diabolic
bastard_inside

Regjistruar: 22/10/2003
Vendbanimi: Sa me larg forumit...
Mesazhe: 3381
|
Midis nje cigare dhe tjetres djeg kohen me te cilen jetoj momentet e trishtimit tim melankolik.Gjithmon kam thene se nuk jam dipendent i nikotines ashtu si them gjithmon qe nuk jam dipendent i dashurise.Me pelqen ta genjej veten ashtu si kam genjyer kohen sepse me duket sikur genjeshtrat me sherojn plaget .Por gabohem...
Ndonjehere me lodhen edhe fjalet te cilat nuk duan me te konsumohem neper retorika dashurish te cilat se dine nga e kane fillimin dhe fundin.Filloj dhe shkruaj te njejten poezi veteflijuese qe ka lindur kur lindi ndjenja dhe perpiqem te bej indiferentin pastaj me vjen keq dhe e perqafoj poezine time dhe e shtrengoj fort pas gjoksit.
Kerkoj ndonjehere te me pushtoj amnezia dhe te rifilloj te kerkoj neper rruget e fatit tim dashurine e harruar .Koken kthej pas dhe shoh pas vetes kush isha ,buzeqesh ironikisht me piter panin qe kam lene pas kraheve dhe vazhdoj rrugen time i qete.Po kerkoj nje pasqyre e cila te shembellej shpirtin tim sepse me fytyren time tashme jam lodhur ,me eshte bere monotone.Duke kerkuar brenda vetes gjej surpriza here here te kendshme dhe here here percmuese.Nuk eshte e lehte ti besh gjyqin vetes sepse nuk je asnjehere objektiv por e di qe brenda meje ka nevoj per nje katarsis i cili shpirtin dhe ndergjegjen ti pastroj si nga engjejt edhe nga djajte.Kam nevoj te kthehem serish femije dhe ndjenjat ti njoh perseri nga e para.
Nuk eshte se jam i zhgenjyer nga jeta ime , perkundrazi .Dua thjesht qe te kem aftesine per te dashuruar si nje i pafajshem , pa djallezine e viteve , pa eksperiencen e shenjave mbi trup,mbi shpirt.Eshte bukur te duash dike , sido qe te jete, sido qe te shkoj. Nuk do i uroja kurre vetes te isha apatik megjithse ndonjehere lodhem nga pesha e ndjenjes dhe apatine e kerkoj si marinaret yllin polar.Dua te kem aftesine te dua ne perjetesi ,edhe atehere kur do te jem thjesht nje shpirt pa trup qe endet pa nje destinacion.Dua qe shpirti im te bredhi pa destinacion duke kerkuar perfektesine qe i ka munguar kur ishte ne jete.E di qe jeta ime do te jete plot me surpriza dhe une do te arrij te dua ashtu sic nuk kam arritur kurre .Ajo qe une kerkoj eshte perjetesia ne ndjenje ,pejetesia ne ndjenja pavarsisht nga gjithcka ,pa rendesi se kush eshte njeriu apo shpirti qe duam.Here pas here flas me veten dhe me duket vetja si i cmendur pastaj kuptoj se pak cmenduri duhet te jetoj brenda nesh per te mbajtur gjalle gjithcka .Duhet te jesh i cmendur te duash dike ne perjetesi i them vetes gjithmon ,pastaj une qe me monotonin e nje ndjenje nuk jam mesuar kurre.Por cdo gje dua tja le kohes te ciles nuk ja kam besen por nuk mund te bej dot ndryshe.Sorollatem neper dhome duke lozur me spialet e tymit qe cigarja ime le pas si kujtim i perkohshem dhe neper buze kam akoma shijen e hidhur te se njejtes poezi qe me ndjek nga pas . Me mire po shkoj te mashtroj kohen duke folur me miqte ,duke u grindur me veten ,duke ngjitur copezat e poezise se grisur per inate te saj.
Ps : Kat ndonjehere vij ne anen tjeter te henes dhe atje gjej vetem ditet e mia me ty
__________________
Thone se Loti i Shpirtit te vret beben e syrit...Ruaji lotet per te vdekurit!
E nese dhe per TY ajo ka vdekur.., atehere Qaj me ze miku im i shtrenjte!
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|