Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Besimi Fetar > Kerkojme Argumente??
Gjithsej 14 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Isra
.............

Regjistruar: 03/12/2004
Vendbanimi: veçse në dorën e Zotit!
Mesazhe: 2053

E para nuk te ofendova ty por personin qe citova me lart:

Mendjemadhesi do te thote te mos besosh Zotin dhe mrekullite e tij e dashur debore, qe qofshin veprat e tua si debora diten e gjykimit..

__________________
Vdes vetem ajo dashuri, per te cilen nuk enderrohet më (Pedro Salinas)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Nëntor 2009 19:36
Isra nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Isra Kliko këtu për të kontaktuar me Isra (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Isra Shto Isra në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Isra në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Deb*
different

Regjistruar: 09/02/2007
Vendbanimi: diku aty, prane......
Mesazhe: 5515

Citim:
Po citoj ato që tha Isra
E para nuk te ofendova ty por personin qe citova me lart:

Mendjemadhesi do te thote te mos besosh Zotin dhe mrekullite e tij e dashur debore, qe qofshin veprat e tua si debora diten e gjykimit..



Personi lart teje isha une.

Ashtu qofte sic thua ti. Nuk eshte se nuk besoj ne Zot, por jo gjithcka qe shoh e marre si veper te Zotit.

__________________
Te dua, jo per ate qe je, por per ate qe me ben te ndihem.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 06 Nëntor 2009 19:39
Deb* nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Deb* Kliko këtu për të kontaktuar me Deb* (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Deb* Shto Deb* në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Deb* në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
el-Nino
Anëtar Aktiv

Regjistruar: 06/02/2007
Vendbanimi: KL
Mesazhe: 436

Debora* me sa kuptova Isra e kishte fjalen per "personin qe do jepte mendim per organizimin e planeteve dhe arkitekturen e botes.." dhe jo per ju.

kalofshi mire !

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 07 Nëntor 2009 09:52
el-Nino nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të el-Nino Kliko këtu për të kontaktuar me el-Nino (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: el-Nino Shto el-Nino në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto el-Nino në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Libri që kisha jote nuk do të të lejonte kurrë ta lexoje

----------------------------
Gazeta shqiptare
----------------------------

Pjesa më e madhe e njerëzve parapëlqejnë më mirë të ndihen të qetë, se sa të njohin të vërtetën. Epo mirë, unë jam ai që do ta prishë qetësinë tuaj, duke ju thënë të vërtetën”. ROBERT R. KENNEDY
Me këtë thënie të këtij personaliteti të shquar të politikës dhe shoqërisë amerikane hapet libri më i ri që shtëpia botuese “Bota Shqiptare” sapo ka hedhur në qarkullim në tregun e librit. Ky vëllim që vjen tek lexuesi shqiptar është botimi i dytë i një libri shumë të famshëm i quajtur Libri që kisha jote nuk do të të lejonte kurrë ta lexoje. Paraqitja e botimit të parë, i pritur me polemika dhe zhurmë, por edhe i komentuar pozitivisht nga “Los Angeles Times” e nga “Orange County Register”, u bë në vitin 1993 në Njuport Biç, Kaliforni, në praninë e shumë prej autorëve, midis të cilëve: Stiv Alen, Robert Eisenman, Gerald Larue, Bill Edelin, Alen Snou e Xhordan Maksuell. Me këtë libër janë marrë televizione të ndryshme të Kalifornisë së Jugut dhe natyrisht është damkosur si heretik nga shumë klerikë, të cilët megjithatë nuk janë angazhuar kurrë seriozisht për ta lexuar, prapë se prapë e kundërshtojnë dhe mbajnë qëndrim prej heretiku.
Duke lexuar këtë libër, lexuesi reflekton mbi karakterin e vet fetar dhe, është pikërisht kjo ajo që autorët i kishin vënë vetes si qëllim. Ky libër u bë mandej një bestseller dhe është mendimi i shumë njerëzve që duhet lexuar patjetër; për më tepër, pasi u ribotua në pak vite mbi 12 herë me tirazhe befasuese, profesorët e universiteteve të ndryshme si ai i Alabamës së Veriut dhe i Berklejit e kanë përshtatur edhe si libër teksti universitar. Është paraqitur më në fund në American BooksellersAssociation Convention dhe ka tërhequr një vëmendje të veçantë në Whole Life Axpos.
Botimi që ka në dorë lexuesi shqiptar është zgjeruar, përmirësuar dhe korrigjuar në mjaft drejtime dhe siç pohon njëri nga autorët: “Në dallim prej fundamentalistëve fetarë ne nuk kemi frikë të pranojmë gabimet tona dhe të ndryshojmë mendimin tonë. Është e natyrshme ta rishikosh dhe ta përshtatësh mënyrën tënde të të menduarit kundrejt evoluimit të vazhdueshëm shkencor e teknologjik. Besimet e mëdha fetare kapen në mënyrë të dëshpëruar pas falsitetit, pas provave të paverifikueshme dhe pas legjendave, që vazhdojnë ta tregojnë veten jashtëzakonisht të dëmshme për njerëzimin. Ende sot e kësaj dite doktrina teologjike e krishterë e krijimit të njeriut nga Zoti u mësohet fëmijëve tanë nga profesorët e shkencave dhe politikanët aktualë citojnë rregullisht tekstet e shenjta për të futur koncepte që nuk kanë të bëjnë fare me fenë; kjo ndodh edhe kur flasin për luftë”.
Libri që kisha jote nuk do të të lejonte kurrë ta lexoje trajton me ndershmëri dhe guxim temën më të diskutueshme të të gjitha kohërave: fenë. Midis faqeve të tij, kontributet e teologëve, të historianëve dhe të studiuesve të pavarur zbulojnë mistifikime, hedhin dritë mbi besimet e lashta e diskutojnë për anën e errët të besimit, duke trajtuar argumente, të cilat hierarkitë e larta të çdo feje përpiqen t‘ia fshehin njohjes së njerëzve. Një lexim tronditës që, faqe pas faqeje, vë në diskutim dogmat mbi të cilat bazohen besimet fetare më të rëndësishme të planetit dhe, ashtu si në rastin e akuzave për pedofili që kanë rënë mbi eksponentë të shumtë të katolicizmit, trajton skandalet që kanë përfshirë prelatët shumë të lartë, duke sfiduar paragjykime e fjalë bajate. Nga origjinat hebraike të Islamit tek misteri i Maria Magdalenës, nga masakrat e kryera prej kryqtarëve në Evropë e në Lindje të Mesme tek gjenocidet e kryera prej ithtarëve të Muhametit, Libri që kisha jote nuk do të të lejonte kurrë ta lexoje është, në të njëjtën kohë, një kundërhistori rigoroze e besimeve fetare dhe një ftesë për të gjithë njerëzit, për të mos hequr dorë kurrë së menduari me kokën e tyre. Libri që po lexojmë përfshin të gjitha besimet fetare më të rëndësishme, duke u thelluar në karakteristikat e përbashkëta dhe në arsyet që qëndrojnë në bazën e konflikteve të ndërsjellta të pamendta. Duke analizuar kultin yjor, natyrën e shenjtë të femrës, paganizmin dhe zhvillimin e hinduizmit, shumë probleme të ditëve tona vendosen në perspektivën e duhur. Pjesë e rëndësishme e këtij botimi të dytë janë shkrimet e studiuesve bashkëkohorë, kërkuesa, autorë e gazetarë si: Bill Moyers e Chris Hedges, peshkopi John Shelby Spong, Joseph Campbell, Judy Chicago, Rick Perlstein i revistës “Village Voice”, Thomas Doyle e David Stannard.
Ky libër i jashtëzakonshëm, për faktet, mendimet dhe idetë që përcjell, e inkurajon lexuesin që të mendojnë me kokën e tyre dhe që të kërkojnë prova konkrete dhe siç pohojnë përsëri autorët: ...Nuk dëshirojmë që lexuesit tanë të kenë besim te përgjigje të dhëna nga tekste të lashta e filozofi të vjetra, atëherë mite e tani absurditete. Libri ynë bazohet tek mendimi i lirë i lindur me grekërit e lashtë (Protagora, Sokrati e të tjerë) dhe që, mandej, nëpërmjet Humanizmit Rilindas (Erazmit të Roterdamit e Spinozës) dhe Iluminizmit (Volter, Xhon Lok, Tomas Pein, Tomas Xheferson) ka arritur deri tek laiçizmi modern i zbulimeve të mëdha shkencore. Ky libër e përvijon linjën e vet të kërkimit përmes autorëve si Robert Ingersolit e Tomas Peinit dhe nuk resht së sfiduari e së hequri maskën asaj që është e gabuar tek Bibla dhe tek feja. Përmendje të thjeshta ndaj origjinave pagane, astro-teologjisë dhe mitologjisë provokojnë gjithmonë protesta të forta dhe përgënjeshtrime nga ana e Kishës zyrtare, por teksti nuk kufizohet thjesht tek të përmendurit: e tregon fenë për atë që realisht është. Megjithatë, këtu nuk do të gjeni uniformitetin e mendimeve që mund të ekzistojnë tek një studim monografik fetar, në fakt autorët janë të ndarë nga disa mospajtime të thella: kjo nuk duhet të habisë në një tekst provokues. Të zbulosh prova të sigurta të ekzistencës së shpëtimtarëve të tjerë dhe të historive të tjera të njëjta me shumë prej atyre të Testamentit të Vjetër e të Ri, histori të shfaqura mijëra vjet përpara Jezusit, mund të jetë tronditëse, ashtu sikurse do të jetë tronditëse të lexosh për abuzime e politika që janë çuar përpara në emër të Zotit. Por ashtu sikurse shumë njerëz do të tronditen nga këto fakte, shumë të tjerë do të mbeten të befasuar nga numri i burrave dhe i grave të mençur, patriotë, të sinqertë e fisnikë që kanë mendim të kundërt. Një gjë e fundit për t‘u thënë është se ky nuk është një libër antifetar: në fakt, kërkimi i kuptimit të jetës ka filluar shumë kohë përpara Moisiut, Jezusit, Muhametit apo fesë së organizuar, dhe ky dëshiron të jetë vetëm një libër konsultimi, provokues dhe edukativ. Shumë njerëz fetarë janë fisnikë, paqësorë e të mirë, shumë të tjerë jo. Është e vështirë të thuhet nëse kjo i detyrohet sistemit të besimeve fetare që u jep trajtë, apo natyrës së tyre; por, pjesa më e madhe e këtyre njerëzve është në mënyrë të trishtueshme e disinformuar dhe nuk ka të drejtë të hyjë tek materiale që mund t‘i ndriçonin mendimin e vet. Por, për të kuptuar, është e nevojshme të lexosh, për të ndryshuar është e nevojshme të angazhohesh dhe për ndriçimin e mendjes ka nevojë për guxim. Në kohën e sotme, të vetmet luftëra në zhvillim janë luftëra të shkaktuara nga pretekste fetare: arabët vrasin hebrenjtë e anasjelltas; pas rënies së Bashkimit Sovjetik grupe etnish dhe besimesh fetare të ndryshme kanë filluar të vriten midis tyre; arabët vrasin të tjerë arabë ndjekës të një besimi të ndryshëm fetar; në Irlandë e në Angli katolikë e protestantë luftojnë midis tyre; në Afrikë e në vendet e jug-lindjes aziatike ka një listë të pafund me konflikte në zhvillim. Në këtë libër do të zbuloni se historia e Jezusit dhe e “kryqëzimit” është treguar gjashtëmbëdhjetë herë në dhjetë mijë vjetët e fundit, dhe do të gjeni përveç kësaj mendime mbi fenë, të cilat papa dhe të tjerë krerë fetarë nuk do të dëshironin t‘ju lejonin që t‘i lexonit, apo t‘i kuptonit. Sepse, nëse ju lexoni dhe kuptoni, atëherë nuk do të jeni më pjesë e grigjës së tyre: kjo do të thoshte se nuk do t‘u bënit më atyre dhurime, dhe nuk do të ishit më aq të shumtë në numër, për t‘i bërë gjithmonë e më shumë me ndikim të madh politikisht.

--------------------
(emrat e qyteteve jane per te qesh po hajt me; Njuport Biç ).

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 17 Nëntor 2010 02:44
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lorie
you fascinate me...

Regjistruar: 24/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137

Talking

fate, vertet emrat e qyteteve qenkan qesharake te shkruara ne shqip,bahah

e kam degjuar kete liber me apre por s'kam patur rastin ta lexoj. keto kohe kam kaq shume libra per te lexuar, nuk di ku kam koken. Por do doja ta lexoja ne te ardhmen,jam kurjoze te di detajet e ketyre argumentave. ( disa nga keto i kam degjaur si psh idene qe ka histori te ngjashme me ate te kryqezimit te Krishtit etj)

per disa gjera me vjen keq sa here lexoj artikuj te tille: qe shume njerez mendojne se besimi i krishtere duhet te lidhet me politiken. Faith and politics hardly go hand in hand together.
-me vjen keq qe titullohet 'Libri qe kisha jote nuk do te lejonte kurre ta lexoje' -sikur kisha te luante nje rol ndrydhes kundrejt individit. (gje qe ka ndodhur dhe ndodh por sa here qe degjoj te tilla historish cuditem si proklamojne nje gje qe s'e ndjekin. Te mbash emrin ' i/e krishtere' nuk eshte nje titull apo emer per te mbledhur masat dhe fituar pushtet politik) Cfare lloj mesimesh lexokan keta? Parimet biblike s'permendin as politike, as ndrydhje.


Une mendoj qe eshte common sense qe nje person te kerkoje dhe germoje dhe te lexoje me fakte. Madje eshte nder shume i madh qe i ben vetes se vet, te lexoje mbi te gjitha fete, te kerkoje fakte ,te kete nje mendje te hapur per ndryshim dhe te vendose apo te mos vendose se cilen rruge te ndjeke.

__________________
Philippians 4:8-Finally, brothers, whatever is true, whatever is noble, whatever is right, whatever is pure, whatever is lovely, whatever is admirable--if anything is excellent or praiseworthy--think about such things.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 23 Nëntor 2010 06:01
lorie nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lorie Kliko këtu për të kontaktuar me lorie (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të lorie't! Kërko mesazhe të tjera nga: lorie Shto lorie në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lorie në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lorie
you fascinate me...

Regjistruar: 24/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137

une po lexoj Dalai Lamen

se fundmi dhe po mesoj gjera ineresante mbi budhism-in qe s'i dija me pare.

Isra, shprehje nga kurani jane ato ne fillim?

__________________
Philippians 4:8-Finally, brothers, whatever is true, whatever is noble, whatever is right, whatever is pure, whatever is lovely, whatever is admirable--if anything is excellent or praiseworthy--think about such things.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 23 Nëntor 2010 06:04
lorie nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lorie Kliko këtu për të kontaktuar me lorie (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të lorie't! Kërko mesazhe të tjera nga: lorie Shto lorie në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lorie në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kotka
.....

Regjistruar: 21/06/2007
Vendbanimi: .....
Mesazhe: 3612

UNE MENDOPJ SE NJERIU ESHTE LINDUR ME MENDJE DHE FANTAZI
ESHTE E DREJTA E TIJ TE BESOJE ATY KU NDIHET AI I LIRE DHE I LUMTUR PA IMPONUAR KERKEND TJETER, POR AMA AS NUK MUND T'JA PRIVOSH KETE TE DREJTE
TE DREJTEN E LIRISE SE BESIMIT

__________________
Nuk mjafton te mendojme se duhet vepruar ndryshe...duhet te fillojme te mendojme ndryshe... dhe vetem atehere fillojme te veprojme ndryshe.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 23 Nëntor 2010 21:08
kotka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kotka Kliko këtu për të kontaktuar me kotka (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të kotka't! Kërko mesazhe të tjera nga: kotka Shto kotka në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kotka në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lorie
you fascinate me...

Regjistruar: 24/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137

yes

kotka

__________________
Philippians 4:8-Finally, brothers, whatever is true, whatever is noble, whatever is right, whatever is pure, whatever is lovely, whatever is admirable--if anything is excellent or praiseworthy--think about such things.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 23 Nëntor 2010 22:12
lorie nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lorie Kliko këtu për të kontaktuar me lorie (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të lorie't! Kërko mesazhe të tjera nga: lorie Shto lorie në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lorie në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
kotka
.....

Regjistruar: 21/06/2007
Vendbanimi: .....
Mesazhe: 3612

Re: yes

Citim:
Po citoj ato që tha lorie
kotka


I like you Lori and everything you write, but mostly I like your post: yes we got to be very careful from the leadres

thanks

__________________
Nuk mjafton te mendojme se duhet vepruar ndryshe...duhet te fillojme te mendojme ndryshe... dhe vetem atehere fillojme te veprojme ndryshe.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 23 Nëntor 2010 22:20
kotka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të kotka Kliko këtu për të kontaktuar me kotka (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të kotka't! Kërko mesazhe të tjera nga: kotka Shto kotka në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto kotka në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lorie
you fascinate me...

Regjistruar: 24/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137

sa degjova kete video prej nje shoqes sime

dhe me terhjoqi shume, ky eshte autori i nje libri 'Crazy Love' qe une e kam lexuar para 1 viti. Por me pelqen menyra sesi ky personi ketu thote qe te testosh cdo lloj gjeje qe lexon apo qe degjon eshte dicka jashtezakonisht e rendesishme sepse prej ketyre gjerave mund te influecohesh dhe te ben te kesh nje pershtypje krejt ndryshe prej mesimeve qe paraqet ne te vertet Bibla. Jo cdo lloj shrkimi eshte scholarly dhe jo cdo lloj scholarly writing is unbiased.

http://www.youtube.com/watch?v=5Is8...feature=related

__________________
Philippians 4:8-Finally, brothers, whatever is true, whatever is noble, whatever is right, whatever is pure, whatever is lovely, whatever is admirable--if anything is excellent or praiseworthy--think about such things.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 01 Shkurt 2011 03:36
lorie nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lorie Kliko këtu për të kontaktuar me lorie (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të lorie't! Kërko mesazhe të tjera nga: lorie Shto lorie në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lorie në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 17:54 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 14 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Besimi Fetar > Kerkojme Argumente??

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.