Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Analiza > Paaftesia e udheheqesve shqiptare, për të përmisuar gjëndjen, vjen nga etja e tyre e
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
sami
Anetar i ri

Regjistruar: 21/07/2004
Vendbanimi: Washington
Mesazhe: 20

Paaftesia e udheheqesve shqiptare, për të përmisuar gjëndjen, vjen nga etja e tyre e

Paaftesia e udheheqesve shqiptare, për të përmisuar gjëndjen, vjen nga etja e tyre e shthurur për pushtet
Edhe pse shkruar vite me pare - gjate konfliktit shqiptaro-serb në kosove, ndjeje se mesazhi i ketyre shkrimeve ka mbetur po ai ne prag te zgjedhjeve. Shkrimet i kisha botuar ne anglisht sepse atehere ishte me më interes t’i flisja anglisht-folesve- tani po i perkthej ne shqip me mendimin se mund te kontriboj sadopak në flakjen dares greke nga gurrmazi i Shqiperise

Sami Gjoka


Kosova është paniku i ri Evropian. Rajoni në fjalë është në shumë drejtime analog i rajoneve të tjera ku përplasen pak a shume të njejtat interesa, pjellë e të njejtit konflikt përkatësish të diskutueshme historike si Kashmiri “Indian” apo Tibeti “kinez”
Por Kosova, ku shqiptarët u armatosën me armët që u ndryshken diku nën çati, që po ndeshet me barbarizmin e njohur të armatës serbe, është përfshirë në një betejë që poqese nuk mbahet nën kontroll, mund të përfshijë e përçajë tër Evropen.
Faktorë tëpër emocional e bëjnë Kosovën një çeshtje sa delikate aq edhe të komplikuar.
Pjesa dërrmuese e serbve besojnë në ndergjegjen e tyre se Kosova u përket atyre. Është fakt i pamohushem që serbet janë një komb që e duan me fanatizem historinë e etreve të vet. Është fakt që ata janë ushqyer brez pas brezi me mendimin se Kosova është trualli ku ka lulëzuar civilizimi i hershem serb. The si e tillë është sa e dhimbeshme aq edhe e turpeshme për serbet e ndershem ta humbasin Kosoven. Në mentalitetin serb Kosova është “Serbia e Vjetër”. Nga ana tjetër prakticiteti serb edhe nëse i zhveshur nga emocionet e romantizmave të shkuar e vlerson Kosoven për pasuritë e saj mbi e nën tokësore. Duam z’duam Kosova është deklaruar nga shumë individe në botën moderne, deklaratat e të cileve, nuk anashkalohen fatëkeqesisht aq lehtë, “Province Serbe”
Maqedonasit, jo thjeshtë vetem nga lidhjet sllave me serbet, por kryesisht të shqetsuar nga pasojat tërësisht të demshme kundrejt interesave të tyre, me një Kosove të pavarur, janë po aq të përcaktuar sa edhe serbet, që Kosova të mbetet nën qeverisjen e Beogradit.
Nëse lejohet që Kosova të fitojë pavarësinë, sikurse shumica e kombeve në botë, Maqedonia ku thuajse gjysma e popullates është shqiptare apo e pakicave që mund t’i bashkangjiteshin shqiptareve, kundrejt sllaveve, rrezikon përçarjen e vetë të shpejtë. Bullgarët që e konsiderojnë pjesën më të madhe të Maqedonisë si token e perandorisë së tyre mesjetare e popullin maqedonas si pjesë e rraces së vetë në Ballkan, presin ndarjen e saj në vija etnike, kështuqë të mund të rimarrin edhe njehrë maqedonine sllave.
Malazezët e shohin çeshtjen kosovare si vendimatare në ecurinë e mardhnjeve serbo-malazeze, që janë të vetmat republika mbetur nga shpërbërja e shpejtë e ish jugosllavisë. Pasionet seperatiste mes malazezeve janë në vlim e sipër gjithashtu. Thjesht eshtë problem kohe.
Në Ballkan janë Boshnjakët gjithashtu që mëzi presin të shohin Kosoven të shkëputur nga Sërbia, të kenë një armik sa vjen e më të dobët për tu përballur në luftën e tyre të pa kompletuar, dhe të kenë një mundesi më shumë për të shkatërruar Republiken Srebcka, një paçavure e pazarit qesherak të Deijtonit.
Kroatet janë jo më pak të interesuar për arsye të konflikteve të pashuara me Serbinë, dhe deshirën e tyre për një Serbi të dobët në rast të një konflikti të aramtosur në të ardhmen mbi rajonet e Sllovenisë e Krajines.
Grekët, tradicionalisht të përfshirë në çeshtjet shqiptare, janë jo pak të shqetësuar sepse një Shqipëri e forte për ta do të thotë mbarim i dështuar i aspiratave të tyre për t’i marrë Shqipërisë Epirin e Veriut.
Jo pak nga ana tjetër në botën sllave e shikojnë konfliktin në Kosovë si një mejdan prove ku ndeshet në dyel Evropa e demokracisë perendimore me vendet e rraskapitura të lindjes ish-komuniste. Një Kosovë nën Serbinë do ta sillte kërcënimin Rus në kërthizë të Evropës në një kohë kur Nato-ja po vazhdon zgjerimin e saj në lindje, drejt kufinjeve të Moskës.
Kosova është gjithashtu mejdani i përplasjes, ku dy ndarjet kryesore të krishtërimit – Katoliçizmi dhe Orthodoksizmi, bashkohen e përplasën, njëra të dalë në Adriatik e tjetra të futet më thellë drejtë botës orthodokse.
E mbi gjithë këtë anëkënd botës një numer i madh myslimanësh e shikojnë këtë konflikt si një tjetër lufte e Evropës së krishterë kundër islamizmit.
Duke patur para sysh këtë ndërthurje interesash e konfliktesh, nuk është aspak çudi që komuniteti evropjan, ndjenë detyrë urgjente të ndihmojë shqiptarët e Kosovëse të përcaktojnë vetë fatin e tyre.
Por jo qeveria shqiptare në Tiranë që më tepër qanë Serbinë që po shkatërrohet ekonomikisht nga lufta se sa kombin shqiptarë që po theret me sharrë.
Historikisht Kosova i qe dhënë Serbisë nga fuqitë e mëdha të cilet fituan luftën e pare botërore. Shqipëria, ajo Shqipëri që njohim tani, një rrip i hollë shkëmbinjsh kryesisht përgjatë Adriatikut, që ndarë nga tokat e vetë me pjellore Kosova e çameria. Kohë, shumë kohë më pare, vdekja e heroit kombetar, Skendërbeu pati shënuar gjunjëzimin e vëndit nën perandorinë Otomane. Më rënjen dhe tërheqjen e Perandorisë nga Ballkani Shqipëria që ndarë midis sllaveve dhe Greqisë.
Që nga ajo kohë Shqipëria e mbetur pas kësaj ndarjeje tragjike, ka lënguar në shtratin e dhëmbjes e të asgjësimit, mëkuar me pikatore nga fuqitë e mëdha, Italianët para luftës së pare botrore, më pas nga rusët dhe Kina, mbijetesa shqiptare ka kërkuar gjenerositetin e njeriut që i morri aren pjellore e i fail një kotheren bukë të mykur- (Evropa).
E sot në mes të këtij konflikti, udhëqësit shqiptar,- klan kusarësh i një Partie që shfaqi surratin e vëtë të shtrëmberuar pas operimeve plastike,- e tregojnë veten para botës krejt të pa zot të ndikojnë në një mënyrë a tjëtër në interes të shqiptarëve.
Paftësia e Klanit të Nanos, të ndikoj në përmisimin e gjëndjes, apo në mbeshtetjen e aspirateve të bashkobesve të vetë që shkilen pamëshirshem me këmbë, qëndron në faktin se ata janë të prirur vetem pas interesit personal, etjes per pushtet e lavdi, dhe mbushjes se xhepave. I vetmi interes i tyre do të jetë zgjatja e luftës që ti shesin Naftë sa më shumë Milloshit e arme pa shula sa më gjatë Kosoves e të tallen më pas nëpër kazino me pelivanlleqet e veta.
Kushdo qe e njeh sadopak historinë e Ballkanit na ka nevoj t’i kujtosh që grekët dhe sllavet kanë një ëndërr të vjetër fshirjen e Shqipërisë komplete nga harta, dhe bashkimin e kufinjve të tyre diku ndan Matit.
Ngadalë kjo ide është duke u realizuar, po kurrë nuk është shpejtuar ideja e zhdukjes së qenësisë shqiptare si në këto vite, ku Athina diti të instalojë në Tiranë qeverinë pro greke e anti shqiptare- klanin e kuq të Nanos.
Ndaj qeveria shqiptare nuk mund të veproi në interes të shqiptareve të Kosovës. Sepse për grekët, sponsërit e qeverisë shqiptare, është e qartë së Shqipëria, pa Kosovën është një rrap i egër që po thahet.
Por në të njejtën kohë, deteriorimi i shpejtë i pasurive kombetare në Shqipëri, si rezultat i politikës ekonomike të një shteti të korruptuar interesash personale, po bëhet barrë e padurueshme për Evropen. Zhytur në mjerim e varfëri, krenaria e të qenit shqiptarë mes shqiptarëve ka kohë që është zhdukur.
Shqipëria është paralizuar nga varferia, qeveria shqiptarë është injektuar me korrupsion. Mergimi është e vetmja dëshirë e mijra shqiptarëve. Shqiptarët janë gati të falin varrezat e të parëve vetëm e vetëm të zhdukën nga Shqipëria. Ky eliminm i ftohtë i të qenit shqiptarë që nisi në fillimet e shekullit që shkoi në Nish e në Prevezë, ka hapur vatren e kanceirt në mes të Tiranës, ku idiotet shqiptarë, nuk shohin moçalin ku përfundoi kombi i tyre, prej shndritjes se dy tre kafaneve tek ish blloku i udhëheqesve.
Stërgjysherit e shqiptareve njëherë e një kohë qënë zotër të vetëm, të tër Adriatikut, and thuajse të gjith Ballkanit nga Triesteja e hershme e tre brigjeve- që edhe sot e tër diten mban emrin e bukur Ilir,- tri është,- në veri e deri në Danub në lindje ku takoheshin me të afërmit e vet Skithianët, deri poshtë në brigjet e lumit të njohur që nga lashtësia Straimon, ku kufizoheshin me vëllezrit e vet pellazgë, Thrakët, e shkonin në Jug deri në Atolia, ku jetonin bashkë me grekerit e lashtë e bile ishin më të shumtë në numër, si në qytetin e Korinthit, qe jepte e merrte vetem me iliret e Korfuzit.
Të gjithë e pranojnë se stërgjyshërit tane nuk u zhdukën thjeshtë vetëm nga tefi i shpatës se pushtuesve të huaj. Ata u zhdukën se u ndanë në fise që turpërisht luftonin e urrenin njëri tjetrin, siç ndodh sot për turpin tanë,- me ndarje e nëndarje si Kosovë -Shqipëri, Gegeri -Toskëri, Jug -Veri, Lebër e Lalucë, dhe turpi i botës,- Socialistët e Nanos e Demokratet e Salës.
Kjo po ndodh në sytë tanë, krejt nga e para. Shqiptarët ndarë midis Greqisë, Serbisë, Maqedonisë e Malit të Zi ndalohen të bashkohen brënda së njejtit shtet nga komuniteti ndërkombetare përsfhirë këtu edhe Shtetet e Bashkuara.
E që të eliminojmë kët kancer që na kanosët Shqiptarët duhet të jetojnë se bashku në mos brënda së njetës ombrellë shtetërore së paku brënda interesave të përbashkëta që duhet të centralizohen nga një qeveri që është tërësisht shqiptare e qe punon vetëm për interes të shqipëtareve.
Pamvarsisht dhëmbjes së plagave të vetëkrijuara, shqipëtarët e Shqipërisë, janë në gjendje të kontribojnë në fitorën lirisë dhe flakjen e regjimit shtypës serb, në fitorën e pavërsisë së Kosovës.
Por para se gjithash qeveria e Tiranës duhet të punoj për forcimin e mardhënjeve të mira midis jugut e veriut brënda shtetit të vetë.
E nëse udhëheqesit shqiptarë nuk mund ta bëjnë një gjë të tillë sepse, nuk i lejon ai qe u terheq frerin nga Athina, zgjidhja është ti flakim karrocierët që po na e kthejnë kombin me shpejtësi ne bari e lopçare të grekeve.

Sami Gjoka

Modifikuar nga Klodel datë 14/06/2005 ora 17:34

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 14 Qershor 2005 08:56
sami nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të sami Kliko këtu për të kontaktuar me sami (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të sami't! Kërko mesazhe të tjera nga: sami Shto sami në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto sami në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 04:15 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Analiza > Paaftesia e udheheqesve shqiptare, për të përmisuar gjëndjen, vjen nga etja e tyre e

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.