Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Komente
Gjithsej 21 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
~Enigme~
Simplexity

Regjistruar: 08/10/2005
Vendbanimi: My soul
Mesazhe: 4073

Raid paske dhene nje 5,000 ti atje me sa shikoj se po ritet fondi .

Nuk mendoj se ben dem nje promovim qofte dhe teper i stolisur pavarsisht motivit qe ben" mu". Mgjth eshte me e nevojshme te perveshim menget e te trajtojme gjendjet reale se sa t'ju hedhim syve hij....

Ja psh shikoni kete video ku eshte komentuar edhe me pare ketu ne fh ne tema "20 years old"....

http://www.youtube.com/watch?v=K05x6TLsqwE

http://forumihorizont.com/showthrea...&threadid=18352

__________________
Fillimi i nje ngjarje, ku shpaloset ne kohe por lind jashte asaj, eshte njekohesisht perfundimi.

Modifikuar nga ~Enigme~ datë 15/06/2012 ora 10:05

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 15 Qershor 2012 09:48
~Enigme~ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ~Enigme~ Kliko këtu për të kontaktuar me ~Enigme~ (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të ~Enigme~'t! Kërko mesazhe të tjera nga: ~Enigme~ Shto ~Enigme~ në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ~Enigme~ në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lule
at this moment in time...

Regjistruar: 28/10/2010
Vendbanimi: Dans tes rêves..
Mesazhe: 8269

Citim:
Po citoj ato që tha misterioz


Te huajve si kemi bere dhe sdo i bejme asnjehere keq se jemi o te perulur(para tyre) o frikacake, por njeri-tjetrit ja kemi fut dhe do ja fusim gjithmone.



sa embel ta fut ky shoku , jo t'gjith ja fusim njeri tjetrit , edhe pse mundohen/hemi DUKE CITUAR..
ktu ne kte forum ka ndodh gjithmon dmth te ket provokime.. kuq/blu/e mazhoranc e opozite .pallavra qe ste behet me me i lexu ..

p.s Ndaj edhe i kam evitu kto tema , po te len arturm??

Citim:
Po citoj ato që tha raid
lol.. kto socialistet sikur kane per oksigjen ato qe pjerdh Rama gjithe diten. Majfton te kesh lidhje sado tangjenciale me ndonje nga keta te pushtetit dhe etiketohesh si i padenje.

Fundja cfare po ben ajo? Po mundohet te promovoje Shqiperine. Por jo, per pordhat e Rames dhe ata qe i marin ere gjithe diten, Shqiperia nen Sale e Lul, nuk u dashka te promovohet, duhet vetem te diskretitohet.



raid ma paske kalu me mesazhet e denoncuara bej kujdes un kam 2 ti 3
Shyqyr qe doli nje i anes qe perfaqesoj .

__________________
"Tmerrohem kur e mendoj boten pa mua!!"--Jean-Paul Sartre

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 17 Qershor 2012 13:16
lule nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lule Kliko këtu për të kontaktuar me lule (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: lule Shto lule në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lule në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
misterioz
rrugaç

Regjistruar: 30/12/2004
Vendbanimi: rrugeve
Mesazhe: 892

Citim:
Po citoj ato që tha lule


sa embel ta fut ky shoku , jo t'gjith ja fusim njeri tjetrit , edhe pse mundohen/hemi DUKE CITUAR..

raid ma paske kalu me mesazhet e denoncuara bej kujdes un kam 2 ti 3
Shyqyr qe doli nje i anes qe perfaqesoj .



Po pra gjithe lezet(ëmbël ,ëmbël) ta fus.
Ndersa une Lule kam 7 te denoncuara , kur te thashe une qe ja fusim njeri-tjetrit duke e spiunuar dhe denoncuar pune spiunesh mo.Ndonjehere ja fusim dhe vetes kur skemi kujt t'ja fusim.
Faje vendos nje si rregull rehabilitimi ketu ne forum,periudhe prove ,psh. nqs per nje vit nuk ka "denoncime" per nje antar atij ti hiqen mesazhet e denoncuara qe ta kete deshmine e gjykates te virgjer dmth te rehabilitohemi dhe te jemi me biografi te paster.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 19 Qershor 2012 13:33
misterioz nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të misterioz Kliko këtu për të kontaktuar me misterioz (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të misterioz't! Kërko mesazhe të tjera nga: misterioz Shto misterioz në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto misterioz në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Mesazhet e denoncuara kane efekt imediat duke i kujtuar postuesit se po e ekzagjeron dhe te tjeret e kuptojne qe moderatoret e kane mendjen. Plus qe sherbejne per te patur nje ide mbi personin. Sidoqofte, besoj se te gjithe ja kepusim kot noiher, kemi nerva, kemi sherre, etj. Prandaj s'behet qameti se ka msg te denoncuara.

Praktikisht nuk behet dot zero numri pa fshire mesazhet ne fjale... ose pa hequr denoncimin nga cdo mesazh nje nga nje. Nuk e di a kane forumet e tjera gje te tille, por ketu e kemi shtuar se nuk e kishte forumi. Hetuesine e kemi te avancuar

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 20 Qershor 2012 00:42
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Citim:
Po citoj ato që tha misterioz


Po pra gjithe lezet(ëmbël ,ëmbël) ta fus.
Ndersa une Lule kam 7 te denoncuara , kur te thashe une qe ja fusim njeri-tjetrit duke e spiunuar dhe denoncuar pune spiunesh mo.Ndonjehere ja fusim dhe vetes kur skemi kujt t'ja fusim.
.



Hajt bejme 1 gare me spiunlliqe rrugaco.Fituesi shperblehet me perjashtim nga ky forum.

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 20 Qershor 2012 02:06
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AngelDevil Kliko këtu për të kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AngelDevil  në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

mua kush do me denoncoje.
Lule kur do me denoncosh mua ti

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 20 Qershor 2012 03:09
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shelgu Kliko këtu për të kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shelgu Shto shelgu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shelgu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
raid
Veteran ne forum

Regjistruar: 01/02/2012
Vendbanimi:
Mesazhe: 1139

Citim:
Po citoj ato që tha lule

raid ma paske kalu me mesazhet e denoncuara bej kujdes un kam 2 ti 3
Shyqyr qe doli nje i anes qe perfaqesoj .


prit ti, se akoma s'kam fillu nga te shajtmet une..

__________________
mir..

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 20 Qershor 2012 09:22
raid nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të raid Kërko mesazhe të tjera nga: raid Shto raid në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto raid në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
dylan
Veteran ne forum

Regjistruar: 18/05/2009
Vendbanimi: vlore
Mesazhe: 5487

vetem desha tju pershendes jo qe ndonjeri ktu care po hajt vetem per qef

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 21 Qershor 2012 02:59
dylan nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të dylan Kliko këtu për të kontaktuar me dylan (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: dylan Shto dylan në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto dylan në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Rrathe


Rrathe, 23 Qershor 2012, Pjesa 1 - Top Channel... by TopChannelAlbania

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 27 Qershor 2012 20:25
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 17/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

Angry

Shumë arsye për të mos qenë krenar që jam shqiptar

(nga Mentor Kikia / Shqiperia.com)

Sa herë dëgjoj thirrjen e tifozëve kuqezi “O sa mir me qenë shqiptar”, bëj një pyetje: Po çfarë të bën të jesh mirë që je shqiptar? Nga se buron kjo krenari që të ndjehesh mirë, thjesht që je nënshtetas i këtij vendi? Me çfarë duhet të krenohesh? Madje në ditën e festës së pavarësisë, 99 vjetori, kjo thënie u bë himn duke marrë përmasat e një dalldie mes grupeve njerëzish që bërtisnin rrugëve me flamur mbi supe.

Në të vërtetë, përse duhet të jesh krenar që je shqiptar, ose në fund të fundit a duhet të jesh krenar për një gjë të tillë?

Në fakt, për 50 vjet ne ishim krenarë që ishim shqiptar, pa e ditur as ku ishim, ishim krenarë se ishim pishtarë, flakadanë, fanarë, shkëmb graniti a çdreqin tjetër. Por në fund mësuam se ishim njerëzit më të përbuzur të Europës, ishim më të varfërit, më të uriturit, më të paditurit e më të padalët, ishim kaq të mjerë sa na erdhi zor nga vehtja. Për ata që kanë mendim ndryshe dua tu kujtoj se deri në vitin 93-’95, në bufetë modeste të “dhomës së miqve” të shumë familjeve kanaçet e pijes Coca-Cola mbaheshin për zbukurime. Po sot, a duhet të jemi krenarë? Pyetja e parë që bëj është përse duhet të jemi krenarë?

Jemi sërish njerëzit më të varfër të Europës. Jemi sërish vendi më i pisët i Europës, jemi sërish më të përbuzurit dhe më të nëpërkëmburit dhe reflektojmë mungesë edukate dhe qytetarie. Që ta kuptosh këtë dhe ta përjetosh dhe ndiesh deri në palcë, duhet të mbash ditar dhe të krahasosh impaktin që përjeton ndërsa udhëton apo jeton në një vend tjetër për një fare kohe dhe pastaj të rikthehesh sërish në vendin tënd. Dhe ato gjëra për të cilat ndjen neveri nga vendi yt, ose më saktë nga njerëzit e vendit tënd, nuk lidhen domodoshmërisht me tenderin e Albpetrolit, as me tenderin e lotarisë kombëtare, apo shitjen e reparteve ushtarake. Jo jo, janë ca gjëra shumë më të vogla, por që në thelb përbëjnë rregullin, disiplinën dhe korrektesen e një shteti dhe mbi të gjitha edukatën dhe qytetarinë e shtetasve. Dhe nuk ka pse të krahasohemi me vendet ku ka lindur demokracia bashkë me qytetarizmin, as me vende me standarte jetese 10 apo 20 herë më të larta, por me vende që në viti 1990 e nisën nga i njëti start me ne.

Për të marrë rrugën përgjatë bregdetit dalmat duhet të kalosh në Muriqan. Pikërisht këtu duhet të ndahesh me një nga segmentet e shtetit tënd. Ti mban radhën, ndërsa në anë tjetër kalojnë pa radhë makina që ose i njohin policët ose u japin atyre nga 5 mijë lekë të vjetra. Nuk ka viza të bardha që të tregojnë korsitë, nuk ka asnjë shenjë, makinat sulen kuturru drejt të vetmes portë, jo në rresht për një, por për katër. Dhe në fund, një polic i zbërthyer e ndan mendjen duke thënë: Bëni çtë doni, do merrem me ju unë. E pyesim se përse nuk ka dy viza, që të dinë ku të mbajnë radhë makinat?

“Po kush ti vëjë, të vdekmit ë?

E pra a duhet të jesh i lumtur që je shqiptar?

Matanë rrugët të gjitha janë të pastruara në anë, janë prerë barishtet dhe degët e shkurreve e pemëve. Rrugës të gjithë i respektojnë tabelat e qarkullimit, edhe pse nuk ka policë. Askush nuk u bie borisë së makinës. Edhe nëse rruga është e bllokuar, ai që është pas teje mendon se ti ke një arsye që ke ndaluar dhe gjëja që bën, është të ndalojë edhe ai. Nëse në rrugë punohet, atëherë aty ka një semafor portativ që të orienton. Këmbësorët kalojnë tek vijat e bardha dhe çdo makinë i respekton ato. Në lokale muzika është e lehtë. Lokalet dhe dyqanet kanë në derë tabela orari dhe e respektojnë. Njerëzit nuk ulërasin as në kafene, as në rrugë, as në plazhe… Nëse ti kërkon të blesh një biletë trageti, nëse do të futesh në një muze, të blesh diçka në një supermarket, thjeshtë do të qëndron në radhë dhe do të shikosh që të gjithë mbajnë radhë, ata nuk shtyhen, nuk bërtasin, nuk sulen tek sporteli, nuk i flasin shitësit meqë mund ta njohin…. Nëse ti ulesh në një stol dhe ke një kosh mbeturinash afër,(edhe ai është dekorativ por kjo nuk ka shumë rëndësi) do të shikosh që aty vijnë me radhë pleq, të rritur, fëmijë që hedhin sende, që mund ti kenë mbajtur në dorë edhe për gjysme ore. Shikon pastrues që fshijnë edhe gjethet që kanë rënë në rrugë…ndaj kudo është pastër, shumë pastër.

Nëse do të mundoheshim të bënim një krahasim, ja çdo të kishim në venndin tonë:

Policë pa pikë edukate që korruptohen për 5 mije lekë. Policë pa fund, përgjatë gjithë rrugëve që fshihen poshtë pemëve e pas ferrave, jo me qëllimin për të disiplinuar trafikun por për këpur ndonjë “viktimë” që mund të paguajën para në dorë. Rrugë pa tabela dhe pa asnjë sinjalistike, njerëz që i drejtojnë makinat si të çmendur, edhe aty ku ka tabela. Rrugë pa vija të bardha apo vija të bardha të nxira dhe njerëz që nuk duan t`ia dinë për to as kur janë në këmbë e as kur janë në makinë. Barishte e shkurre në anë të rrugëve dhe punëtorë të mirëmbajtjes së rrugëve që zhgërryhen hijeve të pemëve (aty ku ka). Kudo ka restorante, në të dyja anët e rrugëve, që shesin vetëm mish helli dhe mish zgare. Një mungesë totale edukate shërbimi dhe në çdo lokal, nga maja e malit, në metropolin e Tiranës, në plazhe e kudo, të duket sikur je në disko që në orën 7 të mëngjesit e deri mëngjesin tjetër. Askund nuk ka tabela oraresh dhe policia bashkiake, veçanërisht në Tiranë, duhet të shkojë çdo natë të fikë magnetofonët e mejhaneve të lagjeve që zhurmojnë deri në mëngjes. Restorante në zonat turistike që të ofrojnë për mengjës koc zgare dhe plazhe ku duhet të paguash patjetër që vësh prapanicën në rërë sepse rërës dhe detit u kanë dalë pronarët. Dyqane që kanë kasë fiskale por nuk ta japin kuponin edhe sikur tua kërkosh, dyqane që fshijnë datat e skadencës së ushqimeve dhe të rrezikojnë jetën e që nuk ndëshkohen….dhe kudo plehra, vetëm plehra. Plehra në atë të rrugëve që fluturojnë nga manikat, plehra në lumenj, plehra majë pemëve, e plehra në shtratin e detit…

Do të mund të vazhdonim pafund me përshkrime të realitetit tonë. Të gjitha këto mund të duken “gjera të vogla”, por janë pikërisht këto gjërat e vogla që bëjnë dallimet e mëdha mes një shoqërie të kulturuar dhe një shoqërie rrumpallë, mes një vendi të organizuar dhe një vendi rrumpallë, mes një shteti me rregulla dhe një shteti rrumpallë.

Unë personalisht bëj pjesë tek njerëzit që e duan vendin tyre. Dhe kjo për faktin e thjeshtë se nuk është vendi, pra toka, malet dhe deti fajtorët që në jemi kështu. Madje jemi ne që i kemi hyrë në hak këtij vendi. Unë e dua vendim tim, por nuk ndjej pikë krenarie që jam nënshtetas shqiptar, madje ndjej neveri që edhe ai polici i zbërthyer e i korruptuar është si unë, shqiptar, që edhe ai që hedh plehrat nga makina, edhe ata që nuk i respektojnë rregullat, edhe ata që shtyhen e ulërasin në radhë, edhe ata që pëllasin në kafene, edhe ata që e kanë shkatërruar e telendisur këtë vend në këtë derexhe, janë shqiptarë.

Unë ndjej neveri nga ata që e kanë patur dhe e kanë në dorë për të vënë rregull dhe për ta ndërtuar shtetin në këtë vend.

-------------------------
Duke cituar pjesen "Askush nuk u bie borisë së makinës. Edhe nëse rruga është e bllokuar, ai që është pas teje mendon se ti ke një arsye që ke ndaluar dhe gjëja që bën, është të ndalojë edhe ai. Nëse në rrugë punohet, atëherë aty ka një semafor portativ që të orienton. Këmbësorët kalojnë tek vijat e bardha dhe çdo makinë i respekton ato. Në lokale muzika është e lehtë. Lokalet dhe dyqanet kanë në derë tabela orari dhe e respektojnë. Njerëzit nuk ulërasin as në kafene, as në rrugë, as në plazhe… Nëse ti kërkon të blesh një biletë trageti, nëse do të futesh në një muze, të blesh diçka në një supermarket, thjeshtë do të qëndron në radhë dhe do të shikosh që të gjithë mbajnë radhë, ata nuk shtyhen, nuk bërtasin, nuk sulen tek sporteli, nuk i flasin shitësit meqë mund ta njohin…. Nëse ti ulesh në një stol dhe ke një kosh mbeturinash afër,(edhe ai është dekorativ por kjo nuk ka shumë rëndësi) do të shikosh që aty vijnë me radhë pleq, të rritur, fëmijë që hedhin sende, që mund ti kenë mbajtur në dorë edhe për gjysme ore" mu kujtua dicka e ngjashme qe ndodhte kur merrja tragetin nga Shqiperia per ne Itali. Nga nje ane (ne Durres) skenari i robve qe shtynin, pa asnje rradhe, kush e kush te kalonte anash pa rradhe, leket qe paguanin, bertitjet, sharjet etj ndersa nga ana tjeter (ne Bari) po te njejtit njerez qe ishin ne rradhe, asnje qe nuk bertiste, asnje qe nuk shtynte, qe pershendesin gjith miresjellje policet, etj.
TE NJEJTIT NJEREZ QE SILLEN NE 2 MENYRA TE NDRYSHME! KUSH MA SHPJEGON ESHTE I FORTE SE UNE FJALE TJETER PERVEC "B*THLEPIRES" NUK DI ME GJET!

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 27 Korrik 2012 17:37
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të NS-6 Kliko këtu për të kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të NS-6't! Kërko mesazhe të tjera nga: NS-6 Shto NS-6 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto NS-6 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 12:44 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 21 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Mediat Shqiptare > Komente

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.