Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Gjeologji & Gjeografi > Vendbanimet Vlerësimi i Temës: 2 votime, mesatarja 5.00.
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Vendbanimet

Vendbanimet jane elemente mjafte te rendesishme te hapsires gjeografike. Ato perfaqsojne ate pjese te teritorit te rregulluar per te jetuar nje pjese e caktuar banoresh. Menyra se si organizohet nje vendbanim, pamja qe ai merr, funksionet qe kuyen etj., jane tipare qe shprehin dhe shkallen e zhvillimit te nje vendi. Tiparet e vendbanimeve percaktohen mbi baze te kritereve administrative dhe juridike. Sipas madhesise dhe rolit te tyre ato ndahen ne fshatra dhe qytete.
Popullsia ne trevat shqiptare banon ne pjesen me te madhe te vendbanimeve, ne fshatra. Ne Republiken e Shqiperise ka gjithsej 2967 vendbanime, nga te cilat 67 jane qytete, kurse te tjerat jane fashatra (2900). Ne perqindje rreth 58% e popullsise jetojne ne fshat dhe 42% jetojne ne qytet
Ne Kosove ka 2445 vendbanime, nga te cilat 26 jane qendra urbane.
Mesatarisht ne nje qendre banimi jetojne 1000-1100 por kjo ndryshon sipas vendbanimeve. Ne zonat qytetare banojne mesatarisht 17 000 - 19 000 banore, kurse ne ato fshatare 700 - 750 banore.

Fshatrat jane vendbanimet kryesore ne trevat shqiptare. Ne pergjithsi ato jane me numer te vogel popullsie dhe shtrihen kryesisht ne zonat kodrinore dhe malore. Ndertimi i tyre u eshte pershtatur kushteve te relievit dhe te klimes. Mbizotrojne shtepite nje kateshe dhe muret prej guri. Fshatrat kryejne kryesisht nje veprimtari te mire bujqesore dhe blegtorale. Por ne nje pjese te mire te tyre jane ngritur dhe punishte dhe fabrika te vogla per perpunimin e prodhimeve bujqesore dhe blegtorale.
Sipas shtrirjes gjeografike, dallojme: fshatrta malore, fshatra kodrinor dhe fshatra fushore. Dy te parat jane kryesisht te shperndara, zene sip. te medha, por me numer te vogel te banesave dhe banoreve. Kurse fshatrat fushore jane te dendura, me nje numer te madhe te banesave dhe banoreve. Vendbanimet fshatare jane te shtrira kudo ne trevat shqiptare, megjitate dallohen per perqendrimin me te madhe te tyre: Ultesira Perendimore dhe luginat lumore ne Shqiperi (sidomos ne sistemet kodrinore te tyre), Fushegropa e Korces dhe kodrat qe e rrethojne ate, Fushe-Kosova, Rafshi i Dukagjinit, Zona per rreth liqenit te Shkodres, Ulqinit dhe Tivarit ne Mal te Zi, zona e Dibres, Struga dhe Tetova ne Maqedoni, gjithe zona Janine-Igumenice ne Greqi etj.

Qytetet ne trevat shqiptare jane me te pakta ne numer se fshatrat, por jane te parat per nga rendesia. Ne qytete eshte perqendruar pjesa me e madhe e popullsise;Ato jane qendrat kryesore te veprimtarise ekonomike, kulturore dhe shoqerore. Objektet me te rendesishme industriale, kulturore, arsimore, shendetsore etj., jane ndertuar pikerisht ne qytete. Me veprimtarite qe kryen ne to, ndihmohet jo veten popullsia e qyteteve por edhe ajo e fshatrave.
Sipas kohes se ndertimit te tyre ne dallojme: qytete antike (Butrinti, Apolonia, Dyrahu, Ulpiana e Kosoves), qytete keshtjelle (Berati, Gjirokastra, Kruja, Prizereni etj.), qytete te ndertuara si qendra tregtare (Korca, Elbasani, Tirana, Shkodra, Gjakova, Peja, Prishtina etj.) dhe qytete te reja, te ndertuara pas viteve 1960 si rezultat i ndonje veprimtarie te rendesishme industriale ose bujqesore (Ballshi, Patosi, Laci etj.).
Sipas shtrirjes gjeografike qytetet shqiptare jane: qytete bregdetare (Duresi, Vlora, Saranda, Shengjini), qytete qe shtrihen ne brenesi te vendit e ne teren fushor (Fieri, Tirana, Elbasani, Korca, Prishtina etj.) dhe ne qytete qe shtrihen ne Brendesi te vendit ne teren te pjeret (Gjirokastra, Berati, Prizereni, Lezha etj.).
Sipas funksionit qytetet tek ne klasifikohen: ne qytete me veprimtari te gjithaneshme (Tirana, Fieri, Prishtina, Shkodra. Elbasani etj.), qytete kryesisht me veprimtari industiale (Ballshi, Patosi, Laci etj.), qytete kryesisht me veprimtari bujqesore (Miloti, Roskoveci, Miloti etj.), si dhe qytete kryesisht me veprimtari administrative, (Erseka, Puka, Bajram Curi, Corovoda etj.).
Arkitektura dhe stili i ndrtesave ne qytetet tona pasqyron nderthurjen e kultures tradicionale me ate moderne. Ne qytetet e vjetra kryeson tradicionalja kurse ne qytetet e reja modernja.
Urbanistika e qyteteve tona le shume per te deshiruar. Rruget qe lidhin qytetet, dhe ato brenda tyre jane ne nje gjendje te veshtire. Gjithashtu demtimi i sip. te gjelbra dhe papastertia e qyteteve jani probleme qe duhet te na shqetesojne te gjitheve.

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 11 Prill 2003 06:53
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Keni Kliko këtu për të kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Keni't! Kërko mesazhe të tjera nga: Keni Shto Keni në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Keni në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 13:43 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Gjeologji & Gjeografi > Vendbanimet

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.