amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949
|
Ecuria e ekipit "tirana" ne Champions League
Thone qe mrekullite ndodhin rralle. Por per Tiranen, kjo nuk eshte edhe aq e vertete, sepse serish, dy vjet nga permbysja e pabesueshme ndaj Dinamos se Tbilisit "0-3, 3-0), e njejta gje eshte perseritur serish. Madje, u duk se gjithcka ishte e shkruar te perfundonte ashtu. Shpresat dhe besimi, qe mbizoteronte ne radhet e kampioneve shqiptar, kane mbjelle fitoren madheshtore ndaj Nova Gorices, duke korrur kualifikimin per ne turin e dyte. Cila skuader tjeter shqiptare mund te realizoje nje kryeveper te tille? Vetem nje ekip kampion eshte e mundur ta beje dhe Tirana eshte konfirmuar edhe nje here tjeter si i tille. Ndeshja ka folur vetem per bardheblute, edhe me pak fat, kur shume mire, para tre golave te realizuar, mund te kishin pesuar po aq, por te mos ishte per dy pritje te Hidit dhe nje tranverse. Gje qe eshte pranuar edhe nga vete trajneri Starova, i cili megjithate nuk ka nguruar te shprehe kenaqesine e tij: "Duhet te them se na ndihmoi shume fati ne pjesen e pare te ndeshjes, kur ne shenuam ne tri rastet qe arritem te krijonim, ndersa kundershtari asnjehere ne disa raste te pastra shenimi. Ne kishim planifikuar qe te shenonin nje gol ne pjesen e pare, por per fatin tone te mire, shenuam tri here. Une do ta quaja nje sukses te madh per futbollin shqiptar kualifikimin e Tiranes, pasi Nova Gorica eshte nje ekip i madh ne kampionatin slloven, i cili eshte me i forte se ai shqiptar. Duke shtuar ketu edhe faktin se ne nuk kishim ne dispozicion shume kohe per t'u pergatitur per keto ndeshje, them se kemi bere me te miren".
Publiku, tifozet cfare mbeshtetjeje
S'duhet harruar edhe fakti qe publiku padyshim ishte nje lojtar i dymbedhjete per skuadren e Staroves. Stadiumi "Qemal Stafa", i mbushur nga ngjyrat bardheblu si anjehere tjeter "plot 15 mije tifoze me flamuj ne dore), ka shperthyer nga te brohoriturat dhe nga fishekzjarret e kenget per ekipin kampion. Gjithcka Tirana e ka mbyllur brenda 10 minutave te fundit te pjeses se pare, duke ditur te perfitojne nga momenti i dobesise se kundershtareve. Fatmiresisht, edhe pse ekzistonte mundesia qe te ndodhte e njejta gje, qe provoi edhe Milani ne finalen e fundit te Champions League, bardheblute nuk i kane lene sllovenet per te cenuar porten e Hidit. Gje per te cilen, vec nderhyrjeve te kujdsshme te mbrojtjesve me ne krye Hidin, Pishen e Dabullen, u ka ardhur ne ndihme edhe fati.
Ndaj CSKA-se, edhe me shume!
Futbollistet e Tiranes mund t'i kishin vene kapakun ndeshjes, me rastet e shumta te Salihit, Rakllit e Ahamatajt. Perfundimi i 90 minutave ka qene nje clirim per te gjithe. Lojtare e tifoze kane festuar kualifikimin, qe merr akoma me shume vlere, per menyren sesi erdhi. Te te gjithe lojtaret e Tiranes eshte pare nje loje per jete a vdekje. Nje Hamdi Salihi, i cili gjendej ne cdo cep te fushes, madje duke u kthyer shpesh here edhe ne mbrojtje. RezartDabulla, Arjan Pisha dhe Gentian Hajdari, ndonese ndonjehere kane shfaqur shenja pasigurie, si perfundim kane dale faqebardhe nga testi vendimtar per prapavijen bardheblu, pas zhgenjimit ne Slloveni. Pa harruar pastaj edhe te palodhurin E.Bulku, dy pistonat Ahmataj e Sina, por edhe kembeartin Muka dhe oprtunistin Rraklli, i cili ka festuar 35-vjetorin edhe me nje gol. Me pak fjale, te gjithe lojtaret e Tiranes kane dhene maksimumin e tyre per skuadren bardheblu. Ndonese, mbi te gjitha, meriton nje vleresim portieri Hidi, qe pati meriten e neutralizimit te rasteve me te pastra te slloveneve, nje gol i te cileve mund te kishte hedhur ne ere gjithcka te gatuar. Megjithese vete ai ka dashur te ndaje meritat me skuadren: "Te gjithe cunat treguan karakter, duke sherbyer shume per kete fitore madheshtore, te cilas i shtohen akoma me teper vlerat, per faktin qe erdhi perballe tifozeve tane ne "Qemal Stafa". Tani, shpresojme te ecim edhe me perpara". Duke filluar qe nga ndeshja e radhes ndaj kampioneve bullgare te CSKA Sofjes, te merkuren e ardhshme po ne Tirane, ndoshta nuk do te mjaftoje kaq. Do te duhet akoma me shume.
Champions League
Ndeshjet e turit te dyte paraeliminator
"26/27 korrik 2005 dhe 2/3 gusht)
FBK Kaunas "LIT)- Liverpool FC "ENG, holders)
FC Dinamo Tbilisi "GEO) -Brøndby IF "DEN)
FK Partizan "SCG)- FC Sheriff "MDA)
Debreceni VSC "HUN)- HNK Hajduk Split "CRO)
FC Artmedia Bratislava "SVK)- Celtic FC "SCO)
KF Tirana "ALB)- PFC CSKA Sofia "BUL)
RSC Anderlecht "BEL) -PFC Neftchi "AZE)
VÃ¥lerenga IF "NOR)- FC Haka "FIN)
FK Rabotnicki "MKD)- FC Lokomotiv Moskva "RUS)
F91 Dudelange "LUX)- SK Rapid Eien "AUT)
FC Dynamo Kyiv "UKR)- FC Thun "SUI)
Malmö FF "SEE) -Maccabi Haifa FC "ISR)
Shelbourne FC "IRL)- FC Steaua Bucuresti "ROU)
Anorthosis Famagusta FC "CYP)- Trabzonspor "TUR)
__________________
Në faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me të vërtetë kurrgja. Sa më pak kemi, aq ma tepër mundemi me dhan. Duket diçka e pabesushme, por kjo ashtë llogjika e dashunis.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|