diabolic
bastard_inside

Regjistruar: 22/10/2003
Vendbanimi: Sa me larg forumit...
Mesazhe: 3381
|
Me erdhi ky email sonte i cili me la i habitur .
"Te dashur anetare te http://www.forumivirtual.com . Me ane te ketij njoftimi duam t'iu informojme mbi nje lajm shume te hidhur per te gjithe vizitoret dhe dashamiresit e forumit virtual.
Pas nje defekti teknik te parikuperueshem, forumi humbi cdo te dhene, cdo postim apo teme te tij. Mbi 30 mije anetare, mbi 8 mije tema, mbi 300 mije postime...
Kjo ndodhi ne ditet me te mira te forumit, kur forumi ishte solid dhe me nje staf jashtezakonisht serioz, korrekt, te palodhur dhe te pregatitur. Nje nder faqet e rralla shqiptare, qe ne cdo ore te dites numeronte mbi 400 vizitore.
Eshte nje dhembje e madhe per NE dhe JU qe kemi shpenzuar ore, dite, muaj e vite duke shkembyer eksperienca me njeri-tjetrin, duke u miqesuar dhe ndihmuar njeri-tjetrin, duke dhene apo marre informacione te ndryshme, duke debatuar mbi cdo problem qe has sot shoqeria jone shqiptare. Eshte po kjo dhimbje qe na shtyn te behemi me te forte, te rindertojme gjithcka nga fillimi, tani qe kemi eksperiencen, pasionin dhe deshiren e mire per te mbajtur sa me prane shqiptaret brenda apo jashte trojeve shqiptare.
Ju sigurojme qe nje rast i tille pa precedente, nuk do te perseritet me.
Eshte logoja jone : Nje komb, Nje gjuhe, Nje e Ardhme, e cila na ben te besojme se ky forum mund te rikthehet me i vizituar dhe me i dashur se me pare. Jane shqiptaret qe kane emigruar qe kane nevoje te lexojne, te dine, te shkruajne dhe te te mesojne ne gjuhen shqipe.
Drejtimi yne do jete serish i orientuar mbi kulturen shqiptare, ndryshimin, perparimin, rreziqet dhe ruajtjen e origjinalitetit te saj, mbi aktualitetet e fundit qe ndodhin ne Shqiperi.
Do shfaqim hap pas hapi ne konteskt pozitiv cdo arritje ne fusha tte ndryshme kombetare apo nderkombetare te cdo shqiptari qe i jep lavdi emrit te tij. Gjithashtu do promovojme cdo talent te ri ne fusha te ndryshme dhe cdo iniciative per te ndertuar nje ambjent sa me te komod.
Ju ftojme TE BASHKOHEMI edhe njehere per te ndertuar gjithcka qe ky komunitet i mrekullueshem qe forumi krijoi, te mbijetoje dhe te lere gjurmet e tij, ne historine virtuale te internetit.
Ju flm.
Stafi
"
Me la te habitur per faktin se pas gjithe asaj pune qe kryhet per mbajtjen ne jete e nje forumi dhe perkushtimi qe betet ne te gjithcka shkon dem , behet pluhur ne ere.Me shqesoi ky fakt sepse mendova qe shume persona qe mund te kene dhene nje pjese te vetevetes atje dhe kan pasur nje ditar virtual kan humbur shume ,ashtu si do te humbja shume une nese ky forum do te humbte te gjitha te dhenat.Nuk dija se ku te postoja kete shkrim dhe po e shkruaj ketu sepse dua qe kuptojm qe megjithese zihemi dhe grihemi ketu brenda por ne fund te fundit ketu kemi nje pjese te kujtimeve te cilat na mbajne gjalle.Nejse shpresoj qe forumihorizont te kete imunitet ndaj sulmeve qe mund ti behen per ti fshire memorien e cila eshte edhe fryma e saj.
Nejse se e zgjata shume ,thjesht me erdhi keq per foruminvirtual ne te cilin kam qene edhe une antar dikur megjithse jo shume aktiv.
__________________
Thone se Loti i Shpirtit te vret beben e syrit...Ruaji lotet per te vdekurit!
E nese dhe per TY ajo ka vdekur.., atehere Qaj me ze miku im i shtrenjte!
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|