Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Besimi Fetar > Vuajtjet edhe Djallzirat hedhin poshte proven per nje Zot te dashur
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
kalorsi_i_kuq
Luftetari i te vertetes.

Regjistruar: 26/06/2005
Vendbanimi: katunet e USAs
Mesazhe: 318

Vuajtjet edhe Djallzirat hedhin poshte proven per nje Zot te dashur

INFSHS

Shume ne kete forum por edhe ne gjith boten ndeshen me shume pyetje e konflikte per Zotin. Kur pergjigjen nuk e gjejne ata dorezohen menjehere edhe hedhin poshte besimin ne nje Zot.

Ne Bibel shkruhet: Seek and ye shall find. ose Kerko edhe do te gjesh.
Kush do ta gjej Zotin? ai qe e kerkon!!!

Une mendoj qe Epicurus, filozof, e ka permbledhur shume mire provat kunder nje Zoti te dashur:

Ndoshta Zoti don me heq djallzin, por nuk mundet; ose mundet, por nuk don. Nese ai don, por nuk mundet, atehere ai eshte impotent. Nese ai mundet, por nuk don, ai eshte i djallzuar. Por nese Zoti, mundet edhe don, PSE KA VUAJTJE NE BOTE?

Shume shikojne vuajtjet ne Afrike ku femijet vdesin urije cdo 30 seconda, sepse nuk ka rene nje pik shiu. Pse Zoti sdon me ndihmuar nenat afrikane qe i vdesin femijet ne krah? Si mund tja heqesh femijen nga jeta vetem per nje pik shiu?


E drejte! ne kete bote ka prova kunder Zotit, edhe prova Per Zotin!

ST. Augustine ka thene: "Nese nuk ka ZOT, pse ka kaq te mire? Nese ka Zot, pse ka kaq te keqija?"


Egzistenca e Djallit eshte nje arugment i forte kunder Zotit. Peter Kreeft, Ph.d. , eshte nje Katolik edhe filozof. Ai e quan egzistencen e vuajtjeve edhe te keqes si nje prove e madhe per Zotin.

Kur mendoni per vuajtjet e nenave afrikane, edhe shpreheni me tmerr edhe urrejtje ndaj Zotit, domethene qe po perdorni STANDARTIN E te mires per te gjykuar nje djallzi!!!!

Domethene qe njeriu ka nocionin per nje te MIRE SUPREME, qe po ta krahasosh kete te MIRE SUPREME me vuajtjet e nenave afrikane atehere keto vuajtje jane te Djallzira. Kush eshte e Mira Supreme? ky eshte nje emer tjeter i Zotit.

NESE SKA ZOT, KU E GJETEM STANDARTIN E TE MIRES ME TE CILEN GJYKOJME TE KEQEN ME TE KEQEN???

Keefe e quan ateizmin si nje pergjigje e lire, qe thojne se 9 nga 10 njerez ne history kan qene gabim per Zotin, edhe jan genjyer ne rrenjet e zemres.

Po si ka mundesi qe 90 % e njerezve qe kane jetuar ne histori, ne shume raste edhe me me shume vuajtje se tani, kane besuar ZOTIT? Leo Tolstoj mendonte qe ne jete ka me shume vuajtje se sa gezime, keshtu qe tentoi te vriste veten, por nje dite i erdhi ne mend po disa njerez qe jane shume me keq si mua pse jan kaq te gezuar?

jane te gezuar jo prej SHPJEGIMEVE, por prej Besimit!!! Shiko komunizmin, forma me forte e ateizmit ne bote!

ju lutem komentoni, kjo eshte bazuar ne librin "the Case for Faith" nga Lee Strobel, ne Objection #1: Since evil and Suffering exist, a loving God cannot.
ZOndervan publishin House, grand rapids Michigan 2000

Modifikuar nga kalorsi_i_kuq datë 13/08/2005 ora 08:54

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 13 Gusht 2005 08:36
kalorsi_i_kuq nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kalorsi_i_kuq Kërko mesazhe të tjera nga: kalorsi_i_kuq Shto kalorsi_i_kuq në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kalorsi_i_kuq në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
HERO
vampir

Regjistruar: 06/08/2005
Vendbanimi: topana
Mesazhe: 412

Une kam nje pyetje.
Ckuptim ka lutja?
Po te veshtrojme ata qe luten me teper ne bote jane natyrisht me fetaret ,dhe njerez me fetare ne bote se ne afrike nuk ke ku gjene.
Afrikanet qe luten me shume se te gjithe, jane faktikisht me te deshperuarit nga te gjithe.
Ketu dalim pa asnje dyshim tek hipoteza , qe frutet e lutjes vijne mbas kesaj jete.Cfare hipokrizie.
A eshte e thene te vuash ne kete jete qe te shkosh ne parajse ne jeten tjeter? Nqs ky eshte shperblimi qe zoti do tu jap atyre besimtareve qe luten per te ne kete jete,por qe jane te varfer dhe te raskapitur ,atehere prifterinjte e hoxhallaret do te jetonin ne nje kasolle me afrikanet e vdekur urie.
Po pra por te gjith hipokritet na shesin mend dhe na japin mesime fetare ,por harrojne se genjejne veten e tyre, dhe zotin e tyre ( nqs besojne se ka zot) ,pikerisht sepse njerez me vetjak dhe me koprac se besimtaret nuk ke ku gjen , a nuk jane ata qe besojne ne zot vetem per arsye te interesit te tyre personal, dhe per friken se cdo te ndodhe me ta mbas kesaj jete?
HHAHAHA nqs ndonje besimtar do te me thote qe ai lutet per njerezimin , une do ti thosha ti hidhte poshte parate,dhe te ndihmonte njerezit ne ndihme ne udhen e zotit.Padyshim qe shperblimi do te ishte i madh, do te ishte nje vend ne parajse, a ka shperblim me te madh?
por megjthese kane frike tja thone edhe vetes te tyre , e verteta eshte se ata nuk besojne , ata duan te mirat ne boten tjeter, pa humbur te mirat ne kete bote.Edhe vete jezusi te kthehej ne toke ( apo muhameti) hipokritet fetar nuk do ti leshonin kapitalet e tyre.
Atehere pra miq te dashur pyetja me e sakte QE DUHET TE DREJTOHET MBI TEMEN NJERI- ZOT,DO TE ISHTE KJO

A KA NJEREZ QE BESOJNE NE ZOT NE KETE BOTE?
EDHE KJO PA MARRE PARASYSH ASPAK FAKTIN NQS ZOTI EGZISTON APO JO.
KOMENTONI PRA BESIMTARE TE KULLUAR.
SHENDET.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 14 Gusht 2005 00:44
HERO nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të HERO Kliko këtu për të kontaktuar me HERO (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: HERO Shto HERO në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto HERO në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
clk320
Anetar i ri

Regjistruar: 05/08/2005
Vendbanimi: florida
Mesazhe: 20

Te besosh ne zot per shumicen s eshte gje tjeter vecse e leverdishme. D.m.th. ka apo ska zot kete une nuk e di po me mire te besoj se sa te mos besoj se nuk i dihet si vene punet me vone. Pra eshte convinient qe te besosh ne zot. Por kjo ngacmon idene tjeter qe thote vetem frikacaket besojne ne zot. Une nuk disrespektoj ata qe besojne ne zot po nuk respektoj ata qe besojne ne zot vetem se kane frike te pyesin per exzistencen e tij. Go Hero

__________________
God is dead. Te vdekurit me te vdekurit dhe te gjallet me te gjallet.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 14 Gusht 2005 02:54
clk320 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të clk320 Kliko këtu për të kontaktuar me clk320 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: clk320 Shto clk320 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto clk320 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kalorsi_i_kuq
Luftetari i te vertetes.

Regjistruar: 26/06/2005
Vendbanimi: katunet e USAs
Mesazhe: 318

infshs


Para se te me besh pyetje tjeter Hero, a mbahesh me ate qe thash me siper? A hedh poshte dicka si te pallogjikshme?

......Hero je njeri i zgjuar prandaj do te sugjeroja ta lexosh Case for faith, sepse autori i librit eshte Ateist edhe ben te gjitha pyetjet nga Vuajtjet, deri ne evulucion shume pyetje me verte interesante si te tuajat, edhe pyet nje ateist te flakte me nje teolog ose filozof. Intervista e tyre eshte dicka qe hap shume horizonte. nje liber qe ta jap garantine te lene pershtypje. Ndoshta duhet ta perkthej ..........


Citim:
Po citoj ato që tha HERO
Une kam nje pyetje.
Ckuptim ka lutja?
Po te veshtrojme ata qe luten me teper ne bote jane natyrisht me fetaret ,dhe njerez me fetare ne bote se ne afrike nuk ke ku gjene.
Afrikanet qe luten me shume se te gjithe, jane faktikisht me te deshperuarit nga te gjithe.
Ketu dalim pa asnje dyshim tek hipoteza , qe frutet e lutjes vijne mbas kesaj jete.Cfare hipokrizie.




AFRIKANET LUTEN ME SHUME SE TE GJITHE, SE AJO ESHTE E VETMJA SHPRESE QE KANE. EDHE PO TI SHIKOSH TI HERO ATA NUK JANE ME TE DESHPERUARIT SE GJITHMONE VALLZOJNE E KENDOJNE TE QESHUR.


Jezusi ka premtuar Parajsen te varfereve qe te pasurit te ulin koken.
Jezusi ka thene: eshte me e lehte per deven te hyje ne syrin e gjilperes se sa nje pasanik.

Nuk eshte e vertete qe frutet e lutjes vijne mbas kesaj jete, shume lutje me jane realizuar edhe ne kete jete. Ne kohen e Sodomit edhe Gomorrahs Zoti shkoi ke abrahami edhe tha NJERZIT PO LUTEN KUNDER DJALLZIRAVE TE KETO QYTETEVE. KAM ARDHUR Ti HEQ QAFE NGA KJO BOTE, e CDO GJE QE NDODHET ATY.

Citim:

A eshte e thene te vuash ne kete jete qe te shkosh ne parajse ne jeten tjeter?



JO, edhe pasaniket vuajne. me trego per nje njeri qe ska vuajtur asnje here ne jeten e tij. EDHE vete Jezusi ka vuajtur ne kulm. Vuajtjet te cojne me afer Zotit. jane si zjarri qe heq te papasteritit e arit, edhe e ben arin te kulluar. E njejta gje, vuajtjet e bejne besimin me te kulluar.


Citim:

po citoj ctha HERO: Nqs ky eshte shperblimi qe zoti do tu jap atyre besimtareve qe luten per te ne kete jete,por qe jane te varfer dhe te raskapitur ,atehere prifterinjte e hoxhallaret do te jetonin ne nje kasolle me afrikanet e vdekur urie.--------




Per mua, HERO une shikoj NENE TEREZEN. Ajo eshte nje njeri shembullor qe ka mbajtur urdheresat e ZOTIT. gjithashtu njoh misionere ne afrike e azi qe jetojne ne te njejten menyre me te varferit.




Citim:
po citoj ctha HERO: Po pra por te gjith hipokritet na shesin mend dhe na japin mesime fetare ,por harrojne se genjejne veten e tyre, dhe zotin e tyre ( nqs besojne se ka zot) ,pikerisht sepse njerez me vetjak dhe me koprac se besimtaret nuk ke ku gjen , a nuk jane ata qe besojne ne zot vetem per arsye te interesit te tyre personal, dhe per friken se cdo te ndodhe me ta mbas kesaj jete? ------------------------------



Hero, nga kjo ce the e ctha Prishtinasja ne Shkencen E kuranit une nuk gjej ndonje ndryshim. Ndoshta ti ske takuar misioner kristjane, a kristjane te vertete .



Citim:
Ctha HERO: HHAHAHA nqs ndonje besimtar do te me thote qe ai lutet per njerezimin , une do ti thosha ti hidhte poshte parate,dhe te ndihmonte njerezit ne ndihme ne udhen e zotit.Padyshim qe shperblimi do te ishte i madh, do te ishte nje vend ne parajse, a ka shperblim me te madh?
por megjthese kane frike tja thone edhe vetes te tyre , e verteta eshte se ata nuk besojne , ata duan te mirat ne boten tjeter, pa humbur te mirat ne kete bote.Edhe vete jezusi te kthehej ne toke ( apo muhameti) hipokritet fetar nuk do ti leshonin kapitalet e tyre.==========



Hero, po te Lexosh biblen, JEZUSI i tha te njejten gje njerit qe donte me u be dishepulli i tij. Jezusi i tha, HIDHI poshte te gjith parate shiti te gjitha pronat, jepja te varfereve edhe me NDIQ. por ai iku se kishte shume prona. Nicodemus ishte elite por kur vdiq Jezusi ai shpenzoi pasurine e tij te blinte varrin e paprekur te Jezusit. Gjithashtu ne AKTET E APOSTUJVE do shikosh qe shume njerez mbasi u konvertuan ne Kristjanizem shiten te gjitha pasurite e ja dhane te varferve.

Tani, ka shume njerez hipokrite, ske cti besh, por nje besimtar i vertete duhet te japi te pakten 1/5 e pasurise te varfereve. DMTH nese ti takon ate qe u luska per njerezimin pyete a eshte besimtar? e nese thote po. pyete si?




Citim:

Atehere pra miq te dashur pyetja me e sakte QE DUHET TE DREJTOHET MBI TEMEN NJERI- ZOT,DO TE ISHTE KJO

A KA NJEREZ QE BESOJNE NE ZOT NE KETE BOTE?
EDHE KJO PA MARRE PARASYSH ASPAK FAKTIN NQS ZOTI EGZISTON APO JO.
KOMENTONI PRA BESIMTARE TE KULLUAR.
SHENDET.




TONIN talles per besimtare te kulluar, shitja laraskave.


P.S. HERO: Hera e fundit qe do ti analizoje cdo fjali tenden, e bera kesaj rradhe te ulesh hunden.



Citim:
PO citoj CLK23: Por kjo ngacmon idene tjeter qe thote vetem frikacaket besojne ne zot. Une nuk disrespektoj ata qe besojne ne zot po nuk respektoj ata qe besojne ne zot vetem se kane frike te pyesin per exzistencen e tij.



Une me thene te drejten NUK KAM FRIKE, e kam thene edhe perpara NUK BESOVA NE ZOT se kisha frike, BESOVA ne ZOT, sepse te jep PAQE edhe Drejtim edhe Dashuri JETES.

PAQEN QE ndjej shpirterisht sdo ta zevendesoja per milliona dollar.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 14 Gusht 2005 03:52
kalorsi_i_kuq nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kalorsi_i_kuq Kërko mesazhe të tjera nga: kalorsi_i_kuq Shto kalorsi_i_kuq në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kalorsi_i_kuq në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
wydra
y'know

Regjistruar: 10/10/2004
Vendbanimi: From Beyond
Mesazhe: 982

Citim:
Po citoj ato që tha kalorsi_i_kuq


Jezusi ka thene: eshte me e lehte per deven te hyje ne syrin e gjilperes se sa nje pasanik.




.... te hyje ne deren e parajses. (apo jo...?)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 14 Gusht 2005 15:08
wydra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të wydra Kliko këtu për të kontaktuar me wydra (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: wydra Shto wydra në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto wydra në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
HERO
vampir

Regjistruar: 06/08/2005
Vendbanimi: topana
Mesazhe: 412

Kaloresi i kuq

E ke gabim.
Nuk mund te analizosh nje fjali timen , pasi fjalit e mija jane te lidhura me njera tjetren,ti kur ben nje analize te fjalise time del nga konteksti,dhe nga kuptimi qe i kam dhene une shkrimit tim.Dhe po ta provoj.
1)Ajo qe ke thene per afrikanet eshte shume e vertete,une nuk jam kundra atij lloj shpjegimi,ku e shikon ne kontekst kundershtimin?
Por ama me gjej nje besimtar ne perendim ,i cili do te jepte pasurine e tij,dhe jeten e tij plot mekate per te bere jeten e lumtur afrikane , plot me valle dhe me kenge , dhe me buzeqeshje?
Je gabim pra.Mos u mundo te na thuash Jezusi i do afrikanet sepse ata jane te qeshur ,nuk eshte e vertete,ata po vdesin urie ,nenave po u vdesin femijet per buk.Ne nje vend ku nuk perdorin as kontraceptiv sepse eshte mekat.
2)Ajo qe kam thene ne lidhje me ( a duhet te vuash ne kete jete te shkosh ne parajse?) e kam thene si rrjedhoje e fjalise te pare, duke marre parasysh se justifikimi i kishes mbi vuajtjet e afrikaneve besimtare eshte pikerisht ky,qe vuajtjet ne kete jete kompesohen ne jeten tjeter,sepse nuk kane tjeter si te genjejne afrikanet e mjeruar.

3)Nene tereza ishte nje njeri shume i vecante,qe besonte ne kauzen e humanizmit, une nuk kam thene qe nuk ka besimtare qe sjane njerez te mire ,por institucionet fetare dhe ata qe kontrrollojne keto institucione nuk kane lidhje me fjalen e zotit.Nene tereza do te ishte njeri i mire edhe mos te qe fetare.

4) Hipokrite jane ata prifterinj dhe hoxhallar qe e perdorin mesazhin e zotit per sherbim te interesave te tyre.Ti ndoshta nuke e beson por eshte mese e vertete qe besimtaret kane ne thelb interesa vetjake.

5) Nuk eshte tone talles por ngacmues,te lutem kuptohe , une nuk tallem me njerezit.

Atehere shkruhemi heren tjeter,gjith te mirat.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 14 Gusht 2005 17:12
HERO nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të HERO Kliko këtu për të kontaktuar me HERO (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: HERO Shto HERO në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto HERO në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kalorsi_i_kuq
Luftetari i te vertetes.

Regjistruar: 26/06/2005
Vendbanimi: katunet e USAs
Mesazhe: 318

Citim:
Po citoj ato që tha wydra


.... te hyje ne deren e parajses. (apo jo...?)




KORRIGJIM:

Jezusi ka premtuar Parajsen te varfereve qe te pasurit te ulin koken.
Jezusi ka thene: eshte me e lehte per deven te hyje ne syrin e gjilperes se sa nje pasanik NE DEREN E PARAJSES!!!

thank you wydra.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 15 Gusht 2005 04:55
kalorsi_i_kuq nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kalorsi_i_kuq Kërko mesazhe të tjera nga: kalorsi_i_kuq Shto kalorsi_i_kuq në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kalorsi_i_kuq në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kalorsi_i_kuq
Luftetari i te vertetes.

Regjistruar: 26/06/2005
Vendbanimi: katunet e USAs
Mesazhe: 318

Re: Kaloresi i kuq

Citim:
Po citoj ato që tha HERO


1)Ajo qe ke thene per afrikanet eshte shume e vertete,une nuk jam kundra atij lloj shpjegimi,ku e shikon ne kontekst kundershtimin?
Por ama me gjej nje besimtar ne perendim ,i cili do te jepte pasurine e tij,dhe jeten e tij plot mekate per te bere jeten e lumtur afrikane , plot me valle dhe me kenge , dhe me buzeqeshje?
Je gabim pra.Mos u mundo te na thuash Jezusi i do afrikanet sepse ata jane te qeshur ,nuk eshte e vertete,ata po vdesin urie ,nenave po u vdesin femijet per buk.Ne nje vend ku nuk perdorin as kontraceptiv sepse eshte mekat.

.


infshs



ok, tani une njoh misioner Amerikane qe kane ikur atje e bejne te njejten jete me ate afrikane. Nje misioner amerikan i nderuar edhe shume i famshem Msn. Livigstone la gjithe jeten e tij ne Amerike edhe sherbeu popullit afrikan. Nje gazetar ateist iku edhe e gjurmoje ate per tre muaj, edhe u kthye mbrasht besimatr duke u shprehur qe edhe se Msn. Livingstone nuk me foli fare per fene, menyra e jeteses edhe vete jeta e tij me ktheu.
Eshte edhe nje misionere franceze gjithashtu qe iku atje edhe jetoi ne fshatrat e tyre.
NDOSHTA jane me koka, POR KA!!!

Per vallet, kenge, e buzqeshje nuk jam aq injorant sa te shprehem qe ashtu eshte jeta e tyre, duke mohuar vuajtjet por e kisha fjalen qe shume njerez te deshperuar ose te vuajtur nuk i shikon te kercejne.

Jezusi i don te gjith njerezit, te keqinj edhe te mire. Jezusi u shpreh ne bibel qe NUK KA ARDHUR per te SHENDOSHET, por per TE SEMURET. Prandaj edhe populli Afrikan lutet me shume, edhe gjejne me shume mbeshtetje ke JEZUSI.

Tani sa per kontraceptivat, Afrikanet jane shume aktive seksual edhe vete kultura eshte e paedukuar ne perdorimin e kontraceptivave. Nje shoku im nga Burkina Faso lindi nje femije ketu edhe i tha prinderve qe ka nje femije jashte martese edhe prinderit e tij kishin bere feste per tre dite. Edhe afrikanet ketu mbajne traditat e tyre.



Citim:
.2)Ajo qe kam thene ne lidhje me ( a duhet te vuash ne kete jete te shkosh ne parajse?) e kam thene si rrjedhoje e fjalise te pare, duke marre parasysh se justifikimi i kishes mbi vuajtjet e afrikaneve besimtare eshte pikerisht ky,qe vuajtjet ne kete jete kompesohen ne jeten tjeter,sepse nuk kane tjeter si te genjejne afrikanet e mjeruar.
.


Mire shko ne Afrike e thuaji Afrikaneve, JU KAN GENJYER, vuajtjet e juaja jane boshe. Do vuani ne kete bote githashtu edhe ne tjetren. Por ky mezash nuk eshte vetem per Afrikanet, Vuajtje ka patur Europa e amerika por ky mesazh eshte me i forte ne Afrike TANI se i jep me shume shpresa. Me kupton ku e kam fjalen, qe ky mezash ka qene ne kohen e Krishtit per ata te ve e jetim, edhe aplikon per te gjithe, tani e kane marre Afrikanet per sdo te thote qe Kisha e shpiku vetem per ta.


Citim:
.3)Nene tereza ishte nje njeri shume i vecante,qe besonte ne kauzen e humanizmit, une nuk kam thene qe nuk ka besimtare qe sjane njerez te mire ,por institucionet fetare dhe ata qe kontrrollojne keto institucione nuk kane lidhje me fjalen e zotit.Nene tereza do te ishte njeri i mire edhe mos te qe fetare.
.


Nese institucionet fetare jane ashtu si e akuzon ti, atehere Nene Tereza smund te vazhdonte misionin e saj, biles smund te FILLONTE misionin e saj



Citim:
.4) Hipokrite jane ata prifterinj dhe hoxhallar qe e perdorin mesazhin e zotit per sherbim te interesave te tyre.Ti ndoshta nuke e beson por eshte mese e vertete qe besimtaret kane ne thelb interesa vetjake.



Atehere shkruhemi heren tjeter,gjith te mirat.

.


Une nuk shikoj ndonje interes personal te madh te DEDIKOSH JETEN TENDE per Zotin. Te heqesh dore nga shume gjera qe nuk te lejohen te besh. NJe prift apo hoxhallare nuk punon 8 ore si ne edhe pastaj vazhdon jeten e tij, PERKUNDRAZI puna e tij eshte gjith kohen.....

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 15 Gusht 2005 05:56
kalorsi_i_kuq nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kalorsi_i_kuq Kërko mesazhe të tjera nga: kalorsi_i_kuq Shto kalorsi_i_kuq në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kalorsi_i_kuq në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
naimi
puntor ipa lodhur

Regjistruar: 29/04/2005
Vendbanimi: ch
Mesazhe: 533

sikur

ALLAHU t u jepte begati me te madhe njerzve ata do te shfrenohen, prandaj A i furnizon ne mase ashtu si di vete.
Ne nje hadithi kudsij thuhet : ka nga robrit emi qe meritojne vetem begati sepse sikur ti varferoja ata do te humbin fene evete,
kurse ka tjere qe meritojne vetm farferi,sepse si kur ti pasuroja ata humbisin fene e vete .

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 18 Shtator 2005 04:23
naimi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të naimi Kliko këtu për të kontaktuar me naimi (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të naimi't! Kërko mesazhe të tjera nga: naimi Shto naimi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto naimi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Sykaltra_Shqiptare
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/03/2005
Vendbanimi: -
Mesazhe: 3334

Arrow

1-Vuajtjet,jane prove e existences se Zotit!(deshmojne gozhdimin e Jesuzit ne Kryq)

2-Ndersa djallezirat, jane prove e existences se Judes(djallit), dishepulli
qe tradhetoi Jezusin(te birin e zotit)!

__________________
-

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 18 Shtator 2005 04:33
Sykaltra_Shqiptare nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Sykaltra_Shqiptare Kërko mesazhe të tjera nga: Sykaltra_Shqiptare Shto Sykaltra_Shqiptare në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Sykaltra_Shqiptare në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 03:54 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Besimi Fetar > Vuajtjet edhe Djallzirat hedhin poshte proven per nje Zot te dashur

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.