Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814
|
Qiriri gjithmone ka qene frymezues per njerezit e letersise duke filluar qe me Saadiun e urte duke vazhduar me Kajamin e madh e Naimin dhe duke mos perfunduar me te "voglin" Indrit.
Perballe drites se qiririt
Perballe drites se qiririt sot po tretem si qiri.
Ne k'te nate kaq te erret shok te vetem kam qirine
Sot kam humbur gjithcka kisha, te kam humbur edhe ty
Sot kam humbur ndjenjen time, bashke me te dhe dashurine.
Sonte hena porsi zane, ne mes resh u fsheh papritur
Edhe ylli qe sodita per kaq nete me rradhe u fsheh
Me nuk pres as nuk kam shprese te ndricoje yll i ndritur
Sonte ylli i zemres sime ne nuk ndrin, u nxi, u zbeh...
Perballe dites se qiririt shpirti im sot pi vetmine
I tregon drites se tij per brengat ne kraharuar
I tregon plaget e zemres, i tregon per dashurine
I tregon edhe per ndjenjat qe tashme kane fluturuar.
Qiririt i rri per balle, i fshij lotet qe i rrjedhin
Dhe e pyes: perse digjet, pse i shkojne lotet varg"
"S'digjem vete- une i mjeri por te tjere po me djegin
Digjet trupi im dhe shpirti ,ndersa une qaj e qaj...
Zjarr i ndezur rri qiriri, neper trup nje lot i rrjedh
Loti ja pershkon tere trupin, sapo pak ti digjet filli
Dhe mua me rrjedhin lotet,shkasin thelle ne zemer thelle
Zjarr me ndizet kraharori, si fitil me digjet shpirti.
Keq me erdhi per qirine, se per shkakun tim po tretej
Me nje ndjenje dhembshurie u afrova per ta shuar
Ndoshta neser k'jo e mire permbi mua do te kthehej
Ndoshta neser do me shuaje vasha qe kam dashuruar.
Qiririt i rri per balle,por tashme nuk ndrin, u shua
Do ta shpoje erresiren lot i nxehte i shpirtit tim
Ne u djegsha, do te digjem per ty zemer, se te dua
Se gjithmone pas perendimit ka patjeter nje agim.
__________________
Duro, duro...
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|