NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 17/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634
|
vezhgimet qe beri Hubble ne fillimet e shekullit te kaluar treguan qe galaktikat shtojne shpejtesine tek largohen njera nga tjetri.me pak fjale universi eshte duke u zgjeruar dhe me nje shpejtesi edhe me te madhe dhe qe mund te shpjegohej me formula ku perdorej edhe kostantja e Hubble.nisur nga kjo gje,modeli i nje "Big Crunch" duket pak i mundshem,por gjithsesi nuk mund te hiqet nga modelet e mundshme,duke qene se nuk ja kemi idene e asaj qe po ndodh ne limitet e jashtme te universit...ne arrijme te dallojme nje univers qe ndodhet deri 15 miliar vjet drite larg nesh (me 15 miliard vjet vonese) nderkohe qe perllogaritjet tregojne qe universi ne keto momente eshte zgjeruar deri ne rreth 45 miliard vjet drite prej nesh...se cfare po ndodh pertej atij 15 miliardi vjet drita per ne eshte akoma mister...
duhet te kemi parasysh qe momenti i Big Bang-ut sipas shkencetareve fshin te gjithe modelet e asaj qe mund te kete ndodhur para saj kshu qe askush nuk mund te thote qe para Big Bang-ut pati nje univers qe pesoi nje "Big Crunch".
per sa i perket pyetjes qe ke bere (ose me mire,kane bere),pergjigja do ti jepej nese do dihej se si funksion graviteti.eshte per tu habit por forca qe u zbulua e para,eshte ajo qe nuk dihet mire se si funksionon dhe qe po i shmanget ekuacioneve te shkencetareve per te gjetur nje teori te vetme qe ti bashkonte te gjitha forcat e njohura(me shpresen qe te mos dalin te reja sic i ndodhi Ainshtajnit nderkohe qe po tentonte te bashkonte elektromagnetizmin me gravitetit)...
__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)
Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar
|