Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Ditari > Duke degjuar zerat brenda teje Vlerësimi i Temës: 6 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 50 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Enya
Shpirt # 1

Regjistruar: 12/02/2006
Vendbanimi: Orange, CT
Mesazhe: 4096

Unhappy

"Duke degjuar zertat brenda meje", -mbylla syte dhe ne erresiren e enderres

u gjenda bash kokembeshtetur ne supin TEND...SHPIRT i QESHUR, -si je?!Ku je?Mire je?!..........................

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 23 Qershor 2006 03:43
Enya nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Enya Kliko këtu për të kontaktuar me Enya (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Enya Shto Enya në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Enya në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
iliada
Anetar i ri

Regjistruar: 01/06/2006
Vendbanimi: durres
Mesazhe: 28

kujdes!

Duke ecur e rrezoi.U thye.Mos.Do ta ngjis prape tha me vete.E mori e po perpiqej ta ngjiste.Nje dite,dy, tre......shume zor.Mos u lodh i tha u thye nuk ngjitet me.Po ngjitet.Jo nuk ngjitet.......
Dhe vazhdoi po,jo,po...........jo.
Shikon sa bukur??????.....................
Nuk duket fare e ngjitur, duket si me pare.
Oh jo, i tha, nuk eshte aspak si me pare, por mundet te qendroje aty ku ishte.Nuk folen me per ate.Nje dite duke kaluar andej dikush e ciku me dore.Kujdes,te lutem eshte shume delikate,me ka rene njehere nga dora.Uh shpetoi,por,sa frike!!!!!!!

p.s. duke degjuar muzike

__________________
Chew your meat for you
From my mouth to yours

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 23 Qershor 2006 13:31
iliada nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliada Kliko këtu për të kontaktuar me iliada (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: iliada Shto iliada në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliada në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ingmetalboy është moderator/e në këtë nën-forum   ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

Dera u shty ngadale dhe menjehere era e duhanit qe po i rendonte ajrit te dhomes ju perplas ne fytyre. U ndje keq. Siguria qe e kishte sjelle deri ketu u zhduk bashke me aromen e parfumit. Mos valle ishte nje gabim? Mos valle duhet te kthente majrat nga thembrat dhe te perpiqej te harronte gjithcka? Zeri qe nga brenda e shkundi te gjithen. U kujtua qe kishte hapur deren dhe tani po qendronte akull e ngrire me dorezen e deres qe e shtrengonte fort.
-Hajde. Mjaft qendrove atje. Dhe mbylle deren se eshte ftohte.
Si te ishte urdheruar nga ndonje telekomande magjike hyri brenda dhe mbylli deren pazhurme. Ja cfare mungonte ne kete vend te frikshem. Vetem tani kuptoi se te gjithe dhomen e mbeshtillte nje qetesi vdekjeje qe te fuste te dridhurat deri ne palce. Kishte frike te ngrinte koken dhe te shihte tjetrin ne sy ndaj kishte 5 minuta qe po numeronte cdo pllake ne dyshemene e dhomes.
-Dmth?
Zeri i tij gati sa nuk e hodhi perpjete. Pse kishte ardhur? Sa here do ta pesonte ne kete menyre? Kjo ishte e tepert asgje nuk kishte me kuptim. Ai e kishte gabim. Faji ishte i tij. Ajo ishte viktima. Pse duhet te vinte ajo ketu? Ajo ishte viktima, por viktima e kujt?
Fshiu lotet me nje dore dhe beri dy hapa te tjere. Ai u cua ne kembe. Tani mund te ndjente frymemarjen e tij ne fytyre. Lotet shperthyen dhunshem ne momentin kur duart e tij e pushtuan te gjithen dhe u shtrine te dy ne batanien prane zjarrit. Nuk duronte me. Duhet te dilte jashte ai lemsh i mallkuar qe kishte kohe qe i shtrengonte gjoksin. per sa kohe qau nuk e kuptoi kurre. Per sa kohe fjeti nuk e kuptoi kurre. Ate qe edhe sot e mban mend jane dy syte e tij ne momentin kur u zgjua.

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 12 Korrik 2006 22:16
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ingmetalboy Kliko këtu për të kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ingmetalboy në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
iliriusa
Shpirt i lire.....

Regjistruar: 11/03/2004
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 1516

Zera te njohur me therrasin ne emer..., une strukem ne nje cep te dhomes e s'dua ti pergjigjem. Kam te tjere zera brenda meje qe me flasin, ju kthej pergjigje, me pyesin serish e ngaterrohem me ta, ngaterrohen me mua. Llogjika flet ngadal, me butesi por e vendosur, ndjenjat kelthasin e cirren ashper, te tensionuara te luhatura por gjithashtu te fuqishme. Ndjek ngadal frymarjen time, edhe sesi hije te huaja me rreshqasin ne kraharor.... apo s'jane te huaja???

S'e di! Por aviten ngadal pa u ndjer e krejt papritur i ndjej brenda meje. Kujtime te shperfytyruara, te shprishura si te kishin qene nen fuqin e eres per shume kohe. Zerat gumzhijne brenda meje. Une mbyll veshet me duar kotesisht. Iu pergjigjem zerave te njohur jashte meje...

__________________
"Ne qiellin e purpurte plote shkendija,
Do te shterhiqen si diell edhe endrrat e mia. E kur nata te bjeri si gjithemon edhe sot, yjet do te jene endrra qe diell su ben dot!"

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 16 Korrik 2006 07:56
iliriusa nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të iliriusa Kliko këtu për të kontaktuar me iliriusa (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të iliriusa't! Kërko mesazhe të tjera nga: iliriusa Shto iliriusa në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto iliriusa në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ingmetalboy është moderator/e në këtë nën-forum   ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

Pa e menduar me gjate zbertheu kopsat e kemishes dhe u shkri e gjitha mes carcafeve te bardhe. U mbeshtoll si nje mace qe behet gati per te fjetur dhe mbasi zuri vend mire ne dyshekun e bute, mori fryme thelle dhe mbylli syte. Kishte gjthe mbasditen qe ne fytyre i ishte skalitur nje buzeqeshje e holle qe tregonte nje lloj vetekenaqesie ndaj dickaje qe kishte ndodhur. Tani po dremiste e qete ne krevatin e saj dhe bota ishte e bukur dhe mikpritese perseri. Perseri si dikur me pare...
Cfare kishte ndodhur?? Cfare rendesie kishte. Tani mendimet nuk vershonin zhurmshen ne mendjen e lodhur nga vorbullat ditore, duke e bere gjumin nje perralle te bukur.
Gjithcka kishte kuptim dhe arsyje, kurse nata tani ishte nje princeshe e embel arabe qe me ledhatimet e saj te hiqte lodhjen si me dore.
Nje buzeqeshe e skalitur ne fytyre. Nje buzeqeshje dhe cuditerisht dielli lind dhe perendon. Nje dere mbyllet dy te tjera hapen. Dikush te harron ditelindjen dhe shoku i vjeter i femijerise te merr cuditerisht ne telefon.
Ne qetesine me te madhe gjumi pushton gjithcka dhe bota ndalet se rrotulluari. Nje frymemarje e fundit dhe me buzeqeshjen e skalitur ne fytyre gjticka shkon te flere ndryshe.

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 27 Korrik 2006 10:45
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ingmetalboy Kliko këtu për të kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ingmetalboy në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
lorie
you fascinate me...

Regjistruar: 24/07/2003
Vendbanimi: in you
Mesazhe: 3137

My cup overflows

duket pothuajse si nje perralle, si nje hirushe qe papritur e gjen veten ne nje mbreteri te madhe.Une qe kurre s'besoja ne te tilla gjerash, buzeqesh menjehere sa mendoj per te.
Kohet e fundit nuk e kam vene re qe une kam ndryshuar akoma me shume ,eshte kaq interesante, nuk e shpjegoj dot ne menyrat psikologjike qe mendoja se i dija. Eh, nuk i di keto gjera aspak. Por fakti qe tingelloj gjithmone kaq optimiste me njerezit qe takoj, vetem se fundmi e kam vene re qe ka nje efekt te cuditshem tek ta:ata mendojne se une mburrem.(dhe une habitem nga kjo) Dhe duke qene se perfshihem shume ne boten,ndjenjat dhe prekshmerine time nuk e kam vene re qe optimizmi im ndoshta i shprehur ne menyre jo aq te zgjuar, lind pasoja negative( c'paradoks! Po si ta ndaloj? Nuk ka mundesi gjithsesi, vjen kaq natyrshem te jem e gezuar, kaq natyrshem ti perballoj sfidat me qetesi.
Ne mes te nje rrebeshi sfidash qe dalin si xhonglere duke vertitur birilat ne ajer, kaq papritur, une nuk vrapoj ti kap ,nuk i parandaloj te bien ne toke,nuk rend si e marre qe cdo gje te rrije pezull.
Nuk do kisha as fuqine ta beja ate gje,do skermitja veten, nervat e mia si tela violine do terhiqeshin shume dhe pasojat kush e di si do dilnin...
Po ndodh krejt e kunderta, nje qetesi totale, nje gezim dhe riperteritje qe vjen prej Zotit qe njoh. Ketij reflektimi s'di c'ti shtoj tjeter pervec se nje pasazhi nga shkrimtarja Becky Tirabassi tek libri Women of Character.
'Just as the specific details of how i met my spouse describe to others how my life changed direction when i met someone significant ,so my description of knowing God is my record of our relationship. It is not a figment of my imagination ,but an explanation of my encounter with someone who has physically,emotionally and spiritually changed my life.'
Njohja me nje person te rendesishem ne jeten tende ndryshon shume tek ty, imagjino sa shume mund te ndryshosh kur ke njohur Zotin.
Because i am getting to know him and tasting his goodness my cup overflows to abundance and i fall in love again and again. as simple as that.

__________________
Philippians 4:8-Finally, brothers, whatever is true, whatever is noble, whatever is right, whatever is pure, whatever is lovely, whatever is admirable--if anything is excellent or praiseworthy--think about such things.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 05 Gusht 2006 04:42
lorie nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të lorie Kliko këtu për të kontaktuar me lorie (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të lorie't! Kërko mesazhe të tjera nga: lorie Shto lorie në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto lorie në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ingmetalboy është moderator/e në këtë nën-forum   ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

Ishte vape. Nje shishe uje bente 6 $. Thashe: "Me mire vdes i dehidratuar para se te paguaj 6 $ per nje shishe uje." Fundja eshte uje. Eca dhe ca duke u shtirur si gjahtar i regjur hijesh sepse kapela dhe syzet e diellit nuk po me ndihmonin aspak. Ne nje kercim te rrezikshem nga njera ane e rruges ne tjetren e nxora hunden dy here ne diell dhe keshtu qe ne vend te filleses se aparatit te frymemarjes kisha nje spec te kuq qe si duket po terhiqte vemendjen e njerzve te tjere.
Ne ate moment fillova te degjoj, plot zera qe deri atehere nuk egzistonin per mua.
-Krem mbrojtes ndaj rrezeve te diellit.
-Vaj plazhi per te bere lekuren cokollate.
Pse ndryshoi kjo bote keshtu valle? Pse po mi kap veshi keto gjera te tilla. Njemije e nje menyra per te shpenzuar dhe per te mos qene kurnac. JU afrova nje tavoline me njemije maska te shperndara pa rregull ne gjithe siperfaqjen e tavolines. Nje cigane e vjeter lekundej ne karrigen e saj prej druri duke i falur vetes ca momente qetesie dhe freskie me erashken e saj te stermadhe.
-Sa ben kjo?-theshe une.
-Sa te duash, vetem zgjat doren dhe me merr nje nga ato shishet e coles atje ne ajo kova me akull.
Ishte vertet vape. Nje soda e ftohte do te ishte idealja ne kete kohe te harruar nga shiu dhe era.
-Te marr dhe nje une?-thashe duke i zgjatur kanacen e coles te ftohte akull?
-Jo. Ato jane per mua. Bli nje maske dhe ik pirdhu.
-Po te ble dy maska do me japesh nje kanace?
-Hmm.. JO!
-Ok. Po te jap 10 $ per nje maske dhe nje kanace.
-Qenke i fiksuar fare. Ne rregull.
Mora masken e pare qe me zuri dora dhe zhyta doren ne koven me uje me akull ku ishin rrjeshtuar ato dreq kanace sode qe po me benin te cmendesha. E desha nje. Me te ftohten. Mora nje dhe vazhdova te ec. E hapa dhe fillova te pij si i babezitur. Ohh Cfare kenaqesie. Sa mire! Nuk do ta nderroja kanacen time per asgje ne bote. Do ta mbaj si kujtim dhe do ta coj ne shtepi ku do te shkruaj me shkronja te medha. "Kjo eshte kanacja qe me shpetoi nga vapa ne filan date te filan viti. Duke ecur i gezuar pashe nje reklame te madhe ne nje kjoske te vogel."Soda te ftohta 3$". Ku e lashe ate m..t maske qe bleva per 10$? Dreq. E kisha lene perseri atje ku e mora.
Dmth kisha blere nje kanace cole per 10$?? E oashe ate kanacen e shtrenjte dhe tani po me dukej shume pavlere. E flaka tutje dhe kerceva perseri nen hije.
6$ dollare per nje shishe uje?? Ky eshte vertet budallallek. Kjo bote qenka shkalluar fare.

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 13 Gusht 2006 02:15
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ingmetalboy Kliko këtu për të kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ingmetalboy në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Balerina
Rose of Silence

Regjistruar: 31/08/2006
Vendbanimi: usa
Mesazhe: 1525

Re: Duke degjuar zerat brenda teje

Zerat vazhdojne me ate vullnetin e tyre te hekurt dhe brohorasin e brohorasin. Por kush i degjon? Une shurdh-memecja harrova se cfare eshte guximi. Dhe fatkeqesisht une jam spektatorja e vemte e shfaqjes se organizuar nga to. Sikur cdo shfaqje percjell nje mesazh. Ku eshte mesazhi? "Zgjohu?". Nga se te zgjohem? Perse te zgjohem? Te gjithe te tjeret po kenaqen nga virusi i gjumesise. Po une, perse te privohem nga e drejta per te notuar drejt 'turmes'?
"Spektatore e mjere dhe e vetmuar...mos genje veten!"

__________________
Bukë, kripë e zemër të mirë.

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 05 Shtator 2006 08:13
Balerina nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të Balerina Kliko këtu për të kontaktuar me Balerina (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: Balerina Shto Balerina në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto Balerina në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
ingmetalboy është moderator/e në këtë nën-forum   ingmetalboy
without a trace

Regjistruar: 06/12/2004
Vendbanimi: wherever I may room
Mesazhe: 1008

Frymezim i vrare

Me ka ikur deshira per te shkruar dhe mendimet sikur nuk mund te nderthuren qarte per te nxjerre ne jete nje krijese te re. Perjudhe thatesire e papare ku e perditshmja me ka mbytyr cdo qelize frymezimi. Cfare valle vrau muzen time dhe me syrgjynosi ne kete bote pa ngjyra? Orar pune, stervitje truri ne fusha pa lule, gjume letargjik i stergjatur dhe sterilitet mendimesh.
Nje shishe alkooli do te me ndihmonte? Nje nate me hene, nje shpulle gjumit? Ndoshta. Ndoshta duhet dicka tjeter. Ndoshta ajo qe eshte thyer nuk ka per tu ngjitur me.
Duhet te provoj ndonje nga keto dite. Jo sot. Edhe kete nate monotonia fitoi dhe gjithcka u vesh ne petkun e normalitetit.

__________________
"Just because some of us can read and write and do little math, that doesn't mean we deserve to conquer the Universe."- K. Vonnegut

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 23 Shtator 2006 12:06
ingmetalboy nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të ingmetalboy Kliko këtu për të kontaktuar me ingmetalboy (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: ingmetalboy Shto ingmetalboy në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto ingmetalboy në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
atiola
Veteran ne forum

Regjistruar: 19/09/2006
Vendbanimi: Aty ku ti te jesh shiko gjithnje dy here aty jam dhe une mjafton vetem te me mendosh
Mesazhe: 1875

duke degjuar zerat brenda meje
nje nga ata je dhe ti

__________________
asgje nuk esht5e reale ne kete jete nuk ka dicka tjeter per lojes genjeshtres urrejtjes thashethemeve ja kjo ehste jeta qe jetojme

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 28 Shtator 2006 05:35
atiola nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të atiola Kliko këtu për të kontaktuar me atiola (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: atiola Shto atiola në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto atiola në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 14:44 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 50 faqe: « E parë ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Letërsia > Ditari > Duke degjuar zerat brenda teje

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.