lost_soul
going nowhere..

Regjistruar: 11/12/2005
Vendbanimi: orders of magnitude
Mesazhe: 2692
|
ok po mundohem te jap une nje pergjigje.
e para s'kam degjuar qe universi po zgjerohet me shpjetesine e drites, kjo s'besoj se eshte e vertete, ajo qe eshte vene re eshte qe universi po zgjerohet dhe shpejtesia e zgjerimit eshte ne rritje, dmth ka nje nxitim.
sa per kohen qe ndalon, ky eshte nje rrjedhim i teorise se relativitetit. sipas kesaj teorie, kohezgjatja e nje ngjarjeje varet nga shpejtesia e vrojtuesit, dhe pikerisht nje vrojtues qe leviz me nje shpejtesi qe i afrohet asaj te drites, perjeton kohezgjate me te medha per te njejten ngjarje ne krahasim me nje vrojtues qe ka shpjetesi me te vogel. teoria e relativitetit thote gjithashtu qe shpejtesia e drites nuk mund te arrihet, por ne vetem mund t'i afrohemi pambarimisht asaj (ne teori gjithmone) dhe si rrjedhim kohezgjatja do te shkoje pambarimisht ne plus infinit (dmth koha ndalon).. ver re fjalen pambarimisht, kjo nenkupton process dhe jo moment statik. pra asnjehere s'do te vije nje moment qe te arrihet shpejtesia e zeros si rrjedhim ndalimi i kohes.
rrjedhime te tjera jane ato te distances, qe zvogelohet pambarimisht me afrimin e shpejtesise se drites si dhe te mases qe shkon ne plus infinit me afrimin e shpejtesise se drites...
prandaj edhe thuhet qe fotonet apo pjeseza te tjera, nuk kane as mase as dimension, pikerisht sepse levizin me shpjetesine e drites, dhe po te kishin mase atehere sipas teorise masa e tyre do te shkonte ne plus infinit..
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|