Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Gjeologji & Gjeografi > Formimi i truallit dhe i pasurive nentoksore
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202

Formimi i truallit dhe i pasurive nentoksore

Teritori i trevave shqiptare eshte i formuar gjate nje periudhe shume te gjate kohe (qindra miliona vjete). Gjate kesaj periudhe ky teritor ka qene i mbuluar disa here nga dete, ne te cilet dalengadale lumenjte, pas geryerjeve te vazhdueshme te kontinenteve, kane grumbulluar depozitime. Nga keto grumbullime u formuan lloje te ndryshme shkembinjesh. Shkembinje te tjer u formuan nga shperthimet e vullkaneve, ose nga depertimi i magmes ne koren e tokesore. Ne zonat lindore te dyja keto lloje shkembinjesh nen veprimin e temperaturave dhe te trysnive te larta, u shendruan ne lloje te tjera shkembinjesh.
Nga fundi i kesaj periudhe jane formuar malet, gropat dhe fushegropat, luginat dhe fushat, detet rrethuese nga perendimi dhe jugperendimi, liqenet dhe lumenjte e shumte. Mbulesa bimore dhe bota shtazore, e gjithe natyra e ketyre trevave, mori pamjen e sotme.
Shkembinjte e shume llojshem qe ndertojne truallin e trevave shqipetare, permbajne pasuri te shumta dhe te shumellojshme nentokesore. Keto pasuri mund te grupohen ne lende te djegshme, minerale metalore dhe minerale jometalore.

Lendet e djegshme
Nafta gjendet ne zonat perndimore, ne rajonet fushore dhe kodrinore te Republikes se Shqiperise dhe ne cektinen e saje detare te Adriatikut. Ajo ka kohe qe shfrytezohet.
Gazi natyror eshte i lidhur me vendburimet e naftes dhe gjendet po ne ato zona ku gjendet dhe nafta.
Qymyrguri eshte shume i perhapur dhe me rezerva te medha. Ai gjendet gati ne te gjitha gropat dhe fushat e perbera nga argjilat dhe ranoret. Ky qymyr eshte zbuluar dhe nxiret si ne trevat perendimore ne Rep e Shqiperise, ashtu edhe ne trevat lindore te Kosoves dhe ne trevat shqipetare te Maqedonise.

Mineralet metalore
Keto jane te shumellojshme dhe me rezerva te medha. Nder me kryesoret permendim: kromin, hekur-nikelin, bakrin, plumbin, zingun, manganin, boksitin etj, te cilet shfrytezohen prej shume kohesh.
Kromi gjendet ne perqendrime te medha ne shkembinjte magmatik te disa zonave qendrore dhe verilindore te Rep se Shqiperise, ne Kosove dhe ne disa treva shqipetare ne Maqedoni.
Nikeli dhe hekur-nikeli jane krijuar nga tjetersimi i disa llojeve shkembinjesh magmatike. Gjenden me shume ne zonat juglindore te Rep se Shqiperise, ne Kosove dhe ne trevat shqiptare te Maqedonise. Per rezerva te medha te nikelit permendet sidomos rajoni qendror dhe verior e Kosoves.
Bakri shfaqet ne disa lloje dhe eshte i perhapur ne zonat veriore dhe juglindore te Rep se Shqiperise.
Boksiti ndodhet ne shkembinjte gelqeror. Ai gjendet ne disa rajone te Rep se Shqiprise, ne Kosove, ne Plave etj.
Mineralet jometalor
Edhe keto jane te shumellojshme dhe ne rezerva te medha. Nder to permenden: bitumi, squfuri, kuarcitet, magnezitet dhe asbesti.
Bitumi eshte i cilesise se mire dhe gjendet ne depozitimet argjilore dhe ranore te zonave perendimore te Rep se Shqiperise.
Squfuri gjendet ne Rep e Shqiperise.
Magnezi dhe asbesti gjendet ne Rep e Shqiperise dhe ne Kosove.
Kuarcitet gjenden ne sani te medha ne Kosove, ne Pollog gjithashtu dhe ne veri te Rep se Shqiperise.
Te shumta jane dhe rezervat e metaleve te ndertimit, si: mermeri gjipsi, argjila, rera, guret gelqerore etj., te cilat gjenden ne te gjitha trevat shqiptare.
Mermeret jane te nje cilesie shume te mire dhe gjenden ne trevat perendimore shqipetare te Maqedonise dhe ne Shqiperi.
Gjipsi gjendet ne Dumre, nga Korabi e deri ne trevat shqipetare ne Maqedoni.
Trevat shqipetare kane pasuri te shumta nentokesore, te cilat perbejne nje baze shume te mire per zhvillimin e shjpejte ekonomik te vendit ton.
KENI

__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.

Modifikuar nga Keni datë 28/03/2003 ora 08:53

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 28 Mars 2003 08:47
Keni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Keni Kliko këtu për të kontaktuar me Keni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Keni't! Kërko mesazhe të tjera nga: Keni Shto Keni në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Keni në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 04:17 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Gjeologji & Gjeografi > Formimi i truallit dhe i pasurive nentoksore

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.