Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706
|
Qenka spostuar tema tek aresyet e luftes ne Irak.
Durrsak,
Koncepti i lirise eshte shume me i gjere sesa ajo qe mendon. Tek liria ben pjese dhe e drejta e nje populli te vendose qeverite qe deshiron. Nese ata duan diktature apo komunizem, kjo nuk eshte nen gjykimin e SHBA-se ta vleresoje si te lire apo te pa-lire. Per kete aresye shtetet perendimore nuk fusin asnjhere hundet ne punet e brendshme te nje shteti por rezervohen me vleresime te jashtme mbi punen e nje qeverie apo tjetre. Nuk ka te drejte as SHBA dhe as Franca apo Italia te na imponoje lirine sipas deshires se tyre. Lirine cdo popull e zgjedh vete.
Gjithmone ne kete kontekst edhe demokracia nuk eshte nje cope djathi qe e con andej ketej. Nje popull duhet te kaloje etapa te caktuara zhvillimi qe te arrije ne demokraci. Sado te mundohet SHBA nuk do mbjelle demokraci ne Irak. Aq me pak mund te behet kjo kur demokracia instalohet me dhune sic duan te bejne ne Irak.
Prandaj shikoje me kujdes cfare dmth LIRI. Liria nuk eshte te hash hot dog me Coca-Cola ne Irak duke pare filma porno te marra me qera tek cepi i rruges. Liri do te thote te kesh te drejten te vendosesh edhe ligjet e kuranit kur nje popull i do. Ki parasysh se Lindja e Mesme nuk funksionon si amerika. Jane popuj mijevjecare qe kane bindjet e tyre fetare dhe konfiguracion tjeter vlerash. Mos kujto se mund te shkojne 300 mije amerikane dhe te hedhin mijera vjet konsolidim kulturor me pretendimin se demokracia qe sjellin eshte me e mira ne bote. Nuk i takon Amerikes te behet gjyqtar, nuk ka gjyqtar ne keto gjera. Kete e dine mire politikanet me injorante, prandaj nuk besoj se administrata amerikane nuk i kupton. Eshte thjesht qe me pak mundim ka bindur shume persona se po eksporton demokraci. Nje prej tyre je ti, my friend. Rezultatet e politikes qe po ndjekin shikoji vete. Lufta ka mbaruar, por nuk ka mbaruar...
Nderkohe "terroristet" sulmojne cdo dite trupat aleate. Nga dolen kaq terroriste xhanem. Deri me 11 Shtator 2001 fenomeni i terrorizmit kishte mbetur ne librat e historise se viteve '70. Tani dolen te gjithe terrorise.
Ah se mos harroj. Sic tha dikush me pare, amerikanet paralajmeruan qytetaret e Falluxhas se do sulmonin, kush rrinte ne qytet do konsiderohej terrorist. Ke pare ti cfare paradoksi. Ti je ne shtepine tende dhe tjetri te thote: "Po ndenje akoma ne shtepi je terrorist". . E kupton, durrsak, se po i vishet termi terrorist njerezve ne mase, pa asnje lloj kriteri?
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|