Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Ditari > Dymbedhjete hapa drejt vetmise
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Syrius
Larguar

Regjistruar: 19/01/2006
Vendbanimi: Dymbedhjete Hapa Drejt vetmise
Mesazhe: 216

Dymbedhjete hapa drejt vetmise

Mendime te shkeputura


*
Ora rreth pese e mengjesit. Kam 3 ore qe jam zgjuar.

Tashme u be shume kohe, vite, qe nuk fle. Gjithcka e sterzgjatur dhe e tepruar ne jete , te gerryen perbrenda

*
Do na hapen kufijte. Do shkoj te kaloj rreth 3 muaj ne Zvicerr. Me ka marre malli per Zyrihun.

Nuk e harroj ate moment , kur ai vagabond kendonte ate kenge buze ujit dhe une qe i dhashe gjithcka kisha ne xhep. Sa kohe ka kaluar tashme?

Rrezik nisem pas nje jave, ose me vone.Gjithsesi para krishtlindjeve besoj.

*

Doja shume te shkoja ne Leipzig.

Dori, kushua, e ka djalin 10 vjec me Leucemi...

Po ja qe s'mundem ...

Dikush qe jeton aty gjithashtu, mund te mendonte qe po i vihem nga mbrapa e po e "Bezdis" ....

I jam shume borxhli Dorit, por ja qe s'mund ti bej rrespektin.

*

Kete vit behen 10 vjet nga vdekja jote....

Te mbaja ne krahe teksa gjaku te rridhte curril nga goja, nuk mbaj mend gje ...

...Thjesht me treguan me vone qe bertisja e qaja si femije....

S'kisha faj...isha teper i ri.


Pallton e zeze e kam akoma, dhuraten tende, me mbron nga acari, ashtu e vjeter dhe e pluhurosur.

...S'me mbron dot nga ngrica shpirterore.


*

Kam vendosur te le cigaren...

Diabeti eshte pjese e imja tashme, gjithashtu 4 injeksione insuline ne dite..

Shumica e semundjeve vine nga stresi e lengimi shpirteror. Keta dy faktore i kam me bollek

..te pakten nuk dua ti fus helme te tjera vetes.

*

Edhe nje jave...

Me 18/12/ 2010 nderrojme prefiksin, i nderuar abonent do te merrni Nr 3

2 lihet mbrapa e gjithcka fillon e rrokulliset me me shpejtesi.

Thone qe me 4 fillon jeta , po kjo eshte per ata andej, ne ketej me 4 na plasin trute.

Prefiksi 3




*

Mbaj ne duar gjithe zhgarravinat e mia poetike,pa vlere artistike!!


Me thane qe mund ta botoja librin tim para vitit te ri

Mendova ti vija titullin

"Dymbedhjete hapa drejt vetmise"


Mendova te ta dedikoja ty zonjushe/fraulein Elda Z....

Dashuria e vertete vika vetem nje here ne jete. Te tjerat femra vijne thjesht era

Seks

"Te dua, zonjushe, te betohem
..thjesht deri ne mengjes"

Kjo eshte batuta qe mund ti pershtate te tjerave. Per sa te perket ty eshte ndryshe .

Sigurisht nuk te njoh, nuk di nese pi caj apo kafe, nese te pelqen me shume radio apo tv.

Nese te pelqen te besh boks mbas dashurise, etj etj.

Por njoha shpirtin tend, ato pak momente qe me fale. Gjithashtu me kundershto nese mundesh:

Nuk eshte valle e vertete qe ne duam thjeshte projeksionin e njeriut qe kemi perballe? Ate qe ai projekton tek ne.

Sigurisht duke i shtuar vecorite karakteriale e shpirterore qe dime per te/nga ai.

...

...

Gjithsesi , libri nuk do te botohet...

te pakten jo tani.

Duhen rreth 700 euro dhe une skam 700 morra jo me euro. Por do ti kursej ...

..le te jete ky liberth i vogel nje epitaf i simpatise e rrespektit tend kundrejt meje. per sa me perket...eshte ndryshe.


Tani qe po mendoj , dua te le nje poezi te vogel ketu. Eshte "amaneti" qe te lashe dikur....


Mendome

“Mendome” buzet meken.
Mavijosur, kafshuar,
nga to gjak ,zi,rrjedh.

“Mendome”, kembet largohen
Dridhen si bari ne ere
Gjurme frike mbi hi.

Nuk kam guxim te flas
Dashurine tende , blu, te kerkoj
Kaproll I vrare, perdhosur
Te lutem , mendome.

Mendome kur kenga jone
Te te buroje nga shpirti.
Kur femijet e porsalindur
Qumesht jete thithin nga gjiri

Ti beje dhe kur ai
shpejt mbi ty te shuhet
Kur epshi I tij kafsheror
Te derdhet ne trupin tend

Kur ujrat e shkrimtarit S…
Prej teje vershojne .
Lapidar mbi germadhe
Per ndjenjen e vdekur…
-----------------------------------------------------------------------


Ja , kaq.

Nuk ka ndonje vlere dhe eshte e Virgjer si poezi, ende e pa redaktuar.

Por ka gjithe ndjenjen time aty.
-------------------------------------------------------------------------



Kaq kisha!

Erdha dhe nje here ne kete vend ku, per vite me rradhe, kam shkruar mbi ndjenjat e mia...

te me shohesh keshtu, nga larg, mbuluar me pallto te zeze e me mjekerr, cigare ne goje, nuk do te mendoje kurre qe kam edhe une shpirt...

Po ja qe kam. Dhe ne kete vend, per vite me rradhe derdha dhimbjen time.

Une, tip Asocial, njoha edhe njerez ketu qe ende me rrespektojne.

I dua dhe rrespektoj edhe une.



E meritonte ky vend nje "Goodbye" te ndjere .


Kalofshi shume, shume mire dhe u prifte e mbara ne jete.

Sinqerisht ...

...Une.

__________________
Dymbedhjete Hapa Drejt Vetmise

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 12 Dhjetor 2010 10:36
Syrius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Syrius Kliko këtu për të kontaktuar me Syrius (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Syrius Shto Syrius në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Syrius në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 21:04 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Ditari > Dymbedhjete hapa drejt vetmise

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.