Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Diskutime Shoqërore > Dashuria > Ditet e mia pa ty... Vlerësimi i Temës: 10 votime, mesatarja 4.60.
Gjithsej 119 faqe: « E parë ... « 101 102 103 104 105 106 107 108 109 [110] 111 112 113 114 115 116 117 118 119 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër
Autori
Titulli Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
diabolic
bastard_inside

Regjistruar: 22/10/2003
Vendbanimi: Sa me larg forumit...
Mesazhe: 3381

Ti me perkedhel ngadal dhe me peshperit -Si nuk me kuptove kurre.
Ngre koken dhe te buzeqesh - Shtriu per gjume eshte mesi i nates.
-Mos kujto se ky shtrat te ben te kuptosh se une...
- As qe mos e co ne mendje , ti me njeh , e di qe sdo ta merrja kurre per dobesi faktin qe ti je me mua sonte.
-Si nuk e kuptove kurre qe ti per mua je jeta , qe me dridhet shpirti jo me kembet kur jam prane teje , qe dua te ngre fole ne zemren tende dhe sdu te iki kurre nga aty deri sa te vdes me tè.
-Ti je e cmendur , nuk eshte momenti i duhur per te folur , ti e di qe kam 1000 ide dhe 1000 dilema ne koken time.
-Normale si zakonisht , asnjehere nuk eshte momenti i duhur per te folur , si zakonisht une gjithmon duhet te fal , duhet te pres qe ti te kthehesh nga dashurite e tua pasionale per tu kthyer te shtrati im sikur te isha ...
-Jo as qe mos e thuaj , te ishte keshtu nuk do isha me ty sonte , nuk do vija serish me koken ulur vetem per tu ngrohur ne shtratin tend.
-Gjithmon e njejta histori , gjithmon te njetat arsye , te njejtat pretekse , e njejta ide qe une duhet te jem gjithmon e jotja ndersa ti ... ti te jesh zog i lire per te fluturuar ne te tjere krah , e kur vjen dimri kthehesh serish tek une, serish tek une .
Po sikur te vdisja une me thuaj ku do te strukeshe ti kur te kishe ftohte nga dimri jetes ?
Hesht è ?
Kjo heshtja jote me ka nervozuar gjithmon , por ndoshta per kete gje une arrij te te dua sepse kurre nuk te kam kuptuar.
-Ke filuar te me vjedhesh batutat , te kam thene une gjithmon qe femrat nuk jan bere ti kuptuar por per ti dashur , do te me sulmosh me armet e mia , lere lere.
-Me mua ke lozur si ke dashur , me mua me gomen tende rezerve,.
Shikom ne sy djalli ta marre , shikom dhe thuam qe me do , thuam qe me do sa 1 e 10ta e asaj qe une te dua . Thuama dhe une do te jem njeriu me i lumtur ne bote .Thuam te lutem se ndonjehere perpara se te flesh gjume mendon per mua , thuam se nese je zgjuar ndonjehere ne mengjes gjeja e pare qe ke menduar kam qene une , thuam qe e ke ndier mungesen time edhe kur ke qene midis dhjetra njerzish , thuam te lutem ...
Hesht , ti gjithmon hesht atehere kur sduhet, ky ka qene gjithmon difekti yt .
Ok po te le te flesh , te dremisesh pran gjoksit tim deri sa te vij agimi dhe ti si hajdut te largohesh nga dhoma ime .Dremit ti se une do rri te te ruaj naten sesi fle duke u ushqyer me frymen tende , duke perkedhelur indiferencen tende.
-Naten e cmendura ime , naten .
- E shikon ti flet gjithmon atehere kur sduhet , ndoshta heshtja do te ishte hera e pare qe do te fliste me mire se ty , te pakten ajo do te ishte e sinqerte...
-Ti me perkedhel ndersa une dremis pran teje , ndergjegja me vret ndersa nata do te me perpije , kerkoj ta kuptoj veten ne lidhje me ty , por nuk arrij...

__________________
Thone se Loti i Shpirtit te vret beben e syrit...Ruaji lotet per te vdekurit!
E nese dhe per TY ajo ka vdekur.., atehere Qaj me ze miku im i shtrenjte!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 23 Tetor 2008 22:58
diabolic nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të diabolic Kliko këtu për të kontaktuar me diabolic (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të diabolic't! Kërko mesazhe të tjera nga: diabolic Shto diabolic në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto diabolic në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
diabolic
bastard_inside

Regjistruar: 22/10/2003
Vendbanimi: Sa me larg forumit...
Mesazhe: 3381

Me mungon fryma per te thene nje fjale , per te pertypur midis buzeve mbeturina mendimesh.Pa fryme kacavirrem pas poezive te mia o me mire pas copezave te mbetura prej tyre.Me cajne duart poezite e mia dhe ngjyrosen me gjakun tim te zbehte , me gjakun tim te tretur neper labirinte zemre.Belbezoj dy fjale , dy fjale pjelle te deshperimit tim ,dy fjale pa ze , te shurdhera si vdekja , te verbera si ndjenja.Thuam perse...
E trupi im si gjethe e thare nga vjeshta po shijon agonine e nje ndjenje , e me shiu qe solli vjeshta po lane mekatet e tij pasionale , mekatet qe shpirti nuk ka guxim ti pranoj.
Thuam perse , thuam perse - buzet e mia belbezojne dhe flasin me hicin .
Me mungon fryma , e harxhova edhe dozen e fundit .
Po pi te pakten nje cigare ,te mbeshtillem pas nikotines ,, ajo me jep fryme gjithmon, te pakten me shume se ti...

__________________
Thone se Loti i Shpirtit te vret beben e syrit...Ruaji lotet per te vdekurit!
E nese dhe per TY ajo ka vdekur.., atehere Qaj me ze miku im i shtrenjte!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 04 Nëntor 2008 23:58
diabolic nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të diabolic Kliko këtu për të kontaktuar me diabolic (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të diabolic't! Kërko mesazhe të tjera nga: diabolic Shto diabolic në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto diabolic në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
diabolic
bastard_inside

Regjistruar: 22/10/2003
Vendbanimi: Sa me larg forumit...
Mesazhe: 3381

E cuditshme vertet.Femrat nuk dashurohen kurre pas poezive dhe pas poeteve ,ato dashurohen pas dikujt qe i rremben shpirtin duke i bere hije te trupit te tyre.Kete e kisha kuptuar me kohe por perseri vazhdoja ne luften time me mullinjte e eres.Une Don Kishoti i dashurise u perpoqa me gjithe shpirt per te treguar nje pjese timen te cilen kisha frike ta tregoja.Perseri gabova...
Frikat e mia me kane mbrojtur nga kurthet e jetes por une asnjehere nuk i kam besuar sepse kam pasur idene se duhet sfiduar edhe bota sepse une jam me i fort se ajo. Me mire le te kthehem ciniku i perhershem , me mire le ta fsheh ndergjegjen time neper skutat e indiferences keshtu qe te kthehem serish i fort ,serish fitimtar , serish bastard.
Me mire nje njeri pa zemer sesa nje njeri me zemer te thyer , me mire apatik , me mire le te me urrejne engjejt dhe te me duan djajte. Nuk kam me fuqi te dihatem perpara ndjenjes , te me gjunjezoj ajo , te me mashtroj dhe te me hedhi tutje si dicka pa vlere. Nuk do te ndjek me gjurmet e endrres , nuk do te ndjek me aromen e ndjenjes ,nuk do ta vesh me lekuren e humbjes , humbjes se vetevetes per hire te nje dashurie sado e rendesishme te jete ajo. Asnje veshtrim sdo te me dritheroj me lekuren , asnje ze sdo te ma perkedheli me fytyren deri sa te zgjohem nga nga apatia egzistencjale qe me ka pushtuar .E di do te dashurohem serish edhe une por ne cdo hap qe do bej do kete nje mije dilema ,nje mije arsye ,nje mije pyetje qe do kerkojne pergjigje.Vetem atehere ku gjithcka te jete me e qarte ne mendjen dhe ne shpirtin tim do te kem mundesine te dashuroj serish ,deri atehere ...Lamtumire.

__________________
Thone se Loti i Shpirtit te vret beben e syrit...Ruaji lotet per te vdekurit!
E nese dhe per TY ajo ka vdekur.., atehere Qaj me ze miku im i shtrenjte!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 05 Nëntor 2008 00:25
diabolic nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të diabolic Kliko këtu për të kontaktuar me diabolic (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të diabolic't! Kërko mesazhe të tjera nga: diabolic Shto diabolic në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto diabolic në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
buzeqeshja
studente

Regjistruar: 26/11/2005
Vendbanimi: mbi libra...
Mesazhe: 3155

o yllo kush te ka copetuar zemren ty se ja preva koken,

Vargjet e tua jan shum shum te bukura shpresoj mos te karakterizojn gjendjen tende shpirterore sepse do me vinte me te vertet keq .
Te drg nje baccione ,je gjithmone nr.1

__________________
ciò che ci distingue dagli animali e che noi parliamo,sentiamo,pensiamo e amiamo

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 06 Nëntor 2008 18:17
buzeqeshja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të buzeqeshja Kliko këtu për të kontaktuar me buzeqeshja (me Mesazh Privat) Kërko mesazhe të tjera nga: buzeqeshja Shto buzeqeshja në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto buzeqeshja në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
diabolic
bastard_inside

Regjistruar: 22/10/2003
Vendbanimi: Sa me larg forumit...
Mesazhe: 3381

Citim:
Po citoj ato që tha buzeqeshja
o yllo kush te ka copetuar zemren ty se ja preva koken,

Vargjet e tua jan shum shum te bukura shpresoj mos te karakterizojn gjendjen tende shpirterore sepse do me vinte me te vertet keq .
Te drg nje baccione ,je gjithmone nr.1



Pershendetje mikja ime.
Askush sm aka thyer zemren jo , mos ki merak, thjesht kam shkruar dicka.
Te faleminderit per komplimentat je gjithmon 1 edhe ti.
Kiss degjohemi ok.

__________________
Thone se Loti i Shpirtit te vret beben e syrit...Ruaji lotet per te vdekurit!
E nese dhe per TY ajo ka vdekur.., atehere Qaj me ze miku im i shtrenjte!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 06 Nëntor 2008 22:45
diabolic nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të diabolic Kliko këtu për të kontaktuar me diabolic (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të diabolic't! Kërko mesazhe të tjera nga: diabolic Shto diabolic në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto diabolic në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
diabolic
bastard_inside

Regjistruar: 22/10/2003
Vendbanimi: Sa me larg forumit...
Mesazhe: 3381

Cdo gje po rrjedh rrjedhen e vet.Ashtu si nje lum del nga shtrati por perseri kthehet ne origjinen e tij.Here here me merr malli dhe kerkoj te hedh rrjedhen time neper hapesira te pafundme por perseri kuptoj se vendin e kam pran shtatit tim.Keto dite duke pasur kembet ne toke kam kuptuar se kam ndryshuar , ka humbur pak te une Piter Pani i rrembyer dhe kreyenec.Ndoshta vitet me kane regjur lekuren dhe veshtirsite rreshkasin mbi te duke bere gjithcka me te thjesht.Ky komplikim shume vjecar i jetes time ka filluar te vanitet dhe hapat e mia i kalojne pengesat pa u dihatur , pa patur friken nese rrexohem dhe vritem.Sot fillova te enderroj syhapur , fillova te bej plane per jeten , ndoshta po plakem dhe rastesise nuk dua ti le asgje.E rendesishme eshte se tashme planet nuk i bej me per dy , por thjesht per veten.Nuk kam me sy te verber dashurie qe te me vere perpara pengesa te kalueshme, te me vere ne dilema midis ndjenjes dhe vetes.Me vjen ne mendje titulli i nje filmi shqiptar - Ishte kohe per dashuri - dhe i them vetes -Ishte vertet ,por tani eshte koha per te pasur kembet ne toke.Nuk kam me deshire te humbas pas labirenteve te ndjenjes , tashme duhet qe te realizohem si njeri pastaj te mendoj te gjej gjysmen time , gjysmen shpirterore qe e kam kerkur dhe mohuar njekohesisht.Ndoshta kthehem , ndoshta kthehem ne shtepi se shpejti , ndoshta ajo qe me mungon prej kohesh eshe atmosfera e shtepise , rutina qe me ofron ajo .Ketu megjithse ndihem mire dicka me mungon , dicka me ben qe te kem gjithmon koken mbrapa.Nejse do kem nje pauz prej 15 ditesh se nuk jam ne shtepi , puna po na pret...
Shnet e pare te gjitheve...

__________________
Thone se Loti i Shpirtit te vret beben e syrit...Ruaji lotet per te vdekurit!
E nese dhe per TY ajo ka vdekur.., atehere Qaj me ze miku im i shtrenjte!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 09 Nëntor 2008 22:48
diabolic nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të diabolic Kliko këtu për të kontaktuar me diabolic (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të diabolic't! Kërko mesazhe të tjera nga: diabolic Shto diabolic në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto diabolic në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
diabolic
bastard_inside

Regjistruar: 22/10/2003
Vendbanimi: Sa me larg forumit...
Mesazhe: 3381

Nuk kam fjale
inate
trishtime
lot
Nuk kam asgje se per cfar te shkruaj sot.
Nuk kam muze
ndjenje
pasion
dashuri
Jam thjesh i lodhur ,shpirterisht ne agoni.

__________________
Thone se Loti i Shpirtit te vret beben e syrit...Ruaji lotet per te vdekurit!
E nese dhe per TY ajo ka vdekur.., atehere Qaj me ze miku im i shtrenjte!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 10 Nëntor 2008 05:55
diabolic nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të diabolic Kliko këtu për të kontaktuar me diabolic (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të diabolic't! Kërko mesazhe të tjera nga: diabolic Shto diabolic në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto diabolic në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
diabolic
bastard_inside

Regjistruar: 22/10/2003
Vendbanimi: Sa me larg forumit...
Mesazhe: 3381

Vetem per ty
une stinet i vesha ne lekuren time
vetem per ty
lotet i ktheva ne buzeqeshje,klithjet ne gezime
Vetem per ty
fola edhe atehere kur nuk kisha ze
vetem per ty
kuptova edhe atehere kur nuk kuptohej asgje
Vetem per ty
ushqehesha vetem nga therrimet qe lije ti
vetem per ty
vdiqa e rilinda ne kete tragji-komedi
Vetem per ty
dashurova edhe per dy
Mbyll syte dhe ... pergjigje skam
akoma pyes veten , perse u ndam?!

__________________
Thone se Loti i Shpirtit te vret beben e syrit...Ruaji lotet per te vdekurit!
E nese dhe per TY ajo ka vdekur.., atehere Qaj me ze miku im i shtrenjte!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 10 Nëntor 2008 17:00
diabolic nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të diabolic Kliko këtu për të kontaktuar me diabolic (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të diabolic't! Kërko mesazhe të tjera nga: diabolic Shto diabolic në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto diabolic në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
diabolic
bastard_inside

Regjistruar: 22/10/2003
Vendbanimi: Sa me larg forumit...
Mesazhe: 3381

Me mungon zeri yt
...aroma jote
...te grindem me ty
me mungon te zgjohemi te dy
Me mungon lekura jote
... buzeqeshja jote
... dita e shtune
me mungon te te puth ndersa ti fle gjume.
Me mungon buza jote
... nishani prane syrit tend
... kapricot e tua
me mungon te te them te dua

__________________
Thone se Loti i Shpirtit te vret beben e syrit...Ruaji lotet per te vdekurit!
E nese dhe per TY ajo ka vdekur.., atehere Qaj me ze miku im i shtrenjte!

Modifikuar nga diabolic datë 20/11/2008 ora 23:36

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 20 Nëntor 2008 23:16
diabolic nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të diabolic Kliko këtu për të kontaktuar me diabolic (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të diabolic't! Kërko mesazhe të tjera nga: diabolic Shto diabolic në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto diabolic në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
diabolic
bastard_inside

Regjistruar: 22/10/2003
Vendbanimi: Sa me larg forumit...
Mesazhe: 3381

Perse kam malle akoma se di
ndoshta se ushqehehem me kujtime
ndoshta se ti...

Here pa here flas me ty
kujtojme kohet e vjetra
kujtojme kur ishim te dy.

Ndoshta se ne endrra me bene vizite
me puthe me mashtron
pastaj iken dhe me thua ...prit.

Nuk e di perse ditet i identifikoj me imazhin tend
ashtu si identifikoj njerzit
ashtu si identifikoj cdo vend.

Po shkoj te prihem ne dhomen time
duke shkruar poezi veteflijuese
duke fshire kujtime.

Malli me ka vene duart ne fyt
dhe une kuptoj se ajo qe dua
nuk je ti por imazhi yt.

__________________
Thone se Loti i Shpirtit te vret beben e syrit...Ruaji lotet per te vdekurit!
E nese dhe per TY ajo ka vdekur.., atehere Qaj me ze miku im i shtrenjte!

Denonco këtë mesazh tek moderatorët | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetër 22 Nëntor 2008 20:21
diabolic nuk po viziton aktualisht forumin Kliko këtu për Profilin Personal të diabolic Kliko këtu për të kontaktuar me diabolic (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale të diabolic't! Kërko mesazhe të tjera nga: diabolic Shto diabolic në listën e injorimit Printo vetëm këtë mesazh Shto diabolic në listën e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Përgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 12:49 Hap një temë të re    Përgjigju brenda kësaj teme
Gjithsej 119 faqe: « E parë ... « 101 102 103 104 105 106 107 108 109 [110] 111 112 113 114 115 116 117 118 119 »   Tema e mëparshme   Tema Tjetër

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqërore > Diskutime Shoqërore > Dashuria > Ditet e mia pa ty...

Përgatit Këtë Faqe Për Printim | Dërgoje Me Email | Abonohu Në Këtë Temë

Vlerëso këtë temë:

Mundësitë e Nën-Forumit:
Nuk mund të hapni tema
Nuk mund ti përgjigjeni temave
Nuk mund të bashkangjisni file
Nuk mund të modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko për tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.