Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekësia > Lajme nga Mjeksia
Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Straniero
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 07/12/2007
Vendbanimi: ne Toke te Allahut(s.b.w.t)
Mesazhe: 442

Kanceri

Holluesi i gjakut mund ta luftoje kancerin(psh aspirina).......gazeta Koha Maqedoni.........:p

__________________
Nena eshte shkolle, ne qofte se e pergatite ate ke pergatitur nje popull....... .
O All-llah meshiroi prinderit e mi, sic u kujdesen per mua ne vegjeli

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 11 Mars 2008 16:08
Straniero nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Straniero Kliko këtu për të kontaktuar me Straniero (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Straniero Shto Straniero në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Straniero në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Straniero
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 07/12/2007
Vendbanimi: ne Toke te Allahut(s.b.w.t)
Mesazhe: 442

Mundesohet krijimi i indeve jetesore

Cod. A11032008

Fakti qe bioteknologjia eshte nje dege ne zhvillim me hapa galopante (kush ka ndermend te investoje ne Burse le ti hedhe edhe nje sy nderrmarjeve qe merren me kete dege) eshte nje argument qe e kemi trajtuar edhe me pare, dhe arritja e bere nga kerkuesit e CNRS e konfirmon edhe njehere kete fakt. Njesia e “Inxhenierise te materialeve polimere” te CNRS, ka rritur te prodhoje nje tip te ri bioreaktori i cili mundeson shtimin e qelizave me natyre te ndryshme.
Trupi njerezor eshte i perbere ne sasi te madhe nga uji, keshtu shtresat qe e formojne ate mund te konsiderohen si xhel i lengshem me nje struktur mjaft komplekse. Keto shtresa jane te formuara nga nje rrjet polimerresh qe rrethojne nje sasi te madhe uji (80 %) dhe nga qeliza te gjalla qe prodhojne keto rrjete polimerresh. Nje pjese e madhe e lendeve te gjalla qe perbejne trupin tone eshte e ndertuar ne forme shtresash (e ngjashme me strukture qe ka qepa) qe permbajne qeliza qe nuk mund te zhvendosen lirisht nga nje shtrese ne nje tjeter.
Duke u nisur nga ky fakt nje ekip i perbere nga kerkues te universitetit te Lionit, dhe te Shen-Etienes (Saint Etienne), ka arritur te krijoje nje forme te re hidroxheli te perbere nga membrana te ndryshme te permbajtura njera brenda tjetres. Keto biomateriale mond te marrin forma te ndryshme (sfera, disqe, tuba, etj) dhe mund te perdoren gjeresisht ne fushen biomjekesore.
Ndryshe nga materialet qe perdoren aktualisht, keto tipe te reja materialesh lejojne kultivimin e qelizave te ndryshme ne pjese te ndyshme te membranave te tyre, gje qe i hap rrugen prodhimit te lendeve komplekse pluriqelizore si lekura ose enet e gjakut.
Studime te tjera me pak te thelluara mbi keto materiale tregojne se mund te perdoren edhe per te prodhuar shtresa kockore in vitro. Mundesia e ndarrjes se qelizave te llojeve te ndryshme ne membrana te ndryshme, u lejon ketyre materialeve tu pergjigjen plotesisht kerkesave per transplant qe po behen gjithnje e me te shumta.

Sipas: techno-science.net & CNRS


burimi:
http://blogshkenca.wordpress.com/

__________________
Nena eshte shkolle, ne qofte se e pergatite ate ke pergatitur nje popull....... .
O All-llah meshiroi prinderit e mi, sic u kujdesen per mua ne vegjeli

Modifikuar nga NS-6 datë 10/04/2008 ora 04:28

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 11 Mars 2008 16:23
Straniero nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Straniero Kliko këtu për të kontaktuar me Straniero (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Straniero Shto Straniero në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Straniero në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Straniero
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 07/12/2007
Vendbanimi: ne Toke te Allahut(s.b.w.t)
Mesazhe: 442

Enciklopedia e jetës në Internet, shumëllojshmëria e specieve

Enciklopedia e jetës në Internet, shumëllojshmëria e specieve
Paul Sisco
Uashington
14-03-2008



Magazina globale e farërave, e quajtur “The Global Seed Vault” u hap më 26 shkurt 2008 pranë Polit të Veriut dhe krahas me këtë, filloi edhe një projekt interneti që synon nxitjen e biodiversitetit. Kjo magazinë ndodhet në arkipelagun norvegjez të Svalbardit, një zonë e thellë dhe synimi i ndërtimit të saj është mbrojtja e miliona farërave nga ndryshimet klimatike dhe fatkeqësi të tjera. Faqja kompjuterike “Enciklopedia e jetës” mjafton të klikohet dhe ajo të siguron të gjithë informacionin mbi objektet e gjalla.

Gjithshka ka të bëjë me biodiversitetin, me mbrojtjen e numrit të madh të bimëve dhe kafshëve të botës, per shumë vite më pas. Ja si shprehet ambjentalisti i Universitetit të Harvardit, Wilson.

"Biodiversiteti është një fjalë, e përhapur me shpejtësi në botë, që nga koha kur filloi përdorimi i saj, në vitin 1988 dhe është shkurtimi i termit “Diveristeti biologjik”. Ajo përfshin të gjitha speciet e ndryshme të bimëve dhe kafshëve dhe mikroorganizmave në botë, biosferën, apo krijimin e tyre".


Zoti Wilson është zëdhënësi i Enciklopedisë së Jetës. Projekti në internet prej 12,5 milionë dollarësh u publikua më 26 shkurt, duke zbuluar 30 mijë faqe me informacione që i kushtohen formave të jetës në Tokë.

Adresa kompjuterike www. EOL.org u bllokua përkohësisht, kur më tepër se 11 milionë njerëz u përpoqën të hynin në të që në orët e para. Planifikuesit thonë se kjo faqe, eventualisht do të përmbajë informacione lidhur me të gjitha speciet e njohura të jetës.

Synimi i Magazinës Globale të Farërave pranë Polit të Veriut, është për t’u siguruar mbijtetesën specieve njerëzore. Kjo magazinë shërben si rezervë për 1 mijë e 400 farërat e të gjithë botës.

“Kjo është si një bibliotekë për bujqësinë, në një farë kuptimi, një bibliotekë për jetën, ku kemi të gjitha informacionet për shumëllojshmërinë, për trashëgiminë e bimëve”.

Cary Fowler është organizatori i këtij projekti. Ai ka qenë fermer dhe tani është president i organizatës jo-fitimprurëse Global Crop Diversity Trust. Tani ai drejton Global Seed Vault të Svalbaldit.

"Publiku është i ndërgjegjshëm për kërcënimin me të cilin përballen balenat, tigrat, apo arinjtë polarë dhe specie të tjera, por ato mund të shihen ashtu siç janë, dhe për to mund të shprehësh madje emocione, por nuk mund ta bësh diçka të tillë me veritete të grurit, apo të karrotave".

Fowler thotë se magazinimi i farërave është i neovojshëm për ruajtjen e farërave nga ngrohja gloale. Mbi 100 vende të botës kanë kontribuar me miliona farëra për këtë objekt të sigurtë. //iç//
..............................
http://www.voanews.com/albanian/2008-03-14-voa9.cfm

__________________
Nena eshte shkolle, ne qofte se e pergatite ate ke pergatitur nje popull....... .
O All-llah meshiroi prinderit e mi, sic u kujdesen per mua ne vegjeli

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 19 Mars 2008 16:29
Straniero nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Straniero Kliko këtu për të kontaktuar me Straniero (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Straniero Shto Straniero në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Straniero në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Straniero
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 07/12/2007
Vendbanimi: ne Toke te Allahut(s.b.w.t)
Mesazhe: 442

per ty

http://blogshkenca.wordpress.com/
mos harroni qe cdo here ta vizitoni kete sit.....................per cka do qofte gjeni lajme te mira................. :p

__________________
Nena eshte shkolle, ne qofte se e pergatite ate ke pergatitur nje popull....... .
O All-llah meshiroi prinderit e mi, sic u kujdesen per mua ne vegjeli

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 19 Mars 2008 16:33
Straniero nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Straniero Kliko këtu për të kontaktuar me Straniero (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Straniero Shto Straniero në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Straniero në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
NoThInG
AltruisT

Regjistruar: 20/03/2008
Vendbanimi: Ballkan
Mesazhe: 70

Shkencëtarët zbulojne hormonin e "moshës kalimtare"

Cod. B22032008

Sheryl Smith, profesor i farmakologjisë dhe fiziologjisë në Universitetin e New York-ut ka deklaruar se është zbuluar hormoni që prodhohet në organizëm si përgjigje ndaj streseve dhe shërben zakonisht për të hequr tensionin ose forcon gjendjen alarmante te të vegjlit.

Shkencëtarët e treguan këtë efekt paradoksal në disa eksperimente me minjtë, duke përshkruar kështu edhe mekanizmin e këtij fenomeni. Ky hormon u quajt THP ose allopregnanolone. THP “lind” në situata stresi dhe qetëson sistemin nervor, duke e ndihmuar kështu njeriun që të përballojë një situatë të caktuar tensioni dhe alarmi.

Eksperimentet u bënë me minj të moshës para dhe pas pjekurisë së tyre seksuale. Shkencëtarët i vendosën minjtë në një kontejner të ngushtë dhe i mbajtën atje 45 minuta, duke stimuluar për ta një situatë stresi. Pas 20 minutash, minjtë e vegjël filluan të tregoheshin më nervozë se kolegët e tyre “të rritur”. Doli se ky tension lindi si pasojë e veprimtarisë së THP, i cili kalon në qelizë nëpërmjet disa receptorëve specialë.

Në periudhën e pjekurisë seksuale, minjtë kanë një nivel më të lartë të këtyre receptorëve.

Sasia e tepërt e THP-së në qeliza ushtron veprimtari nxitëse, në vend që të bënte të kundërtën, pra të ushtronte veprimtari qetësuese. Shkencëtarët mendojnë se po të ketë të njëjtat rezultate edhe me njerëzit, ky zbulim do të ndihmojë për të ulur lëkundjet në humorin e shumë fëmijëve në rritje e sipër.

__________________
Nga Pema e Heshtjes Varet Fruti i Qetesise

Modifikuar nga NS-6 datë 10/04/2008 ora 04:17

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 22 Mars 2008 15:40
NoThInG nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të NoThInG Kliko këtu për të kontaktuar me NoThInG (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: NoThInG Shto NoThInG në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto NoThInG në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Straniero
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 07/12/2007
Vendbanimi: ne Toke te Allahut(s.b.w.t)
Mesazhe: 442

Mrekullia e ADN-së - Çfarë tregon kodi gjenetik i njeriut?

Cod. A28032008

Mrekullia e ADN-së - Çfarë tregon kodi gjenetik i njeriut?
Jim Bertel
22-03-2008



Deri para 50 vjetësh, shkencëtarët përpiqeshin të mësonin rreth kodit gjenetik të njeriut, ndërsa tani, studiuesit janë në gjendje të zbulojnë kodin gjenetik të një individi brenda pak orësh. Kjo arritje jo vetëm që u jep mundësinë mjekëve të gjejnë shkakun e shumë sëmundjeve, por edhe parashikon se nga çfarë sëmundjesh mund të preken ata në të ardhmen. Në Britani, kjo është një fushë që po bëhet gjithnjë e më popullore në testimet mjekësore.

Gjenet tona na bëjnë ata që jemi, të gjatë, të shkurtër, me flokë të zeza apo të kuqe. Ato janë bazat e formës sonë fizike dhe kanë ndikim të madh tek shëndeti ynë. Arritjet shkencore bëjnë të mundur tani shpërbërjen e ADN-së dhe ekzaminimin e sekuencës gjenetike për difekte të ndryshme që mund të çojnë në sëmundje si diabeti, probleme kardiovaskulare dhe distrofi muskulare.

Doktor Fred Kavalier është gjeneticist në një spital të Londrës. “Teknologjia për testimin e ADN-së e bën tani të mundur leximin më të shpejtë të sasive të mëdha të ADN-së.” Mbledhja e informacioneve nga gjenet tona nuk ndihmon vetëm mjekët për diagnostikimin e sëmundjeve, por i ka hapur rrugë edhe një biznesi në Britani.

Njerëzit gjithnjë e më tepër po u kthehen kompanive të tilla si Shëndeti Gjenetik në Londër për të marrë një analizë personale të sekuencës së tyre gjenetike dhe vlerësim të problemeve mjekësore që mund të kenë në të ardhmen. Një mostër pështyme mjafton për të marrë ADN-në që duhet për analiza. Brian Whitley është drejtori i kompanisë Shëndeti Gjenetik. “Ne u japim njerëzve një raport 50 faqesh që i njeh ata jo vetëm me të dhënat klinike të momentit, por edhe të dhënat që kemi nxjerrë ne në lidhje me rreziqet që mund të kenë ata në të ardhmen dhe si t’i shmangin ato.”

Disa kompani dërgojnë mjetet për marrjen e pështymës tek klienti me postë dhe pastaj u kthejnë atyre raportin. Ndërsa, disa të tjera preferojnë t’i takojnë klientët e tyre. “Ne i vëmë rezultatet në kontekstin e historisë së tyre mjekësore, dhe nuk i lëmë ata thjesht me një raport në dorë. Ata mund të kthehen dhe të na bëjnë pyetje të tjera dhe të bëjnë edhe kërkimet e tyre, por ne mund t’i ndihmojmë me koncepte ushtrimesh dhe informacione për dietën, në varësi të interesit të tyre.”

Megjithatë, komuniteti shkencor britanik është i shqetësuar sepse, megjithëse studimi i gjeneve tona po përparon, mbeten ende shumë të panjohura për të bërë një analizë të përshtatshme. Doktor Fred Kavalier është zëdhënës i Shoqërisë Britanike të Gjenetikës Njerëzore. “Ne nuk kemi njohuri të mjaftueshme për të gjitha gjenet që janë pjesë e sëmundjeve. Ne njohim disa nga këto gjene, megjithëse ka ndoshta mijëra të tjerë që kanë ndikim. Ёshtë sikurse të shohësh disa letra bixhozi nga një kuti dhe të arrish në një përfundim për të gjithë kutinë.” Doktor Kavalier shqetësohet se njerëzit mund të ndërmarrin masa të panevojshme nëse u thuhet se kanë një rrezik të vogël sëmundjesh ose mund të shqetësohen pa shkak. Analiza e profilit gjenetik kushton mes një mijë dhe dy mijë dollarëve. Megjithëse disa thonë se kjo është shumë e madhe për t’u paguar për informacione që, në fund të fundit, nuk mund ta ndryshojnë fatin e një njeriu, të tjerë thonë se të dish se çfarë mund të ndodhë në jetën tënde në të ardhmen ka një vlerë të jashtëzakonshme. //rd//

http://www.voanews.com/albanian/2008-03-22-voa4.cfm

__________________
Nena eshte shkolle, ne qofte se e pergatite ate ke pergatitur nje popull....... .
O All-llah meshiroi prinderit e mi, sic u kujdesen per mua ne vegjeli

Modifikuar nga NS-6 datë 10/04/2008 ora 04:30

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 29 Mars 2008 00:25
Straniero nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Straniero Kliko këtu për të kontaktuar me Straniero (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Straniero Shto Straniero në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Straniero në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Straniero
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 07/12/2007
Vendbanimi: ne Toke te Allahut(s.b.w.t)
Mesazhe: 442

Nuhatja dhe sëmundjet neurologjike; Temper tantrum ose zemërimi

Cod. B28032008

Nuhatja dhe sëmundjet neurologjike; Temper tantrum ose zemërimi
Astrit Lulushi
Zëri i Amerikës
25-03-2008



Mungesa e ndjenjës së nuhatjes, shenjë paralajmëruese e sëmundjeve neurologjike

Sipas një studimi , humbja e ndjenjës së të nuhaturit mund të jetë një nga shenjat e herëshme paralajmëruese për sëmundje të rënda neurologjike.

Dihet se aroma apo era përbëhet nga grimca molekulash shumë të voglaqë thithen nëpërmjet hundës dhe shkojnë në qelizat përkatëse të trurit. Shpesh një aroma na kujton një kohë apo vend të caktuar. Pra del se ndjenja e aromës ka lidhje me kujtesën dhe kur kjo ndjenjë humbet, duket se në qelizat e trurit ka ndodhur diçka.

Studimi i ri lë të kuptohet se humbja e aftësisë për nuhatje mund të jetë shenjë e shtimit të rrezikut për prekjen nga sëmundja e Parkinsonit, sëmundje e rëndë neurologjike. Shkencëtarët në shtetin Havai morrën në shqyrtim më shumë se 2 mijë persona të cilëve iu tha të provonin erëra apo aroma të ndryshme.

Gjatë provave, pjesmarrësve iu dha të nuhasnin aroma duke filluar nga limoni, gazi natyror, e sapun e iu kërkua atyre të identifikonin erën përkatëse, pra nga cili objekt vinte.

Rezultatet treguan se personat që nuk ishin në gjendje të përcaktonin aromat përkatëse kishin 5 herë më shumë gjasa të prekeshin më vonë nga sëmundja e parkinsonit, në krahasim me pjesmarrësit e tjerë që u treguan më mirë përsa përket identifikimit të aromës.

Sipas studimit, ndjesia e nuhatjes shpesh duket se zhduket 4 vjet përpara shfaqjes së shenjave të zakonëshme të Parkinsonit siç janë dridhjet e gjymturëve dhe vështirësi në ecje.

Studime të mëparëshme kanë treguar se një pakësim i ndjenjës së nuhatjes ndonjëherë paralajmëron edhe Alcajmerin, gjithashtu sëmundje neurologjike. Kjo i bën shkencëtarët të mendojnë se dobësimi i kësaj ndjesie mund të jetë shenjë paralajmëruese e vdekjes së qelizave të trurit që janë përgjegjëse për nuhatjen.

Ekspertët këshillojnë që njerëzit të cilët provojnë një humje të papritur e të pashpjegueshme të nuhatjes duhet t’a diskutojnë këtë gjendje menjëherë me mjekun e tyre. Rezultatet e studimit u botuan në revistën Analet e Neurologjisë.

Zemërimi i shfrenuar tek fëmijët e vegjël, shenjë e problemeve psikologjike

Shpesh fëmijët shpërthejnë në të qara e të bërtitura, apo zemërim të shfrenuar. Kjo gjendje quhet në mjekësi temper tantrum dhe mund të jetë shenjë e një problemi më të thellë psikologjik

Zemërimi i papritur i papërmbajtur e sjellje të ngjashme tek fëmijët e vegjël shpesh i tremb e i shqetëson prindërit.

Shkencëtarët mendojnë se sjellje të tilla vihen re tek mbi 75 përqind të fëmijëve 3 deri 5 vjeç. Në të shumtën e rasteve, zemërimi kalon shpejt brenda 5 minutave. Por një studim i kohëve të fundit tregon se zgjatja e zemërimit tek fëmija mund të merret si shenjë se fëmija duhet të vizitohet për probleme emocionale.

Mjekët morrën në shqyrtim 270 fëmijë dhe panë se disa elementë të zakonëshme në raste të tilla lidheshin me depresionin ose çështje të sjelljes ose shrregullim hiperaktiv i vemendjes së pamjaftueshme.

Tek fëmijët me probleme psikologjike zemërimi i shfrenuar zgjaste 25 minuta a më shumë. Tek këta fëmijë, kjo lloj sjelljeje përsëritej më shpesh dhe me shenja dhune si goditja e njerëzve që kishin pranë. Fëmijët me depresion ishin më të prirur për të dëmtuar veten si në raste e goditjes së murit me kokë, ose kafshimit apo pickimit të pjesëve të trupit të vet.

Shpërthime të tilla zemërimi tek fëmijët zakonisht nuk përbëjnë shqetësime. Por ekspertët thonë se kur ato ndodhin në mënyrë të përsëritur fëmija duhet vizituar nga një psikolog. Rezultate e këtij studimi u botuan në revistën amerikane të pediatrisë. Studimi u krye nga shkolla mjekësore e Universitetit Uashington.

http://www.voanews.com/albanian/2008-03-25-voa3.cfm

__________________
Nena eshte shkolle, ne qofte se e pergatite ate ke pergatitur nje popull....... .
O All-llah meshiroi prinderit e mi, sic u kujdesen per mua ne vegjeli

Modifikuar nga NS-6 datë 10/04/2008 ora 04:31

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 29 Mars 2008 00:26
Straniero nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Straniero Kliko këtu për të kontaktuar me Straniero (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Straniero Shto Straniero në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Straniero në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Straniero
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 07/12/2007
Vendbanimi: ne Toke te Allahut(s.b.w.t)
Mesazhe: 442

Nje gjen qe blokon Hiv-in

Cod. C28032008

Nje ekip kerkuesish nga Univesiteti i Albertas ne Edmonton, ka arritur te zbuloje nje gjen qe eshte i afte te bllokoj HIV-in dhe te ndaloje me pas edhe zhvillimin e SIDA-s. Stéphan Barr nje studiues i Departamentit te Mikrobiologjise Mjekesore dhe Imunologjise, deklaron se ekipi i tij ka arritur te identifikoje nje gjen te quajtur TRIM22 qe eshte ne gjendje te bllokoje infeksionin e HIV-it ne nje kulture qelizore duke e ndaluar virusin te ndertohet. “Kur futim kete gjen ne qeliza, ai arrin te ndaloje bashkimin dhe formimin e virusit HIV” pohon z.Barr. “Kjo do te thote qe virusi nuk mund te dale nga qelizat qe ka infektuar per te infektuar te tjera, duke bllokuar ne kete menyre perhapjen e virusit.”
Per te treguar rendesine e ketij gjeni, Barr dhe ekipi i tij kane bllokuar aktivitetin e TRIM22 ne disa qeliza duke verejtur nje fenomen interesant: pergjigja normale e Interferonit, nje proteine qe koordinon sulmet e organizmit kunder infeksioneve virale, nuk eshte shfaqur e plote duke mos arritur te luftoje infeksionin e HIV-it. “Kjo do te thote se TRIM22 luan nje rol thelbesor ne organizmin tone per te luftuar HiV-in. Rezultatet jane teper interesante pasi tregojne se organizmi yne permban nje gjen qe eshte i afte te ndaloje perhapjen e HIV-it.”
“Tipe te reja te virusit HIV, rezistente ndaj trajtimeve tradicionale shfaqen ne vazhdimesi, per kete arsye, eshte e nevojshme te krijohet nje menyre me natyrale per te bllokuar HIV-in. Zbulim i ketij gjeni qe ndodh natyralisht ne qelizat tona mund te jete nje rruge e re ne kete drejtim” deklaron z. Barr.
Gjeni eshte ne gjendje te bllokoje bashkimin e virusit, keshtu ne te ardhmen duke studiuar sjelljen e tij do te qeme ne gjendje te ndertonim medikamente ose vaksine qe sillen ne te njejten menyre duke imituar efektet e ketij gjeni. “Jemi duke studiuar arsyet se pse ky gjen nuk funksionon tek personat e infektuara nga virusi dhe duke kerkuar nje menyre per ta aktivizuar kete gjen tek keta individe” ka shtuar Barr. “Shpresojme se kerkimet do te cojne ne zbulimin e medikamenteve ose vaksinave te reja qe mund te ndalojne perhapjen nga nje person ne nje tjeter, ose perhapjen e HIV-it brenda te njejtit organizem, do te analizojme gjithashtu aftesine e ketij gjeni per te luftuar viruse te tjere” perfundon ai.
Zbulimi eshte publikuar ne The Public Library of Sciences Pathogens me 28 shkurt te ketij viti.

__________________
Nena eshte shkolle, ne qofte se e pergatite ate ke pergatitur nje popull....... .
O All-llah meshiroi prinderit e mi, sic u kujdesen per mua ne vegjeli

Modifikuar nga NS-6 datë 10/04/2008 ora 04:32

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 29 Mars 2008 00:30
Straniero nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Straniero Kliko këtu për të kontaktuar me Straniero (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Straniero Shto Straniero në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Straniero në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Straniero
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 07/12/2007
Vendbanimi: ne Toke te Allahut(s.b.w.t)
Mesazhe: 442

martesa

martesa e keqe perkeqeson shtypjen e gjakut..............nga Universiteti Brightam Young.

__________________
Nena eshte shkolle, ne qofte se e pergatite ate ke pergatitur nje popull....... .
O All-llah meshiroi prinderit e mi, sic u kujdesen per mua ne vegjeli

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 29 Mars 2008 00:38
Straniero nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Straniero Kliko këtu për të kontaktuar me Straniero (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Straniero Shto Straniero në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Straniero në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Straniero
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 07/12/2007
Vendbanimi: ne Toke te Allahut(s.b.w.t)
Mesazhe: 442

gjenet

Shkencetaret kane zbuluar tri gjene te reja qe lidhen me trashesine, ndersa se shpejti do te mund te pergadisin edhe ilacin me te cilin do te sherohej trashesia..(shkencetaret amerikane dhe irlandez)..

__________________
Nena eshte shkolle, ne qofte se e pergatite ate ke pergatitur nje popull....... .
O All-llah meshiroi prinderit e mi, sic u kujdesen per mua ne vegjeli

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 29 Mars 2008 00:43
Straniero nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Straniero Kliko këtu për të kontaktuar me Straniero (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Straniero Shto Straniero në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Straniero në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 10:41 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekësia > Lajme nga Mjeksia

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.