lorie
you fascinate me...

Regjistruar: 24/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137
|
FAKTORI X
Nuk e di a jam vetem une qe ndjej kete gje apo eshte dicka gjithperfshirese: qe njerez te tjere,kudo qe takoj, gjithashtu po e ndjejne te pluskoje kudo prezenca e Zotit ne jeten e tyre. Kudo qe shkoj, kedo qe takoj,sidomos ne pune, me dalin perpara sysh njerez qe ose besojne, ose me pyesin per besimin tim ose duan te studiojne Biblen me mua. Une sigurisht qe gezohem prej ketyre gjerave,sidomos per studimin e Bibles me njerez, eshte menyra e vetme qe dikush te vendose te behet i krishtere, eshte menyra e vetme per te njohur Zotin e vertete, eshte menyra e vetme per te zbuluar anen shpirterore te gjerave.
Dua qe ky vit te jete nje vit ne te cilin une mund te studioj Biblen me shume vajza dhe ti 'prezantoj' ne njefare menyre, me Zotin. Pastaj vendimi qe marrin ato te behen te krishtere, te 'bien ne dashuri' dhe te marrin vendimin te 'martohen' me te, pasi kane marre parasysh te gjitha gjerat, eshte ne doren e tyre. Ne fund te fundit,eshte nje marredhenie= marre+dhenie. Por dua qe te mos ler asnje mundesi te me iki prej duarve, asnje mundesi ku une te mos e perdor momentin per tu bere te ditur qe une jam e gatshme te bej kete gje.
Kam mesuar te lutem ne menyre ndryshe keto kohet e fundit. Lutjet e mia ne te shumten e rasteve jane per force karakteri, dhe zhvillim karakteri me cilesi te perendishme, ne rritje te vet-kontrollit, miresise, meshires, mos-paragjykimeve, pastertise, dhe gjithashtu lutje per te tjeret qe kane nevoje per ndihme, por keto kohet e fundit kam filluar te lutem ne menyre specifike qe Zoti te me perdor si nje 'lapes ne doren e tij'- kjo lutje e fundit eshte frymezuar prej lutjeve qe bente nene Tereza [ use me like a pen in your hand ] dhe jam lutur ne menyre specifike qe te me 'sajoj' situata te perditshme qe une te flas apo te ndaj per besimin tim. Kjo e nisur prej faktit se ne jeten e perditshme, ne rrymen e shpejte te dites, [fast-paced] nuk me shkon mendja te mendoj per Zotin, mendja me shkon te 'rregulloj' njerezit. Fix them as if with a wishfull magic wand...ahh wrong!
Harroj qe Sheruesi me i madh eshte Ai, dhe gjithashtu harroj sesa i fuqishem eshte Ai. Sepse sa fillova te lutesha ne menyre specifike, perdite gjerat qe u luta filluan te ktheheshin ne realitet---dhe kjo gje me habiti dhe me coroditi fare. IT FREAKED ME OUT!
Lexova nje pasazh ne Bibel nje mengjes, dhe me pas u luta. Me vone, nje klient teksa beja terapi ne group per Anger Managment, me thote gjithe bindje se keto qe po meson prej meje jane kot me kot, jane vetem ndryshime te dukshme te sjelles dhe se per te ndryshuar inatin, duhet te futesh me thelle se kaq, te transformosh personin perbrenda dhe te ndryshosh mendimet ne thellesi dhe Zoti mund ta bej kete gje dhe ai permendi pikerisht pasazhin qe une kisha lexuar ate mengjes ne Bibel. Une ngaqe me duhet te permbaj entuziazmin dhe pasionin tim per cka besoj, iu pergjigja ftohte,e distancuar prej temes fetare, per ti lene hapesire klienteve te tjere te bisedonin, per te qene korrekte nga ana etike. Por ai vazhdoi, teksa une perbrenda pertypja pergjigjet e cuditur prej koincidences, dhe e cuditur se pse duhet te cuditesha kaq shume kur une e di sesa i fuqishem eshte Zoti.
Kjo dhe shume gjera te tjera, te vogla apo te medha, me jane dukur si ne ato kohe kur semafori eshte gjithmone i gjelber ne cdo rruge, ku ne cdo hap shoh ndonje shenje qe nuk do ishte aty po te mos ishte prej Tij, ndonje bisede qe nuk do ndodhte po te mos e kishte orkestruar Ai dhe takime dhe biseda qe mund te ndodhnin ndryshe nqs nuk do kishte Ai ndonje dore mbi te. Nje konfirmim i pazakonte qe Ai eshte me mua ne cdo hap.
Dhe ne te vertete, ta njohesh Ate ne menyre te tille, npm eksperiences ( jo vetem te lexosh per te, te gjesh fakte mbi krishterimin apo te njohesh njerez qe te frymezojne) eshte ta njohesh Ate ne veprim, dhe te njohesh Zotin ne veprim, per mua eshte coroditese.
Si ka mundesi qe kur une kerkoj qumesht-mendoj-Ai me jep qumesht? Dhe kur dua rrush, me jep rrush? 
Por Bibla tregon per premtimet e tij teksa permend se Ai eshte si nje baba qe permbush nevojat e femijeve te vete, apo kur thote qe kush baba nuk do i jepte peshk femijes qe kerkon peshk, apo nje veze kur kerkon nje veze? Dhe perderisa njerezit qe jane te keqinj japin dhurata te mira femijeve te tyre,sa me shume dhurata te mira jep Ai kur femijet e tij i kerkojne. (parafrazim i Luke 11:10-13)
Edhe pse Bibla e thote dhe e premton dicka te tille, skepticizmi im se heren tjeter ai nuk do veproje ne menyre specifike me mbulon. Te lutesh ne menyre te pergjithshme,sic lutem une,eshte 'to pray safe prayers.' Te lutesh ne menyre specifike, sic kam filluar te lutem eshte 'to pray dangerous prayers' duke ditur qe do pergjigjen. Une po arrij te kuptoj qe krishterimi qe kam jetuar une deri tani eshte nje krishterim medioker, nje besim medioker, qe nuk ben impaktin e duhur.
Sepse lutja e nje personi te drejte, qe ndjek rrugen qe i pelqen Atij, eshte nje lutje qe degjohet. Ai i degjon lutjet e femijeve te tij dhe si rrjedhoje, edhe te tjeret qe nuk kane lidhje te drejtperdrejte me Te, perfitojne prej miresise se Tij. Ky eshte realiteti i nje te krishteri.
Ne Romen e lashte, nje periudhe 200 vjecare midis vitit 27 B.C. dhe A.D. 180 u quajt periudha "Pax Romana." Sipas historise, eshte periudha me e paqte ne Ballkan dhe ne territorin Mesdhetar qe bota ka njohur prej fillimit te civilizimit Europian deri ne kohet e tanishme. Historianet nuk kane arritur te shpjegojne kete paqe te gjate. Gjate kesaj periudhe kishte perandore te afte si Marcus Aurelius apo Cezari August por kishte edhe 'monstra' si Caligula, perandori Nero, Domitian qe torturonin njerez per sport. E megjithate, Roma gezoi paqe per 200 vjet. Disa shkrimtare te krishtere te asaj periudhe ,Origeni dhe Arnobius i thane Romakeve se ishin pikerisht lutjetet e te krishterve dhe fryma e paqte ne ate kohe ku ishte pikerisht kur Jesuzi jetoi qe kishin bere nje paqe te tille. (Bercot,2003) Dhe une i bashkohem te njejtit mendim se armet me te fuqishme te nje krishteri eshte pikerisht lutja dhe paqja dhe besimi se Zoti i degjon lutjet dhe vepron ne menyre te pagabueshme. Dhe kur nje i krishtere i var te gjithe shpresat tek nje Zot i plotfuqishem, eshte atehere kur behet me i rrezikshem se kurre-eshte athere kur ka FAKTORIN X- sepse atehere nuk varet me tek forcat e veta por tek forca e nje Zoti qe nderhyn me madheshti.
Reference:
Bercot, D.(2003) But what if...? The Kingdom that turned the world upside down. p.75.
__________________
Philippians 4:8-Finally, brothers, whatever is true, whatever is noble, whatever is right, whatever is pure, whatever is lovely, whatever is admirable--if anything is excellent or praiseworthy--think about such things.
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|