eng_girl
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: absolutely, relatively here
Mesazhe: 381
|
Ky fenomem eshte nje forme e "addiction". Njoh shume shoke (per te mos thene te gjithe) qe kane patur eksperienca (jo te kendshme) me gambling (por te pakten jo fatale.)
Mendoj se disa nga arsyet qe shtyjne njerezit drejte kazinove dhe llotarive jane (dhe duke i njohur me mire, do te jemi me shume ne gjendje te ndihmojme): Iluzioni i te fituarit (ndoshta edhe nga eksperienca te embla, te meparshme), sensi i te qenit i fuqishem (ndoshta vetem aty) dhe ndjenja e perkatesise, per te vrare kohen, per ti bere bisht problemeve etj. Si faktore te tjere qe influencojne vendimin e tyre mund te konsiderohen: shoqeria e familja, parashikime "te mira" te fatit, reklamimi i tepert i tyre dhe fakti qe nuk eshte veshtire ta gjesh veten ne nje kazino, duke blere nje bilete apo duke luajtur e vene baste ne internet, etj.
Ketu kam vene re disa metoda qe ndihmojne ne dhenien fund te nje eksperience te tille: Ajo qe eshte me e rendesishmja,-komunikim i plote me te dashurit dhe ndihma e marre prej tyre, pjesmarrja ne grupe njerezish qe ndodhen ne te njejtin pozicion nen udheheqjen e personave te trajnuar profesionisht, sikurse edhe ligje qe kufizojne blerje apo pjesmarrje ne lojra fati sipas moshes.
absorbim
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|