sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817
|
Bashkangjitje: 20100125185516_artikull saliu.jpg
Ky file është shkarkuar 30 herë.
Antimafia, shperblim per denoncuesit e abuzimeve"Rozeta Rapushi
E Marte, 26 Janar 2010
Te gjithe ata qe do te denoncojne falsifikimet apo grabitjet e pronave me fakte e prova, do te demshperblehen nga qeveria. Ne kuader te ashpersimit te luftes kunder krimit te organizuar e korrupsionit, kryeministri Sali Berisha, premtoi dje ne mbledhjen e grupit parlamentar demokrat, se do te shperbleje te gjithe ata, qe denoncojne falsifikime apo grabitje te tilla. Deklarate kjo e bere ne prag te hyrjes ne fuqi te ligjit "Antimafia" dhe atij te moratoriumit per skafet. "Ftoj te gjithe qytetaret qe disponojne te dhena, t'i dorezojne ato, ne interesin me te mire te vendit. I garantoj se, ne perputhje me ligjin, ata do te shperblehen. Ju do te thoni, se perse une ftoj qytetaret te dorezojne deshmi me dokumente. Sepse ata qe kane grabitur e plackitur, kane perdorur edhe pushtetin e tyre per te zhdukur, per te mykur, per te pluhurosur sa me shume dokumentet", tha Kryeministri. Sipas tij, masa te tilla do te merren ne vijim, pasi beteja kunder krimit te organizuar e korrupsionit, eshte e veshtire dhe presionet jane te medha dhe te jashtezakonshme. "Asgje nuk mund te pengoje kete mazhorance, te nxjerre ne "driten e diellit" te gjitha te vertetat e makuterise se pafundme te ushtruar, te abuzimit te jashtezakonshem qe eshte bere", vijoi Berisha, duke denoncuar se numri i pronareve te regjistruar ne menyre te paligjshme, ka rrezik tejkalon qarte, ate te pronareve te vertete. "Nuk mund ta them me saktesi. Ndaj dhe ky ligj qe hyn ne fuqi keto 2 dite, si dhe ligje e vendime te tjera qe do te miratohen, do t'u mundesojne agjencive te zbatimit te ligjit pergjigjen me te pershtatshme ligjore ndaj te gjithe atyre qe, edhe ne vitin 1952, sillnin te ndjerin Xhani Anjeli ne Shqiperi, me dokumente te falsifikuara, vetem e vetem per te vjedhur prona", permendi kreu i qeverise. Sipas tij, per zbatimin sa me te mire te ligjit "Antimafia", do te ngrihet edhe nje komitet i vecante, per te mbikeqyrur zbatimin e tij, qe eshte vendimtar per cmontimin e mafies, konsolidimin e paqes, sigurise e stabilitetit ne vend. "Perpjekje te medha po behen per te cmontuar, me forcen e ligjit, pasurite e medha te pervetesuar nga pushtetaret e te gjitha niveleve, gjate ketyre 18 viteve, te cilet kane bere baterdine mbi pronat publike te ketij vendi. Une ju kam deklaruar se mali i Dajtit, eshte me i vogel sesa falsifikimet e perbindshme qe kane bere ne zonat me turistike, me te cmuara, me te kushtueshme te vendit", denoncoi Berisha. Sipas tij, pervec moratoriumit te skafeve, jane edhe ligje te tjera te cilat kane peshen e tyre specifike ne kuadrin e procesit te heqjes se vizave. Ndaj kreu i qeverise, ftoi qe ato te shihen me perparesi ne axhenden e qeverise dhe te Kuvendit.
Rasti
Konkretisht, kryeministri Sali Berisha, tha dje se do te shperbleje nje qytetar nga Vlora, i cili i dergoi nje mesazh dhe dorezoi dokumente, qe faktojne menyren e grabitjes dhe plackitjes se rreth 500 mije metra katror siperfaqe, ne pjesen me te bukur te bregut te ketij vendi.
-------------------
Uh sa mire.. pse vetem nje do te mare shperblim?//
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|