Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Diskutime Shoqërore > Dashuria > Ditet e mia pa ty... Vlerësimi i Temës: 10 votime, mesatarja 4.60.
Gjithsej 119 faqe: « E parë ... « 93 94 95 96 97 98 99 100 101 [102] 103 104 105 106 107 108 109 110 111 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
zemer-....
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 09/03/2008
Vendbanimi: ........................
Mesazhe: 447

diabolik komplimenti,sa bukur qe i shpreh ndjenjat e tua kot nuk je cun nga pusi qe lahet vete

__________________
"L'amore della donna è come la rosa che cresce nel giardino del Caid,colma di lacrime d'argento......"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Qershor 2008 03:41
zemer-.... nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të zemer-.... Kliko këtu për të kontaktuar me zemer-.... (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: zemer-.... Shto zemer-.... në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto zemer-.... në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
diabolic
bastard_inside

Regjistruar: 22/10/2003
Vendbanimi: Sa me larg forumit...
Mesazhe: 3381

Do doja te te thoja per te 1 mijten here sesa te dua por, smundem.
E di qe kam nevoj per ty , per prezencen tende ,per aromen tende, por serish smundem.Smund te te them serish eja tek une ,eja edhe me duaj ashtu si ske arritur te me duash kurre.Do te ishe absurde te ta kerkoja megjithse gjithe keto kohe e kam kerkuar intensivisht ,megjithse gjithe keto kohe kisha vdekur shpirterisht.Erdha serish tek ti ,serish i mbushur me deshire ,serish i dashuruar , serish i marrosur pas qenies tende.Erdha serish ne mbreterin e marrezise time , atje ku ti je zot dhe djall , atje ku ty te kam pran por prap kam mall.Erdha dhe ti serish me braktise , serish me mohove ,serish me vrave...
E di ndoshta jam i cmendur ,ndoshta po kthehem ne nje te dashuruar mazokist,ndoshta une po luaj me veten time duke te perdorur ty si justifikim.Ndoshta une...
Ndoshta une u genjeva nga brishtesia jote dhe te premtova se do te doja deri ne pafundesi sepse ti ma kerkove .Ishe ti ajo qe kerkoje premtime, ishe ti ajo qe jetonte me dyshime,ishe ti ajo qe me shtrengonte fort se kishe frike dhe me peshperisje mua dhe henes - Jam e lumtur , jam e lumtur te betohem.Ishe ti , hena na eshte deshmitare.Ishe ti...
Tashme nuk dua te degjoj me te njejten retorik ,te njejtat fjale boshe pa kuptim te cilat te tregojn se duhet te rifillosh nje jete te re,te njohesh njerez te rinje,te dashurosh serish .Nuk dua ta degjoj kete retorike hipokrite ,te pakten jo nga ti.Ty nuk te takon , si thua ?!
Po u lodha dhe nga fjalet e tua ,u sfilita duke i degjuar te njejtat fjale ,te njejtin refren te se njejtes kenge ,te te njejtit disk te thyer.Smundem me ta dish,nuk mundem me te te pres deri sa ti te zgjohesh nga ky gjume letargjik ndjenjash drejt meje.
Nuk e di por kesaj rradhe ishte hera e pare qe isha i lumtur kur po ikja nga ti , nga ai qytet ,nga ai kaos ideshe,ndjenjash,peshperitjesh.Ishte hera e pare qe e ndieja se po kthehesha ne shtepi dhe kisha nevoj per qetesine e saj ,per ngrohtesine e saj.Sa me larg teje ikja aq me i qete isha ,aq me i bindur se ti ,ti nuk mund te jesh me imja ,dhe nuk e di perse u ndieva i lumtur ,nuk e di perse.
Kundrasens te mendosh se je i lumtur se ke kuptuar qe njeriu qe do nuk do jete me yti.Kundrasens vertet...
Por asgje nuk ka pasur nje sens midis ne te dyve ,asgje nuk ka qene dicka e parashikueshme ,asgje nuk ka qene fryt i inertesise,asgje...
Por do te vij nje moment ku imazhi im do te te bej vizite neper endrra ,e do te te peshperisi poezit e pashkruara per ty ,pastaj do te puthi gjithe epsh sa te te zgjoj deshiren per te qene serish ne krahet e mi.Pastaj do te iki ,e do leri pas vetem gjurme malli .Kur ti te hapesh syte e sdo te me gjesh pran teje do fillosh te me kerkosh neper mjergull e sdo te me gjesh askund.
Ndoshta ky moment sdo te vij kurre ,ndoshta imazhi im sdo te kete deshire te jetoj akoma ne kujtimet e tua,ndoshta kur te me kerkosh ti une dike tjeter do te dua,ndoshta nuk e di...
Do te te thoja per te 1001-en here se te dua ,por smundem ,ose me sakte skam deshire...





Ps:...qofsh mire

__________________
Thone se Loti i Shpirtit te vret beben e syrit...Ruaji lotet per te vdekurit!
E nese dhe per TY ajo ka vdekur.., atehere Qaj me ze miku im i shtrenjte!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 21 Qershor 2008 05:36
diabolic nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të diabolic Kliko këtu për të kontaktuar me diabolic (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të diabolic't! Kërko mesazhe të tjera nga: diabolic Shto diabolic në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto diabolic në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
diabolic
bastard_inside

Regjistruar: 22/10/2003
Vendbanimi: Sa me larg forumit...
Mesazhe: 3381

22 qershor...
Dite e nxehte sot , lekura pervelonte.
Une bridhja kuturu ,hapat hidhja shkujdesur.
Per nje cast zeri yt me zgjoi nga gjumi.
Ish gjume i gjate , si ne nete dimri.
-Gezuar daten 22 zemer ,me peshperiti zeri yt.
Dhe une te putha si te atehere kur sapo kishte lindur nata
kur sapo kisha rilindur une, mbi buzet e tua..
Po shkoj te fle serish duke te pasur ne krahet e mi
atje midis endrash ,atje ku perendesh je ti...



Ps:Gezuar daten 22 zemra ime...

__________________
Thone se Loti i Shpirtit te vret beben e syrit...Ruaji lotet per te vdekurit!
E nese dhe per TY ajo ka vdekur.., atehere Qaj me ze miku im i shtrenjte!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 23 Qershor 2008 00:54
diabolic nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të diabolic Kliko këtu për të kontaktuar me diabolic (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të diabolic't! Kërko mesazhe të tjera nga: diabolic Shto diabolic në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto diabolic në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
diabolic
bastard_inside

Regjistruar: 22/10/2003
Vendbanimi: Sa me larg forumit...
Mesazhe: 3381

Nuk e di por kam humbur fjalet,ose me sakte nuk e di se cfar mund te them me per ty.I kam thene te gjitha,jane konsumuar te gjitha fjalet pergjate kesaj rruge te verber ndjenje.Ti gjithmon e heshtur qe me lexon dhe nuk thua asnje fjale,asnje psheretime nuk lind nga buza jote .E ftohet ,acar dimri je ti,ku lotet jane bresher dhe buzeqeshja eshte genjeshtare si dielli qe ste ngroh aspak.Kjo heshtje po me ben mire ,po arrij te metabolizoj idene se ti sje me askush .E di eshte shume e fort fjala "askush" por une jam gatuar keshtu dashuri ose urrejtje.Por e di qe ty nuk do arrij te te urrej kurre,nuk mundem me te te dua keshtu qe per mua duhet te behesh njesh me asgjene.Kjo eshte menyra ime per te harruar nje ndjenje , per ta harruar duhet ta vras dhe ta braktis kufomen ne labirintet e indiferences.Ndoshta gabohem , ndoshta nuk e di...
Por kam frike te kthehem serish tek ti.
Nuk dua te zhgenjehem serish, keshtu qe gelltis realitetin dhe eci perpara ne rrugen time qe iken larg tendes.Ne nuk ishim bere per njeri-tjetrin dhe kete e kuptova teper vone,por me mire vone sesa kurre.Do te ishte cmenduri nese une do te jetoja me bindjen se ti je gjysma ime qe une kam kerkuar gjithkund.I gjori une ,do te me vinte keq per veten...



Nuk kam kerkuar parajsen nga te tjeret ,
me engjej e djaj bota eshte e mbushur plot
i kam dashur gjithmon mekataret
sidomos ata qe besonin ne zot.
Sepse smund te jete ndryshe
une dua megjithse e di se do vuaj
keshtu mikja ime e perjetshme
mos ki frike nga dhimbja por duaj.


Ika ,tashme po i vjen fundi kesaj nate dhe une duhet te fle pa te pasur ty ne mendje,pa te pasur ty ne shpirt.Tashme neper endrra ti je bere person " non grata " dhe nuk mund te depertosh askund.Keshtu ne zgjim jam me i lire te marre fryme pa pasur frike se imazhi yt do vij te me bej vizit dhe te bredhi neper mendjen time duke lozur me kujtimet.Naten dhe kerko sado pak te gjesh veteveten dhe kur ta kesh gjetur ne nje fare menyre do te me kesh gjetur edhe mua.,Megjithse une do te jem neper te tjera rruge ,neper te tjere sy do reflektohet imazhi im , neper te tjere vesh do te rrejdhi zeri im duke peshperitur poezi,neper te tjera buze do te jem duke falur dashuri...Naten serish...


__________________
Thone se Loti i Shpirtit te vret beben e syrit...Ruaji lotet per te vdekurit!
E nese dhe per TY ajo ka vdekur.., atehere Qaj me ze miku im i shtrenjte!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 27 Qershor 2008 05:35
diabolic nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të diabolic Kliko këtu për të kontaktuar me diabolic (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të diabolic't! Kërko mesazhe të tjera nga: diabolic Shto diabolic në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto diabolic në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
diabolic
bastard_inside

Regjistruar: 22/10/2003
Vendbanimi: Sa me larg forumit...
Mesazhe: 3381

Nuk mund te te fal asgje tjeter
pervecse poezi...
Nuk mund te te fal asgje tjeter
pervecse dashuri...
Nuk mund te te fal asgje tjeter
pervecse shpirtin tim.
Nuk mund te te fal asgje tjeter
pervecse perjetesin.
Nuk mund te te fal asgje tjeter
pervecse...
...Me poezi une ushqehem e perseri do ti falja.
...Une ty te dua e per ty kurre sdo te ndalja.
...Shpirtin do ta falja se shpirti im je ti.
...Ty do te te kisha zot deri ne perjetesi.

__________________
Thone se Loti i Shpirtit te vret beben e syrit...Ruaji lotet per te vdekurit!
E nese dhe per TY ajo ka vdekur.., atehere Qaj me ze miku im i shtrenjte!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 28 Qershor 2008 00:33
diabolic nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të diabolic Kliko këtu për të kontaktuar me diabolic (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të diabolic't! Kërko mesazhe të tjera nga: diabolic Shto diabolic në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto diabolic në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
diabolic
bastard_inside

Regjistruar: 22/10/2003
Vendbanimi: Sa me larg forumit...
Mesazhe: 3381

Harrova te marre fryme
dhe syte mi pushtoi vjeshta
Qerpiket mi lagu vesa
deshira u zverdh ,ndersa une heshta.

Harrova te mbyll syte
megjithse nata po dremiste
une ty po te prisja
ajo henen priste.

Dhe u shtriva ne gjirin e nates
me sy hapur duke enderruar ty
as hena as ti nuk erdhe
vec malli na ngushellonte te dy.

Ne djalle le te veje dashuria
ne djalle dhe ata qe sna duan
ndersa hena qante dhe psheretinte
ne djalle dhe ata qe dashuruan.

__________________
Thone se Loti i Shpirtit te vret beben e syrit...Ruaji lotet per te vdekurit!
E nese dhe per TY ajo ka vdekur.., atehere Qaj me ze miku im i shtrenjte!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 29 Qershor 2008 21:56
diabolic nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të diabolic Kliko këtu për të kontaktuar me diabolic (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të diabolic't! Kërko mesazhe të tjera nga: diabolic Shto diabolic në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto diabolic në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
diabolic
bastard_inside

Regjistruar: 22/10/2003
Vendbanimi: Sa me larg forumit...
Mesazhe: 3381

C'eshte ky mall qe me ka futur duart ne fyt
dhe duke peshperitur emrin tend po me mbyt.
Ckujton ky mall se une nuk dua qe ti te vish
dhe ne gjoksin tim te prehesh serish?!
Tashme marre brengen dhe bej per te ikur
neper rruget e qytetit tim gri ku dritat jan fikur
atje ku tu ste gjej askund dhe cmendurisht vuaj
atje ku do arrij dashurine per ty ta bluaj.
Ta bej pluhur ,ta bej hi
ta kem lot per syte e mi
ta kem shpirt ,ta kem jete
ta kem drite neper neté
Netè te gjata pa te pasur prane
pa e ndier aromen tende qe gjalle me mban.
Malli per ty po me vret...
Malli ty po te pret...
Eja te lutem jepme jete...

__________________
Thone se Loti i Shpirtit te vret beben e syrit...Ruaji lotet per te vdekurit!
E nese dhe per TY ajo ka vdekur.., atehere Qaj me ze miku im i shtrenjte!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 01 Korrik 2008 14:38
diabolic nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të diabolic Kliko këtu për të kontaktuar me diabolic (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të diabolic't! Kërko mesazhe të tjera nga: diabolic Shto diabolic në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto diabolic në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Eria
... smile ...

Regjistruar: 19/10/2005
Vendbanimi:
Mesazhe: 10645

Une them ta mbyllim dhe kete temen ,se na iku nga duart fare ky forumisti !!

Ps. Si gjithmone te keput zemren !!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 01 Korrik 2008 16:33
Eria nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Eria Kliko këtu për të kontaktuar me Eria (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Eria Shto Eria në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Eria në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ksenia
Ne vendlindje

Regjistruar: 10/10/2004
Vendbanimi: TR
Mesazhe: 894

Citim:
Po citoj ato që tha Eria
Une them ta mbyllim dhe kete temen ,se na iku nga duart fare ky forumisti !!

Ps. Si gjithmone te keput zemren !!



ahahaha LOOOL

Une them me mire tja gjejme ate gocen qe i ka thyer zemren. Te kontaktojme e t'i nxjerrim ndonje vize shengen qe te bashkohet me te.
Me vizen merrem une

__________________
O Perandor - O Hic!!!(Hitler)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 01 Korrik 2008 16:41
ksenia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ksenia Kliko këtu për të kontaktuar me ksenia (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: ksenia Shto ksenia në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ksenia në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
diabolic
bastard_inside

Regjistruar: 22/10/2003
Vendbanimi: Sa me larg forumit...
Mesazhe: 3381

Citim:
--------------------------------------------------------------------------------
Po citoj ato që tha Eria
Une them ta mbyllim dhe kete temen ,se na iku nga duart fare ky forumisti !!

Ps. Si gjithmone te keput zemren !!

____________

Ah te ishte per mua e kisha mbyllur kete dhe i kisha vene zjarrin :p
Por ndonjehere sdi se cfar te bej dhe shkruaj nga nje poezi ose ndonje pjese te vogel ne proze qe here here jane si ditar dhe here here jane thjesht pjese imagjinare.Nejse e rendesishme eshte qe te kepus telat e zemres :p p






Citim:
Po citoj ato që tha ksenia


ahahaha LOOOL

Une them me mire tja gjejme ate gocen qe i ka thyer zemren. Te kontaktojme e t'i nxjerrim ndonje vize shengen qe te bashkohet me te.
Me vizen merrem une



Eeeeeeeeeeee Ksenia ne milano jeton shejtanja dhe ska nevoj per vize jo :p
Pastaj sma ka thyer zemren ajo jo ,por thjesht me beri te kuptoj qe edhe une e kam nje zemer...

__________________
Thone se Loti i Shpirtit te vret beben e syrit...Ruaji lotet per te vdekurit!
E nese dhe per TY ajo ka vdekur.., atehere Qaj me ze miku im i shtrenjte!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 01 Korrik 2008 17:21
diabolic nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të diabolic Kliko këtu për të kontaktuar me diabolic (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të diabolic't! Kërko mesazhe të tjera nga: diabolic Shto diabolic në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto diabolic në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 17:09 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 119 faqe: « E parë ... « 93 94 95 96 97 98 99 100 101 [102] 103 104 105 106 107 108 109 110 111 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Diskutime Shoqërore > Dashuria > Ditet e mia pa ty...

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.