lorie
you fascinate me...

Regjistruar: 24/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137
|
Nje reflektim i gjerave qe kane dale jashte kontrollit
Kete kohe, ne vend qe te ndihet ajo fryma " T'is the season to be jolly' me shume po ndjej 'T'is the season to be folly.' Kjo, e vene re ne realmin e punes. Nuk eshte se ndihem e surprizuar, sepse jam hasur shpesh me idene qe gjate festave njerezit kane nevoje me shume se c'do here tjeter per ndihme psikologjike. Festat disa i lumturojne ,e disa depresionohen me keq, sidomos kur gjate kesaj periudhe kane humbur njerez, apo takohen me familjare qe u 'trigger' te shkuaren, apo u rikujtojne qe nuk kane familje, ka nje mori rastesh dhe nje mori sfidash qe hasin.
Dhe prej kesaj, dhe prej shume faktoreve te tjere, s'ka patur dite apo nate ne qendren e krizes qe nuk ka patur kriza. Dhe sa sheshohet apo paqesohet nje , dalin te tjera dhe me vjen vetja sikur po luaj 'catch up.'
Javen qe iku u perlota perpara disa kolegeve te mi sepse disa vendime klinike ishin kaq te veshtira per tu bere. Kete jave, nje kolege e imja u perlot sepse x person preu me bisturi nje kembe. Dy jave me pare, nje tjeter koleg i imi parandaloi nje perdhunim. Zv menaxherja u perlot teksa para disa ditesh vrapoi te ndaloje nje vetvrasje teksa nje grua qe degjonte zera doli ne mes te rruges me shpresen per tu shtypur.
E perseri ndjej peshen e rende te fajit. Faj a po bej mjaftueshem? Duke ster-analizuar mundesite e te berit gjerat ndryshe, c'duhet te permiresoj, c'duhet te ndryshoj. Kam frike perseri te bej gabime ( edhe pse e di qe ne syte e Zotit jam e falur) kam frike te deshtoj serisht. Po sikur vendimi im per lene dike te ike prej programit mund te shkaktoj vetevrasjen e x personi. Po sikur prej ndonje vendimi tim klinik vendos qe x person eshte i pademshem per shoqerine, dhe pastaj diten tjeter ne lajme te degjoj per x school shooting, kaq te vrare, kaq te plagosur.
Duket se jemi ne brinkun e 'burn out' te 4 ne terapistet, dhe po perpiqem qe te inkurajoj ne njefare menyre, po perpiqem te vleresoj punen e tyre kolosale, edhe kur gjerat shkojne shume keq,sepse te gjithe ndihemi kaq te lodhur emocionalisht dhe fizikisht. Aq sa drejtoresha e programit na u lut qe te 4 te merrnim pushime.
Por me ka mbetur dicka ne mendje teksa po kerkoja ngushellim tek nje shoqja ime qe me beri te shoh me qarte limitet e mia. Ajo me tha nje jave me pare: Duhet te kujtosh se nuk ke per ti shpetuar te gjithe, ti nuk je ne kontroll te shume gjerave, nukeshte realiste ti shpetosh te gjithe, vetem Zoti eshte ne kontroll te gjitha gjerave, dhe eshte 'pride' qe te ben te kesh frike te deshtosh.
I have worked so much on being humble and not prideful, por gjithsesi e nxjerr koken gjithmone. Kam pershtypjen dhe bindjen qe nje person asnjehere nuk do e heq qafe vesi nqe eshte me shume se c'eshte (pride) por kam pershtypjen mund te hiqen shtrese pas shtrese qe te pakesohet ,te mos jete e dyndur.
P.S. ahhh here tjeter me duhet te shkruaj per dicka me pozitive. This post sucks!!!
__________________
Philippians 4:8-Finally, brothers, whatever is true, whatever is noble, whatever is right, whatever is pure, whatever is lovely, whatever is admirable--if anything is excellent or praiseworthy--think about such things.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|