Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veçse në dorën e Zotit!
Mesazhe: 2053
|
Ilirusa, meqe dyer spaska po hyj dhe une pa trokitur, por kesaj radhe kam nevoje ti hapem pak zotit te shtepise
..e qe thua ti, "loke" monstrat e mi, me te cilet me duhet te luftoj qe ne mengjes sapo hap syte, jane mendimet e mia, jane dyshimet dhe paqartesite, eshte konfuzioni, eshte kompleksi i mendimeve rreth persiatjeve te jetes, jane njerezit qe me habisin, mbi te gjitha eshte vetja ime qe me merzit, nuk e kuptoj pse me mberthen nje merzi mbytese, e kur?, pikerisht tani qe ndihem e plotesuar, e realizuar deri diku, te pakten deri ne ate pike qe skam perse te ankohem, por monstrat me dalin si bisha te vogla me goje hapur ne dhembet e te cileve ndihet e varur nje pjese e imja, duke shpresuar te me leshojne e te mos me kafshojne me dhembet e pesimizmit, trishtimit, pasigurise.... 
__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet më (Pedro Salinas)
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|