Cindi
larguar

Regjistruar: 02/09/2005
Vendbanimi: arratisur
Mesazhe: 2664
|
Futem shume here ne Muzeumin e Arteve dhe ju afrohem dhe largohem pikturave dhe skulpturave, simbas rastit per ti shijuar dhe per ti ndjere me ate menyren time te njohurive, qe zoteroj.
Po keshtu me ndodh edhe kur futem ne Aquariumin e madh te qytetit tim. Ju afrohem dhe largohem peshqeve dhe shijoj deri ne thellesi ngjyrat e shumta dhe terheqese, qe natyra u ka dhene, levizjet e tyre magjike dhe te koordinuara.
Kujtesa e ketyre imazheve me le mbresa dy-tre dite dhe me kaq mbaron historia e ketyre imazheve. Mbas nje fare kohe, perseri ndjej nevojen te vete dhe ti vizitoj perseri dhe ti le prape atje sic jane ne vetmine e tyre te rrethuar here mbas here nga disa njerez te ftohte vizitore.
Kete mund ta bejme me peshqit, me pikturat, me mobiljet, por jo me njerezit.
Besoj, se askush nuk ka te drejte te trajtoje njerezit si copa te vdekura mobiljesh, qe kur ky askush ka nevoje te shkoje dhe te mbushe boshlleqet e veta mund te veje dhe te vizitoje edhe keta njerez.
Ky eshte kulmi i egoizmit dhe nuk mund ta mbulosh me qindra maska dhe justifikime, qe mund te perdoresh per te zbukuruar egoizmin tend.
Kur keta njerez nuk bejne per neve eshte me mire tu kthesh kurrizin dhe kurre mos u kthe mbrapsht, pavaresisht sa maska mund te perdoresh, se eshte dobesi karakteri. Thjesht ti nuk jeton dot pa keta njerez dhe pa keto lidhje, qe te mbajne gjalle si rrjeta qe mban merimangen.
Njerezit kane emocione, shpirtra dhe askush nuk ka te drejte te luaj me to.
__________________
arratisur syrgjynosur...
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|