diabolic
bastard_inside

Regjistruar: 22/10/2003
Vendbanimi: Sa me larg forumit...
Mesazhe: 3381
|
U zgjova edhe sot me pertes, me ate deshiren per te arritur gjithcka pa bere asgje.Por duhet te ngrihesha nga shtrati sepse kesaj rradhe nuk mund ti thoja jo.Ajo kish ardhur per mua , kishte bere 3 ore me tren per te me takuar dhe une si rralle here duhet te isha atje duke e pritur.I kishim humbur kontaktet prej kohesh , ndoshta sepse rruget tona per nje cast u ndane dhe humben neper vorbullen e jetes.
U nisa drejt banjos me hapa calaman duke fjetur akoma ,sonambul koshent qe ska deshire te zgjohet.E gjeta veten ne dush me ujin qe rreshkiste ne trupin tim e me thoshte miremengjes.
Kish vajtur vone , duhet te beshesha gati ta prisja ne stacion ,koha fluturon dhe une duhet te fluturoja me te.Vishem dhe behem gati te dal kur ve re se kisha veshur nje kemishe te cilen ma kishin bere dhurate per shen valentin.U ktheva , thash me vete -Nuk mund te shkoj ta takoj i veshur me kemishen qe ma ka dhuruar tjeter kush , une nuk do doja qe te me ndodhte mua.
Nderrova kemishen , te pakten kete ma kane dhuruar cunat per ditelindje i thash vetes.U kujtova qe nuk kisha rregulluar as floket dhe duke vrapuar si i marre ne shtepi kerkoja xhelin .Me ne fund isha gati , ajo qe mungone ishte pak Calvin klain te cilen nuk harrova ti fal vetes.
Te pakten shtepine nuk e kam larg stacionit keshtu qe mund te arrija ne kohe ,thjesht duhet te nisesha drejt saj.
Me te nuk kam pasur asgje me shume sesa nje miqesi , te pakten keshtu genjenim njeri tjetrin .E dinim te dy qe ndienim dicka me shume sesa nje ndjenje miqesie por askush nuk pati guximin te shprehej.Une nuk e bera sepse kam qene me shume i dashuruar pas vetes se pas te tjereve , ndersa ajo se ka marre guximin sepse me donte .Po pikerisht se me donte, sepse e dinte qe nese do me kish thene gjithcka rruget tona do te ndaheshin .Ajo po me priste mua , priste qe une te kuptoja qe ajo eshte e rendesishme me shume sesa pandeh une.Nuk e di por ndoshta egoizmi im beri qe te mos ishim bashke , une kisha nevoj per liri , liri te cilen tashme nuk arrij ta kuptoj.Ndoshta do ishim bashke ne kete moment , ndoshta do kishim nderthurur jetet tona dhe do i kishim dhene ritmin e duhur.
Edhe pak metra me ndanin nga stacioni , stacjon i cili do me sillte perseri afer me te .Me mori ajo ne telefon pas muajsh qe nuk degjoheshim , per nje cast u ktheva serish femij , serish duke lozur me te , dy femij te pafajshem qe sjan njohur akoma me djallezite e botes.
Me zgjoi zeri i saj , zeri i saj i brishte dhe kumbues ne te njejten kohe, zeri i saj qe me mbeshtjell pas vetes dhe me ngroh.Gjithe kete kohe pa te kisha qene ne letargji dhe malli kish heshtur deri ne ate moment pastaj buciti si vullkan ne kulmin e tij.
Heren e fundit qe e kisha degjuar ate ze ishte muaj me pare kur isha ne shqiperi.Ishte telefonata e pare qe me uronte gezuar vitin e ri , dhe ishte telefonata e saj e pare qe uronte dike per ate vite.Nuk e kisha menduar ate moment qe ajo para se te merrte prinderit e saj me kishte marre mua , nuk e pata aftesine ta vlersoja.
Kur te kthehem thash me vete do flas me te , ndoshta mund te jete personi i duhur , por nuk isha i bindur.
U nisa ne date 6 janar nga shqiperia dhe kur zbritem ne bari njoha dike qe pas pak javesh u be e dashura ime.U njohem ne tren ,sa e cuditshme , te flasesh me nje person per 8 ore rresht pa u ndalur .Ishte ky momenti qe une u largova nga ajo , nuk kisha guxim ti thoja jam lidhur me dike tjeter .
Prandaj e nderrova edhe kemishen para se te dilja sepse ma kishte dhuruar per shen valentin ajo qe njoha ne tren .Per nje moment kujtova se e desha ate vajze sepse desh dhashe edhe shpirtin per te , por pastaj jeta te perplas me realitetin dhe te thote hap syte.Tashme kemi mbetur "miq" , miq ne thonjza,miq pa miqesi .Prej saj edhe i kisha humbur lidhjet , prej saj kisha humbur edhe veteveten deri sa nje ze i dashur per mua me solli ne boten e humaneve.
Ajo zbriti , po vinte te une me e bukur se kurre, kurre nuk e kisha ndier veten aq te vogel para saj, kurre...
(vijon)
__________________
Thone se Loti i Shpirtit te vret beben e syrit...Ruaji lotet per te vdekurit!
E nese dhe per TY ajo ka vdekur.., atehere Qaj me ze miku im i shtrenjte!
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|