Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Shqiperia, traditat kulturore > Elbasan
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

Elbasan

Me të 100 mijë banorët e tij, Elbasani është qyteti i tretë i Shqipërisë sot, mbas Tiranës, kryeqytetit, dhe Durrësit, portit kyesor të vendit. Nga Tirana e ndajnë 54 km; nga Durrësi 82. Ai gjendet pikërisht në mes të vendit, kyc i madh rrugës perëndim-lindje dhe veri-jug, mbi bregun e djathtë të lumit të Shkumbinit, i cili nga lindja në detin Adriatik, e ndan Shqipërinë në dy zona të mëdha, Gegëria në veri, Toskëria në jug.

Me emrin Skampa (Skampa, Hiscampis), qendra e banuar njihet qe nga shekulli II i erës së re, kur Iliria, prej disa shekujsh, bënte pjesë në perandorinë Romake. Shqipëria e sotme është pjesë e jugut të Ilirisë. Shqiptarët janë pasardhës të ilirive dhe flasin një gjuhë, e cila rrjedh nga ilirishtja, që sot nuk flitet.

Rruga e famshme romake,Via Egnatia, nga Durrësi (Dyrrachium) në Bizant, lidhte Romën me Konstandinopolin, duke kaluar nëpër Ohër e Selanik. Skampa ishte stacioni i parë i rëndësishëm i saj pas Durrësit, me një kështjellë, e cila, ne shekullin IV, kishte 28 turra dhe 3 hyrje, pra ishte shumë e madhe. Më 509 Skampën e njohim qendër peshkopate. Në shekullin VII atë e rrënuan shumë keq vërshimet e barbarëve dhe, me kohë, emri antik i humbi. Në shekullin XV, qyteti quhej Valmi, sipas emrit të një popullate rreth tij.

Duke mos arritur ta pushtonte Shqipërinë, sulltan Mehmeti II, më 1466, e rindërtoi qytetin mbi muret e vjetra të tij, dhe e bëri një bazë ku mund të grumbullonte 100 mijë e më shumë ushtarë. Qytetin e quajtën turqisht Elbasan, që do të thotë ''Kala dominuese''. Por Shqipërija nuk u pushtua e gjitha vecse më 1479, 11 vjet mbas vdekjes së udhëheqësit të madh të rezistencës së saj kundër osmanëve, Skënderbeu. Ai gjatë 25 vjetëve, theu më shumë se 30 armata turke. Krah i djathtë i tij ishte Gjergj Araniti, princ nga viset e Elbasanit, i nje familjeje feudale të lidhur me derën e perandorëvëve komnenë të Bizantit dhe që i dha Bizantit, në shekullin XI, dy kryegjeneralë. Araniti ka meritën se korri fitoret e para kundër vërshimit turk në vitet 30 të shekullit XV. Ai i dha Skënderbeut të bijën për grua. I nipi i tij, Mojsi Golemi, i cili lindi në Valm, ishte si kryegjenerali i ushtrisë së Skënderbeut.

Elbasani i rindërtuar u popullua shpejt nga Shqiptarët e krahinave pranë. Në shekullin XVI, ai ishte qendër sanxhaku (ndarje e madhe administrative osmane). Ai kishte rreth 2 mijë shtëpi dhe u bë një nga qendrat e njohura të Shqipërisë për tregtinë dhe kulturën e tij. Elbasni tregtonte me viset e ndryshme të Ballkanit, me Italinë dhe Evropën Qendrore. Tregtarët e tij i gjejmë në Venedik, Triestë, Budapest, Vienë e gjer thellë në Poloni. Doemos edhe në Shkup, Selanik, Bukuresht e Stamboll. Në shekullin XVIII, qyteti kishte një artizanat të zhvilluar, sidomos për argjendarinë. Ai eksportonte prodhime blegtorale dhe bujqësore, vaj dhe lekura kafshësh.

Në shekullin XIX-XX, Elbasani luajti një rol të dukshëm në lëvizjen e Rilindjes shqiptare, për clirimin nga sundimi i gjatë osman. Turqit ia rrënuan atëhetë kështjellën dhe prej saj, sot mbetet vetëm balli jugor me portën e tij, i dëmtuar. Kjo keshtjellë katrore kishte një perimetër prej 1.200 m. Shteti i lirë shqiptar u arrit të shpallej më 1912. A*** pashë Bicaku, elbasanas, ishte një nga patriotët më të shquar të kohës, që veproi për krijimin dhe konsolidimin e tij (vdiq më 1926). Ai shtet u krijua tepër i cunguar nga Fuqitë e Mëdha: gjysma e popullatës shqiptare iu aneksua me të përdhunë shteteve fqinjë, Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë.

Më 1938, Elbasani kishte më pak se 13 mijë banorë dhe ishte gati po ai qytet i vjetër i tipit oriental dhe po ai treg I vjetër, ku sapo krijohet një industri e vogël e vajit dhe e duhanit (cigares). Xhamitë dhe teqet (tempuj myslimanë) ishin me dhjetra. Xhamia Mbret, e fundit të shekullit XV, ruhet ende brenda kalasë. Xhamia Nazireshtës (emër gruaje), e shekullit XVII, ruhet e prishur buzë lumit të Shkumbinit. Teqja e madhe e Bektashinjve është i shekujve XVIII-XIX. Bektashinjtë janë një sekt mysliman me prirje pantesite dhe liberale. Kisha e Shën Mërisë, në kala, u rindërtua në fillimë të shekullit XIX dhe ka ikona me interes. Manastiri i Shën Gjon Vladimirit, 4 km nga Elbasani, në perëndim, i shkatërruar gjatë Luftës II botërore, po rimerr jetë. Ai u themelua më 1382 nga princi shqiptar Karl Topia , që u varros aty dhe që kishte nën sundim pjesën më të madhe të Shqipërisë së sotme. 12 km në jug të qytetit, është një stacion termal i dëgjuar, Llixha, që nihet që nga periudha e Romës. Në kodrinat perëndimore të qytetit,
janë zbuluar rrënojat e një kishe paleokristiane e shekullit V, me mozaik. Pranë Shën Gjonit është zbuluar një banjë antike romake.

Elbasani luajti një rol të dukshëm në Luftën Antifashiste të viteve 1941-1944 (Shqipëria u clirua më 28-29 nëntor 1944, me forcat e saj ushtarake). Shtabi i përgjithshëm i Ushtrisë
Nacional-Clirimtare (partizane) e kishte qendrën në viset malore të lindjes së qytetit. Në krahinën e Shpatit, nën Elbasan, u krijua, në ditët e kapitullimit të Italisë fashiste, Brigada XVIII (ushtria clirimtare kishte 30 brigada, që formonin divizione dhe armata, me rreth 70 mijë vetë). Elbasani u clirua më 11 nëntor 1944, në luftë me nazistët gjermanë, që kishin zëvendësuar fashistët italianë në shtator 1943.

Në gjysmën e dytë të shekullit tonë, Elbasani u bë një nga qendrat më të rëndësishme të industrializimit të Shqipërisë. Ai jepte rreth 1/10 e industrisë së vendit, prodhimi i së cilës e kalonte prodhimin bujqësor e blegtoral. U krijuan, që nga vitet 60 në Elbasan uzina dhe kombinate për punimin e drurit, prodhimin e cimentos e të lëndëve të ndërtimit, për parafbrikate, u shtua shumë industria e lehtë, posacërisht ajo ushqimore, u ngrit një kombinat i shkrirjes së hekur-nikelit e i prodhimit të celikut me lëndën e vendit. Më 1990, qyteti kishte mbi 20 mijë puntorë të industrisë. Në fushën e Elbasanit, rreth 20 km nga qyteti, u krijua një qytet i ri, me afër 15 mijë banorë, rreth një uzine të përpunimit të naftës. Në ato vite, Elbasani nisi të përshkonte hekurudha nga Durrësi mbi detin Adriatik, në Pogradec mbi liqenin e Ohrit. Elbasani që lidhej me qytetet e tjera të vendit me rrugë automobilistike, u lidh me hekurudhë me Vlorën, portin e dytë të vendit, në jug, me Tiranën, me Shkodrën, qyteti i madhë i veriut shqiptar. Që këtu, hekurudha lidhet me sistemi hekurudhor evropian, përmes Malit të Zi. Më përpara, Shqipëria nuk ka pasur hekurudha.

Elbasani është një nga qendrat kryesore kulturore të shqipërisë. Në shekullin XVI, aty ka jetuar piktori i madh kishtar shqiptar, Onufri, i cili më 1554 pikturonte në kishat e krahinës së Shpatit. Ai punoi,si ikonograf dhe afreskist, sidomos në Berat, qyteti i jugut të vendit, por edhe gjer në Shkup të Maqedonisë dhe Kostur të Greqisë. I biri, Nikolla, edhe ai piktor i kishës ortodokse, punoi gjer në Bullgari, te shqiptarët e atjeshëm pranë Tërnovos.

I pari autor elbasanas, prej të cilit na ka arritur dicka e shkruar shqip, një Anonim, i cili ka nisur të indetifikohetme një Theodhor Bogomili, jetoi në fillimet e shekullit XVII. Ai përktheu shqip disa pjesë të ungjijve për nevojat e meshës, duke lënë edhe një predikim të lirë fetar. Shqipen e shkroi me një alfabet origjinal, sic e shkruanë edhe të tjerë pas tij me alfabete të tilla, sepse kishin mendimin që shqipja, gjuhë e ndryshme nga gjuhët e tjera të Evropës (ajo përbën më vete një degë të gjuhëve indoevropiane), duhej shkruar me një alfabet të vetin. Sot e që nga shekulli XIV të paktën, ajo shkruhet me alfabetin latin.

Me një alfabet që e krijoj ai vetë, e shkroi shipen në Elbasan edhe Theodhor Haxhifilipi ose Todhri, duke përkëthyer Testamentin e Vjetër dhe Testamentin e ri, si dhe disa shërbesa të kishës ortodokse. Alfabeti i tij u përdor prej tregtarëve të kohës elbasanas për të mbajtur librat e tyre të llogarive, si dhe nga klerikë e persona të ndyshëm, që edhe korresponduan me të. Kisha thyhej pjesërisht shqip në Elbasan gjatë atij shekulli, po dhe më parë, me gjithë luftën që i bëhej nga partiarkana e Stambollit dhe pushtuesi osman. Osmanët i persekutonin egërsisht ata që shruanin shqip dhe përhapnin shkrimin e gjuhës së tyre. Todhrin u vrau kisha greke.

Në shekullin XIX, elbasanasi Konsrandin Kristoforidhi (1826-1895), u bë një nga lëruesit më të ndritur të shkrimit të shqipes, duke përkthyer, i katri shqiptar gjatë 200 vjetëve, Testamentin e ri dhe pjesë nga Testamenti i Vjetër, për Shoqërinë londineze të Biblës (Bible Society of London), që e kish botuar së pari më 1827, dhe vecanërisht me fjalorin e madh të shqipes që la (fjalori i parë i shqipës është botuar më 1635).

Më 1909, elbasanasit arritën të themelonin në qytetin e tyre shkollë normale, e para shkollë e mesme shqipe, e cila krijoj dhe krijon edhe sot disa mijëra mësues për shkollat në gjuhën amtare. Ndër mësuesit e parë të saj ishin elbasanasit Aleksandër Xhuvani dhe Simon Shuteriqi. Drejtor ishte patrioti dhe demokrati i shquar shqiptar nga Shkodra, Luigj Gurakuqi. Emrin e Xhuvanit, filolog me shumë merita, (1880-1961), mban Univerziteti i Elbasanit. Shqipëria ka 10 univerzitete dhe shkolla të atij rangu, të shembulluara që nga viti 1946, ndërsa më parë nuk kishte. Ndër të diturit më të shquar elbasanas, përmendim Kostaq Cipon (1895-1955) e Mahir Domin (1915), filofog historianin Aleks Buda (1911-1993), kryetar i parë i Akademsë së Shkencave të Shqipërisë (themeluar më 1972), arkeologun Hasan Ceka (1902), folkloristin
Qemal Haxhihasani (1918-1990), botanistin Kolë Paparisto (1914-1980).

Më 1990, rrethi i Elbasanit, me afër 220 mijë banorë, kishte mbi 50 shkolla të mesme.Qyteti kishte disa muze të Arkeologjisë dhe Historisë, të Luftës Antifashiste, të Entografisë, të shkollës shqipe, të Kristoforidhit, të Qemal Stafës (hero i Luftës antifashiste (1922-1942)), etj. Aty kishte një teatër të dramës e një tjetër të varjeretesë (estradë), si dhe një orkestër sinfonike.

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 16 Nëntor 2003 01:18
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të i_lire Kliko këtu për të kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të i_lire't! Kërko mesazhe të tjera nga: i_lire Shto i_lire në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto i_lire në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Pak histori

Qyteti i Elbasanit qe nga shekulli i 16 njihet si qender e rendesishme zejtare dhe tregetare e Shqiperise. Elbasani krahas tregetise shquhet per prodhimet cilesore zejtare te artikujvete lekures te armeve , argjendarise , mendafshit , gezofit etj. Lidhjet e tij me qytetet shqiptare dhe me to te vendeve ballkanike dhe te europes e bene ate te fitoje fame. Nje rol te rendesishem ne gjallerimin e veprimtarise ekonomike -tregtare te qytetit luajten organizimi cdo vit i tre panaireve. Panairi i Shen Gjon Vladimirit , i gjese se gjalle, i mbajtur ne 22 maj te cdo viti; e ka fillesen qe nga shekulli i XV. Panairi i Shen Ilise me 20 korrik dhe panairi i Shen Marise me 15 gusht. Panairet zgjatnin dite dhe jave ku grumbulloheshin banore te shumte nga te gjithe qendrat shqipetare. Elbasani organizonte dhe drejtonte panaire krahinore si ne Pojan te Fierit dhe Diber.Perfaqesohej jo vetem ne panairet vendase por hapte panaire dhe ekspozita ne vendet e qyteteruara te europes. Dhoma e Tregtise se Elbasanit eshte themeluar me 9 Mars 1923 , me 663 tregtare nga te cilet 167 te klasit te pare.Tregtia dhe Dhoma e Tregtise paten nje hov cilesor ne kohen e monarkise se Mbretit Zog.Dhoma e Tregtise ka ekzistuar dhe gjate kohes se pushtimit fashist.Viti 1944 e gjeti Elbasanin me 722 tregtare private nga te cilet 82 tregtare dhe 4 grosiste. Vitet 1945-1990 tregtia private shkoi drejt zhdukjes , sikurse dhe Dhoma e Tregtise nuk ka ekzistuar. Me vendosjen e demokracise ne vendin tone , u be i mundur rikrijimi pas 50 vjetesh i Dhomes se Tregtise dhe Industrise me vendimin Nr 5016 date 20.06.1994 ne mbeshtetje te ligjit 7804 date 10.03.1994. Zgjedhjet e rregullta per konsolidimin e saj u mbajten per here te pare me 22 shkurt 1995. Dhoma ka ekzistuar si zyre tregtie ne varesi te keshillit te rrethit dhe viti 1993 shenon 15 anetare te saj, kurse viti 1994 shenon 24 anetare. Ne 1995 numeri i anetareve te Dhomes ka arritur ne 157 anetare. Me 1996 numeri i anetareve te Dhomes ka qene 328. Viti ne te cilin Dhoma arriti numerin me te madh te anetareve ka qene viti 1997 me 1030 anetare. Ne vitin 1998 numeri i anetareve ra ne 82 anetare. Aktualisht Dhoma e Tregtise dhe Industrise Elbasan ka 190 anetare .

__________________
Lo scopo della nostra vita è di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtÃ_ le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 12 Dhjetor 2003 13:43
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të qershor13 Kliko këtu për të kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: qershor13 Shto qershor13 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto qershor13 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
elbasanlliu_2003
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 16/01/2003
Vendbanimi: elbasan
Mesazhe: 105

Index

Qershor 13,bravo te qofte qe ke shkruajtur tek kjo teme.Une nuk e dij ne je elbasanlli apo jo,por fakti qe shkruajte ti dhe jo une tregon qe je shqiptar i mire ne mos qofsh elbasanlli i vjeter.pse nuk e ke perfunduar historikun deri ime?gjithe ky qytet qe eshte katandisur nga qender kulturore dhe patriotike ne qytet harrese nga pushtetaret dhe kazan plehrash dhe papunesie.Gjithsesi vella mu be qejfi kur lexova kete teme,ja vlen mundimi dhe koha.Ciao

__________________
pershendes vellain tim ne Amerike

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 14 Qershor 2004 02:24
elbasanlliu_2003 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të elbasanlliu_2003 Kliko këtu për të kontaktuar me elbasanlliu_2003 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: elbasanlliu_2003 Shto elbasanlliu_2003 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto elbasanlliu_2003 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Tonia
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 10/05/2003
Vendbanimi: Shqipëri
Mesazhe: 190

Smile

Per sa kohe qe elbasanllijte sdo ta bejne vete qytetitn ti nihet zani ska kush tjeter te kujtohet.
Pastaj nuk behet elbasani me pijanece te korruptuar si puna jote o elbasanlli P

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 14 Qershor 2004 13:29
Tonia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Tonia Kliko këtu për të kontaktuar me Tonia (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Tonia Shto Tonia në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Tonia në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
elbasanlliu_2003
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 16/01/2003
Vendbanimi: elbasan
Mesazhe: 105

Smile

o Tonia

Qeke elbasanllije me duket,por sa per pijanec nuk i kam kaluar kurre 4 dopio apo 5 birra,por mos me ngaterron me njeri tjeter,se ti me sa duket paske shoqeri te zgjeruar me pijanece.Edhe elbasanin po nuk e bera une do e bejne shoket dhe shoqet e mija.

__________________
pershendes vellain tim ne Amerike

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 22 Qershor 2004 01:51
elbasanlliu_2003 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të elbasanlliu_2003 Kliko këtu për të kontaktuar me elbasanlliu_2003 (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: elbasanlliu_2003 Shto elbasanlliu_2003 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto elbasanlliu_2003 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 08:38 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
  Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Shqiperia, traditat kulturore > Elbasan

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.