Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Arsimi > Universitet e Huaja > Studentet Shqiptare Ne Itali Nuk Mund Te Festojne Me Familjet E Tyre.
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
NGA
Anetar i ri

Regjistruar: 05/12/2004
Vendbanimi: Italy
Mesazhe: 3

Studentet Shqiptare Ne Itali Nuk Mund Te Festojne Me Familjet E Tyre.

E Hene, 20 Dhjetor 2004


STUDENTET SHQIPTARE NE ITALI NUK MUND TE FESTOJNE ME FAMILJET E TYRE.

Studentet shqiptare qe studiojne ne Itali presin me gezim te madh festat e fundvitit. Keto festa jane realisht edhe nje nga te paktat mundesi qe ata te takojne te afermit e tyre. Por si pasoje e zvarritjeve burokratike te strukturave shteterore dhe indiferences se shtetit shqiptar qe duket se ambasadat i perdor thjesht per t'u dhene rrogen te punesuarve aty, ata e kane gati te pamundur te rikthehen ne familjet e tyre per te festuar Vitin e Ri. Italia eshte nje nga shtetet kryesore qe aderon ne Bashkimin Europian. Rendesia e saj u pa se fundi edhe tek firmosja e Traktatit te Romes mbi te ardhmen e nje kushtetute te perbashket europiane qe me principet e saj demokratike ka per qellim te mbroje te drejtat dhe lirite e njeriut. Dhe sikur autoritetet italiane te duan te japin edhe anen tjeter te medaljes pengojne studentet shqiptare qe te festojne prane familjeve te tyre festat e fundvitit. Traktati i Romes kishte si qellim respektimin mbareuropian te te drejtave te njeriut. Mos valle sipas autoriteteve italiane te drejtat e studenteve shqiptare nuk jane pjese e Kartes se Helsinkit?! Studentet shqiptare kane vertet nevoje per ndihmen e strukturave shteterore per te mundesuar rikthimin e tyre ne shtepi me rastin e festave. Por preokupimi i shtetit nuk eshte dhe aq i madh per te mos thene qe nuk ekziston fare. Nga ana tjeter edhe shteti italian i trajton studentet shqiptare si refugjate. Le te bejme nje krahasim mes studentit italian dhe atij shqiptar. Studenti italian preokupohet se ku do t'i kaloje festat, ne Nju Jork, Londer, Madrid apo Milano, kurse studentit shqiptar i hiqet mundesia qe te festoje me familjaret e tij. Deri kur do te vazhdoje keshtu.....Deri kur do te vazhdojne shqiptaret te enden neper bote ne kerkim t` lumturise dhe prosperitetit. Gjenerata e Re Shqiptare dega Itali si pjese perberese e Gjenerates se Re Boterore i ka bere nje thirrje Presidentit te Republikes se Shqiperise, Alfred Moisiu, te beje te mundur qe studentet shqiptare te pajisen me dokumentet e qendrimit, me te cilat mund te kthehen te qete per te festuar me familjaret e tyre. "Z.Alfred Moisiu, ne Pallatin e Brigadave jeni President i Republikes se Shqiperise, kurse ne familjen tuaj jeni nje baba i devotshem qe respektoni familjen dhe principet e saj. Besoj se ju do t'i festoni festat e fundvitit me femijet tuaj. Po bashkekombasit tuaj shqiptare perse nuk mund t'i festojne festat e shumepritura me femijet e tyre, te cilet prej nje viti nuk i kane pare?! Mos valle perse nuk jane presidente dhe femijet e tyre nuk kane pasaporta diplomatike?! Apo mos valle pse jane jetimet e koherave moderne ne kerkim te nje shteti dhe te nje ekzekutivi qe mund t'i mbroje dhe t'i integroje ne shoqerite e perparuara?!" - thuhet nder te tjera ne thirrjen e drejtuar Presidentit te Republikes. Studentet shqiptare kerkojne vetem qe per disa dite te rikthehen prane familjeve te tyre vetem sa per te ngritur te gjithe se bashku dolline e nje Viti te Ri, te nje viti me nje te ardhme dhe nje vizion ndryshe per Shqiperine dhe shqiptaret.

Rigels Malile

www.nuovagenerazionealbanese.com

__________________
Te jesh shqiptare eshte nej nder,ta mbaj kete nder e kemi detyre

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Dhjetor 2004 18:18
NGA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të NGA Kliko këtu për të kontaktuar me NGA (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të NGA't! Kërko mesazhe të tjera nga: NGA Shto NGA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto NGA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 23:18 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Arsimi > Universitet e Huaja > Studentet Shqiptare Ne Itali Nuk Mund Te Festojne Me Familjet E Tyre.

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.