i/e paregjistruar
.

Regjistruar: 13/08/2004
Vendbanimi: .
Mesazhe: 1280
|
Pershendetje Sykaltra e Etniku 
Dita sot e Hane kje,
ishte qielli krejt pa re
fort ma mir se koha dje
po ju diftoj fije per pe,
se n'pik t'sabahit sot jam cu
kot me vedi tuj mendu
tuj kujtu se jam vonu
der mu vesh kjesh tuj harru
thash me lujti mendja e kres
me thot gjyshja "co moj mbes",
-se t'kam ba ve e sallam
mos, - thash, nan se po m'ban dam
s'hahet sallami ne ket orar
tana gjanat kan karar
me lezet e pak ka pak
pritezot me m'ra n'stomak
me mu ba barku si jeprak
me at fjal i vuna kapak,
nuk e ha, thash, edhe pik
mos m'bertit se nuk t'kam frik
se ktu jam ne amerik
prej shqipnijet kot s'kam ik
me fitu t'drejtat e mija
tesh asht ba e fort rinija
t'drejten e fjales n'xhep e ka
kush nuk mundet me i ba za...
Po a merret kush me pleq
m'tha- boll llape mori dreq
kap e ha e mos ban za
sallam kres kam me te ra
ja i thash se nuk me bjen
jo prej friket a hallit tem
po per sallam te vjen gjynah
edhe canten vuna n'krah
dola vrep si triumfante
mu duk vedja "importante"
pa mendu se per misdit
njaj sallam ishte tuj me prit.
Modifikuar nga i/e paregjistruar datë 20/09/2005 ora 06:56
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|