Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Zgjedhjet Parlamentare 2013
Ne zgjedhjet Parlamentare 2013, Votoj per;
Ky sondazh është i mbyllur.
PD 0 0%
PS 5 71.43%
LSI 0 0%
AK 0 0%
FRD 1 14.29%
Tjeter 1 14.29%
Gjithsej: 7 votime 100%
 Sondazhi është mbyllur më 22 Qershor 2013, ora 17:32  (38 ditë pas hapjes) [Modifiko Sondazhin (vetëm moderatorët)]

Gjithsej 13 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Me vjen keq ta them por asnje analize dhe asnje parashikim i Lubonjes nuk doli per keto zgjedhje.Ka kap afatin e skadences dhe ai.
Me thane qe dhe Fevziu kishte bere 1 analize te bukur pse humbi PDja duhet me e lexu per kuriozitet me shume.

__________________
.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 28 Qershor 2013 09:54
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të AngelDevil Kliko këtu për të kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto AngelDevil  në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

E permendi dhe vete qe parashikimi ishte gabim. Po Lubonja ka lezet, gjithmone ve trurin ne pune. I meson njerezit te mendojne, jo te adhurojne.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Modifikuar nga Fajtori datë 29/06/2013 ora 03:37

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 29 Qershor 2013 03:20
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Po projektohet qeveria e re. Ilir Meta kryetar i ardhshem i parlamentit. Rama kryeminister dhe ka mundesi ta dorezoje mandatin e deputetit, kjo i ka lene shije te keqe Metes mesa duket.
Ne pamje te pare nuk me duket ide e keqe edhe pse nuk jemi mesuar te mos e shohim kryeministrin ne parlament te pakten kjo praktike do ndryshoje. Me e bukura pasi kryeministri do duket sa me rradhe ne parlament te pakten numrat do ti kete te plote ne çdo rast e rrethane.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 30 Qershor 2013 02:09
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Piktor Kliko këtu për të kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Piktor Shto Piktor në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Piktor në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lezhjani-82 sht moderator/e n kt nn-forum   lezhjani-82
I Pavdekshem

Regjistruar: 02/01/2005
Vendbanimi: Eternity...
Mesazhe: 4813

Edi s'do e dorzoje mandatin e deputetit, eshte e pakuptimte.

__________________
Jeta eshte nje semundje vdekjeprurese seksualisht e transmetueshme.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 30 Qershor 2013 02:19
lezhjani-82 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lezhjani-82 Kliko këtu për të kontaktuar me lezhjani-82 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të lezhjani-82't! Kërko mesazhe të tjera nga: lezhjani-82 Shto lezhjani-82 në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lezhjani-82 në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Keto rezultate ishin spektakolare. Qe do ndryshoje Shqiperia tani kjo duket,



Vertet mendon>

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 30 Qershor 2013 06:23
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të shelgu Kliko këtu për të kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: shelgu Shto shelgu në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto shelgu në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Shqiperia ndryshon gjithmone, edhe pse ne emigrantet kujtojme se rri statike. Ajo qe thashe eshte se do ndryshoje kursin nga ai qe i kishte dhene Sala. Kjo duket qe tani, ne zbutjen e toneve politike ne vend te arrogances prej alabaku qe transmetonte Sala.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 30 Qershor 2013 21:02
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Gazetari Mero Baze, sot, ne Gazeten e tije "Tema" shkruante: Perse Berisha nuk jep (ktheu fjalen) dorheqie nga kreu i PD-se

ne nje pjese te shkrimit-analizes ku analizonte mbi deshiren e Berishes per te bere Bashen perpra Shtatorit kryetar, thoshte se:

"...Berisha mendon se me këtë zgjedhje përveçse ruan kontrollin e vet mbi partinë, shpëton dhe Bashën nga rihapja e dosjes së rrugës Durrës- Kukës dhe hetimet për 21 Janarin. Partia Socialiste e ka në premtimet e saj elektorale se do riçojë dosjen e rrugës Durrës- Kukës në prokurori për të rihapur hetimet dhe do bëjë ç’është e mundur që gjykimi i 21 Janarit të mbështetet mbi hetimin e bërë nga FBI. Këto dy premtime e çojnë Bashën drejt bankës së drejtësisë dhe veshja e tij me imunitetin fallco të liderit të opozitës, duket se do jetë e vetmja masë mbrojtëse që Berisha po merr për të".

Ok. mund te jete keshtu sic mendon Baze por, zgjidhja eshte shume e thjeshte.
N.q.se PS-ja, Edi Rama, e ka te SINQERTE synimin per ta cuar para Bankes se Drejtesise Kriminelin Basha, TE DERGOJE TANI, MENJEHERE, PADINE PENALE ne Gjykate dhe, pastaj Gjykata (mendoj dhe besoj), me Vendim, te pezulloje-Ndaloje CDO POST TE RI Partiak, i cili i forcon Imunitetin Bashes per kryerjen e Hetimeve apo Padise Penale dhe gjykim te tije!

Si ne cdo vend te Botes Demokratike (kam me shume parasysh Gjermanine ku jetoj)por, edhe ne Shqiperi, PADINE mund ta beje dhe nje Indivit=Deputet i Partise se PS-se por edhe si Parti.

Pra, varet nga Edi Rama se sa te Sinqerte e ka ate qe ka premtuar dhe per te cilen edhe NE e kemi mbeshtetur; Per Denimin e Diktatorit-Kriminelit Sali Berisha, Lulzim Basha si dhe hapja e dosjeve te tjera te cilat u mbyllen me pretekstin "Kalim te afatit!!!).

E njejta gje duhet te behet dhe per Ilir Meten. Ilir Meta duhet te dali para drejtesise si cdo qytetar tjeter per Korrupsionin e vertetuar tashme!
Edhe pse Ilir Meta, para shqiptarve, me veprimin e bere duke u rradhit ne krahun e Opozites, ne krahun e Progresit=Edi Rames dhe ndihmoji per heqien e Kriminelit Sali, fitoji "imunitet", "falje","meshire" prap, AI duhet t'i nenshtrohet drejtesise.
Nuk eshte e thene qe te denohet me burg por, edhe nje gjobe e majme do te ndikonte. Ky, do te ishte dhe nje signal per te tjeret qe; Shqiperia do te Rilinde,Edi Rama mban preptime, Edi Rama e ka seriozisht dhe sinqerisht qe cdo qytetar me Post apo i thjeshte te jete i njejte para Ligjit!
Ne radhe te pare, ne kete veprime do te matet Edi Rama ne 100 apo 300 ditet e para.
Po nuk u nxorren (perseri) para Bankes te aukzuarve Sali Berisha, Lulzim Basha, Mediu, Shkelzen Berisha, Argita Berisha dhe te gjithe Vrasesit, te Korruptuarit qeveritar NUK KA RILINDJE!

Do te ishte mire qe keto t'ia kujtonim Edi Rames. T'ia kujtonim si kembane ne koke, edhe kur ai flene gjume (ne mes te nates) se, pa keto veprime jo vetem NE , te cilet e adhurojme dhe e kemi mbeshtetur ne nje forme apo tjeter per t'u bere Kryeminister, por cdo shqiptare nuk do ta besoje me pastaj.

Pa luftuar Korrupsionin dhe pa nxjerre ne Banke te Akuzuarve te gjithe KOKAT e korrupsionit, te gjithe Kriminelet NUK KA Rilindje!

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 30 Qershor 2013 21:29
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori


Heheh, Vizio eshte ekstremist i majte.




Fajtor, NUK JAM extremist i mjate, por jam i majte!

Nuk jam kundra te djathtes, por jam kundra te djathtave berishiane.


Aq me shume ti, duhet te kuptosh se ne vendet Demokratike, diferenca/t ndermjet te "Djathtave" dhe te "Majtave" ne Program dhe ne funksion jane shume te padallueshme. gati Zero!

Si per ilustrim, ketu ne gjermani, Politika e ndjekur nga CDU-ja (Kohl-i, Merkel) ka qene me me karakter Social se sa Politika e SPD-se (Shröder, Steinbrück=kandidati tani).

Pra, me qarte, une anoj nga Social Demokratet ne bindje.

Persa i perket PS-se ne shqiperi. As kam qene ndonjehere antare (megjithe kerkesave ) , as kam per t'u bere. Por, tek Edi Rama shoh me shume nje Social Demokrat se sa nje Socialist, panvaresisht emrit qe mban Partia ku eshte ai.
Nje Socialist, eshte tjeter nga nje (njeri) Social (Demokrat). Dhe kete ti e kupton.

Tek shume shqiptare diapazioni eshte aq i ngushte sa nuk mund ti dallojne keto terma!!!

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 30 Qershor 2013 21:53
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Lightbulb

A mund të ndryshojë rrugën një nga vendet më të varfra në Europë?

Po e fus kete shkrim se me bene pershtypje ato pjese te cilat i kam ndare me viza (----).

Kjo tregon se disa shqiptare, nuk kane ngelur "kunguj" (megjithse dhe me kungullin gatuan gjera te shijshme perkundrejt llogjikes se shume shqiptareve), por kane ndryshuar ne bindje. Evulojne. E shohin jeten, zhvillimin vetjak dhe ate te pergjithshem ne kendveshtrime me komplexe.

Kjo te jep shprese.



Artikulli:
Nga Peter Geoghegan

Global Post



Prodhimi i verës në rajonin verior të Zadrimës ka një histori të gjatë. Mbjellja e parë e regjistruar e rrushit të llojit Kallmet daton që në vitin 1555.

Sot, rreshtat me hardhi të mirëvendosura, rrethojnë fushat e këtij fshati të vogël nën një diell të nxehtë. Duket sikur asgjë nuk ka ndryshuar për shekuj.

Por pamja të mashtron.

Nën regjimin e vjetër komunist të linjës së ashpër, autoritetet urdhëruan që të prishen këto vreshta për t’u zëvendësuar me duhan dhe grurë.

Pasi regjimi komunist u rrëzua në vitin 1991, fermat e mëdha kolektive u ndanë në qindra e mijëra prona të vogla. Atyre iu është dashur të mbijetojnë nën politikën joefektive dhe të mbushur me korrupsion të Shqipërisë.

Javën e shkuar megjithatë, opozita socialiste, e drejtuar nga ish- kryebashkiaku plot ngjyra i Tiranës, arriti një fitore dërrmuese në zgjedhjet parlamentare, duke rrëzuar qeverinë e kryeministrit Sali Berisha, që kishte dominuar politikën për dy dekada.

Kjo i ka shtuar shumë shpresat e njerëzve se një nga vendet më të varfra në Europë mund të ndryshojë dhe mund të futet në rrugën e gjatë dhe me dredha drejt Bashkimit Europian.

Mes tyre është edhe Zef Pashuku. Fermer gjatë kohës së diktaturës së Enver Hoxhës, ai emigroi për në Greqi përpara se të kthehej në vitin 2000 për të marrë përsipër fermën e familjes.

Ai shumë shpejt e kuptoi se suksesi varej nga diçka që i ka bërë shqiptarët të kujdesshëm gjatë këtyre dy dekadave që pas rënies së komunizmit: që të bësh biznes me fqinjët.

---------------------------------------------------------------------------
Fermat janë shumë të vogla për të vepruar më vete, por nëse bashkohemi, ne mund të konkurrojmë, thotë ai.

Kjo bëri që Pashuku të krijonte të parën kooperativë post-komuniste në vitin 2005, me ndihmën e organizatës bamirëse britanike Oxfam.

Tani ai shpreson se qeveria e re dhe premtimi për të rindezur makinën e fikur drejt anëtarësimit në BE, do jetë një ndihmë për kooperativën e tij dhe të tjera nisma të ngjashme.

Kooperativa e Zadrimës përfshin rreth 60 fermerë dhe është e specializuar në verë dhe në vajin e ullirit, që shitet brenda, por edhe jashtë vendit.

Ndarja e pajisjeve u mundëson fermerëve që të maksimizojnë prodhimin, thotë Pashuku, duke mbushur gotën me verë Kallmeti të vitit 2011, të cilën e shet për 4 dollarë një shishe.
--------------------------------------------------------------------------

Edhe pse kooperativat kanë rëndësi këtu, në një vend me të ardhura mesatare 330 dollarë në muaj, të bindësh njerëzit për vlerën e tyre është e vështirë.

“Disa vjet më parë, njerëzit thoshin se kjo duket si në komunizëm,” thotë djali i Pashukut, Jurgeni, që studion ekonomi agrikulturore në Universitetin e Tiranës dhe shpreson që të ndjekë gjurmët e babait. Por tani gjërat po ndryshojnë, shton ai.

Agrikultura është e rëndësishme këtu.

Sipas statistikave zyrtare, ajo kontribuon në një të katërtën e Prodhimit të Brendshëm Bruto të ekonomisë në vështirësi të Shqipërisë.

Dhe me thuajse 50 përqind të popullsisë prej 2.8 milion që jeton në zonat rurale, inkurajimi i këtyre formave të kooperativave është me rëndësi jetike, thotë Geron Kamberi i Quodev, një program social në Tiranë, që është pasues i misionit të Oxfam në Shqipëri.

“Puna së bashku si një njësi e vetme është shumë e rëndësishme,” thotë ai.

Megjithatë, ndryshimi i mentalitetit është vetëm një pjesë e punës. Qeveria, që kaloi vetëm së fundmi një ligj për kooperativat, ka qenë shumë e ngadaltë në bashkëpunim.

Javën e shkuar zgjedhjet u bënë lajm kur një aktivist politik u vra në Laç, pranë Zadrimës, sapo u hapën qendrat e votimit. Megjithatë, votimi ishte më paqësori që kur Shqipëria doli nga komunizmi.

Të mërkurën kryeministri Sali Berisha pranoi humbjen dhe dha dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike- i pari ndryshim i qetë i pushtetit në politikën e polarizuar dhe shpesh të dhunshme në Shqipëri.

Megjithëse vendi është anëtar i NATO-s që prej vitit 2009, grindjet politike që pasuan zgjedhjet e mëparshme kanë mbajtur pezull shpresat për në BE. Vitin e shkuar Komisioni Europian tha se zgjedhjet e lira dhe të ndershme këtë herë janë një kusht për marrjen e statusit të vendit kandidat.

Komisioni Europian mund të rekomandojë që Shqipëria të marrë statusin e vendit kandidat në fillim të dhjetorit, çka do të sjellë fonde të konsiderueshme, dhe siç besojnë shumë njerëz, do nxisë reformat.

-----------------------------------------------------------------
Por ka shumë për t’u bërë. Korrupsioni endemik ka rrënuar institucionet. Ryshfeti është i zakonshëm, veçanërisht në arsimin e lartë. Shumë pak besojnë se sistemi juridik është i drejtë dhe transparent. Dhe është e pamundur që të gjesh një vend pune pa para dhe lidhje.
--------------------------------------------------------------------

“Anëtarësimi në Bashkimin Europian është shpresa jonë e fundit,” thotë Jurgen Pashuku, duke marrë pak kohë nga puna në vreshtin e tyre në Hajmel. “Edhe pse e dimë se është një rrezik”.

Paradoksalisht, kriza në vazhdim në eurozonë ka ndihmuar fermerët shqiptarë. Shumë prej tyre, që kanë emigruar në Greqinë fqinje, tani po vijnë duke sjellë ekspertizë të re. Kooperativat janë hapur së fundmi edhe në Sarandë në jug dhe në qytetin verior të Shkodrës.

Për Zef Pahukun, kontrasti me jetën nën komunizëm nuk mund të jetë më i fortë. “Më përpara nuk kisha një këmishë për të veshur dhe kjo fushë ishte e braktisur,” thotë ai. “Tani gjithçka po ndryshon”.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 30 Qershor 2013 22:31
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Vizioner Kliko këtu për të kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Vizioner't! Kërko mesazhe të tjera nga: Vizioner Shto Vizioner në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Vizioner në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Mesazh per shqiptare nga ish-ambasadori Withers

John withers, ndryshe nga shume ambasadore, vazhdon te monitoroje Shqiperine edhe pas ikjes, duke treguar nje dashamiresi te pazakonte. Kjo leter e tregon...

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetr 01 Korrik 2013 05:09
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Fajtori Kliko këtu për të kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të Fajtori't! Kërko mesazhe të tjera nga: Fajtori Shto Fajtori në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Fajtori në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 22:39 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 13 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Zgjedhjet Parlamentare 2013

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.