Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letersia Moderne Shqiptare > Dritëro Agolli > I madherishmi Dritero Vlerësimi i Temës: 3 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 15 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
cecilia
Adoleshente

Regjistruar: 14/04/2006
Vendbanimi: Në bankat e shkollës.
Mesazhe: 8180

TRISHTIMI

Po iki me trishtim i zhgënjyer nga miqtë
E mbylla dhe derën që rrinte e hapur
Për lajkatarët, per rrenacakët e smirëzinjtë
Qe shtireshin ëngjej të dashur.

Ku vetë s'e di , veç s'dua te kthehem
Sërishmë në rrenat e jetës
Diku në një skaj te largët do prehem
me qafën e futur ne jakën gri te xhaketës.

__________________
Sto lavorando duro per preparare il mio prossimo errore.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 15 Mars 2010 23:19
cecilia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të cecilia Kliko këtu për të kontaktuar me cecilia (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: cecilia Shto cecilia në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto cecilia në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
cecilia
Adoleshente

Regjistruar: 14/04/2006
Vendbanimi: Në bankat e shkollës.
Mesazhe: 8180

LETRAT

Kur dashuroheshim në kohën tonë,
Kur tretesha dhe digjesha për ty,
Nga njëri-tjetri letrat vinin vonë,
Kalonte dhe një muaj apo dy.

Po ndofta dashuria mbahej gjallë,
Se zjarrin mbanin letrat në udhëtim
Me bicikletë a mushkë apo me kalë
Në vapë e shi, dëborë dhe thëllim.

Kur dashuroheshim në kohën tonë
Me zor na vinin letrat fshat-qytet
Nuk kishim nëpër dhomë telefonë
Dhe në ëndërr s'kishte faks dhe internet.

Megjithatë më mirë që nuk kishte
As telefon, as internet, as faks,
Se fjalë e nisur shpejt dhe mund ta vriste
Një dashuri të vjetër për një cast.

__________________
Sto lavorando duro per preparare il mio prossimo errore.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 15 Mars 2010 23:23
cecilia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të cecilia Kliko këtu për të kontaktuar me cecilia (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: cecilia Shto cecilia në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto cecilia në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Re: LETRAT

Citim:
Po citoj ato që tha cecilia
Kur dashuroheshim në kohën tonë,
Kur tretesha dhe digjesha për ty,
Nga njëri-tjetri letrat vinin vonë,
Kalonte dhe një muaj apo dy.




ah moj ceci pse na trubullon mendjen moj cupe pse na fut ne mendime pse na ben te hapin sendukun e te nxjerrim letrat e vjetra (i kemi djegur gjasme ) e te lexojme premtime bosh qe su mbajten ....

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 15 Mars 2010 23:34
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të BIONDIA Kliko këtu për të kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto BIONDIA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
cecilia
Adoleshente

Regjistruar: 14/04/2006
Vendbanimi: Në bankat e shkollës.
Mesazhe: 8180

RASTESITE

Në supin tim papritur erdhi të ulej një flutur,
Një sup te tillë kjo flutur ç'pati që zgjodhi?
Të thuash se ishte një sup i bukur,
Gjepura! Kjo duhej të ndodhte dhe ndodhi!

Shumë gjëra s'dimë pse ndodhin në luftë a në paqe,
Për shëmbull, s'të zuri mes luftrave plumbi,
Në paqe të vjen një grerëz, me thumb të thumbon në faqe
Dhe ti, që s'vdiqe nga plumbi, vdes një ditë nga thumbi...


Ps: E biondia keshtu eshte jeta...S'ke pse merzitesh tani, ruaj vetem kujtimet e bukura te atyreve letrave, te tjerat harroi...

__________________
Sto lavorando duro per preparare il mio prossimo errore.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 15 Mars 2010 23:41
cecilia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të cecilia Kliko këtu për të kontaktuar me cecilia (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: cecilia Shto cecilia në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto cecilia në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

ja keto jane vargjet e ketij shkrimtari qe me pelqejne shume dhe kenge eshte e mrekullueshme ...
Udhetoj i menduar ....
(nuk arrij te gjej linkun )

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 15 Mars 2010 23:49
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të BIONDIA Kliko këtu për të kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto BIONDIA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Macet në Shkurt

Macet një herë në vit themelojnë parti,
Shkurtin e kanë muaj themelimi,
Bëjnë programet plot macëri,
Macet një herë në vit themelojnë parti.

Macet bashkohen e bëjnë debat,
Bëjnë "mjau-mjau" mbi programet,
Natë e shkurtit të shkurtër zgjat,
Macet bashkohen e bëjnë debat.

Macet pas themelimit në oborr,
Nxjerrin thonjtë, zihen e bëjnë mitingje,
Dëgjojnë maçokun e madh orator,
Macet pas themelimit në oborr.

1991

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 16 Mars 2010 00:13
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Zbatica dhe batica

Trupin e vet e shkroi në rërë deti,
Dhe iku ngadalë nga gjiu,
Pastaj i pakënaqur mbeti,
U kthye dhe e fshiu...

1992

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 16 Mars 2010 00:32
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Nje mendim kritik çasti

Ndonjehere pyes veten cfare i ben njerezit moderne kaq te deshiruar te tregojne pa degjuar me pare. Cfare i ben te postojne ne kete teme nga tre here te njejten poezi duke mos lexuar cfare eshte postuar me pare. Ngjan sikur qellimi nuk eshte te lexohet diçka, por vetem te shkruhet, te tregohet diçka nga vetja. Shoqeria e konsumit po tejkalon kufijte materiale per te krijuar nje shoqeri artificiale. Fillon te Facebook e mbaron tek perdhunimi i poezive te palexuara te Driteroit.

Dikur mendonim se do mjaftonte mjeti qe te perhapnim dije. Do mjaftonte nje biblioteke e stermadhe, nje kamera tek syri i njeriut, nje permbledhje informacioni ne internet. Tani po zbulojme se njerezit mbyten ne morine e informacionit. Injorojne ate qe ekziston per te prodhuar vazhdimisht te njejten gje. Si popujt qe perserisin historine e vet. Behen copy-paste tek njeri tjetri, nga facebooku ne myspace, nga myspace ne forum, nga forumi ne msn, pa marre kush mundimin te shtoje germat 'ë' dhe 'ç' per te permiresuar diçka. Poezite si material konsumi...

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 16 Mars 2010 03:17
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Re: Nje mendim kritik çasti

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Ndonjehere pyes veten cfare i ben njerezit moderne kaq te deshiruar te tregojne pa degjuar me pare. Cfare i ben te postojne ne kete teme nga tre here te njejten poezi duke mos lexuar cfare eshte postuar me pare. Ngjan sikur qellimi nuk eshte te lexohet diçka, por vetem te shkruhet, te tregohet diçka nga vetja. Shoqeria e konsumit po tejkalon kufijte materiale per te krijuar nje shoqeri artificiale. Fillon te Facebook e mbaron tek perdhunimi i poezive te palexuara te Driteroit.

Dikur mendonim se do mjaftonte mjeti qe te perhapnim dije. Do mjaftonte nje biblioteke e stermadhe, nje kamera tek syri i njeriut, nje permbledhje informacioni ne internet. Tani po zbulojme se njerezit mbyten ne morine e informacionit. Injorojne ate qe ekziston per te prodhuar vazhdimisht te njejten gje. Si popujt qe perserisin historine e vet. Behen copy-paste tek njeri tjetri, nga facebooku ne myspace, nga myspace ne forum, nga forumi ne msn, pa marre kush mundimin te shtoje germat 'ë' dhe 'ç' per te permiresuar diçka. Poezite si material konsumi...



Mendoj se kjo ndodh nga pasioni per poezine e Driteroit.
Por.

Ndoshta edhe nga mosditja. Poezia duhet lexuar disa here. Ajo mesohet si nje kenge. Nuk ka nevoje qe ta mesosh permendesh e ta recitosh. Jo, aspak, por po u more me poezine gjate dhe me kujdes, e ndjen pikerisht si edhe nje kenge dhe thua me vete. Oh e kam degjuar edhe me pare kete gje.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 16 Mars 2010 04:04
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shelgu Kliko këtu për të kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shelgu Shto shelgu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shelgu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Pas revoltave

Ata që në sheshe gjëmuan,
S'u ngrysën heronj as në lista,
Ata që në sheshe përgjuan,
U gdhinë ministra...

Kjo s'është çudia e parë,
S'do jetë as çudia e dhjetë,
Ç't'i bësh historisë së marrë,
Kërcen si di vetë!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 16 Mars 2010 17:26
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 17:39 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 15 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Letersia Moderne Shqiptare > Dritëro Agolli > I madherishmi Dritero

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.