janë inefiçente. Ndërkohë vihet re se krimi bashkëpunon me segmente të shtetit dhe politikanë e deputetë të majtë. Por edhe prokuroria e gjykata nuk veprojnë në bazë të ligjit për të goditur strukturat kriminale. Qëndrimet e opozitës kanë qenë gjithmonë në të njëjtën gjatësi vale me ato të opinionit ndërkombëtar. Mendoj se do të ketë një pamje krejt tjetër nëse do të ndahet krimi nga politika".


THOMA JANO
Zv/mininstër i Rendit
"Mungojnë mjetet në luftën ndaj krimit""Bashkëveprimi me amerikanët ka qenë i vazhdueshëm. Task Force është struktura e re e krijuar për të luftuar krimin e organizuar. Në kuadër të formimit të kësaj strukture është në përfundim një program pilot për pesë qytetet kryesore të vendit. Janë përzgjedhur prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqsore nga më të mirët, të cilët do të trajtojnë rastet e krimit të organizuar dhe krimet e rënda. Krimi në vendin tonë po humbet gjithnjë e më tepër terren. Strukturat që e luftojnë atë janë të motivuara, por kjo nuk do të thotë që lufta të bëhet me fushata. Ka probleme përsa i përket mjeteve për të bërë sa më efikase këtë luftë, duke filluar këtu me aparaturën e bërjes së ADN-së".


BAJRAM IBRAJ
Drejtor i Përgjithshëm i Policisë
"Falenderojmë ambasadën për mesazhin""Gjejmë me vend të falenderojmë Ambasadën USA në Tiranë për mbështetjen e vazhdueshme dhe inkurajimin stimulues që i ka dhënë institucioneve shqiptare të zbatimit të ligjit përfshi edhe policinë. Ne vlerësojmë maksimalisht vlerësimin dhe suportin që kanë dhënë dhe po i japin partnerët amerikanë policisë shqiptare. Drejtoria e përgjithshme e policisë dëshiron të garantojë ambasadën USA se mesazhe të tilla shprese dhe inkurajimi na angazhojnë edhe më tepër në përpjekjet për realizimin e obligimeve tona institucionale në luftën ndaj krimit të të gjitha llojeve dhe formave".


PJERIN NDREU
Drejtor i Policisë së Tiranës
"Krimi jo vetëm punë e policisë"."Mendoj se ambasadori amerikan nuk e kishte fjalën vetëm për vrasjet. Prononcimi ishte një shqetësim përgjithësues për krimin, ku përfshihen edhe trafiku i drogës, i qënieve njerëzore etj. Kështu që mesazhi nuk është vetëm për policinë. I mbetem mendimit se që të ketë një zhvillim të dukshëm pozitiv në luftë kundër krimit, duhet të ketë bashkëpunim të të gjitha institucioneve të shtetit".

__________________
Më vjenë ndonjëherë në mendje, e nuk shkruaj dot. Më duket sikur të gjitha fjalët para teje janë të kot! Dhe dal nga kjo gjendje, e bie përsëri, e si mund të jem i qetë kur në zemër je ti?! Prandaj shko moj vajzë, shko ti prej këtej, largohu

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 28 Tetor 2003 23:10
Ben-SHkodrani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Ben-SHkodrani Kliko këtu për të kontaktuar me Ben-SHkodrani (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Ben-SHkodrani't! Kërko mesazhe të tjera nga: Ben-SHkodrani Shto Ben-SHkodrani në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Ben-SHkodrani në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ben-SHkodrani
Hajdut-pulash

Regjistruar: 19/01/2003
Vendbanimi: Shkoder
Mesazhe: 58

Basir Çollaku

Trafiku i drogës dhe i klandestinëve ka emra. Janë të paktën katër grupe që kanë sunduar në Tiranë, prej të cilëve dy kanë mbijetuar ende. Bledar Mane, 30 vjeç, lindur në Përmet e banues në Tiranë. Diplomuar për media dhe komunikim në Londër në vitet 1994-97. Historia e implikimit në rrjetet e trafikut të qenieve njerëzore, për afro 9 vjet radhazi.

Nga lindi dëshira për të rrëfyer për trafikun?
Eshtë një mllef prej 9 vjetësh, dhuna fizike, burgosja, poshtërimet, kontrata te pashkruara me mafien, pushtetarë, politikanë, zyrtarë që majmen e dhjamosen dita-ditës duke lejua vetë trafikun.

Detyrat e para?
Më dërgonin që të udhëtoja me klandestinët deri në adresën ku do të shkonin, isha shoqëruesi i tyre, si në Holandë, Francë, Danimarkë.

Sa u merrnit personave për rrugë?
Në vitet e para ishte lirë, merrnim afër 1500 dollarë për njeri për në Europën Perëndimore dhe në Amerikë 5 mijë dollarë.

Filluat të bëheshit i besueshëm për trafikantët?
Po, fitimet u shtuan, rrugët ishin më të shpeshta.

Kalonit nga Rinasi?
Pajiseshim me pasaporta të huaja qysh në Tiranë, unë bashkë me njerëzit që do shoqëroja, të cilët nuk flisnin rrugës. Ndërsa unë flisja frëngjisht dhe anglisht.

Si funksiononte mekanizmi?
Dokumentacioni bëhej i gjithi i falsifikuar te lokalet te Piaza. Paratë i merrnin eprorët e trafikut, ose i mbante një i tretë. Në Rinas në vitet 1992-93 kalimi ishte pa probleme, me një pagesë modeste që shkonte te 50 deri në 100 dollarë. Pas Rinasit në Romë ose në Vienë, e në Zyrih. Udhëtonim me kompani të ndryshme "Suiser", "Alitalia", Austrien",

Si i kalonit dogant jashtë?
Atëherë ishte kollaj, kontrolli më i pakët. Kështu vazhdova deri në korrik të vitit 1994. Nxirrnim viza dhe nga ambasadat, duke përshirë dhe atë amerikane.

Udhëtimi i fundit?
Në '94-ën shkova në Amerikë, shoqërova dy djem nga Korça deri në destinacion, ku paguhesha me dyfishin e asaj që merrja në Europë. Në aeroport në Amerikë prisnin njerëzit e klandestinëve.

Probleme në aeroporte?
Na kanë ndaluar dy herë në Amsterdam dhe në Bruksel. Po shoqëroja një çift nga Tirana. Tentuam të kalonim me pasaporta greke. Por një shtetasi grek i nevojitet një vizë për të hyrë në SHBA. Na kthyen menjëherë në Rinas pasi u tregova se jemi shqiptarë.

Ku vajtët në '94-ën?
Shkova nga Amerika në Londër. Më urdhëruan nga Tirana që të qëndroj në Londër sepse do shërbeja si ndërmjetës në Angli drejt Amerikës. Nëse s'realizohej, atëherë klandestinët do qëndronin në Britani ku qveria e atjeshme i pranonte. U regjistrova si emigrant, mbaja lidhjet me Tiranën dhe prisje dërgesat që vinin nga Shqipëria. Qëndrova 3 vjet e gjysmë pa ardhur, ku punoja për punëdhënsin e trafikut. Ishte më e lehtë. Përcillja më tepër për Amerikë, afër tetë veta në muaj me një pagesë 7 mijë USD.

Pas '97-ës?
U ktheva në Tiranë ku gjërat ishin vështirësuar. Me ardhjen në pushtet të PS-së, grupi për të cilin punoja për kaq vite më kalun të punoj te një grup tjetër, ishin njerëzit e një funksionari të lartë në Ministrinë Rendit Publik.

Lëvizën çmimet?
Po, u rritën shumë çmimet dhe kërkesat. Persona që kishin bërë krime, vrasje, ikur nga burgjet, biznesmenë që donin të iknin, pothuaj zinin radhën për të ikur nga Shqipëria.

Procedura ndryshoi?
Tani ikej ma pasaporta shqiptare. Këtë herë në veri të Afrikës, në Egjipt, Tunizi, Marok.Nga këtu i përcillja në të gjitha vendet. Grupet ishin shumë më të mëdha deri në 15 veta. Udhëtimet bëheshin gjoja turistike. Amerika kishte arritur në 10 mijë dollarë për person, ndërsa në Europë 2500 dollarë.

Kalimi në aeroport?
Titullarët njoftoheshin se sa njerëz do kalonin dhe sa do të paguheshin. Paratë herë ua dërgoja unë, e herë ua çonin eprorët e mi. Lekët ua jepnim kryekontrollorit ose shefit të komisariatit, që njoftonte se në cilën gabinë duhej të futeshe për kontroll, vulosjen e pasaportave. Aty ishin marrë masat.Ishte një organizim perfekt.

Mund të përmendni emra?
Meqë kam kaluar rregullisht, të paktën një herë në javë, njihesha me të gjithë kryekontrollorët. Nga '97-ta deri në vitin 2002 kryekontrollorë dhe shefa komisariatesh në Rinas janë pjesë e lidhjeve të trafikut. Ata merrnin pjesën e tyre që varionte 300 dollarë për çdo person që shkonte në Europë dhe 900 dollarë atij që udhëtontë për në Amerikë.


"Presionet dhe dhuna e bosëve s'më lanë të dilja nga rrjeti"

Bledari pohon se shumë herë ka tentuar të largohet nga grupet e trafikut të klandestinëve. Së pari ka tentuar ta bëjë kur në njërën nga rrugët ka ikur në Kanada. Por shefat e trafikut i vunë nën presion të vazhdueshëm familjet e prindërve të tij në Përmet si dhe atë të motrës në Tiranë. Denoncime të tëra janë bërë nga familja dhe vetë Bledari në policinë e kryeqytetit, por kurre nuk është marrë asnjë lloj ndihme qoftë edhe modeste. Tjetër rast është edhe largimi për një vit në Irlandë, por ndodhën të njëjtat histori. Më pas vijnë rrahjet sistematike dhe burgimet. Për gati dy herë rresht ndalohet nga policia shqiptare dhe dënohet nga Gjykata e Tiranës me akuza nga më qesharaket. Radhën e parë akuzohet dhe dënohet për falsifikim të pasaportave të huaja dhe herën e dytë për vënie gjobe familjes me shumën e 20.000 usd. Për keqtrajtime të ndryshme ka njoftuar edhe Grupin Shqiptar të të Drejtave të Njeriut. Madje edhe në një raport të Departamentit amerikan të Shtetit përmendet dhuna që policia shqiptare ka ushtruar ndaj tij. Gjykata shqiptare asnjehere nuk e ka dënuar për trafikim të qenieve njerzëzore megjithese është informuar nga ana e tij nëpër të gjitha, gjygjet për veprimtarinë që ka kryer.

marre nga gazeta shqiptare

__________________
Më vjenë ndonjëherë në mendje, e nuk shkruaj dot. Më duket sikur të gjitha fjalët para teje janë të kot! Dhe dal nga kjo gjendje, e bie përsëri, e si mund të jem i qetë kur në zemër je ti?! Prandaj shko moj vajzë, shko ti prej këtej, largohu

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 30 Tetor 2003 23:55
Ben-SHkodrani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Ben-SHkodrani Kliko këtu për të kontaktuar me Ben-SHkodrani (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Ben-SHkodrani't! Kërko mesazhe të tjera nga: Ben-SHkodrani Shto Ben-SHkodrani në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Ben-SHkodrani në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Sykaltra
Gazetare cnn

Regjistruar: 26/11/2004
Vendbanimi: USA
Mesazhe: 416

Interesante!

aman vertet kane ndodhur keto qe shkruan????

PAQE DHE DREJTESI PER NENE SHQIPERI!

__________________
Urime per kete staf te mrekullueshem!
Jam vertet krenare qe flas serish shqipen e bukur!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 17 Janar 2005 07:55
Sykaltra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Sykaltra Kliko këtu për të kontaktuar me Sykaltra (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Sykaltra Shto Sykaltra në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Sykaltra në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
myzeqari
daddy

Regjistruar: 14/10/2004
Vendbanimi: England
Mesazhe: 2498

E enjte 27 janar....................mare nga gazeta 'THE SUN' angli


GANGSTERS PARADISE...........40 ALBANIAN ON RUN HERE WITH FAKE ID


Nga nje intervist e mare nga koka e interpolit shqiptare z.Artan Bajraktari e dhene per gazeten THE SUN ai ka pohur se ne angli ne keto momente ndodhen reth 40 gangestera shqiptar, pjesa me e madhe e tyre bejn pjese ne unazen e krimit te organizuar .
Nje gazetar i kesaj gazete eshte paraqitur ne menyre te fshete ne tiran si nje person qe i duhej nje pashaport fallco anglese , dhe bota e nendheshme e krimit e ka derguar ate ne sheshin skenderbej ne tiran , pa kaluar shume kohe shprehet ai , me afrohet nje person i pa rruajtur veshur me nje xhaket lekure dhe me mustaqe dhe menjehere hyme ne dialog per hollesirat e pasaportes , personi shqiptar theksoi se ata mund te benin gjithashtu stampa per hyrje dhe dalje dhe pasaporta mund te kete dhenat tuaja cfardo qe te jene ato, por ai gjithashtu na keshilloi qe te mos ti perdorim pasaportat ne kontrollin e autoriteteve angleze pasi do kuptoheshin dhe do ishte me e lehte per ne te perdornim pasaporta te vjedhura greke per te udhetuar pasi policia angleze nuk para i kontrollonte me imentesi keto te fundit, kurse keto anglezet mund ti perdornit pasi kishit hyre ne angli per te ndruar identifikimin tuaj. Nje person ilegal mund te perdori kete pasaporte per te hapur nje libreze banke , per te marre credit cards ose akoma te mare te ardhura nga shteti kur ndodhet ne gjendje papunesie.
Cmimet ishin 1000euro per pas angleze dhe gjys cmimi per greket , pyetjes pse anglezet jane me te shtrenjta ai ju pergjigj se ne angli duan te vene te tere
Te nesermen ishim pajisur me pasaportat qe kerkonim dhe morem rugen e kthimit por duke bere te sigurte qe fotografi yne i kishte mare te gjitha fotografit e duhura( te tera fotografit jane ne gazete)
Specialistet e luftes kunder krimit kane pohuar per gazeten se , qe nga viti 2002 jane bllokuar mbi 10000 pasaporta dhe dokumentacion fallco ne perpjekje per te hyre ne UK , per 2004 shifrat nuk jane dhene akoma
Shqiperia eshte bere nje shtepi e madhe e emigranteve ilegal nga shtetet lindore te evropes, te cilet me pas hillen ne itali dhe prej andej ne destinacione te ndryshme.


Ne nje artikull tjeter po kjo gazete shkruan

Albanian gangs have taken over huge chunks of britain's vice and illegal drug trades, say police

Scotland Yard mendon se reth 75% e prostitucionit ne londer kontrollohet nga shqiptare, dhe gjithashtu policia angleze deklaron se shqiptaret kane futur gati 1000 vajza nga evropa lindore per te bere ate zanat ne londer vetem!!!!!!
Para dy vjetesh sekretari i shtetit z.David Blunkett ka paralajmeruar se organizatat e krimit jane shume me te organizuar dhe nga ne!!
Jane gati 30000 shqiptare qe jetojne ne angli te pajisur me dokumente thekson z.Mark Galeotti koka e universitetit evropian kunder krimit, me poshte ai thekson se ne shume raste viktimat e gangsterve shqiptare jane vete shqiptaret qe jetojne dhe banojne ketu, ata perdorin nje kode qe nga shekulli i XV qe quhet kanun simbas ketij te fundit po preke nderin te pret vdekja.


Mare ne vija te pergjithshme dhe perkethyer nga Myzeqari.

__________________
Ja fute kot

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 28 Janar 2005 02:08
myzeqari nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të myzeqari Kliko këtu për të kontaktuar me myzeqari (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të myzeqari't! Kërko mesazhe të tjera nga: myzeqari Shto myzeqari në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto myzeqari në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
vranakonti
x.factor judge

Regjistruar: 23/08/2005
Vendbanimi: manchester.England
Mesazhe: 55

Red face

Re: Ja baronët shqiptarë të krimit, Cilat janë grupet më të fuqishme krimit

[QUOTE]Po citoj ato që tha Ben-SHkodrani
[B]Ne gjithashtu kemi një mesazh për baronët e krimit: Ne e dimë apo do të zbulojmë së shpejti se cilët jeni. Qeveria ime, partnerët tanë evropianë ju janë vënë pas…". Kjo është një pjesë nga deklarata e papritur e ambasadorit amerikan në Tiranë e shqipëruar në rastin më të parë që atij i'u dha pas një ngjarjeje të bujshme siç është vlerësuar vrasja e shoferit të kryeprokurorit shqiptar. Por kush janë në të vërtetë baronët e krimit në Shqipëri apo më saktë bandat më të njohura të pasviteve '90?

"Hakmarrja Shqiptare për Drejtësi"
E bërë publike për herë të parë në vitin 1996 u konsiderua si një organizatë kriminale me karakter politik. Madje u tha se ajo u godit pak kohë para se të realizonte një atentat kundër presidentit të vendit në atë kohë. Këtij grupimi i'u atribuan një sërë grabitje bankash, vrasja e ish-drejtorit të burgjeve Bujar Kaloshi dhe hedhja në erë e supermarketit të VEFA. U arrestuan pothuaj të gjithë anëtarët e akuzuar. Të cilët fituan lirinë pas hapjes së burgjeve në vitin 1997 në një kohë kur gjykata ende nuk kishte shkuar te dhënia e vendimeve. Grupi vazhdon të mbetet ilegal edhe pas vitit 1997. Vetëm në vitin 2002 gjykata e faktit në Tiranë pezullon urdhër-arrestet për anëtarët e tij. Porse pak muaj më vonë gjykata e Apelit e rikthen grupin në ilegalitet. Nuk ka shumë të dhëna për linjën e veprimeve të saj dhe fuqinë reale. Kundërveprimi i shtetit ndaj bandës kohët e fundit është dukur inekzistent.

"Banda e rrugës së Durrësit"
E bërë e njohur pas ekzekutimit me antitank të Denis Ginës në vitin 1999. Tashmë mendohet të ketë një krah dominues të bandës. Pra një krah që ka triumfuar mbi kundërshtarët e vet të të njëjtit grup në një luftë të egër hakmarrëse. Konsiderohet një grupim me një fuqi të madhe ekonomie dhe mbështetje politike të të dy krahëve. Policia deri diku është munduar të mos lejojë të krijohet miti i paprekshëmrisë së kësaj bande. Pothuaj i ka pastruar të gjitha paratë në biznese të ligjshme dhe është lidhur me politikën.

"Bandat e Durrësit"
Ato mendohet të jenë disa dhe në veprim. Mendohet se ka gati një vit që të gjitha palët kanë vendosur një farë arëmpushimi solid midis tyre të kushtëzuar nga fuqia ekonomike e siguruar me anë të veprimtarive kriminale. Për bandat mund të thuhet tashmë se kanë ndarë qytetin në zona influence përfshirë edhe Shijakun. Konsiderohet se janë shumë të lidhura me politikën e të dy krahëve. Nuk janë shquar për egërsi ekzekutimesh. Gjenden në periudhën e pastrimit të parave në veprimtari të ligjshme dhe katapultimit në politikë.

"Banda e Fierit"
Mendohet të jetë një bandë ku kapërthehen një pjesë e mirë e linjave të drogës së llojit heroinë të ardhur nga Turqia. Në krye të saj është një personazh i njohur nga të gjitha strukturat e antidrogës në Shqipëri. Nuk dihet suporti i tij politik, veçse deri tani ka qenë i paprekshëm. Është duke pastruar paratë e pista.

"Bandat e Vlorës"
Konsiderohen pothu-aj të palexueshme, pasi të gjithë krerët e policisë të dërguar në Vlorë kanë qenë përzgjedhje të gabuara të politikës dhe jo profesionistë. Mendohet se vrasja e një eksponenti të njohur në Greqi para pak kohe e ka bërë akoma më të palexueshme pamjen. Gjithsesi mbeten një rrezik potent që pjell vrasje të dhunshme të cilat mbeten mister, të ngjashme me vrasjet e fundit në Tiranë.

"Banda e Beratit"
Është një grupim i fortë, ish-pjesë e Bandës së famshme të Beratit të vitit 1996. Më saktë një grupim që ka mbijetuar në sajë të lidhjeve me politikën dhe me struktura të policisë. Aktualisht nuk dihet shumë për aktivitetin. Mendohet se banda është në periudhën e pastrimit të parave të pista.


Mesazhi i Xhefrit sipas ...

SABRI GODO
President nderi i Partisë Republikane
"Deklarata paralajmërim për qeverinë" "Deklarata e ambasadorit amerikan në Tiranë, Xhemjs Xhefri, është një deklaratë serioze. Eshtë një paralajmërim i vërtetë dhe i qartë ndaj qeverisë shqiptare. E nëse do të lexojmë mes rreshtash, ashtu si duhet të bëjnë diplomatët, do të shohim se gishti është drejtuar drejt pushtetit, ku dhe është duke gjetur strehë krimi i organizuar. Krimi ka pasur terren në Shqipëri dhe nuk ka lëshuar ende asnjë pozicion, ashtu si me keqardhje ka vërejtur dhe ambasadori Xhefri. Ne duhet të dëgjojmë dhe të bazohemi në ato që thotë Xhefri sepse këto deklarata, janë në një farë mënyre konkluzione të nxjerra në bazë të studimve dhe të të dhënave të qeverisë së Shteteve të Bashkuara në bashëkpunim me qeveritë e vendeve evropiane. Ndaj duhet vepruar sa më shpejt pasi durimi i shqiptarëve është sosur".


BLENDI KLOSI
Ministër i Shtetit pranë Kryeministrit
"Duhet kontributi i të gjithë faktorëve"."Qeveria Shqiptare edhe në të ardhmen garanton partnerët ndërkombëtarë që ashtu siç ka bërë në 18 muaj duke goditur trafikun e qënieve njerëzore, nuk do të rreshtë përpjekjet për të goditur pa kompromis krimin e organizuar, korrupsionin dhe trafiqet e çdo lloji. Ne vlerësojmë inkurajimin në këtë drejtim dhe kërkojmë që përpjekjeve tona t'u bashkohen edhe faktorë të tjerë institucionale dhe shoqërorë për të realizuar goditjen e krimit të organizuar me drejtësi të organizuar. Ne mendojmë se kontributi i të gjithë faktorëve është shumë i vlefshëm për të arritur progres në këtë drejtim".


SHABAN MEMIA
Anëtar i komisionit parlamentar për rendin dhe SHISH-in
"Krimi bashkëpunon mesegmente të shtetit""Prej kohësh kemi folur se krimi në Shqipëri është duke sfiduar shtetin. Vetëm gjatë këtij viti kemi patur të paktën 10 vrasje të tipit mafioz të biznesmenëve deri tek shoferi i kryeprokurorit. Por probleme shumë shqetësuese mbeten trafiku i narkotikëve dhe qënieve njerëzore. Një problem ku nuk është vënë dorë mbetet regjimi i shkatërruar kufitar. Pothuaj 99% e drogave kapen nga shërbimet e shteteve fqinje. Nga ana tjetër strukturat e antikrimit janë inefiçente. Ndërkohë vihet re se krimi bashkëpunon me segmente të shtetit dhe politikanë e deputetë të majtë. Por edhe prokuroria e gjykata nuk veprojnë në bazë të ligjit për të goditur strukturat kriminale. Qëndrimet e opozitës kanë qenë gjithmonë në të njëjtën gjatësi vale me ato të opinionit ndërkombëtar. Mendoj se do të ketë një pamje krejt tjetër nëse do të ndahet krimi nga politika".


THOMA JANO
Zv/mininstër i Rendit
"Mungojnë mjetet në luftën ndaj krimit""Bashkëveprimi me amerikanët ka qenë i vazhdueshëm. Task Force është struktura e re e krijuar për të luftuar krimin e organizuar. Në kuadër të formimit të kësaj strukture është në përfundim një program pilot për pesë qytetet kryesore të vendit. Janë përzgjedhur prokurorët dhe oficerët e policisë gjyqsore nga më të mirët, të cilët do të trajtojnë rastet e krimit të organizuar dhe krimet e rënda. Krimi në vendin tonë po humbet gjithnjë e më tepër terren. Strukturat që e luftojnë atë janë të motivuara, por kjo nuk do të thotë që lufta të bëhet me fushata. Ka probleme përsa i përket mjeteve për të bërë sa më efikase këtë luftë, duke filluar këtu me aparaturën e bërjes së ADN-së".


BAJRAM IBRAJ
Drejtor i Përgjithshëm i Policisë
"Falenderojmë ambasadën për mesazhin""Gjejmë me vend të falenderojmë Ambasadën USA në Tiranë për mbështetjen e vazhdueshme dhe inkurajimin stimulues që i ka dhënë institucioneve shqiptare të zbatimit të ligjit përfshi edhe policinë. Ne vlerësojmë maksimalisht vlerësimin dhe suportin që kanë dhënë dhe po i japin partnerët amerikanë policisë shqiptare. Drejtoria e përgjithshme e policisë dëshiron të garantojë ambasadën USA se mesazhe të tilla shprese dhe inkurajimi na angazhojnë edhe më tepër në përpjekjet për realizimin e obligimeve tona institucionale në luftën ndaj krimit të të gjitha llojeve dhe formave".


PJERIN NDREU
Drejtor i Policisë së Tiranës
"Krimi jo vetëm punë e policisë"."Mendoj se ambasadori amerikan nuk e kishte fjalën vetëm për vrasjet. Prononcimi ishte një shqetësim përgjithësues për krimin, ku përfshihen edhe trafiku i drogës, i qënieve njerëzore etj. Kështu që mesazhi nuk është vetëm për policinë. I mbetem mendimit se që të ketë një zhvillim të dukshëm pozitiv në luftë kundër krimit, duhet të ketë bashkëpunim të të gjitha institucioneve të shtetit".
==================================================
==================================================
======



shkodrano ke harruar edhe banden e qafethanes e cila
eshte shume e rrezikshme pasi perbehet nga [aliene ]
(nasa) po i gjurmon me satelite po ska arrit me i kap
akoma,keta aliene jane specialista ne vrasjen e lopeve
dhe demave pasi i perdorin per eksperimente te
organeve gjenitale,por me ndihmen e teknologjise
stelth keta aliene mund te kapen ne vitin 2250

__________________
just thinking i might not see those eyes makes it so hard not to cry

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 29 Shtator 2005 20:45
vranakonti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të vranakonti Kliko këtu për të kontaktuar me vranakonti (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të vranakonti't! Kërko mesazhe të tjera nga: vranakonti Shto vranakonti në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto vranakonti në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 07:54 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Diskutime Shoqërore > Ja baronët shqiptarë të krimit, Cilat janë grupet më të fuqishme krimit

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.