Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Analiza > Aleancë PD-LZhK?
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
edzaloshnja
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 30/09/2003
Vendbanimi: SHBA
Mesazhe: 83

Aleancë PD-LZhK?

Aleancë PD-LZhK?

Në kushtet e sistemit zgjedhor shqiptar, merr një vlerë të veçantë aksioma elektorale "Shuma e pjesëve të marra së bashku është më e madhe se shuma e tyre marrë veças". A do të kihet parasysh kjo aksiomë nga PD-ja dhe LZhK-ja?

Nga EDUARD ZALOSHNJA

Në vitet 1992-95, e sidomos në vitet 1996-97, qeverisja e PD-së kishte jo pak gjëra për të sharë. Sidoqoftë, për shumicën dërrmuese të të persekutuarve prej regjimit komunist ajo ishte shumë më e mirë se e paraardhëses së saj, PPSH-së. Për ta ilustruar këtë, mund të sjell shembullin e djalit të dajës tim, i cili, pasi kishte qënë detyruar për arsye politike të punonte si murator gjatë viteve të diktaturës, u bë inspektor bashkiak për ndërtimin gjatë qeverisjes së PD-së. Ose mund të sjell shembullin e bursës që fitova unë për të kryer studime në Perëndim -- një bursë që as në ëndërr nuk kisha guxuar ta shihja më parë. Dhe shembuj të tillë mund të sjell plot si nga farefisi ashtu dhe nga rrethi im shoqëror.

Kur PS-ja mori pushtetin në vitin 1997, si shumë ish-të persekutuar të tjerë, edhe unë ndjeva goxha ligështi në shpirt për faktin e thjeshtë se ajo ishte trashëgimtarja e drejtëpërdrejtë e PPSH-së. Por duke u udhëhequr nga motoja “Kurrë mos i dëshiro atdheut të keqen për hir të një fitoreje të ardhshme të partisë tënde”, si ndoshta pak ish-të persekutuar të tjerë, urova me gjithë zemër që premtimet e Nanos në verën e vitit 1997 të bëheshin realitet. Ndërkohë, i urova edhe PD-së që të reformohej thellësisht, në mënyrë që ta meritonte ardhjen në pushtet në zgjedhjet e rradhës.

Shtatë vjet e ca kanë kaluar që atëhere dhe, fatkeqsisht, koha provoi se premtimet e Nanos kishin qënë thjesht një poezi e ëmbël, e se qeverisja e tij nuk do të ishte veçse një prozë e hidhur. Ndërkohë, PD-ja, me gjithë premtimin për një fillim të ri, mbeti e njëjta parti e tredhur nga ish-komunisti autoritar në krye të saj, i cili, po të analizohet me ftohtësi, rezulton të ketë qënë përgjegjësi kryesor për humbjen e pushtetit.

Në këto kushte, si shumë e shumë ish-të persekutuar të tjerë, jo rrallë e vras mendjen se si mund të arrihet t’i jepet fund qeverisjes së papërgjegjshme të Nanos, për t’i hapur kështu rrugën një qeverisje që do të ishte edhe në të mirë të Shqipërisë edhe në të mirë të shtresës shoqërore që i përkas. Për t’u realizuar e para, si jo shumë ish-të persekutuar të tjerë, mendoj se kandidimi i Edi Ramës për postin e Kryeministrit dhe spostimi i Nanos në një post jo-ekzekutiv ndoshta do të mjaftonte. Ndërsa për t’u realizuar të dyja, mendoj se rruga më e sigurtë do të ishte një akt i Berishës i ngjashëm me atë të Sabri Godos -- kalimi i tij në postin e Kryetarit të Nderit të partisë.

Por a ka gjasa të realizohet njëra nga këto alternativa deri në zgjedhjet e qershorit 2005? Gjyshja ime e ndjerë besoj se do t’i përgjigjej kësaj pyetje lakonikisht me shprehjen “Nuk më ha buza kulaç”. Këtë përgjigje ajo do ta kishte dhënë për faktin e thjeshtë se do të ishte në gjendje të konstatonte që Nano e Berisha duken të vendosur të mos e ndajnë pozicionin e udhëheqësit me njerëz të tjerë në krahët respektivë të politikës shqiptare. Kjo vendosmëri e tyre është bërë tashmë evidente, edhe pse të parit iu vu një hije e rëndë dyshimi pas akuzave të Lesit në paralment, e të dytit i rëndon mbi kurriz pesha e mospëlqimit nga votuesit e lëkundur dhe aleatët tanë perëndimorë. Në këto kushte, është vështirë të shihet një dritare e hapur për ndryshimin e qeverisjes -- sistemi elektoral me 100 zona pa balotazh e tradita jonë me zgjedhjet, fatkeqsisht, paralajmërojnë blerjen e komisionerëve nga kandidatë të kamur për deputetë. Dhe të tillë ka më shumë gjasa të përzgjedhë Nano se sa Berisha…

Kuptohet që kjo epërsi e Nanos do mund të kapërcehej po qe se në shumicën e zonave, shumica dërrmuese e zgjedhësve do ta hidhnin votën për një kandidat të djathtë. Në atë rast, sado të bliheshin komisionerët, do të ishte shumë vështirë të mbulohej dielli me shoshë. (Edhe kjo një shprehje tjetër nga repertori i gjyshes!) Por pyetja është se si do mund të arrihej që në shumicën e zonave, shumica dërrmuese e zgjedhësve ta hidhnin realisht votën për një kandidat të djathtë. Sepse në kushtet aktuale, kur elektorati i djathtë është i ndarë midis dy forcave kryesore të këtij krahu, PD-së e LZhK-së, dhe kur balotazhi nuk ekziston, është vështirë të imagjinohet se si do mund të realizohej ky objektiv përveçse në pak rrethe të vendit.

Një formulë që e djathta mund të përdorë për të patur shpresë në fitimin e zgjedhjeve të ardhshme mbetet pra koalicioni parazgjedhor midis partisë së Berishës dhe lëvizjes së udhëhequr nga Leka Zogu. Duke ia bërë të qartë publikut se koalicioni me Berishën do të kushtëzohet nga garanci të forta të këtij të fundit për bashkëqeverisje, Leka Zogu ka potencialin të tërheqë votat e atyre të djathtëve që nuk e ndjejnë veten si në shtëpinë e tyre te PD-ja, si dhe votat e të lëkundurve.

Një koalicion i tillë do të ishte i domosdoshëm për Leka Zogun, sepse ai nuk duket të ketë potencial politik të ngjashëm me atë që ish-mbreti bullgar pati në zgjedhjet e fundit të vendit të vet. Dhe sistemi ynë elektoral, si dhe tradita e vjedhjes/blerjes së votave nuk i favorizon partitë që tërheqin vetëm 10-15 përqind të elektoratit. Parti të tilla zor se fitojnë ndonjë zonë zgjedhore, e si rezultat, mund të përfundojnë vetëm me 7-8 vende në parlament nga lista proporcionale.

Ndërkohë, një aleancë parazgjedhore me Leka Zogun do të ishte e domosdoshme edhe për Berishën. Sepse për kushtet e Shqipërisë, sot vlen më shumë se kurrë aksioma elektorale "Shuma e pjesëve të marra së bashku është më e madhe se shuma e tyre marrë veças". Dhe çmimi që do i duhej Berishës të pagonte për këtë aleancë do të ishte një ndarje reale e tortës së pushtetit me Leka Zogun -- çmim i lartë ky për një udhëheqës autoritar si Berisha, por që ia vlen ta pagojë në qoftë se synon fitoren.

Duke presupozuar se koalicioni PD-LZhK do të realizohet e do të jetë i fitimtar, ngelet të shihet në se qeveria e dalë prej tij do mund ta kalojë testin e realizimit të një qeverisje që do të ishte edhe në të mirë të Shqipërisë edhe në të mirë të shtresës së ish-persekutuarve. Sa për pjesën e parë të testit, me qeverisjen e papërgjegjshme që po bën Nano, është vështirë të imagjinohet se si të mos e kalojë dot atë çfardo qeverie, qoftë edhe e udhëhequr nga Berisha. Ndërsa pjesmarrja e LZhK-së në qeverisje do të jepte garanci të plota se pjesa e dytë e testit do të rezultonte pozitive.

Kuptohet që e gjithë kjo analizë vlen vetëm po të presupozohet se nuk ekziston ose s’do të ekzistojë, siç flitet, një marrëveshje e fshehtë për ndarjen e pushtetit midis Nanos e Berishës. Në atë rast, këtij të fundit nuk do t’i nevojitej as Leka Zogu e as ndonjë aleat tjetër i vogël -- ai do të kishte aleat dollibashin, dorën vetë.

__________________
Mos i bej te tjereve ate qe nuk deshiron ta bejne te tjeret ty!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 15 Nëntor 2004 23:06
edzaloshnja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të edzaloshnja Kliko këtu për të kontaktuar me edzaloshnja (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të edzaloshnja't! Kërko mesazhe të tjera nga: edzaloshnja Shto edzaloshnja në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto edzaloshnja në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Icemen
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 21/04/2005
Vendbanimi: Toronto
Mesazhe: 52

Harojme apo nuk duam te kujtojme ?

A e harrove kaq shpejt ti Ed Zaloshnja se si u fshehen deputetet qe sot aderojne ne LZHK njehere te vetme kur kerkohej vota e tyre kunder Nanos ne parlament ? Si ka mundesi qe te interpretohet kaq e nevojshme kjo aleance prej jush kur dihet mire qe diten me te pare qe PD-ja do te doje voten e tyre ata do te shiten shume lire si me pare ?
PD-ja nuk ka nevoje qe te marre nje pushtet qe ta dorezoje per gjashte muaj dhe pastaj ta rimarre pas tete vjetesh.Keshtu qe mos te te haje meraku shume se nuk po realizohet kjo aleance fallco.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 28 Prill 2005 03:43
Icemen nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Icemen Kliko këtu për të kontaktuar me Icemen (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Icemen Shto Icemen në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Icemen në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Petrit Kola
Mbushes topi.

Regjistruar: 10/06/2005
Vendbanimi: Ne autobuz
Mesazhe: 996

Nga gazeta Metropol

Leka Zogu është i vetëm lider që s´është komunist

17 Qershor Dashamir Shehi kërkon votën në Shkodër

Lëvizja për Zhvillim Kombëtar Leka I Zogu ka prezantuar dje në Shkodër, në zonën numër 6 kandidatin për deputet, Virtyt Sokoli. Në prezantimin e tij ishte i pranishëm dhe kryetari i Këshillit Ekzektutiv të LZHK, Dashamir Shehi. Në fjalën e tij, Shehi tha se në 100 zonat e kandiduara nga LZHK-ja, 70% e kandidatëve vijnë nga shoqëria civile, të cilët nuk janë marrë më parë me politikë. "LZHK është lëvizja më e djathtë, pasi lideri i lëvizjes nuk vjen nga bankat e komunizmit, dhe kjo gjë do vazhdojë duke u konsoliduar me një brez, i cili çdo ditë vjen nga Perëndimi. Pasurinë më të madhe që kemi, rininë, do e çojmë me detyrim në shkollë për të arritur standardet perëndimore më shpejt, pasi sytë janë andej dhe fakt janë martesat mbretërore me perëndimorë. Gjithashtu, ai tha se LZHK-ja do të ndërtoje një netëork kulturor dhe mediatik për gjithë Shqipërinë, pasi dy janë gjërat që i bashkojnë të gjithë shqiptarët: gjuha dhe vazhdimësia territoriale”, tha Shehi.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 18 Qershor 2005 02:29
Petrit Kola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Petrit Kola Kliko këtu për të kontaktuar me Petrit Kola (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Petrit Kola't! Kërko mesazhe të tjera nga: Petrit Kola Shto Petrit Kola në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Petrit Kola në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:43 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Analiza > Aleancë PD-LZhK?

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.