Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Arsimi > Arsimi Shqiptar > Arsimi
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
jasemina
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 16/08/2006
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 45

Arsimi

Universiteti eshte nje fjale qe per nga struktura e saj, nuk vecohet nga fjalet e tjera te shqipes, por kur ia perceptohet me vesh, per cdo degjues do te thote dicka e madhe, dicka e cila cileson ate shoqeri e cila ka kaluar ne te apo ndodhet atje akoma. Por fatkeqesisht te ne ndodh e kunderta. Kur kjo fjale perceptohet nga gjithkush, do te thote korrupsion, dhe fatkeqesi, do te thote nje institucion i cili nxjerr nga gjiri i tij nje shoqeri te pa afte.Nderkohe qe duhet te ishte e kunderta, ky institucion duhet te nxirrte ajken e shoqerise.
Te gjithe kete " miresi" fale korrupsionit. Nuk mund te ndash prej tij as pedagoget, as nxenesit, por fatkeqesisht kjo " miresi" demton gjithe shoqerine e cila nuk eshte me ne gjendje te dalloje te aftin nga i paafti. Them "miresi" sepse fale kesaj padrejtesie, Gomari na del avokat, mesues, doktor madje eshe shkencetar. Ndersa Luani budall dhe hamall.
Si ka mundesi qe pedagoget e universiteteve nuk e kuptojne qe po nxjerrin ne shoqeri nje "mesues" per femijet e tyre, nje "mjek" i cili do ti sheroje ata kur te semuren.
Si nuk e kuptojne se, nese femija i tij nuk ka nivel arsimor, kjo eshte fale mesuesit qe nxorri.
Nese semundja e tij perkeqesohet kjo eshte fale mjekut te cilin diplomoi.
Mjek dhe mesues te cilet per te mbaruar kete shkolle per te dale mire ne provime, nuk perdoren mendjen por xhepin.
I nderuar pedagog ti je nje personalitet i cili ka nje detyre mjaft fisnike, por mbi te gjitha ke detyren me kryesore qe mund te kete nje komb dhe ti e di kete me mire se cdokush tjeter,. Ndaj te lutem ne emer te gjith atyre qe duan te arsimohen dhe te behen dikush ne jete, fale aftesive te tyre dhe jo xhepave, te cilet nje dite do te jene ai mesues qe femijen tend do ta beje shkencetar, nje mjek qe do te ketheje ne jete femijen pas nje shprese te humbur, mos lejo qe nga dora jote te dalin breza, qe do ta shpien kombin ne humbje. Breza qe nuk do te jene ne gjendje te zgjidhin as ceshtjen me te vogel. Sepse ata breza do te jene drejtues te ketij shteti.

Tema eshte: c' mendoni per kete fenomen neper universitete?
A ka mundesi zgjidhjeje?
si?

__________________
Te erdhi hareja, ngaqe gjithcka ne univers rrotullohet.
"And whomsoever Allah guides, for him there will be no misleader".

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 01 Shtator 2006 18:16
jasemina nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të jasemina Kliko këtu për të kontaktuar me jasemina (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: jasemina Shto jasemina në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto jasemina në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
debora_1
Anetar i ri

Regjistruar: 04/09/2006
Vendbanimi: ketu.............
Mesazhe: 4

pershendetjeeeeeee........

persh Jasemina.

Sapo e lex shkrimin tend dhe nuk po kuptoj nje gje.Kujt po i drejtohesh se ktu jo se po i ben pershtypje ndokujt por po cohet ndonjeri dhe po te thot po ne qe skemi ku ti cojme leket sdo marrim provime,ose me mire sdo zeme nje vend pune me nje rroge te kenaqshme.

Sot shkolla spo hyn ne pune per te realizuar ndoshta enderren qe ti ke thurur per te formuar nje te ardhme sa me te mire por kush te le ty te ecesh moj aman.Kur vete petagogu ashtu e ka marre shkollen me leke,po ti thote sdo mi japesh mua disa.Dhe me e bukura eshte se lodhesh duke mesuar dhe gje ste del ne drite.

Do behet mire kur leku te mos kete me vlere se sot po behet cdogje nepermjet lekut do apo sdo ti.ky eshte realiteti.

Kaq per momentin,tak ne ndonje moment tjeter.Pashim.

__________________
ca me duhet mu ca bej un

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 04 Shtator 2006 20:49
debora_1 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të debora_1 Kliko këtu për të kontaktuar me debora_1 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të debora_1't! Kërko mesazhe të tjera nga: debora_1 Shto debora_1 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto debora_1 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
RIP Gibbs
Victim at Finnegans Wake

Regjistruar: 14/05/2006
Vendbanimi: Bitchfield
Mesazhe: 2637

Të fundit në Europë edhe për arsimin

Gjatë viteve të fundit, me rritjen e beftë të një sektori privat të arsimit të lartë, ku vërtiten sasi të mëdha parash për xhepat e zyrtarëve dhe njerëzve afër pushtetit, është bërë që vëmendja ndaj arsimit parauniversitar të zvogëlohet edhe më shumë se më parë. Kuptohet që fryrja e sektorit privat, kombinuar me shqyerjen e portave të universiteteve publike, është bërë edhe për qëllime politike, pasi studentët kanë të drejtë vote dhe përveç kësaj, futja e tyre në shkolla të larta, pavarësisht nga cilësia e tyre, shërben si një valvul sigurese për të maskuar mungesën e vendeve të reja të punës për një popullsi që vazhdon të mbajë një nivel të lartë të rritjes demografike. Qeveria aktualisht tatëpjetën e arsimit tonë e ka mbuluar duke përdorur në mënyrë pompoze rritje të mëdha në shifrat e studentëve të futur në shkolla, pa e vrarë mendjen që kjo sasi vjen tërësisht në kurriz të cilësisë dhe se shumica e shkollave të larta nxjerrin thjesht injorantë me diploma. Kjo taktikë e bombardimit të publikut me shifra të dyshimta, të pasakta, të pakonfirmueshme, kontradiktore dhe jopërmbajtësore të lë të kuptohet se qeveritarët po e ndjekin me besnikëri parullën e Harry Truman-it. Ky i fundit thoshte që “nëse nuk mund ta bindësh publikun atëherë ngatërroje” (if you can't convince them, confuse them).

Mirëpo në kuadrin e ngatërresës së gjithë këtyre statistikave jo të besueshme apo jo domethënëse të nxjerra nga burimet tona zyrtare, fatmirësisht ka mbërritur një studim krahasimor ndërkombëtar shumë cilësor që e krahason shkollimin tonë me atë të shumë vendeve të tjera, duke nxjerrë një panoramë më të vërtetë dhe të qartë mbi gjendjen ku jemi zhytur. Bëhet fjalë për një studim me autoritetin e pakundërshtueshëm ndërkombëtar të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) i titulluar “Programi për vlerësimin ndërkombëtar të studentëve” (Programme for International Student Assessment PISA), i cili hedh poshtë të gjitha lëvdatat boshe dhe të paqena të qeveritarëve tanë lidhur me arritjet e politikave arsimore duke na nxjerrë të fundit në Europë dhe më keq se shumë vende të prapambetura të Azisë e Afrikës. Ky studim gjithashtu e shemb keq mitin që vërtitet prej kohësh mes shqiptarëve se ne mbahemi për popull arsimdashës, se ne kemi sistemin arsimor e në mënyrë të veçantë shkollën e mesme të fortë apo se maturantët tanë kinse shkëlqejnë kur shkojnë në universitetet e huaja. Në të tria fushat fatkeqësisht Shqipëria gjendet në fund të vendeve europiane e madje shumë mbrapa edhe krahasuar me 31 vendet partnere të OECD-së që janë në zhvillim dhe që janë përfshirë në studim.

PISA është një test i standardizuar ndërkombëtar, i zhvilluar prej vendeve anëtare të OECD-së dhe të cilit i nënshtrohen çdo tre vjet nxënësit pesëmbëdhjetëvjeçarë nëpër shkolla të vendeve të ndryshme. Ky sondazh ka nisur fillimisht në vitin 2000 në 43 shtete dhe në ciklin e katërt të vitit 2009 është përfshirë edhe Shqipëria. Nëpër çdo vend përzgjidhet një kampion studentësh prej 4500 deri në 1000 syresh, të cilëve u bëhet i njëjti test me letër e lapës që zgjat rreth dy orë dhe që shtrihet në fushën e të lexuarit, matematikës e shkencës. Ky test nuk synon që nxënësit të riprodhojnë në mënyrë të thatë të dhënat e një fushe, por që të tregojnë se informacionin e marrë ata mund ta aplikojnë në rrethana apo situata të ndryshme. Konkretisht pjesa e leximit në test s'merret me aftësinë e nxënësve për të lexuar rrjedhshëm, por synon të masë aftësitë e nxënësit për të kuptuar, përdorur, reflektuar, sintetizuar dhe vlerësuar një tekst. Pjesa matematikore kërkon nga nxënësit që të aplikojnë njohuritë e tyre matematikore në kontekste të ndryshme të botës reale, ndërsa pjesa shkencore ka për qëllim që të masë njohurinë individuale shkencore dhe aftësia për të shfrytëzuar atë njohuri për të ngritur pyetje, për të përvetësuar njohuri të reja, për të shpjeguar fenomene apo për të nxjerrë konkluzione të mbështetura në fakte lidhur me çështje shkencore.

Fjala pikëlluese është e vakët për të përshkruar gjendjen e arsimit që tregon ky studim. Në fushën e të lexuarit kritik, që ishte edhe fokusi kryesor i PISA 2009, Shqipëria gjendet në renditje në vendin e 60 me 385 pikë, ndërkohë që vendin e parë e mban zona kineze e Shangait me 556 pikë dhe mesatarja e OECD-së është 493. Prapa kemi lënë Katarin, Panamanë, Perunë, Azerbajxhanin dhe Kirgistanin, ndërkohë që më mirë se ne janë vende si Tunizia, Jordania, Indonezia e Tajlanda. Padyshim fqinjët tanë, Mali Zi (408) dhe Serbia (442) janë goxha më lartë jo vetëm në lexim, por në të gjitha fushat. E njëjta situatë vihet re në fushat e tjera, ku në rastin e fushës së matematikës, Shqipëria është e fundit në Europë me 377 pikë dhe e 60 në listën me 65 shtete. Ndërkohë që mesatarja e OECD-së në matematikë është 496 pikë dhe vendin e fundit në listë e mban Kirgistani me 330 pikë, pra vetëm 47 pikë më pak se ne. Ky rezultat demistifikon gjithashtu iluzionin se gjasme falë trashëgimisë së sistemit sovjetik, nxënësit shqiptarë pajisen me njohuri të shëndosha të matematikës. Po ashtu, në testin për njohuritë shkencore nxënësit shqiptarë janë sërish tejet të lodhur, duke dalë sërish të 59-t me 391 pikë, që është shumë ulët krahasuar me 501 pikë që ka mesatarja e OECD-së.

Duhet pasur parasysh që vendeve të OECD-së ia ul ndjeshëm mesataren fakti që kanë anëtarë si Turqia, Kili dhe Meksika me mesatare goxha më të ulët se vendet e Europës Perëndimore dhe Amerikës Veriore. Kështu për shembull, kur bëhet fjalë për mesataren e rezultateve të nxënësve të OECD-së në fushën e matematikës ajo është 501 pikë, mirëpo mesatarja e rezultateve të nxënësve turq është 454, e nxënësve kilianë 447 dhe e nxënësve meksikanë është 416.

Këto fakte flasin vetë dhe nxjerrin një portret shumë të zymtë të kapaciteteve intelektuale të brezave që vijnë te ne e që flasin për një regres të mirëfilltë. Po për ta nxjerrë më mirë në pah gravitetin e situatës ia vlen që të zbërthehen rezultatet në kategori e të shihet përqindja e studenteve që i përket secilës kategori. Rezultatet janë të grupuara në 6 nivele, ku niveli i parë përfaqëson nxënësit fillestarë, kurse niveli i gjashtë më të talentuarit. Një tjetër mit që vërtitet te ne është se edhe kur bëhet fjalë se arsimi ynë në përgjithësi nuk është cilësor te ne ka talente të hatashme, sidomos në shkenca ekzakte, që lënë mbresa në nivel ndërkombëtar. Nxënësit mediokër që marrin më pak se niveli i parë, pra më pak se 334.94 pikë nga testi matematikor janë vetëm 5% të nxënësve të OECD-së, kurse nga Shqipëria mbi 26% e nxënësve nuk e arrijnë dot nivelin bazik (334.94-409.54 pikë) ku janë të përqendruar 31% e nxënësve shqiptarë të testuar. Pra mbi gjysma e nxënësve tanë i njohin pak ose aspak shkencat. Nga ana tjetër, në nivelin e gjashtë Shqipëria del me 0%, pra s’ka talente të spikatura, ndërkohë që mesatarja e OECD-së është 1.1%, dhe në nivelin e 5 të nxënësve mbi mesataren ne dalim me 0.1%, kurse OECD-ja me 7.4%. Situata përkeqësohet akoma më shumë kur shqyrtohen rezultatet e matematikës, nxënësit që janë më poshtë se niveli i parë në Shqipëri janë 40.5%, ndërsa ata që futen në kategorinë e nivelit të parë janë 27.2%, pra mbi 2/3-at e gjimnazistëve tanë janë në ose nën nivelin bazik të njohurive matematikore, ndërkohë që në nivelin e gjashtë prapë kemi 0 për qind kur OECD-ja ka mesatarisht 3.1% të nxënësve.

Studimi PISA 2009 prej kur është bërë publik më 7 dhjetor, ka mbushur faqet e mediave europiane dhe amerikane me komente, kritika e sugjerime lidhur me rezultatet, duke ngjallur një garë e xhelozi të madhe mes shteteve të ndryshme të analizuara. Ky studim është padyshim shumë i vlefshëm. Prej analizës së të dhënave mund të nxirren shumë konkluzione dhe mësime interesante e të dobishme që kanë të bëjnë me politikat arsimore, mënyrën e organizimit të programeve mësimore, administrimin e shkollave e të tjera, megjithatë në rastin tonë ky studim duhet të shërbejë si një kambanë alarmi për të hequr tutje veladonin e retorikës së zbrazet dhe populiste të qeveritarëve shqiptarë dhe për të parë me kurajë e sinqeritet gjendjen dramatike ku është katandisur arsimi ynë, sepse nuk mund të gjendet kura po nuk u pranua se jemi të sëmurë dhe po nuk u bë diagnoza e saktë. Po qe se vazhdohet me mite të rreme, duke zhytur kokën në rërë si struci, gjërat kanë për të vazhduar në rënie të lirë drejt skutave më të errëta të errësirës, duke u shndërruar në vrimë të zezë të injorancës në Europë.

__________________
Si nuk u bera njehere moderator...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 18 Dhjetor 2010 19:31
RIP Gibbs nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të RIP Gibbs Kliko këtu për të kontaktuar me RIP Gibbs (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: RIP Gibbs Shto RIP Gibbs në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto RIP Gibbs në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

 

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 02 Gusht 2011 23:27
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shelgu Kliko këtu për të kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shelgu Shto shelgu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shelgu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Ne vitin 2000 Shqiperia ka pasur numurin me te ulet te kuadrove te larte ne Europe, pra 9%.

Ne 100 shqiptare, kishte vetem 9 me shkolle te larte.

Sot kjo shifer ka arritur ne 12%. Sic duket kemi permiresime ne arsimim.

Norma europiane eshte 30%. Jemi pak mbrapa Europes por do ta arrijme dhe kalojme.

Une po vras mendjen pak me dnryshe.

Para 2000-jes kishte arsim te larte te planifikuar dhe te drejtat ishin te rezervuara, vetem pwer nxenesit me mesatare shume te larte, ose disa femije "me merita te vecanta", por sidoqofte nuk besoj qe keta te fundit kane qene kaq te shumte.

Dihet mire si u shkaterrua niveli i shkolles se larte mbas 2000-jes. Pra nje pjese e profesoreve u larguan, ca te tjere i kam pare qe hyjne ne klase te dehur. Filloi puna e parase ne dore, filloi universiteti privat me shume mundesira per te mbaruar shkollen e larte edhe kur nuk e meriton ate.

Pra eedhe nese ne vlere absolute shifra e te sholluarve eshte shtuar, ne vlere reale kjo shifer eshte shume me e ulet.

Pse jemi kaq te pashkolluar?

Pse?

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 02 Gusht 2011 23:45
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shelgu Kliko këtu për të kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shelgu Shto shelgu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shelgu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Citim:
Po citoj ato që tha shelgu



Une po vras mendjen pak me dnryshe.


Pse jemi kaq te pashkolluar?

Pse?

Sepse vret mendjen ndryshe pra.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 02 Gusht 2011 23:53
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Piktor Kliko këtu për të kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Piktor Shto Piktor në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Piktor në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Sepse vret mendjen ndryshe pra.


Rri se kam ca te dhena te tjera te UNICEF-it po eshte turp ti sjellesh ketu, mender teje mor zotni.

Kualifikimi i pedagogeve eshte nje skandal tjeter.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 02 Gusht 2011 23:58
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shelgu Kliko këtu për të kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shelgu Shto shelgu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shelgu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Citim:
Po citoj ato që tha shelgu


Rri se kam ca te dhena te tjera te UNICEF-it po eshte turp ti sjellesh ketu, mender teje mor zotni.

Kualifikimi i pedagogeve eshte nje skandal tjeter.

Besoj se kemi lexuar te njejtat gjera.
jam dakort ashtu sikurse nuk mund te mohohet se diçka po ecen ne drejtimin e duhur ne mos gaboj kur flitej per numrin e studentave dhe te universiteteve.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 03 Gusht 2011 00:01
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Piktor Kliko këtu për të kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Piktor Shto Piktor në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Piktor në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Besoj se kemi lexuar te njejtat gjera.
jam dakort ashtu sikurse nuk mund te mohohet se diçka po ecen ne drejtimin e duhur ne mos gaboj kur flitej per numrin e studentave dhe te universiteteve.



Numuri i studenteve mund te jete shtuar. Sigurisht edhe cilesia ne nje numur relativ, por perseri shkojme me ritme qe vijne duke u ulur.

Po te shohesh vende si India e Kina, ata fusin numur me te madh oresh ne jave ne sistemin e arsimimit. Rezultati dihet.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 03 Gusht 2011 00:03
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shelgu Kliko këtu për të kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shelgu Shto shelgu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shelgu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ana1
Veteran ne forum

Regjistruar: 16/02/2003
Vendbanimi: usa
Mesazhe: 823

jane vertete te zgjuar, sidomos Indianet.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 03 Gusht 2011 05:07
Ana1 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Ana1 Kërko mesazhe të tjera nga: Ana1 Shto Ana1 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Ana1 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 18:37 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Arsimi > Arsimi Shqiptar > Arsimi

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.