Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Futboll > Kombetarja Shqiptare > Kombetarja Shqiptare Vlerësimi i Temës: 2 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 13 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re kombetarja3.jpg
Ky file është shkarkuar 63 herë.

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA



cedrus mos mendoje gje se po shikoje Mister Shqiperine se atje ka fytyra te bukura qe te marrin me qafe ??
Kokat e lojtare shqiptare jane njellojsi ato te lojtarve te tjere vetem me nje ndryshim se keto te lojtare tane kan fjet ne djepe dhe te rri koka vetem ne nje pozicion keto te huajt ne krevat ne rrotullohesh si te duash nga njeri cep ne tjerin .....pastaj koka ashtu del ne nga floket se keta lojtare e huaj e kan lare me shampo sa kan lind lojtaret tane me sapun 5 lekesh deri ne vitet e fundit ky eshte ndryshimi ..sjan dakort per bukurine sepse dhe ato te hungarise nuk ishin kushedi se car por nuk mund te thuash qe Cana, Duro,Berisha,Hidi sjan te paraqitshmen ...le dicka per te deshiruar ato vlonjanet qe jan pak te shkurter me trup por per te lozur jane te mire ....
Te vuajtura por ti mos cun/goce mendo te duken te vuajtur keto qe jan ne kombetare qe shumica lozin jashte e kane nje regjim ngrenie te mire pale te mendoke ato qe lozin ne shqiperi qe dreka eshte e perbere nga nje diet aq e varfer qe skan fuqi me nejt ne kembe jo me u turr 90 min mbas topit ...e mos flasim per regjimin qe e pine "hashashin me llulle e raki "prandaj mos na hap barkun me keto legena qe po e cojne kombetren si "kove pusi " ne fund te renditjes.....



Berisha?! Mos, aman. I kishte krehur dhe floket ala kalipso. I shemtut ke Zoti.

Po nejse mo. Varja, vetem se me vinte keq kur i shifja ashtu.

 

Ja nje se gjeta edhe Taren. Yll i bukur

 

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 30 Mars 2009 03:24
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shelgu Kliko këtu për të kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shelgu Shto shelgu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shelgu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Eria
... smile ...

Regjistruar: 19/10/2005
Vendbanimi:
Mesazhe: 10645

Skela nuk eshte dhe aq i keq

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 30 Mars 2009 19:51
Eria nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Eria Kliko këtu për të kontaktuar me Eria (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Eria Shto Eria në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Eria në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AndreaPirelli
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/03/2008
Vendbanimi:
Mesazhe: 5672

Kur shoh lojtaret e kombetares ....... me vjen dyshimi nese jane Pellazge apo jo ....... :dukemendu ..........
U qanim dikur nga Ylli Shehu ...... e Vasil Ruci ........ ..... .

Megjithate ...... kemi lojtare plehra .... qe u mungojne bazat e nje futbollisti. Po te shikosh momentin e golit llahtarisesh nga vendosja e mbrojtjes, duke u nisur qe nga i "famshmi" Cana, Lala and co. Nuk me vjen t'i ve faj fare trainerit ......... me ata lojtare qe ka ........

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 30 Mars 2009 20:50
AndreaPirelli nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AndreaPirelli Kliko këtu për të kontaktuar me AndreaPirelli (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: AndreaPirelli Shto AndreaPirelli në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AndreaPirelli në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re formacioni24.jpg
Ky file është shkarkuar 50 herë.

SHQIPERI vs DANIMARKE


Trajneri Ari Han do të luajë ndaj Danimarkës, me të njejtën skemë si edhe ndaj Hungarisë në Tiranë. Do të jetë vetëm një sulmues i vetëm, Hamdi Salihi, në vijën e parë të formacionit kuqezi, që do të ndihmohet nga Skela, organizator dhe goditës i portës nga pas, nga vija e 16-metërshit, ndërkohë që nga krahët, krosimet dhe depërtimet drejt qendrës së mbrojtjes daneze do të jenë në këmbët e Berishës dhe të Klodian Duros. Në mesfushë shtohet Ervin Bulku, që së bashku me Lalën do të kenë si qëllim prishjen e manovrës sulmuese të vendasve që në startin e tyre. Kësisoji, del “jashtë loje” Gilman Lika, që luajti si titullar të shtunën e kaluar në “Qemal Stafa”. Mbrojtja do të përbëhet sërish me katër lojtarë, ku vendin e Canës, së pezulluar për arsye kartonësh, në qendër të prapavijës kuqezi, krah Currit, do ta zërë Elvin Beqiri. Nga krahët, në të djathtë, do vijojë të luajë Dallku, ndërsa në të majtë, Vangjeli. Porta e kombëtares shqiptare do t’i besohet sërish Isli Hidit. Grupi duket i gatshëm dhe pa probleme për këtë ndeshje, me përjashtim të një dëmtimi që ka pësuar Ervin Skela. Vlonjati kuqezi është stërvitur vecmas dy ditët e fundit, por do të jetë gati për sfidën me danezët. Trajneri Han është munduar të rrisë moralin e kuqezinjve, pas humbjes me Hungarinë, katër ditë më parë, duke u thënë se e shkuara nuk zhbëhet, por duhet parë përpara. Përmes evidentimit të ndeshjes me Portugalinë, ku kombëtarja shqiptare barazoi 0-0, edhe pse përgjatë kohës më të madhe të lojës ishte me 10 lojtarë në fushë, pas daljes me të kuqe të Telit, holandezi shpreson sërish tek një rezultat heroic e historik, si në Bragë, pas humbjes 2-0 në Budapest.


Forca Shqiperia


__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 01 Prill 2009 11:26
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Bashkangjitje: Kliko për të hapur këtë file në një dritare të re images.jpg
Ky file është shkarkuar 48 herë.

Ky eshte vertet sulmues i mire

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 01 Prill 2009 15:57
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shelgu Kliko këtu për të kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shelgu Shto shelgu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shelgu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

mbaroi pjesa e dyte dhe po humbim me rezultatin 2me 0 ................Hidi se di se kush e ka stervit si portier me duket topo xhixho o fata turkina se ska mundesi portier ma kot sme kan zan syte dy 135 minuta 3 gola ka hang Beqaj per 3 ndeshje ska hang gol ky l.......legen tranjer ,legena lojtare .......................

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 02 Prill 2009 00:05
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të BIONDIA Kliko këtu për të kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto BIONDIA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
AndreaPirelli
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/03/2008
Vendbanimi:
Mesazhe: 5672

Citim:
Po citoj ato që tha BIONDIA
mbaroi pjesa e dyte dhe po humbim me rezultatin 2me 0 ................Hidi se di se kush e ka stervit si portier me duket topo xhixho o fata turkina se ska mundesi portier ma kot sme kan zan syte dy 135 minuta 3 gola ka hang Beqaj per 3 ndeshje ska hang gol ky l.......legen tranjer ,legena lojtare .......................


Si lujti Poulsen?????????

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 02 Prill 2009 00:56
AndreaPirelli nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AndreaPirelli Kliko këtu për të kontaktuar me AndreaPirelli (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: AndreaPirelli Shto AndreaPirelli në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AndreaPirelli në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Miqesore minuta e 78 ;

Shqiperi -Qipro 6-1

3 gola te shenuara me 11 metersha Skela(2), Duro ,nje tjeter gol nga Bogdani nje nga Agolli(eurogol).Villa ....hera e pare qe fitojme kaq thelle.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 12 Gusht 2009 23:41
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të BIONDIA Kliko këtu për të kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto BIONDIA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Shqipëri-Qipro 6-1
Shënues: Ervin Skela (2 pen.), Erjon Bogdani, , Ansi Agolli, Emiljano Vila / Kristostomos (aut.)



6 gola të shënuar, tre prej të cilëve me penallti, një eurogol i Agollit, një paraqitje mjaft pozitive e grupit kuqezi. Kjo është përmbledhja me një fjali e ndeshjes miqësore, që kombëtarja shqiptare fitoi 6-1 ndaj Qipros, në ndeshjen që filloi në orën 19.00 në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”. Shifra të tilla për kuqezinjtë tanë kanë fiksuar edhe një rekord në numrin e golave të shënuar, rekord i cili ishte regjistruar po në një tjetër miqësore, në turneun e Norcias, ndaj kombëtares së Vietnamit. Shenja që tregojnë se nën drejtimin e Kuzhes, kombëtarja kuqezi po disiplinohet, po bëhet pragmatiste dhe, c’është më e rëndësishmja, ka dalë edhe tek goli. I rikthehemi fitores pas shumë muajsh, që në 2-1, po në miqësore, ndaj Lihtenshtejnit, duke karikuar e votëbesuar veten para ndeshjes zyrtare me Danimarkën, që do ta luajmë në shtator po në “Qemal Stafa”. Trajneri Kuzhe, në këtë ndeshje i ka aktivizuar të gjithë lojtarët që kishte në dispozicion, me përjashtim të portierit Hidi. Kuadratin kuqezi e ka mbrojtur nga fillimi e deri në fund të lojës Ujkani, i cili, mesa duket, tashmë e ka parakaluar shtatlartin Hidi, duke qenë portieri titullar, në mungesë të Beqajt, ose i dyti, me praninë e këtij të fundit. Lorik Cana, edhe në këtë ndeshje, ka luajtur në qendër të mbrojtjes, bashkë me Currin, ndërkohë që në krahë të tyre e kanë nisur Vangjeli nga a majta dhe Dallku nga e djathta. Në mesfushë, Skela kishte rolin e organizatorit të lojës kuqezi, me shumë hapësira ku duhej të lëvizte, me në krah Bulkun, që kishte detyra shkatërruese të manovrës sulmuese qipriote. Në krahë të mesfushës ka funksionuar Agolli në të majtë dhe K.Duro në të djathtë. Sulmi përbëhej nga dyshja Bogdani-Salihi. Shkodrani ka luajtur një nga ndeshjet më të mira të tij, teksa ka fituar dy penallti, por ka gatuar edhe golin e tretë, të realizuar nga Bogdani, pas asaj roveshiate të bukur. Dygolësh, me anë të goditjes së penalltive, ka realizuar edhe Ervin Skela, kapiten në këtë ndeshje, në mungesë të Altin Lalës. Kujtojmë se pas një penalltie, të ekzekutuar nga K.Duro, ka ardhur edhe goli tjetër. Goditjen e Duros e ka pritur në fillim portieri qipriot, por goditjen e dytë, me kokë, nga ekzekutuesi i 11-m e ka shtyrë në rrjetën tij një mbrojtës mik. Në pjesën e dytë trajneri Kuzhe, ashtu si edhe kolegu i tij i Qipros, kanë bërë zëvendësime të shumta, duke u dhënë mundësinë shumë lojtarëve për të “firmosur” në këtë ndeshje miqësore, e cila ka folur tërësisht për kombëtaren shqiptare. Për meritë të kësaj të fundit, por edhe për dobësi të theksuara të qipriotëve, ndaj të cilëve, në ballafaqimet direkte, arritëm të fiksojmë fitoren e parë.
Sporti shqiptar.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 13 Gusht 2009 02:51
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të BIONDIA Kliko këtu për të kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto BIONDIA në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
myzeqari
daddy

Regjistruar: 14/10/2004
Vendbanimi: England
Mesazhe: 2498

Te rroje Karadyrmishi(gjyqtari turk) qe dha tre penallti si nuk i dilej ndryshe , parulla u leshua kualifikim per 2012 , ekipi eshte bere bombe

hajde Kuzhe hajde

__________________
Ja fute kot

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 14 Gusht 2009 00:14
myzeqari nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të myzeqari Kliko këtu për të kontaktuar me myzeqari (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të myzeqari't! Kërko mesazhe të tjera nga: myzeqari Shto myzeqari në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto myzeqari në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 04:20 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 13 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Sporti > Futboll > Kombetarja Shqiptare > Kombetarja Shqiptare

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.