Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letrarë të rinj > Bota e re poezise > Dua edhe une nje Nene. Vlerësimi i Temës: 6 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Neneve fisnike!

Ju nëna të të gjithë dijetarëve jeni,
dhe pa pritur fare gjë po shërbeni.

Me mëshirën tuaj, s'mund të bëhesh rival,
të gjithë shërbimin e fëmijëve po e bëni falë.

Por po përballoheni me të kundërtën e saj,
po ju ndëshkojnë djemtë tuaj hiç pa patur faj.

Ka merituar të gëzohet por vajton dhe qan,
djali e hedh në vetmi e bukën thatë po han.

O nëna fisnike, ke hasur në ato që s'i ke pritur,
që do të përballohesh me to, fare se ke ditur.

Djali fatkeq e nxorri nënën në vendbanim azili,
o nënë, ti në fakt këtë arshmëri e pritje me zili.

Nëna e pafat që me shpirtin e saj i rriti djemtë,
nuk priste këtë ditë që atë ta lënë te jetoje vetë.

Kur e pyesin djalin, nënën duke e pasur në dorë,
si e nxorre, mos harro kurrë se ke për ta korrë.

Nëna duke qarë me vaj, djali po kërcen si hor,
një ditë atë e pyesin, nënën përse e nxore me zor.

Prindërit u përballuan me djemtë fare pa besë,
kurse nëna e mjerë vraponte me shpinën plot ngarkesë.

A e pritshe ti këtë kur e përkundje në djep,
që tani të ndihesh rëndë edhe kur rri në një cep.

O nëna ime fisnike që je heroinë e mëshirës,
shpresën mos e humb se është një Mëshirëbërës.

Ju prindërit jeni përpjekur pa pritur falenderim,
Zoti ju jep dhurate parajsen, me te madhin shperblim.

SHqiperuar!

__________________
Duro, duro...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 03 Korrik 2004 22:50
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Indrit Kliko këtu për të kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Indrit Shto Indrit në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Indrit në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Unhappy

Dua edhe une nje Nene.

Nene, sa vend ke tek une nene
Por sa shume ke te Krijuesi im
Perse me braktise o nene ?
Perse me le ne harrim?

Sa do te doja o nene
Qy ty te lagte loti im
Kete ma thote malli nene
Ma kish thene dhe Zoti im.

Ma kishte thene Zoti im
Vendin tend o nene tek une
Ma kish bere rrepte obligim
Te te doja shume, shume…

Me ty do te isha shume i lumtur
E ti poshte ne stoli me le me te padrejte
Ndoshta per ty nuk isha i shkathet e i bukur
Por do te te doja perjete, perjete …

Nuk jam i vetem o nene
Flas e qaj ne namazin tim
Te kerkoj, lutem per ty
Megjithese me le ne harrim.

Mundohu te kuptosh nene se jam djali yt
Per ate qe linde valle s’te ka marre malli
ndoshta mi ke harruar fytyren edhe syte
Pasi dikur me flake porsi nje gur zalli.

Nene sme vure ti as emrin
Djepin kurre nuk ma tunde
Nene sta ndegjova kurre zerin
Si munde te ikesh si munde?

Nga syte e zjarrte rrjedhin lot
Ne zemren e brengte vlon shume mall
Acarin dielli spo e thyen dot
Ajsbergu i akullt behet me i madh

Nene te paktem me thuaj ku je
Te te shoh fytyren mekatare dua
Nuk jam i sigurt nese e imja nene je
Pasi po te ishe imja, do ishe sot me mua

Sa here u ndjeva i vetem o nene
Sa dhembje kam ndjere sa dhembje…
Sa me ka munguar dora jote nene
Qe lehte e lehte koken te me perkedhelte.

Sikur ta dish o nene sa ftohte kam ndjere une
Kur debora binte dhe era nuk pushonte
Ndersa une i mjeri i lagur e bere qulle
Nuk kisha nje nene qe rrobat te mi n'drronte.

Sa shume te kerkova dhe askund s’te pashe
Sa here u semura sa here per ty qava
Sa here ne enderr emrin “nene” thashe
Sa here me lotin tim jastekun e lava.

Sa here zemra ime ka pikuar gjak
Sa here goja ime vertiti renkime
E ti kurre o nene su bere merak
Se femia yt mbytej ne gulcime.

Sa here loti i vetmise rrugen time preu
Sa endrra vdiqen sa pasione vane
Sa here mungese e nenes zemen time theu
Sa brenga e trishtime thelle ne shpirt me rane.

Hyr moj nene ne shkolle se ke aty nje djale
Qe mjaft bukur shkruan dhe di te lexoje
Shume nota te mira gjate vitit ka marre
Por nuk ka i shkreti se kujt te ja tregoje.

Ku je pra o nene dua te te shoh
Ma kuptuan hallin tere keto trotuare
Nuk kerkoj me shume vetem te te njoh
Te shoh zemren tende te ashper, mekatare.

Te kerkoj gjithkah por askund ste gjej
U bene shume kohe qe te flas me poezi
Mendoj se me do veteveten genjej
Kthehem te kerkoj deri ne pafundesi

Te kerkoj ty nene derisa te rroj
Derisa gjunjet ne kembe te me mbajne
Dua drejt ne sy nene te t’shikoj
Nese syte e tu me te mijet ngjajne.

Ku je pra o nene se spo te gjej dot
Te lutem me trego ku je fshehur ti?
Dua te shikoj a ke ne sy lot,
Ashtu sic kane lot te dy syte e mi?

Dua te shikoj o nene zemren tende
Ne eshte akoma e ashper, e semure
Dua te shikoj a ka ne te dhembje,
Apo zemra jote ska njohur dhembje kurre?

Sikur doren tende ta ndjeja mbi balle
Dhe si moshataret dhe une te gezoja
Po te ishim bashke si nena me djale
Me as mbreterine nuk do ta lakmoja.

Kete nuk e them se jam i pasur
Por nga mallengjimi o nene po e them
Me mire preferoj te jem me ty, i varfer
Se mungesa e jote cdo ambicje shemb.

Cdo te diel i vetm neper rruge dal
Shikimin e hedh tutje me plot shprese e endje
Vizitoj nje stol te drunjte aty ne park
Lehatoj derrasat mos ndjej eren tende.

Te dielen qe shkoi stoli u semur
U vrer e nga dhimbjet rreth e rreth u nxi
Me dobet se ate dite se kisha pare kurre
Rene pertoke i kalbur nga lotet e mi.

Rrija tek ky stol pasi s’kisha tjeter
Ai u be streha ime e pare
Me kujtonte stoli nje histori te vjeter
Kur dikush me gjeti poshte tij duke qare.

U mundova ta ngrej por ne kembe nuk ndenji
Me pas nga keqardhja vershova duke qare
Zemra mu thermua ,shpirti fort me dhembi
Pasi stolin kisha te vetmin deshmitar.

Porosite e Zotit ti nene si zbatove
Te vetem me le te vuaj si i mjere
Detyrat si nene ndaj meje i harrove
Mendove se isha teresisht i pavlere.

Gabove nene e dashur, shume u gabove
Me flake poshte stolit ,tek mbytesha nga te qaret
Por dicka te madhe dot nuk e kujtove
Se ndihma e Zotit eshte per durimtaret.

Prandaj edhe une shume durova
Perballova sproven theva cdo trishtim
Te kerkova nene, kudo te kerkova
E tashme nga Zoti pres t’artin shperblim

Kerkova, kerkova ne brigje te kaltra
Ne dite te vrejtura , ne nete burg pa hene
Per vite te tera lart nje parulle mbajta
Dua edhe une nje nene, dua edhe une nje nene .

Kerkova, kerkova ne male te larte
Ne fusha te gjera ne kodra te shkreta
Me kembe te zbathura me syte te lagte
Por askund o nene, askund nuk te gjeta .

__________________
Duro, duro...

Modifikuar nga lorie datë 17/02/2005 ora 06:51

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 03 Dhjetor 2004 18:54
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Indrit Kliko këtu për të kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Indrit Shto Indrit në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Indrit në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
unforgiven
*$*$*

Regjistruar: 08/07/2003
Vendbanimi: *$*$*
Mesazhe: 958

Indriti!!
Kot se ka thene Sander Prosi: Je flori e kaluar floririt or tunxh!!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 03 Dhjetor 2004 22:46
unforgiven nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të unforgiven Kliko këtu për të kontaktuar me unforgiven (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: unforgiven Shto unforgiven në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto unforgiven në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Smile

Pershendetje Mona!

Ju falenderoj qe keni marre mundimin te lexoni gjithge ate cfare shkrova dhe po ashtu ju falenderoj per komplimentin qe me ke bere.
Komplimente te tilla me pelqejne kur behen nga njerez qe nuk lavderohen por ama e meritojne te jene te lavderuar.
Ju pershendes edhe nje here.

__________________
Duro, duro...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Dhjetor 2004 22:35
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Indrit Kliko këtu për të kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Indrit Shto Indrit në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Indrit në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
agata
idealiste

Regjistruar: 21/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

Indriti.. me bere per te qare..
shume e ndjere

__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Dhjetor 2004 22:48
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të agata Kliko këtu për të kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të agata't! Kërko mesazhe të tjera nga: agata Shto agata në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto agata në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 20/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Poezi kjo qe as edhe Petrarka, Lorka e as Aligieri nuk do te benin kesisoj vargjesh qe te ndalojne ne stop te madh...

suksese ne kete dell!

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Modifikuar nga volter datë 23/01/2006 ora 16:21

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Dhjetor 2004 22:58
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të volter Kliko këtu për të kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: volter Shto volter në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto volter në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Pershendetje !

Sabina me vjen mire qe me ne fund u bere e gjalle se ka kohe qe nuk shoh shkrime te tuat ne kete forum.
Edhe une ju pershendes fort dhe te them te drejten edhe une nuk ndjehem mire kur kujtoj keto vargje pasi kjo poezi tund realitetin e atyre qe nuk i tundi dora e asaj qe i rriti, dhe jo vetem kaq por numri i tyre sa vjen e shtohet,askush nuk mendon per ta pervecse ne raste festash kur kompani te ndryshme behen "humane" tju dergojne ndonje bluze por ne realitet ato nuk bejne tjeter pervecse reklamimin e aktiviteteve te tyre.
Jo vetem kaq por nje dite ato duhet te dalin ne jete, duhet te emancipohen ne shoqerine tone dhe ato askush nuk i meson pasi nuk e kane ndjere kurre dashurine prinderore, bukurine e ninulles se nenes, embelsine e perrallave te gjyshes, friken apo rtespekti9n ndaj babait...
Me e rendesishmja per ta eshte ku do te shkojne pasi te dalin ne jete ?
Zoti qofte me jetimin ne cdo hap.

__________________
Duro, duro...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Dhjetor 2004 23:18
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Indrit Kliko këtu për të kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Indrit Shto Indrit në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Indrit në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Citim:
Po citoj ato që tha plloshtani
Poezi kjo qe as edhe Petrarka, Lorka e as Aligieri nuk do te benin kesisoj vargjesh qe te ndalojne ne stop te madh...

suksese ne kete dell!



ahahahahah Plloshtan!
Pershendetje nje here Miku im!
Shpesh here e kam vene re qe perdor figura te bukura letrare dhe sot me sa shoh ke perdorur nje superhiperbole pasi me bere "poet me flete"
Nuk besoj se kam shume prirje apo frymesim letrar por them se eshte dhimbja ajo qe e ben te bukur kete poezi.
Ju falenderoj.

__________________
Duro, duro...

Modifikuar nga volter datë 23/01/2006 ora 16:23

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Dhjetor 2004 23:30
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Indrit Kliko këtu për të kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Indrit Shto Indrit në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Indrit në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Smile

edhe dicka te fundit

Ne momentin kur po shkruaja kete poezi e kisha lene fletoren ne tavoline edhe kur befas nena ime e pa dhe pasi e lexoi shterngoi nje here syte dhe i dolen lot.
Me pas me tha:"Ore mistrec ti nenen e ke por me duket se po kerkon per nje vjerre, dhe si me ironi me tha:"DIHET QE KETEJ E TUTJE VJEHRRA DO TE TE DOJE ME SHUME"
Une pasi dhashe buzeqeshjen karakteristike i thashe"Po moj ma po ishalla nuk qellon vjehrra me dobesi zemre se ka per te vdekur prej merakut tim"
Me me pas si per ta qetesuar nenen i tregova nje tjeter poezi ku doja te demostroja dashurine e pafundme qe gezon ajo ne zemren time.
Dhe i dhashe te lexonte poezine qe bera vjet per tete mars.

Shpirti im eshte permalluar
eshte tretur bere shkume
ka shume kohe ste kam takuar
te dua nene te dua shume

Syri im eshte duke qare
po rrjedh lot tamam si shi
ka shume kohe qe ste kam pare
ka kohe nene qe srri me ty.

besoj se e keni lexuar eshte ne kete nenforum.
Pasi mbarova dhe prisja qe ajo te gezohej ajo filloi te qante duke me thene qe nuk do largohesh me dua te rish ketu pasi meke genjyer duke thene qe nuk merzitesh.
Keshtu e kane nenat sado qe te rritemi ne syte e tyre do mbatemi te vegjel pergjithmone.

__________________
Duro, duro...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Dhjetor 2004 23:41
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Indrit Kliko këtu për të kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Indrit Shto Indrit në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Indrit në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

Indriti...me c`far lloi pene e shkrove kete poezi? mua personalisht si nene qe jame me preku shume! shume! dhe ndjeva dhimbje aq te madhe sa e printova dhe kush me vjen ne shtepi ua tregoje. Kam shume shoqe ketu ne New-York te cilat jane nena, u preken kur ja u lexova poezine dhe me thane:moj po ky djale shkruan aq bukur sikur te kete jetuar me ne.Indrit te urojme te kesh suksese, vazhdo te shkruash e ne do t`i lexojme me kenaqesi.
Respekte Saranda

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 07 Dhjetor 2004 02:37
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të sarandaebukur Kliko këtu për të kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto sarandaebukur në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 20:25 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letrarë të rinj > Bota e re poezise > Dua edhe une nje Nene.

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.