Keni
Vezhgues

Regjistruar: 01/02/2003
Vendbanimi: Philadelphia usa
Mesazhe: 3202
|
Hidrografia
Pasurite e medha ujore
Uji eshte nje pasuri natyrore me vlera te medha kombetare. Ai ka perdorim te madh ne bujqesi, ne industri dhe ne furnizimin e qendrave te banuara.
Pozita gjeografike ne brigjet e detit Adriatik dhe te detit Jon, kushtet klimatike, relievi i thyer, kryeshisht kodrinoro-malor, perhapja e madhe e shkembinjve te pershkrueshem nga uji dhe veprimtaria e njeriut kane kushtezuar pasurite e medha ujore dhe shumellojshmerine e tyre: dete, liqene, lumenj, perrenj dhe burime ujore.
Deti Adriatik
Ky shtrihet midis gadishullit Apenin ne perendim dhe gadishullit te Ballkanit ne lindje, kurse kanali i Otrantos (72km) e ndan ate me detin Jon. Deti Adriatik eshte i gjate 850 km ( drejtimi veri-jug) dhe i gjere 203 km ( lindje-perendim). Thellesia me e madhe e tij arrin 1590 m. Ne brigjet shqiptare ky det eshte i ceket.
Brigjet shqiptare te detit Adriatik kane gjatesi 380 km. Pjesa me e madhe e tyre jane brigje te uleta , fushore me plazhe te medha (disa dhjetera km te gjata dhe deri disa qindra metra te gjere), me perberje rere shume te imet. Nder to dallohen: plazhi i madh i Ulqinit, plazhi i Velipojes, Duresit, Divjakes, Vlores etj. Ne keto plazhe pushojne me mijera turiste vendas dhe te huaj.
Ne kete bregdet gjenden dhe disa gjire, si : gjiri i Tivarit, i Drinit, i Durresit, i Vlores, shume te pershtatshem per portet detare.
Ne to ndodhen dhe portet me te rendesishme te te gjithave trevave shqiptare( Durresi, Vlora, Tivari, Ulqini, Shengjini).
Deti Jon
Ky det shtrihet midis pjeses jugore te gadishullit te Ballkanit dhe gadishullit Apenin. Ai eshte deti me i thelle i Mesdheut (5121 m), eshte det i hapur dhe mjaft i ngrohte.
Brigjet shqiptare te ketij deti shtrihen nga gadishulli i Karaburunit deri ne gjirin e Artes. Ai eshte i gjate rreth 270 km dhe ka tipare te ndryshme. Pergjate tij ngrihen male , prandaj ky bregdet eshte kryesisht i larte dhe shkembor. Ne kete bregdet plazhet jane te rralla dhe zallore. Ka edhe sektore te tjere te tij ne te cilat malet i lene vend fushave te vogla. Ne grykederdhjen e lumit te Kalamasit(Cameri) dhe te lumit te Pavles,(Shqiperi) brigjet jane te uleta dhe fushore, me plazhe ranore dhe sektore te mocalizuar.
Pamja terheqese , burimet e pastra, shkelqimi i diellit, ujerat e kaltra dhe te tejdukshme te detit u japin ketyre plazheve vlera te medha turistike.
Liqenet
Liqenet jane te shumta dhe te shumellojshme. Formimi i tyre eshte bere nga fundosjet tektonike ( liqeni i Shkodres, i Ohrit dhe i Prespes ) , nga tretja e ngadalte ne uje e shkembinjve gelqerore dhe e gjipseve, nga veprimtaria e akujve, qe kane ekzistuar rreth 2 milion vjet me pare ne lartesite e maleve. Edhe njeriu ka krijuar liqene per perfitimin e energjise elektrike ( mbi lumin Drin dhe Drinin e Zi, mbi Mat etj) per ujitjen dhe furnizimin e qendrave te banuara me uje. Liqenet me te medha dhe me te rendesishme kane origjine tektonike.
Liqeni i Shkodres
Ky liqen eshte liqeni me i madh i gadishullit te Ballkanit , me siperfaqe 368 km katrore,nga te cilat 149 km katrore perfshihen brenda Republikes se Shqiperise. Ne kete liqen derdhen lumi i Moraces, dhe prej tij del ai i Bunes. Eshte liqen i ceket ( me thellesi mesatare 7 m dhe maksimalja 44 m) i permendur per gjuetine e peshkut dhe per vlerat turistike.
Liqeni i Ohrit
Liqeni i Ohrit eshte liqeni me i thelle ne te gjithe gadishullin e Ballkanit ( mesatarja 145 m, maksimalja 295 m). Ai ze vendin e dyte ne kete gadishull per nga siperfaqja ( 363 km katrore, nga te cilat 111 km katrore perfshihen ne Rep. e Shqiperise). Ne kete liqen derdhen disa perrenj dhe ujerat e shume burime te medha, qe dalin prane brigjeve lindore dhe ne taban te tij. Prej liqenit del lume i Drinit te Zi. Liqeni i Ohrit ka bote te pasur shtazore, sidomos peshq te cilesise se larte. Ai ka gjithashtu dhe nje rendesi shume te madhe turistike.
Liqeni i Prespes
Ky liqen perbehet nga Prespa e Madhe ( 285 km katrore ) dhe nga Prespa e Vogel ( 44 km katrore ). Nga kjo siperfaqe liqenore ne Rep. e Shqiperise perfshihen 49 km katrore. Liqeni i Prespes eshte me i ceket se liqeni i Ohrit.
Thellesia mesatare e tij arrin deri ne 35 m dhe maksimalja 54 metra. Ne kete liqen derdhen disa lumenj. Prej liqenit uji del nepermjet rrugeve nentokesore dhe perfundon ne liqenin e Ohrit. Liqeni i Prespes ka vlera te vecanta per peshkim dhe turizem.
Deti Ariatik dhe deti Jon kane rendesi te madhe gjeografike dhe ekonomike. Ato ndikojne ne zbutjen e klimes. Ne ujerat e tyre gjuhet nje sasi e madhe peshku, kurse ne lagunat nxirret kripa. Keto dete i lidhin trevat shqiptare me shtetet e tjera.
Liqenet jane te shumta dhe te shumellojshme (tektonike, karstike ose nga tretja e gelqerore dhe e gjipseve, akullnajave dhe artificiale). Ato kane rendesi te madhe gjeografike, ekonomike dhe sidomos turistike.
__________________
Thuaj ate qe mendon dhe mendo ate qe duhet.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|