diabolic
bastard_inside

Regjistruar: 22/10/2003
Vendbanimi: Sa me larg forumit...
Mesazhe: 3381
|
Dua te ndaloj kohen ,dua te te le kohe ne perjetesi per te me dashur .E nese perjetesia nuk mjafton atehere dashurine do ta vras ne menyre qe askush dhe as ti te mos bjere me ne dashuri. E di , e di qe jam egoist dhe kerkoj te ushqej vec veteveten me prezencen tende por smund te bej ndryshe. Eshte cdo cast qe jetoj pa ty qe shendrohet ne vrases , qe me merr shpirtin nga pak pastaj veteflijohet ne deshiren tende .Prandaj sa here prezenca jote prek qenien time nuk arrij dot ti rezistoj tundimit per te te pasur vec timen,per te ndjere aromen e puthjes tende qe perkedhel buzet e mia dhe me dhuron parajsen megjithse parajse e perkoheshme.Sa do te doja te ishe e imja perjetesisht ,perjetesisht bashke aq sa edhe vdekja do te kishte frike nga ne , perjetesia qe nuk lodhet kurre .Here pas here te shikoj e nuk ngopem ,e dua te te perpije te teren ,te te bej timen pa kushte ,te te kem zot per te te adhuruar dhe ajer qe te me mbajtur gjalle . E te kerkoj ngado e ste gjej askund ,e duke te kerkuar neper bote neper ndjenja humb . E te kerkoj ne cdo buzeqeshje ,ne cdo veshtrim , e pasi ste gjej me fund e kthej nga nje gote deshperim.Sepse sado qe kerkoj te dua vetem ty,dhe vetem me ty mund te behem dy , ky kerkim i shpirtit binjak sme lodh aspak , se ti je shpirti im qe me shpirtin ma ben hi me flak .Por qenka e lodhshme te duash pa arsye pa kusht ,sepse realiteti te dhemb me shume sesa nje grusht. Nje grusht ne stomak qe frymen ta merr , e duke u dihatur mallin per ty e nxjerr , mall per ty qe me mban akoma gjalle , oh dashuri vafsh ne djall ,oh dashuri te lutem me fal ,e dashura ime te lutem hapin ndal . Eshte endrra ime qe te kthehemi bashke serish,e une te vdes mbi te tuat buze hyjnish ,e serish mbi to te ringjallem si krisht,e te jetoj duke te puthur perjetesisht…
Per ty… 18/06/2008
__________________
Thone se Loti i Shpirtit te vret beben e syrit...Ruaji lotet per te vdekurit!
E nese dhe per TY ajo ka vdekur.., atehere Qaj me ze miku im i shtrenjte!
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|