Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Arsimi > Arsimi Shqiptar > A duhet te konsiderohet mesatarja per pranim ne Universitet ne Shqiperi?
si mendoni:
Te egzistoje nje mesatare.
Mesatarja te hiqet.
   Ky sondazh nuk mbyllet asnjëherë [Modifiko Sondazhin (vetëm moderatorët)]
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Bledumi
----------

Regjistruar: 06/09/2003
Vendbanimi: Tr
Mesazhe: 2110

Mesatarja per pranimin ne shkollat e larta.

si mendoni qe eshte me mire: te kete nje mesatare te te 4 viteve te gjimnazit per pranimin ne shkolle te larte,apo jo,dhe pse..????

P.S.Aktualisht mesatarja ne Shqiperi eshte e vendosur.Pra eshte rregulli primar per tu pranuar ne shkollat e larta.Rregulli eshte ky:
kush e ka mesatare e kater viteve 10 merr 90 pike ne test.kjo vjen duke u ulur me uljen e mesatares.
ADELAIDA mund te me ndihmosh per rregullin se mua nuk me ka kap...

__________________
Leku shkon e vjen, shoqerine nuk ke ku e gjen.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 18 Dhjetor 2003 02:52
Bledumi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Bledumi Kliko këtu për të kontaktuar me Bledumi (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Bledumi Shto Bledumi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Bledumi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ervisa
Doktoresh zemrash!

Regjistruar: 18/09/2003
Vendbanimi: U.s.a
Mesazhe: 266

Per mendimin tim jo mesatare.....sepse ka nxenes qe nuk kan qene vigjilent ne mesime ne ato vite edhe u qe u vjen pak me vonese mendjae nuk mund ti lejme pa shkolle......Po nese kerkohet mesatarja e humbet kete te drejte...

Si perfundim heqja e mesatares do ishte me mire!

Ervisa

__________________
Rinia eshte mishngrense dhe pleqeria barngrense.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 18 Dhjetor 2003 10:42
Ervisa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Ervisa Kliko këtu për të kontaktuar me Ervisa (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Ervisa Shto Ervisa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Ervisa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Bledumi
----------

Regjistruar: 06/09/2003
Vendbanimi: Tr
Mesazhe: 2110

rrofsh Ervisa per pergjigjen...
po te jap nje kundershembull....
nqs ti je dakort me heqjen e mesatares atehere duhet te jesh dakort me shtimin e korrupsionit...Jo se tani nuk ka,por tani eshte me pak i dukshem...
ti do te thuash qe ti jepet mundesia edhe atyre qe jane te dobet...PO e mbeshtes edhe kete mendim,por po nqs ky i dobet ka nje mik ose ka lekun mund ti marre te drejten e shkolles nje nxenesi me te mire se vetja..

__________________
Leku shkon e vjen, shoqerine nuk ke ku e gjen.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 18 Dhjetor 2003 23:15
Bledumi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Bledumi Kliko këtu për të kontaktuar me Bledumi (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Bledumi Shto Bledumi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Bledumi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ervisa
Doktoresh zemrash!

Regjistruar: 18/09/2003
Vendbanimi: U.s.a
Mesazhe: 266

Dakort jam dhe une me ty.. mesatarja ka dhe ane te mira dhe te liga......Ne fakt ne shqiperi eshte shume stresuese kjo puna e shkolles vertet....Po mos harro se edhe kjo puna e mesatares do bej qe te kete perseri korrupsion, sidomos ne gjymnaze....keshtu qe ai qe ka lekun gjithmon do dali fitimtar
Hall te jete me mesatare.........hall pa mesatare......mjer nxenesit e shkrete ne Shqiperi...

Ervisa!

__________________
Rinia eshte mishngrense dhe pleqeria barngrense.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Dhjetor 2003 00:41
Ervisa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Ervisa Kliko këtu për të kontaktuar me Ervisa (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Ervisa Shto Ervisa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Ervisa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Bledumi
----------

Regjistruar: 06/09/2003
Vendbanimi: Tr
Mesazhe: 2110

Tamam ashtu si e the eshte...Tani u bene te keqij mesuesit e gjimnazeve..o ne kurs o e ke punen keq....
ketej jane bere shume debate...madje eshte vene edhe nje numer telefoni ku nxenes te ndryshem mund te denoncojne mesuesit qe bejne kurse private...

doja te thoja qe me venien e mesatares eshte shtuar shume interesi per shkollen,pasi i injekton ndjenjen e te mesuarit shume qe ne gjimnaz dhe kur kalon ne fakultet e kane disi me te lehte...

__________________
Leku shkon e vjen, shoqerine nuk ke ku e gjen.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Dhjetor 2003 00:57
Bledumi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Bledumi Kliko këtu për të kontaktuar me Bledumi (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Bledumi Shto Bledumi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Bledumi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ervisa
Doktoresh zemrash!

Regjistruar: 18/09/2003
Vendbanimi: U.s.a
Mesazhe: 266

Po mos harro se ka dhe nga ato nxenes qe thon ..ehu ha.do i jap kaq kesaj mesuese dhe s'po mesoj fare
Nuk e di per Tiranen se c'behet..po te them te drejten disa mesuese te vendlindjes time e kishin shprehur hapur "Po deshe te dalesh mire hudhu nga xhepat"..Kam nje shoqen time qe konkuroi per Gazetare kete vit atje ndonse i kishte te gjitha mesataren dhe piket ...nuk e mori dot....e di pse....sepse fituan ato qe paten me shume bugjet,dhe ato qe kishin nerez ne fuqi...
Per sa i perkete shkolles une i shtrengoj doren U.S.A-s se ketu nuk del i zhgenjyer kurre...

__________________
Rinia eshte mishngrense dhe pleqeria barngrense.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 19 Dhjetor 2003 01:14
Ervisa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Ervisa Kliko këtu për të kontaktuar me Ervisa (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Ervisa Shto Ervisa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Ervisa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Bledumi
----------

Regjistruar: 06/09/2003
Vendbanimi: Tr
Mesazhe: 2110

e drejte edhe kjo qe the...te dy mund te sjellim shembuj te ndryshem..do te doja te futeshin ne diskutim ata qe e vuajne vete kete gje..psh Adelaida.
persa i perket disa degeve ne shkolla te larta,sic jane Gazetari,filozofi,drejtesi,magjistrature,etj,eshte
shume e veshtire te futesh pa hedhur ca leke te mira...gjeja me e poshter qe mund te egzistoje,ti rrembesh nga duart te drejten e shkolles atij qe e meriton...ne nuk na ben me shume pershtypje se u ambjentuam me keto gjera,kemi rreth 10 vjet..

P.S.sot edhe kryetari i bashkise Edi Rama,mbeshteti deshiren e nxenesve per heqjen e mesatares...

__________________
Leku shkon e vjen, shoqerine nuk ke ku e gjen.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Dhjetor 2003 22:38
Bledumi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Bledumi Kliko këtu për të kontaktuar me Bledumi (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Bledumi Shto Bledumi në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Bledumi në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Tonia
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 10/05/2003
Vendbanimi: Shqipëri
Mesazhe: 190

Lightbulb

Me duket shume interesante kjo teme sepse eshte nje nga plaget qe ka minuar cilesine e edukimit ne Shqiperi... Te kete apo jo mesatare korrupsioni do te ekzistoje edhe pse nese ka mesatare ai fillon qe ne nivelet e gjimnazit..
Dje ministri i ri i arsimit Luan Memushi ne nje prononcim per shtyp deklaroi se po merret ne shqyrtim kjo ceshtje dhe rezultatet do dalin brenda ketyre dy muajve...
Problemi per mua ketu nuk eshte mesatarja por psikologjia e notes qe eshte ngulitur ne mendesine e cdonjerit... Kjo fillon qe nga ambjenti familjar qe rralle shqetesohet te dije per formimin e vertete te femijeve po kenaqet me nje tufe deftesash ne fund te cdo cikli ku ne te vertete shpesh ka vetem shenja apo tregues jo reale te nivelit.. Shume nxenes te gjimnazeve shqiptare gjenden ne fund te ciklit 4-vjecar me nje rremuje datash emrash apo formulash pa asnje lidhje logjike tek e fundit dhe nuk dine nga tia nisin si te japin nje opinion analitik apo kritik rreth nje fenomeni apo ceshtje vetem e vetem per te mos shkelur ne kallo apo per te mos dale nga kornizat ku i kane drejtuar mesuesit e tyre. Ne menyre te tille ato nuk rrezikojne NOTEN...
Mendoj qe mesatarja nuk zgjidh asgje
Ketu do te duhej nje revolucion ne te gjithe sistemin arsimor..

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 08 Janar 2004 23:16
Tonia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Tonia Kliko këtu për të kontaktuar me Tonia (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Tonia Shto Tonia në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Tonia në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ENISS
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 28/12/2002
Vendbanimi: AL
Mesazhe: 251

Per heqjen e mesatares eshte ca veshtire te vendosesh.
Shume nxenes e neglizhojne 4 vjecarin e shkolles se mesme, por kane goxha kapacitete per te pasur te drejten e vazhdimit te arsimit te larte, edhe nuk mund tua mohosh kete te drejte per shkak te mesatares se ulet.
Kjo ka te beje edhe me procesin mesimor qe nuk eshte shume interesant per nxenes te caktuar, ndaj e neglizhojne. Familja dhe prinderit, perhere kane luajtur nje rol per nxitjen e femijeve ne moshen e shkolles se mesme qe ata te mesojne per te dale me rezultate te larta, tani me duket se prinderit jane bere me liberale dhe femijet me te pavarur se me pare ne kete ceshtje.
Pra duke qene ne kushte te nje procesi mesimor dhe metodike ende te pandryshuar jo shume interesante, dhe me familje ku prinderit po ndikojne gjithnje e me pak ne vendimmarrjen dhe zhvillimin edukativ te femijeve, do te kemi edhe nxenes me mesatare te ulta... Nuk mund tia leme pengese mesataren kesaj kategorie nxenesish, pasi eksperiencat kane treguar se studente me rezultate shume te mira kane qene nxenes me rezultate te dobeta.

Nga ana tjeter, te lind ideja e nje kategorizimi midis nxenesve qe fola me siper edhe atyre me rrezultate te larta. Pasi shume prej ketyre te fundit rrezultojne vullnet, talent, aftesi ne te mesuar...
U dedikohen seriozisht mesimeve per kater vite duke ndenjur mbi libra per te marre 10-ten. Atehere nuk ka asnje vleresim per keta nxenes te talentuar? Nuk duhet te kene lehtesira ne perzgjedhje? Atehere ndoshta do te kemi nxenes pa nje motiv dhe stimul per te mesuar per rrezultate te larta. Nuk mund te thuash se do kemi nxenes qe mesojne se vleresojne edukimin dhe se kuptojne realisht se me ane te nje edukimi te tyren ata do fitojne dije dhe aftesi. Eshte nje moshe qe shume e veshtire se arrin te niset nga ky kendveshtrim. Aq me teper kur metoda e mesimdhenies dhe mesuesit, lene shume per te deshiruar.
Nga ana tjeter, thellohet edhe problemi i korrupsionit, e ne kete rast do kishim nje rritje ne mase te tij nese jemi per heqjen e mesatares.

Dy analizat e mesiperme, me bejne ta kem te veshtire te jap nje mendim nese jam pro apo kunder mesatares ne shkollat e larta.
Sipas Ministrit Memushi, do te jene vete nxenesit te cilet do te pyeten dhe do te vendosin me pas per mesataren.

Ciao

__________________
I believe in the sun even when it is not shining.
I believe in love even when not feeling it.
I believe in God even when He is silent.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 09 Janar 2004 01:51
ENISS nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ENISS Kliko këtu për të kontaktuar me ENISS (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të ENISS't! Kërko mesazhe të tjera nga: ENISS Shto ENISS në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ENISS në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
SUNBELOVED
Tequila`Spirit

Regjistruar: 29/12/2002
Vendbanimi: my house, house of sun
Mesazhe: 389

Mesa shoh une asnjeri nuk eshte ne gjimnaz qe ti interesoje kjo teme, po ideja eshte ec hapim nje teme, gjoja diskutojme plaget qe kane minuar arsimin ne Shqiperi. Le tia leme ministrit te arsimit Luan Memushit qe ti jape zgjidhje ketij problemi psikologjik qe eshte ngulitur ne trurin e cdo gjimnazisti Shqiptar dhe po shqeteson trurin e atyre qe e kane mbaruar gjimnazin, sepse ai merr rrogen per kete pune. Ai merr rrogen dhe nuk e can koken per kete pune, ashtu si nuk e can njeri koken per juve.

__________________
Ottimi corraptus pessimi

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 23 Shkurt 2004 02:11
SUNBELOVED nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të SUNBELOVED Kliko këtu për të kontaktuar me SUNBELOVED (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: SUNBELOVED Shto SUNBELOVED në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto SUNBELOVED në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 12:28 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 3 faqe: [1] 2 3 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Arsimi > Arsimi Shqiptar > A duhet te konsiderohet mesatarja per pranim ne Universitet ne Shqiperi?

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.