Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letrarë të rinj > Bota e re poezise > "Te ftoj ne darsem Shpirt": dialog poetik nga Enya & Diabolic.
Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Enya
Shpirt # 1

Regjistruar: 12/02/2006
Vendbanimi: Orange, CT
Mesazhe: 4096

Exclamation

"Te ftoj ne darsem Shpirt": dialog poetik nga Enya & Diabolic.

 

 

"Shpirt",

U vesha dhe u zhvesha...

Vellon e nuserise tek provoja,

Trupi vec me rrenqethej,

Ty tek te  imagjinoja...

 

Ne krahet e mallit Shpirt,

me fort se kurre te shtrengoja...,

Nje gote vere te kuqe rrekelleva,

Vec Ty te imagjinoja...

 

Gishterinjte kercisja,

Dhembet shtrengoja,

Syte me ishin bucatur nga te qarat;

Cdo nate Ty te kujtoja...

 

Enderra me nuk kisha.

Lutjet me ishin mbaruar.

Priftin doja ta vrisja,

Qe pranoi per te me martuar!

 

Dritaren lehte hapa.

Komshinjte ishin ne gjume.

Nuk kishte drite ndezur,

Ne lagjen ku banoja une.

 

Ty te imagjinoja...,

Me dukeshe sikur te kisha prane.

Buzet fort kafshova,

Per pak zgjova babane!

 

Te ftoj ne darsem Shpirt!

Me yjet le te vallezojme.

Hena do te na mbuloje trupin e djersitur,

Prej afshit te dashurise sone...

 

Enya, august 24, 2008

 

 

 

 

__________________
Time is money. ( by Benjamin Franklin)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 24 Gusht 2008 23:37
Enya nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Enya Kliko këtu për të kontaktuar me Enya (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Enya Shto Enya në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Enya në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Enya
Shpirt # 1

Regjistruar: 12/02/2006
Vendbanimi: Orange, CT
Mesazhe: 4096

"Ashtu e zbehte nata ra...,

Fole beri hija jote tek une.

Gushes sime dy lote rrollen,

I perpiva pa fjale shume.

 

Heshten zemrat. U marrosen.

Hija jote ndriste Shpirt!

A ndrin hena e fshehur yjesh?

Neper nate, kur s`ka drit?

 

Thone, se nata krejt u zhduk

qe prej fteses sime Shpirt!

Darsma mori hijen tende,

Une te prisja per cdo dite..."

 

Enya, august 26, 2008.

9:26 PM


 

__________________
Time is money. ( by Benjamin Franklin)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 27 Gusht 2008 06:25
Enya nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Enya Kliko këtu për të kontaktuar me Enya (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Enya Shto Enya në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Enya në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
diabolic
bastard_inside

Regjistruar: 22/10/2003
Vendbanimi: Sa me larg forumit...
Mesazhe: 3381

E humba te fundit psheretime
duke bredhur pas ndjenjes si i marre
dhe nuk kisha mè as zè per te folur
dhe nuk kisha as ndjenje per te ndjekur

Dhe apatik doren drejt vetes zgjata
ja shtriva doren ti kerkoja meshire
por veten e kisha humbur prej kohesh
prej kohesh te klithja skisha deshire

E mbaj kete barre te rende trishtimi
mbi supet e mia qe force skane aspak
e duke u thyer nga pesha e ndjenjes
edhe zemra ime pa dashur beri krak








ps:Enya zemra ime doja te dergoja mp por nuk arrihej te dergohej ,kam qene ne pune keto dite jashte shtepise dhe skam hyre ne forum aspak.
Flasim yll i bukur...kiss

__________________
Thone se Loti i Shpirtit te vret beben e syrit...Ruaji lotet per te vdekurit!
E nese dhe per TY ajo ka vdekur.., atehere Qaj me ze miku im i shtrenjte!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 04 Shtator 2008 20:19
diabolic nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të diabolic Kliko këtu për të kontaktuar me diabolic (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të diabolic't! Kërko mesazhe të tjera nga: diabolic Shto diabolic në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto diabolic në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
diabolic
bastard_inside

Regjistruar: 22/10/2003
Vendbanimi: Sa me larg forumit...
Mesazhe: 3381

Ti ishe bere e bukur si enderr
si enderr qe nuk do te mbaroje kurre
ku mrekullia e qenies tende
do te mahniste cdo burre.
E te shikoja e s'mbushesha dot me fryme
kjo dihatje e perjetshme me mbane gjalle
e vazhdoj akoma e pyes veten
nese pa ty do ja vlente te jetoja valle ?!
Ti e veshur me driten e henes
ne cdo hap lindje lulebore
ne krahet e mi prehje pasionin
e me perkedhelje si fllad pranveror
A do te jesh nusja ime?
A do te jesh arsyeja e times jete?
Sepse ti je dielli im i perjetshem
ndersa une hena jote qe ngrohtesi nga ty pret.



...Per Enyan...

__________________
Thone se Loti i Shpirtit te vret beben e syrit...Ruaji lotet per te vdekurit!
E nese dhe per TY ajo ka vdekur.., atehere Qaj me ze miku im i shtrenjte!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 05 Shtator 2008 01:03
diabolic nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të diabolic Kliko këtu për të kontaktuar me diabolic (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të diabolic't! Kërko mesazhe të tjera nga: diabolic Shto diabolic në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto diabolic në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Enya
Shpirt # 1

Regjistruar: 12/02/2006
Vendbanimi: Orange, CT
Mesazhe: 4096

Smile

Oh, une jam gjithcka do Ti Shpirt!

Jam enderra e fundit e veshur me te bardha;

Jam fryme qe heq mekate dhe  shenja te perdala;

Jam dora e fundit qe trupin tend do zhveshe..;

Jam gruaja me e bukur qe Ti quaje Princeshe.

 

Jam pena qe naten abazhurin tend ndez,

E si e krisur nis e shkruan ditare te pafund;

Jam embelsira jote e preferuar Shpirt;,

Jam mjalti i pashtershem qe te embelson ne gjume.

 

Oh, dhe une e humba te fundit psheretime;

fetyren tende engjellore plot afsh tek kujtoj..;

Te puth plot deshire si per te vetmen here;

Te ndjej gjer ne palce..., dhe tek TY ndaloj...

 

As une spata ndjenje per te ndjekur zjarrin;

Me digjte zemra prush, te ftohte s`pata kurre...

Me Ty ne krahe rilinda, u bera krejt Xhakonde.

Tek shkriheshim ne nje prej dashurise sone...

 

Per Diabolic. Te puth...

Enya, september 04, 2008

7:28 pm

__________________
Time is money. ( by Benjamin Franklin)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 05 Shtator 2008 04:29
Enya nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Enya Kliko këtu për të kontaktuar me Enya (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Enya Shto Enya në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Enya në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
diabolic
bastard_inside

Regjistruar: 22/10/2003
Vendbanimi: Sa me larg forumit...
Mesazhe: 3381

Une mbyll syte
dhe afshin tend pran meje e ndiej
ashtu si dikur, si ne endrra ne benim dashuri
dhe pasioni yt mbi trupin tim shkrihej.
U beme nje shpirt
i njejti shpirt qe i jep jete trupave tane
e njejta piktur mbi tabllo te ndryshme
i njejti fat , e njejta enderr ,e njejta shprese.
E njejta deshire na mban gjalle
ne kete kalim te perkoheshem tokesor
pa pasur frike nese do shuhemi si zjarre
pa patur frike nese do te jemi thjesht meteor.
Ti e di , une te kam kerkuar qe pa lindur
qè pa e ditur nese do vija ne jete
sepse te kam dashur qe pertej egzistences
sepse te te duash ty eshte pak nje jete.



4 my lovely Enya...

__________________
Thone se Loti i Shpirtit te vret beben e syrit...Ruaji lotet per te vdekurit!
E nese dhe per TY ajo ka vdekur.., atehere Qaj me ze miku im i shtrenjte!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 05 Shtator 2008 21:54
diabolic nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të diabolic Kliko këtu për të kontaktuar me diabolic (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të diabolic't! Kërko mesazhe të tjera nga: diabolic Shto diabolic në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto diabolic në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Enya
Shpirt # 1

Regjistruar: 12/02/2006
Vendbanimi: Orange, CT
Mesazhe: 4096

Smile

Gjithmone me ka mjaftuar e jotja existence;

ne cdo fryme qe thith, aty je vetem TI.

Te te kem TY prane, me mjafton nje Jete.

Sepse nje dite me ty, vlen sa nje mije vjet!

 

Syrin tend tek shoh, shuaj etjen fill.

Te perpij me sy ne cdo ecje Shpirt;

Aty ku jemi NE, ka billiona vjet drite.

Sa t`jesh n`zemren time, si diamant do t` ndrish...

 

Love,

Enya, september 05, 2008

5: 48 pm

__________________
Time is money. ( by Benjamin Franklin)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 06 Shtator 2008 02:48
Enya nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Enya Kliko këtu për të kontaktuar me Enya (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Enya Shto Enya në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Enya në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
diabolic
bastard_inside

Regjistruar: 22/10/2003
Vendbanimi: Sa me larg forumit...
Mesazhe: 3381

Une kam frike te jem ky qe jam
kaq i afert dhe kaq i larget me ty
ne kete vakum te vjeter ideshe
kam frike se humbim te dy
Nuk eshte se humbim njeri-tjetrin
te betohem nuk kam frike aspak
por e di qe monotonia do te na mbys
dhe trishtimi kerkon vec nje shkak
Kjo monotoni shpirtrash qe na ndjek
eshte armiku i pare i dashurise
por une te gjithe boten do ta djeg
per te mos i lene shkak monotonise
Me ty dua te jete si dite e pare kur te kam njohur
kur adrenalina ne trupin tim u be zot
e nese do te pushtohemi nga rrudhat
koha sdo arrij te na mposhte dot.
Do te duhemi si te ish dite e pare
edhe kur te jete e fundit dite
do te jete e vetmja deshire
-Ma kane premtuar perendit...

__________________
Thone se Loti i Shpirtit te vret beben e syrit...Ruaji lotet per te vdekurit!
E nese dhe per TY ajo ka vdekur.., atehere Qaj me ze miku im i shtrenjte!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 06 Shtator 2008 03:13
diabolic nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të diabolic Kliko këtu për të kontaktuar me diabolic (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të diabolic't! Kërko mesazhe të tjera nga: diabolic Shto diabolic në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto diabolic në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Enya
Shpirt # 1

Regjistruar: 12/02/2006
Vendbanimi: Orange, CT
Mesazhe: 4096

Post

Une humbjes me TY, kurre s`ja kam prekur lekuren;

ne ka lekure te bute apo te ashper, Shpirt!

Idete edhe mua, si akrepat e ores me vrasin;

qe ecin perpara, e kurre mrapa s`ngasin!

 

Ndaj sonte, lere zerin e zemres te lire..;

Te fluturoje tek une, i zjarrte e plot shprese!

E nese trishtimi tek TY do te vije,

Do ta mbys me thonj, nuk te pres ne bese!

 

Edhe perendite premtimet do t`i mbajne;

Sepse perendite me njohen me TY.

Dite e mjegullt ish`, atje ne Tirane...

Kur ne te dy u puthem, embel, vec me sy...





 

Enya, september 05, 2008

6:29 pm

__________________
Time is money. ( by Benjamin Franklin)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 06 Shtator 2008 03:29
Enya nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Enya Kliko këtu për të kontaktuar me Enya (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Enya Shto Enya në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Enya në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
bona19
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 06/09/2008
Vendbanimi: ketu ku jam
Mesazhe: 49

te ftoj ne darsem shpirt

Hyra vetem tu pershendes dhe vete se di pse po zot me ato cfrae keni shkru me bete dhe mu te regjistrohem jeni te mrekullueshem te dy ndoshta ju heka bukurine e temes ketu mund ta fshini po sqebdroja pa ju pershendetur

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 06 Shtator 2008 03:50
bona19 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të bona19 Kërko mesazhe të tjera nga: bona19 Shto bona19 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto bona19 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 05:48 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letrarë të rinj > Bota e re poezise > "Te ftoj ne darsem Shpirt": dialog poetik nga Enya & Diabolic.

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.