lorie
you fascinate me...

Regjistruar: 24/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137
|
No man is an Island!!
Kjo shprehje eshte permendur tek filmi “About a boy' nje film me nota filozofike ku tregon se nje djale beqar mendonte se 'every man is an island' dhe cdo njeri punon vetem per qellimet e veta personale dhe egoiste, duke dale me shume femra dhe duke ia thyer zemren atyre pas nje kohe te kaluar bashke. Me vone, ne jeten e tij futet nje djale I vogel qe s'e kish babane per te cilin djali beqar fillon te kujdeset. Dhe pasi I kish hapur deren e zemres nje personi (sic thote filmi) hyne persona te tjere ne zemren e tij qe ai filloi te kujdesej, apo te ndjeje njefare lidhjeje emocionale. Ky ishte fillimi I sherimit te zemres se tij egoiste. Filmi perfundon kur djali beqar eshte lidhur me nje vajze, kujdeset per dajlin e vogel dhe ben perpjekje qe nenen e tij beqare ta lidh me nje shok te tijin dhe keshtu nje familje e vogel mes miqsh krijohet dhe filmi perfundon me thenien “No man is an island” duke I meshuar idese sesa e rendesishme eshte te kesh lidhje me njerez te tjere, te krijosh nje familje tenden, te formosh raporte te shendetshme dhe qe kane nje kuptim dhe qellim. No man is an island- kjo thenie me eshte kujtuar shpesh ne shume raste ne jeten time te perditshme dhe ka konfirmuar akoma me shume sesa absurde eshte ideja se nje njeri jeton vetem per veten e vet. Kam bindjen e forte qe eshte nje iluzion, eshte enderr me sy hapur, u besojne nje genjeshtre te madhe kur njerezit pretendojne se gjerat qe bejne apo thone nuk do influencojne te tjeret, nuk do prekin palen tjeter. Eshte nje menyre naïve e te menduarit por me shume eshte nje menyre egoiste e te menduarit dhe akoma me thelle eshte nje menyre per te shmangur pasigurine dhe friken: frikes mos lendohesh, friken se do humbesh lirine iluzionare ndaj dhe pjesen emocionale e fsheh duke i mbajtur te tjeret ne distance dhe duke i 'perdorur' te tjeret. (si tek filmi)
Kjo thenie mu kujtua duke bere psikoterapi me nje burre qe vjen shpesh te programi im me te njejtin prezantim klinik ( probleme me alkolin, depresion, ide per te vrare veten, presion se do marr ndonje revole dhe do e ve perpara gojes) Dhe gjithmone flet per te njejtat gjera, ankohet per te njejtat probleme dhe shtron te njejtin plan vetvrases dhe me vone thote: S'e bej dot. S'kam guximin ta bej. Ndersa une, ngaqe kam degjuar te njejten histori per te 100 here, e kam te zorshme te dalloj ne do ta bej vertet kete rradhe apo eshte kenga e tij e zakonshme dhe e kam te zorshme te jem e duruar aq sa thelle perbrenda kam deshiruar qe ai te vendose njehere e mire. Heren e fundit vendosa ta shoh me nje sy tjeter kete gje.Teksa thoshte te njejten histori se s'kishte me shprese per te dhe do i jepte fund vetes, mu kujtua shprehja “ No man is an island” S'ka person qe eshte ishull i vetmuar. Dhe duke e pare per nje kohe te gjate ne sy i thashe se vdekja e tij do influenconte shume njerez si efekt dominosh, do influenconte ato pak veta prej familjes se tij, njerezit qe po e ndihmojne ate, stafin ne program dhe do me influenconte edhe mua. Se vendimi per ti dhene jetes fund, nuk eshte nje vendim qe prekte vetem ate por ishte pjese e dickaje me te madhe, e nje komuniteti qe donin qe ai tia dilte mbane dhe qe po kujdeseshin ne menyre genuine per te. Ai u perlot teksa une po e shihja me keqardhje. Por prej asaj dite kam menduar sesa shume pune kam bere per te ndihmuar te ndryshoj individin pa i kushtuar rendesine e duhur rrethit qe e shoqeron ate.
No woman is an island. Nga ana tjeter, me vjen se kam toleruar ne bisedat e mia me njerez te ndryshem gjera qe me kane bere te influencohem negativisht. Ankesat e njerezve, shprehjet dhe attitudes negative qe perdorin, duket sikur kane renduar zemren time me shume keto kohet e fundit dhe zemra ime nuk eshte aq e 'lehte' apo aq e embel dhe e cilter sa disa jave me pare. Pikepamjet negative, shpirti kritik,cinik dhe provokues jane si nje kancer qe shperhapet shpejt, rriten te padeshiruara dhe te demshme per shendetin shpirteror dhe oops, ne shpirt ne vend qe te rritet dashuria per Zotin dhe njerezit, rritet shqetesimi. Tolerimi i nje mekati kaq te vogel sic eshte pikepamja negative dhe shqetesimet, con ne nje influencim te madh. Nje molle e kalbur,mund te kalb gjithe te tjerat ne shporte. Per kete, me duhet te mos toleroj shume, me duhet te shprehem: Nqs nuk ke ndonje gje inkurajuese per te thene , me mire mos flit fare. Negativiteti, kritika pa baze dhe jo konstruktive, sidomos kur perpiqesh te drejtosh nje grup njerezish, rendon kaq shume, te dekurajon endrrat. Nga ana tjeter, pozitiviteti, besimi dhe kembengulja, te ben te luftosh dhe te shton mundesite per te fituar dhe arritur endrrat.
No man is an island, and no woman either. And so it is with me. Nje nga arsyet pse Zoti i kushton kaq shume rendesi njerezve te varfer, qe nuk kane, jetimet dhe te pastrehet eshte te shprehe se ka compassion per njerezit. Ne Bibel, identifikohet me ta teksa thote qe kur kujdesemi per te varferit,per ata qe nuk mund te flasin per veten, eshte njesoj sikur kujdesemi per Zotin. Dhe udhetimet apo projektet misionare qe jane bere me pare i kam konsideruar sikur une po ndihmoja ne njefare menyre Zotin. Por ajo qe ndodh shpesh ne te tilla raste eshte se kur ben nje perpjekje per te ndihmuar te tjeret, kthehesh e tjetersuar, ke ndihmuar veten. Eshte i cuditshem ky nocion qe nisesh te ndihmosh ata qe s'kane dhe ne fund te fundit ata te japin 100 here me shume dashuri, shperblim, dhe gezim se c'mund te jepje. Duket sikur sakrifica qe ben te trefishohet dhe besoj Zoti i meshon shume kesaj gjeje, jo qe une te shpetoj dhe ndihmoj te tjeret sesa te shpetoj veten time prej egoizmit. Gjithcka eshte e nderlidhur.
Nje inkurajim per Vitin e Ri. Nje shoqja ime u shpreh sot se kishte vendosur te shkoj dhe jetoj ne Honduras. Cdo vit ka shkuar nepermjet organizates Hope WorldWide per te bere pune vullnetare si fotografe ne shkollat atje, kete here nuk eshte thjesht nje vizite, eshte nje shperngulje per te jetuar atje dhe bere pune vullnetare me nxenesit ne shkolla. Dhe teksa ajo shprehet sesi jeta e saj po ndryshon kaq shume qe kur nisi te shiste gjerat materiale per te mbledhur fonde per te levizur dhe sesa e lire eshte ndjere prej eliminimit te gjerave te teperta,mua me shnderrit fytyra, mua me rizgjohen disa endrra qe kane fjetur per pak kohe, per tu ndezur me shume ne te ardhmen.
I am not an island. Kam nevoje te degjoj per histori te tilla qe me ndezin syte. Ne fakt me duhet te shkruaj histori te tilla me shume. Histori negative dhe drama ka kudo, mjafton te degjosh lajmet, mjafton te shpenzosh nje dite ne pune. Histori ku njerezit bejne nje 'extra milje' , qe tregojne forcen ,besimin, kembenguljen, dashurine per njeri-tjetrin ( sado cheesy qe mund te tingelloje) keto duhet te shkruhen me shume dhe prej ketyre, shpresoj te filloje nje domino effect qe une te inkurajohem te ndjek endrrat qe Zoti me ka vene ne zemer dhe te tjeret te inkurajohen te ndjekin endrrat e tyre.
__________________
Philippians 4:8-Finally, brothers, whatever is true, whatever is noble, whatever is right, whatever is pure, whatever is lovely, whatever is admirable--if anything is excellent or praiseworthy--think about such things.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|