Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233
|
Dido°
*Shenje lamtumire*
Shenje lamtumire
Erdhe si nje rreze drite,
dy veshtrime te kryqezuara
nje histori fantastike ne krevat me mua
ne shpirt
ne jeten e te gjithe diteve
si e vetmja enderr e embel
me pas...
keshtu si papritur
u zhduke
eci shkujdesur mes kujtimesh
duke degjuar mijera here
nje kenge qe ti nuk e njeh
por qe pershkon mallshem shpirtin tim...
kam shpresuar ne rikthimin tend,
shpirtin dhe ferrit ia kam falur
duke ecur frikshem neper rruve te erreta
duke kerkuar kujtimin tend
por tani...
vetem te emblin kujtim mbart mbi mua,
kujtim qe me ndryshoi jeten
tendin qe me lejove te jetoj, te rilind, te rivdes
por mbi te gjitha te rilind
mbi hirin e imazhit tend
si nje film ankthi dhe ndjenje
mbetesh ne skutat e zemres time
me nje perqafim e puthje te pershendes
ne faqe te le shenjen e lamtumires
****************************
Hesht!
Dashuria jote nuk njeh gjeste,
dashuria jote nuk njeh fjale
mos ndoshta jam cmendur
qe akoma e kerkoj???
flija valle ne ato momente
kur ti me deshmoje kete dashuri?
Mos valle jam kaq e verber ne zemer
qe asaj qe ti me thua dashuri nuk i ve dot emer?
dashuria jote shurdh-memece
per mua nuk ekziston
thjeshtesisht ne te qenurit e pafolur
thjeshtesisht ne te qenurit e paqene
Hesht!! nuk dua me te te degjoj!
Platonimi nuk ka fjale!
************************
E dashuruar???
E dashuruar???
nese keshtu mund ta quajme te gjithe kete
deshiren e cmendur
per te pershkuar si gjaku lekuren tende
e per tu ndaluar ne zemer
E dashuruar
nese keshtu mund ta quaj kete
deshiren e cmendur per te ndjere brenda nxehtesine tende
dhe ne ndonje menyre
te ndjek rrugen tende
me kembet e mia nga brenda teje
e per te pare me pas ku me con,
ku mund te shkojme te dy bashke?
E imagjinoj dhe filloj te qesh, te qesh si e cmendur
mund te quhem e dashuruar?
kur perballe asaj qe ndjej
kjo fjale me duket
si nje frymemarrje femije qe kerkon te shuaje nje zjarr!
**********************
Hije
Cfare ka ndodhur??
ngjyrat jane bashkuar me hijet
E qeshura ka vene masken e loteve
dhe ngerdheshjes
cfare ka ndodhur??
e lidhur pas prangave te asaj qe nuk je,
asaj qe nuk do?
Hije e ndjenjave qe ti falesh
nuk ke ditur kurre!
__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|