déjà -vu
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/02/2003
Vendbanimi: Tortoreto Lido
Mesazhe: 940
|
Ok,kendi i ''Mendojme me ze te larte'' eshte On-Air.
Ose me sakte per la serie'' paese che vai...gente(sei sicuro che vuoi chiamarli cosi?!)paese che trovi'',sot kam kaluar nje mbasdite te habitshme.
Nuk para me ndodhin shpesh gjate orarit te punes gjera per te cilat ja vlen te tregohen edhe jashte orarit.Nuk me ben me pershtypje as sa here qe kemba ime has ne boshllek duke rrezikuar nje renie spektakolare,e as heret qe si nje ekuilibrist kerkoj te ruaj stabilitetin ne hapesira ku edhe nje i cirkut do mendohej dy here ...
(I pandergjegjshem!!)
Sot ne mbasdite vemendja ime u devijua nga jashte dhomes ku punoja,i habitur nga kellthimat qe vinin nga jashte.
Natyrisht qe i dhashe te gjithe vemendjen time atij fenomeni te çuditshem,kurioz siç jam si natyre zgjatem dhe shoh qe po ziheshin.
Ishin dy burra,aty tek te 50-tat....nje grua e trete me mes qe kelthiste me fort se ata.
Ne nje fragment sekondi,brenda kokes time me nje shpejtesi marramendese u formua skema me arsyet e mundshme se cili do te ishte shkaku i mundshem i asaj zallamahije.
E mire,njera mbas tjetres filluan te me rrezoheshin perpara syve te gjitha opcionet e mundshme: a) shume te vjeter per te hamendesuar nje tradheti jashte kurore (meshkujt shume-shume jashte normes,femra nga menyra se si bertiste dukej qe donte te nxirrte dufin e saj drejt atij qe qendron siper,sigurisht...tek e fundit eshte ai qe do ja kete çuar trurin ne menopauze ne moshe madhore), b)interesa ekonomike ne valle nuk e besoja...ne distancen qe me ndante arrita te shquaja inxhinjerin e objektit,njeri me charm,njeri ne mode...njeri qe nese nuk eshte duke folur mbi punen,gjithe perqendrimin e tij intellektual e ka te thote diçka ne lidhje me vajzat ruse ose ukrainase qe frekuenton ne night-club(prototip)......dhe treeee,treee,arsyeja madhore,nena e te gjitha zenkave fillestrare ne Itali ,PARKIMI i makines!!
Kush njeh mire Italine dhe italianet e di çfare do te thote kjo fjale,ashtu siç di akoma me mire çfare do te thote ''te zihen italianet''.Une besoj qe eshte nje spektakel i vertete,eshte i tille sepse nuk arrijne gati kurre tek duart...vetem fyerje,vetem gjeste,te afrojne fytyren e tyre me duart mbrapa shpine(nuk te prekin sepse kane frike) dhe ashtu shprehen ne liri te plote.
Mbas 30 minutash qe fjalet fluturonin ne ajer nga te dyja krahet,forcat ishin ne shterim.....gati-gati po ja skenen te tjereve,ne medyshjen qe te lajmerorin ose jo carabinieri....mbasi lakuan mbare e prapshte : motrat,nenat,grate&kushurirat....nuk lane me santo pa permendur dhe mallkim pa bere,tamem ne ate pike nga njeri krah dikush vendosi ta mbyllte(komedine nga ana ime) dhe ne ajer veshet e mi perceptuan frazen '' ti comporti come un albanese'' 
Mbylla dritaren...
P.s Martedi 16 marzo 2004,i altri fatti della giornata sono esclusivamente cavoli miei!
__________________
Voglio, avrò — se non qui, in altro luogo che ancora non so. Niente ho perduto. Tutto sarò. (Fernando Pessoa)
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|